Shume viktima ne SHBA.

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Dyshohet se me shume se 27 viktima, shume prej tyre femije, jane shkaktuar sot ne nje shkolle ne SHBA. Pas incidentit jane mbzllur te gjitha shkollat ne ate rajon.
 
Titulli: Shume viktima ne SHBA.

arsyja ?!!!!
 
Titulli: Shume viktima ne SHBA.

NJU JORK- Disa të vrarë nga të shtënat në një shkollë në Konektikat, shumica e viktimave jane femije te mitur. Ky eshte lajmi trondites qe vjen nga SHBA, ndersa mbeten ende te paqarta rrethanat e tragjedise. Numri rritet nga minuta ne minute, dyshohet se vrasesi ose vrasesit kane asgjesuar nje klase te tere me arme zjarri.

Ngjarja ndodhi në një shkollë fillore të rajonit Newtown dhe te dhenat e para u bene te ditur nga rrjete të mediave lokale.
Policia kishte marrë një mesazh se një person i armatosur kishte mbërritur në shkollën fillore.

''Në shkollën fillore 'Sandy Hook'', të Newtown, në Konektikat, u regjistrua fillimisht një viktimë dhe shumë të plagosur si pasojë e një shkëmbimi të fortë zjarri në brendësi të ambjenteve të ndërtesës'', njoftonte fillimisht rrjeti televiziv lokal që citohej nga CBS.

Pak minuta me pas, BBC duke cituar mediat lokale amerikane bën të ditur se të paktën disa persona janë vrarë nga të shtënat me armë në brendësi të shkollës. U konfirmua se drejtori dhe psikologu janë vrarë dhe pjesa tjetër e viktimave janë fëmijë të mitur.

Ndërsa informacionet mbi viktimat vijojnë të jenë kontradiktore sa në një media në tjetrën, 3 persona konfirmohet se janë dërguar në spital në gjendje tepër të rëndë për jetën.
Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur 2 armë, ndërsa vijojnë hetimet për ngjarjen e rëndë. Nga te dhenat paraprake dyshohet si autor nje prej prinderve qe kishte femijen ne kete shkolle.

Rrjeti amerikan CBS po ashtu bënte të ditur se nje prej viktimave ishte një prej personave të përfshirë në shkëmbimin e zjarrit ndërkohë që një person tjetër është arratisur, por për momentin autoritetet lokale nuk e kanë konfirmuar ngjarjen.

Zona përreth institutit arsimor është izoluar dhe shkolla është evakuuar plotësisht.

Një dëshmitar në CNN tha se mund të kenë qenë mbi 100 të shtëna me armë.
Zjarrfikësit i kanë evakuuar fëmijët nga ndërtesa e shkollës duke i vënë në rresht dhe u kanë kërkuar të mbyllin sytë që të mos shohin skenat e tmerrshme të shokëve dhe miqve të vrarë me armë. /balkanweb
 
Titulli: Shume viktima ne SHBA.

Ka pretendime se nje nga sulmuesit ishte nje prind qe kishte femijet e tij ne ate shkolle.
 
Titulli: Shume viktima ne SHBA.

Zoti hajr e boft ! e ju dhaft saber familjeve te viktimave e inshAllah sa ma pak viktima :S
 
Titulli: Shume viktima ne SHBA.

Numri i viktimave sipas raportimit te Dailymail esht 27.

article-2248197-16846BE4000005DC-635_634x396.jpg

article-2248197-1684D032000005DC-912_634x414.jpg

article-2248197-1684BE16000005DC-294_634x514.jpg

article-2248197-1684B838000005DC-472_634x350.jpg

article-2248197-1684BC7A000005DC-525_634x440.jpg

article-2248197-168498F2000005DC-660_634x419.jpg

article-2248197-1684D292000005DC-755_634x352.jpg

article-2248197-1684C5A8000005DC-131_634x422.jpg

article-2248197-1684C571000005DC-61_634x406.jpg

article-2248197-1684AFE4000005DC-941_634x286.jpg

article-2248197-168471F4000005DC-914_634x365.jpg//Dailymail.co.uk


At least 27 people - including 18 children and headteacher - shot dead by father of pupil in biggest school massacre in U.S. history
 

