Ja ku përfunduan 1000 deshtë e Pavarësisë!

Aren

Anëtar i Respektuar
mish-i-pjekur-300x225.jpg
Misteri i 1000 deshëve që do të thereshin me rastin e 100 përvjetorit të Pavarësisë është zbardhur paksa nga burime pranë bashkisë së Tiranës. Kështu, sipas bashkisë,më datën 28 Nëntor u ka shpërndarë mish dhjetëra familjeve në nevojë.
“Ne nuk jemi marrë me therjen dhe gjetjen e deshve, pasi kjo gjë është bërë nga Ministria e Bujqësisë. Bashkia, nëpërmjet Drejtorisë së Shërbimeve Sociale, ka bërë identifikimin e familjeve në nevojë dhe ka bërë shpërndarjen e mishit. Kjo gjë është bërë në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë, ku mishit i janë shtuar edhe asortimente të tjera”, është bërë e ditur nga bashkia.
Por sërish një sërë pikëpyetjesh ngrihen rreth këtij procesi. Askush nuk e ka dhënë numrin e saktë të bagëtive të therura si dhe ka pasur shumë deklarata kontradiktore si para ashtu edhe pas 28 Nëntorit. Kështu nëse fillimisht detyra iu caktua Ministria së Bujqësisë të mbledhte bagëtitë e imëta nëpër rrethe të ndryshme të Shqipërisë dhe se me trajtimin e tyre do të merrej Ministria e Kulturës, pas festave, kjo Ministri tha se me trajtimin e tyre është marrë Dhoma e Tregtisë dhe e Industrisë së Tiranës. Por nga ana e saj Dhoma e Tregtisë u shpreh se ka është konmtaktuar nga qeveria për të dhënë vetëm konsulencë. Atëherë natyrshëm lind pyetja: Kush i gjeti, theri dhe poqi deshtë që u shpërndau bashkia familjeve në nevojë?/alb-observer.com/
 
Pe: Ja ku përfunduan 1000 deshtë e Pavarësisë!

Un qaj hallin isha qe isha andej.,.,si sna ra ndonje gjys dashi :D

p.s Mire qe nuk i theren se ne lame nam me torten jo me me deshte,pastaj po te ishin therre deshte do kishin ardhe jo vetem qente e tr por dhe te fushkrujes dhe ec mere vesh ca do behej ne tr :p
 
Titulli: Ja ku përfunduan 1000 deshtë e Pavarësisë!

Me aq shume torte nuk u ngopen, e si do te ngopeshin me mish dashi aman...tmerr se cfare bejme ne shqiptaret, te babezitur jemi a?
 
Titulli: Ja ku përfunduan 1000 deshtë e Pavarësisë!

Ue po un qe vdes per mish dashi ose me mire per mish ne hell :D.....s'hengra gje..:(
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top