Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Lacat e Shqipërisë që po bëhen se.ksi zgjedhur

Sipas demografëve, nëse vazhdohet me këtë ritëm, brenda 20 vitesh në Shqipëri do të ketë 11 për qind më shumë meshkuj se femra.
Nga: Alfred Peza
Mapo

homme-femme.jpg

Demografia e përcakton historinë, e cila m’anë tjetër përcaktohet nga tradita. Në traditë, shqiptari për fjalën ther djalin, që do të thotë gjënë më të shtrenjtë. Për vajzën, dhe për raportin e saj me nderin dhe familjen, e shumta ruhet një fishek në pajë. Ky është një interpretim antropologjik i një tradite që ka prodhuar shifrat e një studimi të bërë publik para dy ditësh. Fokusi i studimit ishin raportet demografike, ose ndryshe raporti në disekuilibër midis se.kseve në lindje në Shqipëri. Shqetësimi i studimit janë shifrat e pabarabarta në lindje mes foshnjave të dy gjinive, me meshkuj që i tejkalojnë femrat në një raport 11 me 0. Për 100 femra të lindura ka 111 meshkuj korrespondues, zbulon studimi, ‘vërtetësia’ e të cilit fortifikohet nga Ministria e Shëndetësisë, UNFPA dhe World Vision.

Ky raport në disekuilibër mes vajzave dhe djemve në Shqipëri ka hasur në shqetësimin edhe të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, institucion që vjet ka kaluar rezolutën ‘Përzgjedhja prenatale e gjinisë’. Pse kjo disbalancë, dhe pse konsiderohet shqetësues një fakt që mund të jetë edhe seleksion natyror. Sipas studimit, meshkujt po bëhen mazhorancë si pasojë e ndërhyrjeve selektive të prindërve, të cilët ‘fabrikojnë demografi’ duke e përzgjedhur gjininë e foshnjeve. Edhe pse ligji shqiptar e ndalon abortin pas tre muajve të parë të shtatzënisë, duket se dëshira për ta ‘nderuar’ emrin e familjes me pasardhës të gjinisë mashkullore, del edhe para rreziqeve mbi shëndetin apo jetën.

Sipas demografëve, nëse vazhdohet me këtë ritëm, brenda 20 vitesh në Shqipëri do të ketë 11 për qind më shumë meshkuj se femra. Kjo, përveçse mashkullorizon një shoqëri e cila nuk është se e ka ndërkohë të ulët zemërimin e testosteronit të pakontrolluar ballkanik, ‘tkurr edhe tregun e martesave’.

Ndërsa tradita, patriarkaliteti, machoizmi, arrijnë të fabrikojnë numra dhe gjini, duke prodhuar një ‘treg fëmijësh’, nuk mund ta shmangësh zinë e kësaj ‘përzgjedhjeje jonatyrore’. Ka një element hitlerian, një ‘solution’ një ‘Herrenvolk -master race’ që bëhet ‘master se.x’, që fabrikon sundimin e njërës gjini mbi tjetrën, të mashkullores në këtë rast, në një shoqëri që nuk ka qenë dhe as është aq e lumtur me hegjemoninë e ‘burrërisë’.

Nëse, me raste, shqiptarisht, e kemi zhvlerësuar ‘se.ksin tjetër’ duke nxjerrëvirgjëresha nga gratë, e nga këto të fundit burrnesha, tani thuajse kemi një program gjinor që fikson sundimin e një se.ksi kundër tjetrit, duke ndërhyrë sa herë Zoti apo natyra përzgjedh ndryshe nga shijet tona.

ثshtë një moment kombëtar i ulët dhe i rrezikshëm dhe, ashtu siç ndodh me një planifikim, le të themi antropologjik, duhet ndalur me planifikim shtetëror. Në këtë rast, as liberalizimi që i mëshon lirisë së zgjedhjes, dhe as ideja e djathtë e shtetit të vogël që nuk shkon përtej policisë, ushtrisë, gjykatave, bien.

Ministria e Shëndetësisë shpall se do të ngrejë një “task force” që do të monitorojë klinikat e aborteve. Këtë ta bëjë, të paktën. Nëse nëpër Shqipëri ka prindër dhe mjekë që duan të luajnë variantin shqiptar të Dr. Mengeles, duhen ndaluar. Urgjentisht.

Shoqëria shqiptare do të ndryshojë për mirë kur zgjedhjet, mundësitë e zgjedhjeve, t’i kenë femrat, dhe jo e kundërta. Lacat, dhe jo vajzat, duhen rralluar.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Lacat e Shqipërisë që po bëhen se.ksi zgjedhur

Nese ne brazil ka me shum femra se meshkuj , dhe ju ka ul vlera fare mrroklles, ne shqiperi qe e ka vleren e rritur mrroklla, i bjen qe pas 20 vitesh do ju trefishoka vlera , dhe ateher do vukan me te vertet djemt , per femra .
 
Titulli: Lacat e Shqipërisë që po bëhen se.ksi zgjedhur

Kemi bere zgjidhje kushtetuese edhe per kete tepricen qe do krijohet :poezi:
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back