Attachments

  • article-2248197-1684D032000005DC-912_634x414.jpg
    article-2248197-1684D032000005DC-912_634x414.jpg
    58.9 KB · Shikime: 0
  • article-2248197-168471F4000005DC-914_634x365.jpg
    article-2248197-168471F4000005DC-914_634x365.jpg
    70.8 KB · Shikime: 0
  • article-2248197-1684AFE4000005DC-941_634x286.jpg
    article-2248197-1684AFE4000005DC-941_634x286.jpg
    50.6 KB · Shikime: 0
  • article-2248197-1684C571000005DC-61_634x406.jpg
    article-2248197-1684C571000005DC-61_634x406.jpg
    87.7 KB · Shikime: 0
  • article-2248197-1684C5A8000005DC-131_634x422.jpg
    article-2248197-1684C5A8000005DC-131_634x422.jpg
    72.8 KB · Shikime: 0
  • article-2248197-1684D292000005DC-755_634x352.jpg
    article-2248197-1684D292000005DC-755_634x352.jpg
    102.1 KB · Shikime: 0
  • article-2248197-168498F2000005DC-660_634x419.jpg
    article-2248197-168498F2000005DC-660_634x419.jpg
    48.8 KB · Shikime: 0
  • article-2248197-1684BC7A000005DC-525_634x440.jpg
    article-2248197-1684BC7A000005DC-525_634x440.jpg
    59.8 KB · Shikime: 0
  • article-2248197-1684B838000005DC-472_634x350.jpg
    article-2248197-1684B838000005DC-472_634x350.jpg
    74.1 KB · Shikime: 0
  • article-2248197-1684BE16000005DC-294_634x514.jpg
    article-2248197-1684BE16000005DC-294_634x514.jpg
    81 KB · Shikime: 0
  • article-2248197-16846BE4000005DC-635_634x396.jpg
    article-2248197-16846BE4000005DC-635_634x396.jpg
    96.1 KB · Shikime: 0
Pe: Shume viktima ne SHBA.

Njerezit ne Amerike jane f**ked up in the head!!
 
Pe: Shume viktima ne SHBA.

Gjynah........:(
 
Pe: Shume viktima ne SHBA.

Une kete se kuptoj pse kriminelet e semure duhet te merren me femije kur ka sa te duash Senatore, deputet, politikan, ushtarak, gjykates, biznesmena, bankiere qe meritojne jo te vriten, as te varen por tu pritet mishi copa copa......

Konkuluzioni i gjithe kesaj meseleje asht se sot fatkeqesisht mbizoteron truri i semure dhe shpirti i kalbur.
 
Titulli: Shume viktima ne SHBA.

O boboo mjer prinderit qe kan humbur femijet,,e tyre..:((
 
Titulli: Shume viktima ne SHBA.

E kam degjuar sot ne lajme,,dhe e kam mbajtur shenim ne ditare te dites,,sepse sot paradite kam qen edhe un ne nje shkoll fillore per disa pune te tjera qe kam pasur e kam arritur te futem mbrenda pa asnje pengese,,

tani kjo ngjarje e rende do te ndikoj qe ne nje te ardhme me te pershpejtuar,,te merren masa mbrojtese ne shkolla ,,sidomos ato fillore,,

se kuptoj arsyen e nje krimi te till,,por me siguri shkaqet duhet te lidhen me xhelozi dhe fe,,sepse ne pergjithsi kta lloj terroristash bejn terror kur nuk mund ta perballojne ate!

sinqerisht mua me vjen keq per familjet e tyre,,mund ta marr me mend se c´far kan perjetuar,,
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Shume viktima ne SHBA.

