Kontributi i prijësve myslimanë në shpalljen e pavarësisë

Kontributi i prijësve myslimanë në shpalljen e pavarësisë

Shpërthimi i Luftës Ballkanike, në tetor të 1912, krijoi për shqiptarët një situatë të vështirë.

Shkelja e tokave të tyre nga ushtritë e shteteve të Ballkanit, mbarte me vete rrezikun që pushtimi të shndërrohej në aneksim. Në këto kushte, përpara patriotëve dhe udhëheqësve popullorë e fetarë shqiptarë, dilnin detyra të mëdha dhe urgjente për t’u zgjidhur. Tashmë platforma e autonomisë administrative të Shqipërisë në kuadrin e Perandorisë Osmane, e kish humbur kuptimin e saj. Detyrë primare dilte shfrytëzimi i rrethanave të krijuara nga Lufta Ballkanike dhe vënia në rend të ditës e kërkesës për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Nismën për një veprim të tillë politik, që do ta nxirrte vendin nga gjendja e ndërlikuar, e morën organizatat më të përparuara në vend, në të cilat, duke bashkërenduar punën e tyre me veprimet energjike politike e diplomatike të patriotëve të shquar si Ismail Qemali, etj., bënë të mundur që të organizojnë mbledhjen e një Kuvendi Kombëtar.

Gjatë kohës që Ismail Qemali zhvillonte jashtë atdheut veprimtari diplomatike për të siguruar mbështetjen nga Fuqitë e Mëdha, për pavarësinë e Shqipërisë, organizatat patriotike në vend, bënë të të mundur zgjedhjen e delegatëve që do të përfaqësonin qytetet e Shqipërisë në Kuvendin Kombëtar. Gajtë udhëtimit për në Vlorë, Ismail Qemalit i erdhi lajmi se ushtritë e huaja po përparonin në drejtim të qyteteve kryesore shqiptare. Këtyre qyteteve ai u njoftoi që të merrnin masat sa më shpejt të qe e mundur që të ngrinin flamurin shqitpar, duke i vënë këto ushtri pushtuese përballë fakttit të kryer. Kështu në Korçë mes të tjerëve mori pjesë në ngritjen e flamurit edhe Hafiz Ali Korça, në Tiranë morën pjesë edhe Hafiz Ibrahim Dalliu, Sheh Ahmet Pazari, etj.
Ndër delegatët e zgjedhur është me rëndësi të theksohet fakti se në ta bënin pjesë edhe mjaft udhëheqësa fetar të shquar, të cilët me punën e tyre i kishin shërbyer shumë çështjes kombëtare. Kështu, krahas delegatëve të tjerë nga qytete të ndryshme të vendit, u zgjodhën delegatë edhe shumë prijësa fetarë myslimanë si myfti Vehbi Dibra e Sherif Lëngu nga Dibra, Azis efendiu, Hysen efendi Gjirokastra dhe Elmas efendiu nga Gjirokastra, Abas efendiu nga Durrësi, Mahmud Kaziu nga Peqini, Nuri Sojlliu nga Ohri, Zihni Abaz Kanina nga Vlora, etj.
Mbledhja e parë e kuvendit u hap me fjalimin e rëndësishëm të Ismail Qemalit, i cili theksoi qëndrimin e patundur të popullit shqiptar në luftën shumë shekullore për liri e pavarësi. Ai sqaroi pozitën e shteteve ballkanike në fillim të luftës, duke vënë në dukje dhe ndryshimin e qëndrimit të tyre ndaj shqiptarëve. Në fjalimin e tij historik, krahas problemeve të tjera, Ismail Qemali përcaktoi edhe tri detyrat e rëndësishme që Kuvendi duhet t’i jepte zgjidhje të shpejtë: të bëhej Shqipëria më vete nën një Qeveri të Përkoshme, të zgjidhej një Pleqësi për ndihmë e kontroll të qeverisë, të dërgohej një komision në Evropë për të mbrojtur çështjen shqiptare para Fuqive të Mëdha. Mbi këtë bazë Kuvendi Kombëtar mori dy vendime të rëndësishme: atë të shpalljes së Shqipërisë si shtet të lirë e të pavarur dhe krijimin e një Qeverie të përkohshme. Kuvendi zgjodhi edhe Pleqësinë. Delegatët që morën pjesë në këtë kuvend, vlerësuan shumë edhe punën e udhëheqësve fetarë, duke iu ngarkuar atyre poste të rëndësishme, siç bënë me myfti Vehbi Dibrën, të cilin e zgjodhën kryetar të Pleqësisë.
Me pëlqimin e të gjithë delegatëve, Kuvendi zgjodhi Ismail Qvemalin si kryetar qeverie, i cili më pas, i shoqëruar nga delegatët, i njoftoi populllit, që qe mbledhur rreth godinës ku zhvilloi punimet Kuvendi, Shpalljen e Pavarësisë. Pastaj me një ndjenjë të madhe krenarie ai ngriti flamurin, duke theksuar: “Ky është flamuri ynë i kuq me shpiponjën dykrenare të zezë në mes”.
Me aktin e 28 Nëntorit 1912 u sanksionua e drejta e pamohueshme historike e kombit shqiptar për të qenë i lirë e i pavarur në trojet e veta, krahas popujve të tjerë të Ballkanit. Kjo qe një e drejtë që buron nga qenia e tij si popull me gjuhë, kulturë, individualitet e histori të vetën.

