Njeriu i Vitit për korrupsion

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
timthumb.php


Një organizatë që merret me raportimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit (OCCRP) ka shpallur Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev si Njeriun e Vitit për korrupsion. اmimi jepet për personat, emri i të cilëve figuron në mënyrë të spikatur në raportimet e medieve për krimin dhe korrupsionin në zonat që ajo mbulon, nga Evropa Lindore deri në Azinë Qendrore.

Aliyev ka “fituar” këtë çmim për shkak se gjatë vitit 2012 ka qenë personi më i përfshirë në raportimin e çështjeve të korrupsionit dhe abuzimit. Ky vit për atë dhe familjen e tij ka qenë shumë fitimprurës.

Projekti i Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit thotë se Aliyev ka marrë aksione të shumta në industrinë e telekomunikacionit, mineraleve dhe ndërtimit nga marrëveshjet e qeverisë që ai drejton.

Në dy vitet e fundit, Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka zhvilluar mbi katër takime zyrtare me “Njeriun e Vitit” për korrupsion. Takimet janë zhvilluar në kuadër të projektit të gazsjellësit Trans Adriatik (TAP). Berisha shpesh herë i është referuar Aliyevit si “mik i shqiptarëve” ndërsa është shprehur i gatshëm për bashkëpunim dhe partneritet të gjithanshëm me Azerbajxhanin.

اmimi është dhënë nga 60 gazetare dhe 15 organizata informative. Në vendin e dytë ndodhet lordi shqiptar i drogës, Naser Kelmendi. Më pas vijnë Milo Gjukanoviç, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, biznesmeni serb Miroslav Mishkoviç, Presidenti i Uzbekistanit Islam Karimov dhe lista mbyllet me bosin e drogës në Ballkan, Darko Sariç.

Bosi shqiptar i drogës, Naser Kelmendi, i cili bashkë me djemtë, shihen nga autoritetet si trafikantë të mëdhenj të cigareve dhe drogës, në një grup mafioz i përhapur në të gjithë Evropën. Gjatë vitit 2012, thotë organizata, fitimet e tij u rritën, ndërkohë që qeveria e Shteteve të Bashkuara e shpalli bos të krimit të organizuar dhe e përfshiu në listën e zezë ndërsa Interpoli ka lëshur urdhër arrestin.

/Shekulli Online/Përgatiti: F.S./
 
Titulli: Njeriu i Vitit për korrupsion

Po normale qe Sala e quan mik :p
Nuk eshte shprehja..zgjidhe shokun me te mire se veten,, kushedi do e marre Sala vitin tj kete cmim (cuditem si nuk e mori ket vit :p )
Por prap se prap per nder te kombit Shqiperia nuk ngel pa u permendur ne asnje ane :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top