Një prind dëshmitar tha për CNN mund të kenë qenë mbi 100 të shtëna me armë. "Pashe sesi vdiqen dy punonjes te shkolles".

Aurori dyshoeht i moshes 20 vjec, i veshur me te zeza dhe ka perdorur nje arme te kalibrit 223.

Zjarrfikësit i kanë evakuuar fëmijët nga ndërtesa e shkollës duke i vënë në rresht dhe u kanë kërkuar të mbyllin sytë që të mos shohin skenat e tmerrshme të shokëve dhe miqve të vrarë me armë.

Shkolla kishte fëmijë të moshës parashkollore deri në klasën e katërt, ose nga mosha 5 deri në 10 vjeç.

Policia
Policia bëri të ditur se atentatori ka vdekur brenda ndërtesës. "Po punojmë që ti japim përgjgije të gjitha pyetjeve se cfarë ka ndodhur realisht”, bëri të ditur zyrtarisht policia.

Obama
Ndërkohë presidenti i SHBA, Barack Obama shprehu sot ngushëllimet për viktimat e shënuara në këtë ngjarje.
Presidenti Barack Obama ka folur me guvernatorin e Konektikatit për t’i shprehur ngushëllime në lidhje me viktimat në shkollën fillore në këtë shtet.

Autori
Sipas Fox News, burime policore konfirmojnë se autori është i riu, Ryan Lanza, 24 vjec. Fox News konfirmoi nga policia se 24-vjecari ka lindur në Newtown, por jetonte së fundmi në Hoboken./Tch

4hpa2r.jpg
 

Attachments

  • 4hpa2r.jpg
    4hpa2r.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Shume viktima ne SHBA.

Sa veshtire do ta kene prinderit e femijeve , inshalla Zoti i forcon .....
 
Pe: Shume viktima ne SHBA.

Ai qe ka vrare femijet ka pas te jemen mesuese ne kete shkolle dhe policia ka zbuluar trupin e pajet te se jemes ne apartamentin e saj . te gjithe femijet jan nxenesit e klases qe ajo jepte mesim. Eshte e tmerrshme e paimagjinueshme se si nje 20 vjecar te beje gjithe kete krim. C'mund ta ket shtyre? Nje zenke me te jemen? Gjith zihemi me prinderit po skapim automatiket.. E tmerrshmeeee
 
Titulli: Shume viktima ne SHBA.

Sa gjynah, te prehen te qete ne paqe...
Gjynah per nenat e femijeve ....
 
Titulli: Shume viktima ne SHBA.

shkaku sdihet qe ky psikopat vrau gjithe keta njerez.....ska nevoje per dt 21 ja kshu vjen fundi i botes ku njerezit bejne gjera te tilla...fatkeqesi e madhe per familjaret..
 
Titulli: Shume viktima ne SHBA.

Cfare tragjedie, cfare psikopatesh...
E kane bere "tradite" te ven te masakrojne femijet!!!!
Gjynah dhe ngushullime familjeve, qe kane humbur femijet ne nje moshe kaq te vogel.
 
Titulli: Shume viktima ne SHBA.

kto jane ngjarje ku bota ndal se rrotulluari rreth vetes...........
 
Titulli: Shume viktima ne SHBA.

E tmerrshme ,sidoqoft situata apo shkaku qe ka shtyr kta psikopat te kryejn kete akt ,po cfaj kan ata femij qe maximum ishin deri ne 7 8 vjec.ngushellime familjareve,nje humbje mjaft e rend per ta
 
Titulli: Shume viktima ne SHBA.

Te BBC lexova qe vrasesi kishte qelluar edhe nenen e tij ne shkolla ,pastaj te gjithe femijet te klasa e saj...e tmerrshme skam fjale edhe as dua ta imagjinoj dhimbjen qe ndiejne prinderit e tyre..Vras mendjen po nuk arrij dot te gjej nje arsye qe ta shtyje dike te beje nje veprim kaq monstruoz
 
Titulli: Shume viktima ne SHBA.