K. Naska
Historiane
“Drita Islame”, Nr. 16 (41), Nëntor 1993 IslamGjakova.net - KBIGJ
 
Titulli: Kontributi i prijësve myslimanë në shpalljen e pavarësisë

Keto pretendime jane shume banale madje titulli eshte i ceket, i manget dhe nuk di ne behet fjale per Shqiptare te besimit Islam apo prijesa musliman te vendeve tjera.

Delegatet shqiptare ne ato kohe pak i preukuponte se cfare besimi kishin madje ata edhe perkunder besimit fetar - shpirtrore te tyre perfaqesonin interesat kombtare.

Pra perzierja e asaj se kush kontrobuoi me shume, secili besim i dha me shume Shqiperise, le qe eshte pretendim banal, por edhe qellimkeq.
 
Pe: Titulli: Kontributi i prijësve myslimanë në shpalljen e pavarësisë

Ah tash, ti po del pak si kritik?

Të gjitha psotimet që deri më tani kam parë
lavdërohen priftërinjtë etj.., por kurr një hoxhë
apo i perkatësisë islame.
Të gjithe¨janë "At-a" apo "Dom-a".
A nuk të kanë rënë në sy?
Dejtësia është pakëz më ndryshe Kitra!
 
Pe: Kontributi i prijësve myslimanë në shpalljen e pavarësisë

Kontributi i prijësve myslimanë në shpalljen e pavarësisë

Ndër delegatët e zgjedhur është me rëndësi të theksohet fakti se në ta bënin pjesë edhe mjaft udhëheqësa fetar të shquar, të cilët me punën e tyre i kishin shërbyer shumë çështjes kombëtare. Kështu, krahas delegatëve të tjerë nga qytete të ndryshme të vendit, u zgjodhën delegatë edhe shumë prijësa fetarë myslimanë si myfti Vehbi Dibra.....

[/url]

Kush ishte Haxhi Vehbi Dibra:

Haxhi Vehbi Dibra (1867-1937)
 
Titulli: Kontributi i prijësve myslimanë në shpalljen e pavarësisë

Myslimanët rol qëndror në 100 vjet Pavarësi

Në kuadër të aktiviteteve për 100 vjetorin të Pavarësisë së Shqipërisë, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Qendrën Kërkimore të Shkencave Islame në Universitetin Bedër, organizuan sot (22 nëntor 2012) një simpozium mbi rolin e Islamit në realizimin e Pavarësisë dhe konsolidimin e shtetit shqiptar.

