Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

I propozon të dashurës për martesë sapo merr vesh që ajo është më kancer

timthumb.php


timthumb.php

Dashuria nuk ka kufij, nuk njeh kombësi dhe nuk do t’ia dijë për vështirësi dhe kurrsesi nuk mund të mposhtet nga sëmundjet!

Këtë e vërteton fare mirë, lidhja dashurore, e djalit të këngëtarit të famshëm David Bowie, Duncan Jones me njeriun e tij të zemrës, njeriun që do më shumë se çdo gjë tjetër, të cilës i propozoi të martohen, pasi për të është njeriu i përjetshëm, e të gjitha këto vetëm për 32-vjeçaren Rodene Ronquillo!

41-vjeçari Duncan, kishte lidhje dashurore me Rodene, por papritur një ditë zbuloi një gungë në gjoksin e saj. Pas një sërë vizitash tek mjeku specialistë, rezultoi se 32-vjeçarja Rodene Ronquillo, ishte prekur nga kanceri i gjoksit, sigurisht që vazhdimi ishte stresi, ndërhyrja kirurgjikale dhe shpresa për shërim sa më të shpejtë dhe për një jetë më të bukur.

Por cili ishte reagimi i të dashurit të saj?

Padyshim i propozoi martës dhe në vijim qethi kokën për ti ngjarë Rodene Ronquillon, e cila për shkak të terapive kimike, filloi të humbasë flokët e saj.

Madje, vete regjisori dëshiroi ta njoftonte vetë situatën dhe atë çka po përjetojnë nëpërmjet faqes së tij personale në Twitter, duke dërguar dhe mesazhin e tij në 125.361 ndjekësit e tij, pra followers!

“Në 4 nëntor, unë dhe e dashura ime bukuroshe, “luanin” në krevat. Dhe ngaqë më pëlqejnë gjokset e saj, duke i kapur, diktova një gungë. Ishte ditë e diel dhe kështu duhej të prisnim takimin me mjekun për të bërë një biopsi. Tre ditë më vonë, morëm përgjigjen. Kancer, në shkallë të dytë! Të njëjtën ditë, vendosëm të martoheshim”, shkroi Duncan Jones.

Ndërsa pak më parë Dunacn kishte shkruar: “E dua partneren time më shumë se çdo gjë tjetër në botë”.

Ndërkohë, Dunacan u këshilloj miqve të tij, deri dhe atyre në internet që të kujdesen më shumë për njerëzit që i duan, sido që të vijë jeta, duke shkruar: “E dashura dhe partnerja ime është shumë e re. Kujdesuni për veten tuaj. Duajini njerëzit tuaj të afërt. Kështu, mund të shpëtoni jetën e një njeriu që doni!”

/Shekulli Online/ E.L/
 
Titulli: I propozon të dashurës për martesë sapo merr vesh që ajo është më kancer

Kanceri ne gji eshte nje smundje e rend, dhe drejt shumica e djemve do kishin vepru ndryshe...sidomos ketu tek ne, menjeher leje sa eshte heret do e kishin keshillu, ose dic tjeter por sbesoj dikush te ishte pajtu me martes...sidoqoft, vajzes i uroj te sherohet dhe te jetojn jeten e tyre...
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back