Shpëton mrekullisht 9-vjeçarja shqiptare
Në shkollën fillore në Konektikat, ku ndodhi masakra e tmerrshme ishte nxënëse edhe një 9-vjeçare shqiptare, e cila fatmirësisht ka arritur ti shpëtojë masakrës.

Vëllai i saj, Mërgim Bajraliu, 17 vjeç ka rrëfyer detaje të ngjarjes për mediat amerikane. Bajraliu thotë se ka dëgjuar të shtënat nga shtëpia e tij dhe ka nxituar që të shkojë në shkollë për të kontrolluar motrën e tij 9 vjeçare. Ai thotë se e motra e tij ishte në rregull, por kishte dëgjuar një ulërime nga altoparlantët.
Ai tha se mësuesit po dridheshin dhe dilnin nga ndërtesa duke qarë. “Të gjithë ishin të traumatizuar,” tha ai.

MEDIAT: AUTORI I MASAKRثS KA VRARث EDHE PRINDثRIT E TIJ
Autori i masakrës, i cili shkaktoi sot të paktën 27 të vdekur duke përfshirë 18 fëmijë në një shkollë në Konektikat, në verilindje të SHBA-së, ka vrarë edhe prindërit e tij, bënë të ditur burime mediatike amerikane.
"Djali i ri, i identifikuar si Ryan Lanza, 24 vjeç, ka vrarë të atin në banesën e tij para se të shkonte në shkollë, ku ndodhi shkëmbimi i zjarrit, ku vrau të ëmën, e cila punonte atje", theksuan burimet mediatike amerikane.
Sipas rrjetit televiziv "CBS", nëna e tij jepte mësim në shkollë dhe shumica e viktimave mund të ishin nxënësit e saj.
Shkëmbimi i zjarrit ndodhi sot në Newtown, rreth 130 kilometra nga Nju Jorku duke shkaktuar të paktën 27 të vdekur duke përfshirë 18 fëmijë.
Policia konfirmoi pak më parë vdekjen e anëtarëve të personelit të institucionit si dhe nxënës të moshës 5-10 vjeç, por pa dhënë hollësi të mëtejshme për momentin.

Ai mbante gjatë momentit të ngjarjes kartën e identitetit të të vëllait Ryan Lanza, teksa ky i fundit ishte duke udhetuar me makine drejt shtepise, nga puna, dhe ka komentuar menjehere ne Facebook se nuk ishte autor i ngjarjes, sapo degjoi emrin e tij te permendej nga mediat, nderkohe qe i tha nje miku te tij, qe dyshonte se mund te ishte i vellai me aftesi te kufizuara mendore autor i saj. Ai u mor ne pyetje në rajonin e policisë.Personi i armatosur, i cili fillimisht u dyshua 24-vjeçari me emrin Ryan Lanza, në fakt ka qenë vëllai i tij 20-vjeçar Adam Lanza, djali i një mësueseje, i cili është gjetur i vdekur në vendngjarje, pasi ka kryer vetëvrasje ne fund te aktit mizor.
112ctfp.jpg

Shtepia e Bardhe: Flamujt në gjysmë shtizë
Ndërkohë presidenti i SHBA, Barack Obama shprehu sot ngushëllimet për viktimat e shënuara në këtë ngjarje.
Presidenti Barack Obama ka folur me guvernatorin e Konektikatit për t’i shprehur ngushëllime në lidhje me viktimat në shkollën fillore në këtë shtet.
Obama dha sot urdhrin për të vendosur flamujt në gjysmë shtizë në të gjitha institucionet publike amerikane për katër ditë në nder të viktimave të masakrës në shkollën fillore në Konektikat, në verilindje të vendit.

"Në shenjë respekti për viktimat e masakrës në Newtown, Konektikat, flamujt do të vendosen në gjysmë shtizë në institucionet qeveritare, bazat ushtarake dhe ambasadat amerikane",- bëri të ditur Shtëpia e Bardhë.