Në një panel diskutimi me të ftuar Kancelarin e KMSH-së z. Ali Zaimi, Drejtorin e Kulturës në KMSH z. Genti Kruja, si dhe dy pedagogët e Universitetit Bedër, Veton Tulla dhe Elton Karaj, u diskutuan dhe u parashtruan fakte e të dhëna me vlerë mbi rolin e madh që kanë luajtur myslimanët në Pavarësinë e Shqipërisë, mbi tolerancën fetare te shqiptarët, mbi fenë e lirinë dhe mbi dashurinë për atdheun në Islam.

Kancelari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Ali Zaimi, theksoi se kontributi i myslimanëve në çështjen kombëtare lidhet drejtpërdrejt me të qenët besimtar dhe se ata që na dhuruan këtë vend ishin padyshim besimtarë të familjarizuar me kulturën, traditën, ritet dhe moralin islam.

“Në vitin 1900 viset shqiptare përbëheshin nga një popullsi 90% myslimane dhe kontributi i tyre në përgatitjen forcimin dhe konsolidimin e vetëdijes kombëtare është i pazëvendësueshëm dhe i pamohueshëm. اdo sipërmarrje do të ishte e pamundur pa ndihmën e tyre. Një fakt i njohur nga historia është edhe se nga 40 firmëtarët e pavarësisë 27 ishin myslimanë dhe nga 63 delegatë mbi 2/3 ishin myslimanë. Ata kishin edukatë dhe njohje të thellë të Islamit, disa prej të cilëve ishin klerikë të mirëfilltë”, nënvizoi z. Zaimi.

Dokumentet historike tregojnë se Shqipëria kishte mbi 1600 xhami, të cilat krahas funksionit të tyre primar kanë shërbyer edhe për zhvillimin e mbledhjeve, takimeve e kuvendeve me karakter social-kombëtar, ndër të cilat është edhe Lidhja e Prizrenit, e zhvilluar në xhaminë Bajrakli.

Në vazhdim z. Zaimi përmendi edhe rolin e jashtëzakonshëm të myslimanëve në arsim e publicistikë, me shkrime në revista si “Zani i Naltë”, “Kultura Islame” e “Njeriu”, “Drita Islame” etj. Ai u ndal edhe në faktin se komunizmi, të cilin dijetarët myslimanë e dënuan që në hapat e parë, e fshehu dhe e injoroi totalisht kontributin e myslimanëve për çështjen kombëtare dhe konsolidimin e shtetit shqiptar.

Në fund z. Zaimi bëri thirrje për një rivlerësim të figurave të larta myslimane të cilët kanë një kontribut madhor në shërbim të çështjes kombëtare, që, sipas tij, nuk duhet mohuar kurrsesi.

Disa nga emrat më të shquar të kulturës islame që kontribuuan për besimin dhe kombin dhe që u përmendën në simpozium ishin: H. Vehbi Dibra (Agolli), Hafiz Ali Korça, Sheh Ibrahim Karbunara, Hoxha Kadri Prishtina, Ymer Haxhi Prizreni, Ferit Vokopola, Xhemal Naipi, Hafiz Ibrahim Dalliu, Ismail Efendi Ndroqi, Said Najdeni, Zyber Halluli, Daut Boriçi, etj.

22-11-2012

/Drita Islame/
 
Titulli: Kontributi i prijësve myslimanë në shpalljen e pavarësisë

Roli i klerit musliman ne mbrojtje të çështjes kombëtare.

"Na shqiptarët, prej çdo feje qofshim, jemi të tanë vllazën gjaku dhe vllazën (vatani) atdheu. Do të shkojmë mbarë e mirë shoq me shoq si jemi tue shkue, do të punojmë së bashku për lulëzimin e atdheut tonë dhe do ta mbrojmë atë me gjakun tonë." [1]​

Eshte e qarte qe edhe kleri musliman ka dhene nje kontribut te vecante per ekzistencen e popullit dhe te kombit shqiptar. Ne perpjekjet dhe ne luften e gjate per ruajtjen e identitetit kombetar ai ka marre pjese ne te gjitha ngjarjet me te rendesishme. Mjafton te hedhim nje sy me kujdes, ne te gjitha ngjarjet me karakter historik dhe politik dhe do veme re se prania e klerikeve myslimane eshte kudo e pashmangeshme. Mund te fillosh nga Hoxha Tahsini i madh – erudit e te vazhdohet me tej me Daut Efendi Boricin ( ne Lidhjen e Prizrenit ), me Hafiz Ibrahim Shkupin ( ne Kongresin e Manastirit), me Myfti Vehbi Dibren e Sheh Ahmet Pazarin (ne shpalljen e Pavaresise me 1912 dhe ngritjen e flamurit ), me Hafiz Ali Korcen dhe Ismail Efendi Ndroqin (ne Kongresin e Durresit me 1918), me Mutesin Kelliqin ( ne Kongresin e vitit 1920) etj.