Presidenti Barack Obama, jashtëzakonisht i prekur, bëri thirrje sot për "aksione kuptimplotë" për të ndaluar në të ardhmen shkëmbime zjarri si kjo e fundit, ku humbën jetën të paktën 27 persona, shumica fëmijë, në një shkollë në Konektikat.
"Shumica e atyre që humbën jetën sot ishin fëmijë të mrekullueshëm të moshës 5-10 vjeç", deklaroi Obama, i cili shtoi se e kishte "zemrën e thyer" dhe fshiu lotët.
"Kemi pësuar shumë tragjedi si kjo në shkollën e Newtown", theksoi ai./BalkanWeb
 

Attachments

  • 112ctfp.jpg
    112ctfp.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Titulli: Shume viktima ne SHBA.

Sot pak me tregoi e ema ne lidhje me kete lajm. Vertet s'ka ku shkon me keq, Zoti i meshirofte viktimat, e i forcoft familjaret e tyre !
 
Titulli: Shume viktima ne SHBA.

E tmerrshme, keto monstruozitete :sport::murit::qan::qan:

psikopatet po shtohen, dhe amerika qe eshte nje kontinent teper i madh ben te mundur qe keta psiko te ecin e te jen mes femijeve te pafajashem....Kur e degjova dje mu drodh shpirti.

Po vrau te rriturit, nenen, vellain e drejtorin.... femijet perse???????? :murit:
 
Titulli: Shume viktima ne SHBA.

Cmenduri...sa me dhimbsen femijet qe kane vdekur, por edhe ata qe e kane pare tmerrin me sy!
 
Pe: Shume viktima ne SHBA.

Seshte hera e pare qe degjoj per kasaphana ne Amerike edhe ajo qe sarrij te kuptoj ,nese vertet keta kane probleme mendore sic thuhet, keto probleme i shfaqin pa pritur,sic gedhin nje dite te bukur e oburra merr armen e shkon vret njeriu ke te gjej perpara...Kaq kohe para se te ndodh kjo nuk e kishin kuptuar keta njerez te familjes,te aferm etj qe dicka nuk shkon me te qe eshte i semure ose nuk eshte e mundur te jetoje i lire mes njerzve...Bahhh kshu nje mengjes te bukur dmth mund te zgjohemi te gjithe me ndonje vidhe mangut nga trute e te shkallojme fare...!

Nje lutje per engjujt e vegjel qe mbrem u ngriten ne Qiell...

Zoti iu dhente force familjeve te tyre.
 
Titulli: Shume viktima ne SHBA.

Ku esht fundi i botes mos prisni qe te hapet toka ne meset e te shperthejen vullkanet ..Jan kto ngjarje kto ndodhi qe po ndodhin dita dites ku po vriten e priten me qindra njerez ne bot ...Sidoqoft mund te kesh cfardolloj problemi por mos vrit nje femij te pafajshem nuk jan fmijet fajtoret e arsyes pse ti do te besh nje krim...Ta fusin ne burg e ka fus me lule ky por me e mira dhe denimi i merituar ta varin ne litar ose ta fusin ne furren e druve qe te kuptoj se cka ber te vaj dhe ky ate ca po vuajen prindrit e ktyre femijve te pafasjeshm..Amerika vendi qe e con fmijen ne shkoll dhe sdi nese do e marrsh gjall apo vdekur..sesht rasti par ky qe ndodh ne amerik madje e quajn nje vend me siguri te lart f*** America me gjith sigurin qe ke si shtet....
 
Titulli: Shume viktima ne SHBA.

Te kerkojsh arsye eshte e kot, por Allahu u ndihmoft familjarve e dhent saber, se eshte nje tmerr, nje zgjenderr, ose mankth ku per fat te keq nuk do te zgjohen keta prinder..Allahu ua lehtesoft gjendjen....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top