E, ne se do te vazhdohet me tej, do shohesh se ndermjet pjesmarresve te Kuvendit Kushtetues te janarit 1924 kemi Hafiz Ismet Dibren, Hafiz Ibrahim Rrepishtin etj. Ndersa me vone, ne vitin 1925 zgjidhet deputet per ne parlamentin shqiptar Hafiz Xhemal Mullai[2].

Pra, ne gjithe rrjedhen e ngjarjeve qe percaktojne fatin e Shqiperise e te shqiptareve , pa dyshim, gjen edhe ata, kleriket e nderuar te besimit musliman, krah per krah, dore per dore e goje per goje me te gjithe kleriket e besimeve tjera ne Shqiperi. Edhe ata kane pjesen e vet te historise, jane edhe ata pjese e lavdise shqiptare, kane hyre edhe ata ne vargjet e lahutes shqiptare, kane zene edhe ata vendin e tyre ne piedestalin e nderit kombetar. Mjafton te kujtojme ketu vargjet e Fishtes te “Lahuta e Malsise“

“Shtrine te ngratin hafiz Myslimin, dhe ne dru e rrahen trimin

Sado qe ishte nje “ hafiz”“Jam shqiptar me gjuhe e fis”

Jam Shqiptar pergjigjet Hafizi deri qe ashti i kambes i krisi [3]

Pa dyshim, persekutimi komunist edhe per to qe i rende. Eshte fakt se duke dashur te veje ne jete parimin “perçaj e sundo“, meqenese ne jug mbizotëronte ortodoksia, u ndeshkua me shume Sekti bektashian, ndersa ne Veri, duke mbizoteruar ai mysliman sunit, u ndeshkua me shume ai katolik, por kjo nuk do te thote se mbeti pa pjesen e vet te ndeshkimit edhe ai mysliman sunit.

Mjafton te kujtojme vuajtjet e sakrificat e Hafiz Ali Korces, Hafiz Ismet Dibres, Hafiz Ali Krajes, Hafiz Sabri Kocit, Hafiz Ibrahim Dalliut, Hafiz Sherif Lengut, apo Hafiz Mustafa Varoshit qe varroset ne te njejten grope me Imz. Vincenc Prennushin, si dhe burgosjet e ndeshkimet e Hafiz Dergutit, Hafiz Bakallit, Hafiz Myrtes, Hafiz Muhamet Bekteshit, Vexhi Buharase, Sheh Ali Pazarit, Sheh Reis Umi Sinanit, Sheh Qazim Hoxhes, Sheh Karbunares, e shume e shume te tjereve, per te kuptuar se diktatura komuniste nuk fali askend por luftoi gjithkend, ku shihte rrezikun, kulturen dhe besimin e vertete.

Kultura islame shqiptare në vitet “12 – “20

Pas fitores së Pavarësisë, Shqipëria hyri në hullitë e zhvillimeve të reja sociale, politike e kulturore. Me gjithë prapambetjen e madhe të vendit, shenjat e progresit dukeshin në çdo sferë. Përparim pati edhe në kulturën islame shqiptare.Në këtë periudhë u hodhën themelet për një zhvillim të pavarur të kulturës islame si dhe të çdo veprimtarie tjetër brënda kuadrit të shtetit kombëtar. Në këtë periudhë patriotët muslimanë shqiptarë e panë të domosdoshme të bëjnë ndryshime me rëndësi në kulturë dhe në organizimin si dhe të realizojnë binomin e shenjtë Fe dhe Atdhe. Mendjet e kthjellëta të prijësve fetarë muslimane shqiptarë filluan të zbatojnë reformën në kulturën islame dhe në përgjithësi ata filluan të mendojnë për përkthimin e Kur'anit në gjuhën shqipe dhe për masa të tjera për përhapjen e kulturës islame në gjuhën amtare.Në tetor të vitit 1923 filloi edhe botimi i revistës muslimane sunite Zani i Naltë, në fillim në Tiranë e pastaj në Shkodër.

Për kulturën islame kishte rëndësi jo vetëm kuadri nacional, por edhe ai ndërkombëtar, sinkronizimi i fesë islame me kohët moderne,

Ne jemi një vend evropian, shkruhej në revistën 'Zani i Naltë, dhe si i tillë duhet të marrim nga qytetërimi perëndimor çka është e mirë, por jo çka është e keqe'. Sinkronizimi me kohët moderne konsiderohej në natyrën e doktrinës islame, e cila kishte evoluar gjithnjë. Për këtë i referohej Kur'anit ku thuhej se duhej hapur rruga e dijes, por duhej pasur kuijdes nga anët negative të zhvillimit.Të gjitha këto dhe shumë të tjera për të cilat folëm shkurtimisht, dëshmojnë për një ekzistencë njerëzore si fushë e mundësive dhe e faktorëve realë për të ecur përpara me ndihmën e së drejtës, të moralit, të punës, të solidaritetit, të lirisë, të mundësive të pastruara nga egoizmi dhe dhunës.

Shoqeria Kombetare Muhamedane Shqiptare

Pas shoqerise "VATRA" nje shoqate tjeter patriotike rreth se ciles u bashkuan shqiptaret emigrante te amerikes ne fillim te shekullit te shkuar ishte Shoqeria kombetare muhamedane shqiptare.Por, materialet e shkruara rreth kesaj shoqerie jane fare pak. Ne librin “Kalendari Vatra” 1918, thuhet tekstualisht : Prill 5, 1915 u themelua ne Biddeford (Me) Shoqeria Fetare Muhamedane Kombetare e Amerikes. Pleqeria e pare u zgjodh keshtu: Kryetar z. Qani Hilmi Bilishti, Sekretar Iliaz Permeti, Arketar z. Telha Kanan Panariti, pleqesia z. Mustafa Fuat Kapshtica,Ahmet Veli Suli[4].

Ndersa ne faqet e internetit percillet vetem kjo fraze :Ne web-sit \\ History, Islam in Amerika \\ shkruhet : In 1915, Albanian Muslims in Biddeford, Maine established the first effective mosque in North America. Most were bachelors working at the still-operating “Peppermell Mills”. A common meeting place ëas a red brick coffeehouse on Main Street (still standing today) where they used a back room for meetings and religious gatherings. Muslim Albanian families still reside in Biddeford and nearby Saco.Paragrafi i mesiperm shkruhet ne te gjithe faqet e internetit qe flasin per historine e myslimaneve ne Amerike. Ne nje publikim tjeter shkruhet :1915 Albanian Muslims build a Masjid in Maine and establish an Islamic association. By 1919, they had established another Masjid in Connecticut. Theirs was one of the first associations for Muslims in the US.

Klerike muslimanë që jetuan per çështjen kombëtare.

Kleri musliman sidomos ai sunni, kanë dhënë një kontribut të jashtzakonshën në historinë tonë kombëtare. Ishin ata të cilët bënë të mundur dhe arritën ti bindnin shqiptarët sidomos ata të Kosovës, se sulltani e kishte humbur legjitimitetin e Kalifatit dhe se duhesh luftuar si okupator.

Levizja kombëtare e klerikëve musliman fillon që në periudhën e rilindjes sonë kombëtare e gjer në shpalljen e pavarsisë.

Ata kanë dhënë kontribut të madh edhe pas shpalljes së pavarsisë, ku arritën të krijonin organizmin më të lartë përfaqsues të muslimanëve dhe shkëputjen e plotë nga turqia.

Ndër klërikët më të njohur dhe më aktiv gjatë dhe pas shpalljes së pavarsisë ishin:

HAXHI VEHBI DIBRA (AGOLLI)

Haxhi Vehbi Agolli (Dibra). Pas kryerjes së studimeve teologjike dhe specializimit në fushën e filozofisë islame, logjikës, shkencave juridike etj, angazhohet maksimalisht në levizjet kombëtare.

Në vitin 1909 merr pjesë në Kongresin e Dibrës, ku u zgjodh kryetar i tij.

Më 1912 shkon delegat në Kuvendin Historik të Vlorës, ku zgjidhet kryetar i Pleqësisë (Senatit) (Organ konsultativ në ndihmë të Qeverisë së Përkohshme të Vlorës),zëvendësonte Ismail Qemalin kur ai mungonte. Zotëronte arabishten dhe turqishten. Haxhi Vehbi Dibra u emërua myfti i Shqipërisë pas shpalljes së Pavarësisë, post që e mbajti deri më 1929. Gjatë kësaj kohe Komuniteti Musliman mori ngjyrë kombëtare dhe zgjidhi shumë probleme.

Më 1935 H.V.Dibra shkon për herë të dytë në Qabe, ku u afirmua si një dijetar islam i kohës.
Të gjitha cilësitë e teologut islam përsonifikoheshin te V.Dibra, imam dhe haxhi, kryemyfti dhe kryetar senati, vaiz dhe komentator i Kur’anit. Kryesoi dhe drejtoi për vite me radhë teologët më të shquar shqiptarë. Haxhi Vehbiu, me mendimet e tij të larta e progresive, i ftonte njerëzit ta shfrytëzojnë inteligjencien e tyre. Në komentin që i bënte Haxhi Vehbiu disa citateve Kur’anore thoshte:"Me zgjedhë të aftin e të meritueshmin dhe me e vu në krye të detyrës, e pastaj ky me veprue e me gjykue me arsye, me drejtësi...". [5]Në planin politik te Haxhi Vehbiu gjejmë një propagandist të shkëlqyer, që punonte gjithmonë për mbarëvajtjen e kombit e të atdheut. Në unitetin dhe bashkimin e gjithë shqiptarëve shihte të vetmen rrugë për të siguruar të ardhmen tonë. Ai do të thoshte në Kuvendin Kombëtar të Vlorës më 28 nëntor 1912 se "Kristiani e myslimani janë vëllezër shqiptarë të pandarë". "Armikut të atdheut i pritet hovi e guximi në qoftë se na shef të bashkuar e të lidhur për një qëllim të naltë". "Naltësimi e përparimi i një vendi varet në sigurimin e qetësisë së brendshme. Atje ku mungon qetësia, nuk mund të përparojë industria, tregtia e burimet e tjera ekonomike që e lumturojnë një popull". [6]Si mendimtar dhe bartës i vizionit të islamit ndër shqiptarët,ai kuptoi se islami në Shqipëri duhej t’i hynte një rruge të re për të vazhduar misionin dhe rolin e tij mirëbërës e civilizues në ndërtimin e të ardhmes së atdheut. Ai theksonte se:"Injorancën s’mund ta justifikojmë me pleqërinë tonë, as me mungesën e shkollave në atdheun tonë... pse jemi urdhnue për të studue deri kur të vdesim, jemi urdhnue me udhtue deri në vendet më të largëta për të studiue "[7]. Sa herë që fatet e Shqipërisë ishin në rrezik, ai frymëzohej nga porosia e Muhammedit (a.s.) "Dashuria për atdheun është pjesë e besimit". [8]

Hafiz Ibrahim Dalliu (Burri Që Nuk u Mposht Nga Persekutimet)

“E drejta për të mësuar gjuhën time më është dhënë me Kushtetutë, prandaj nuk e kam ndërmend të heq dorë nga misioni im” H. I. Dalliu.

Hafiz Ibrahim Dalliu ishte një mendimtar i madh shqiptar, dijetar islam mendjendritur, pedagog i çmuar, atdhetar e patriot i dëshmuar.)[1].

Që në fëmijëri hafiz Ibrahimi u brumos dhe u edukua me ndjënjen e fetarit të sinqert dhe të atdhedashësit të zjarrtë e të guximshëm. Me vullnet të fortë mësoi alfabetin shqip, kurse në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare mori përsipër misionin e mësuesit, detyrë të cilën e kreu me shumë sukses. Pas daljes së Kushtetutës së re, në Tiranë u lejua që të funksiononin tri shkolla shqipe (dy fillore dhe një ruzhdije), kurse hafizi i nderuar u emërua për mësues dhe edukator në shkollën fillore të vajzave. Mirëpo, më vonë ftohet në Nënprefekturën e Tiranës, ku e kërcënojnë dhe e urdhërojnë që të heq dorë nga të mësuarit e shqipes, kurse ai me një krenari dhe kurajo burrërore do të refuzon duke iu thënë: “E drejta për të mësuar gjuhën time më është dhënë me Kushtetutë, prandaj nuk e kam ndërmend të heq dorë nga misioni im”[9].

Në kohën e mbajtjes së Kongresit të Elbasanit, hafizi u caktua delegat nga Tirana, e kur u vendos hapja e Normales, ai u emërua një ndër mësuesit e saj të parë. Pas një viti pune, dhe meqenëse nëndrejtorit të saj Luigj Gurakuqit nuk i vajtën punët mbarë sa duhej, hafizi vendosi të japë dorëheqje, mirëpo, pas insisti*mit me ngulm të shokëve të tij, u detyrua ta tërheqë dorëheqjen e tij.

Luigj Gurakuqi shkruan se “normalja e Elbasanit kishte në themelet e saj djersen e mundin e Hafiz Ibrahim Dalliut, të Aleksandër Xhuvanit, Sotir Pecit, e të atdhetarëve të tjerë”.[10] Edhe në ngjarjet e Nëntorit 1912, hafizi kishte rol flamurtar. Meqenëse ushtria serbe ishte në Lezhë dhe po marshonte në drejtim të Tiranës, ai thirri një mbledhje të popullit me urgjencë në mëngjesin e 25 nëntorit në fushën e Namazgjahut, ku dhe u vendos që të nesërmën (pra, 26 nëntor 1912) të shpallej Pavarësia Kombëtare dhe të ngrihej flamuri.

Me këto detyra e veprimtari ai u bë një hoxhë i dashur dhe i nderuar në shkallë kombëtare, një propagandist i zjarrtë i fesë dhe i kulturës islame. Ligjeratat e tij i nxitnin besimtarët për të zbatuar adhurimet fetare islame, për të qenë myslimanë të rregullt dhe athdhetar të devotshëm.

Ky njeri i njohu te tre llojet e persekutimeve, të turqve, te regjimit te Zogut dhe burgjet komuniste.

Bibliografia:

· Valentina Duka “Cështje të historisë bashkohore të shqiptarëve”-2008 Tiranë

De la Rocca “Religion and Nation in Albania” 1989 Romë
Dh .Qiriazi “Kristianity in Albania” 2000
Mark Milan “Albanian life and Customs” Kurti, Sirdani,
“On the contribution of the catholics in Albania” 2000
Dr.Ramiz Zekaj, “Zhvillimi i kulturës islame te shqiptarët gjatë shek. XX”, Tiranë, 1997.
H. I. Dalliu, Patriotizma më Tiranë - Tiranë, 1930.
Faik Kasollja te “Hëna e Re” nr. 170 viti 2003.
Dituria Islame nr. 64-70.

_______________________________________________________________________________________________

[1] H. Ibrahim Dalliu

[2] Ibrahim Hasnaj (Hima), “Hafiz Ibrahim Dalliu-jeta dhe vepra” te “Dituria Islame” nr. 64-70, përgatitur nga Vehap Shita, Prishtinë.

[3] Lahuta e Malsis

[4] Kalendari Vatra” 1918, ne faqen 38, paragrafi 9

[5] Dr.Ramiz Zekaj, “Zhvillimi i kulturës islame te shqiptarët gjatë shek. XX”, Tiranë, 1997.

[6] Po aty.

[7] Po aty.

[8] Po aty.

[9] Ibrahim Hasnaj (Hima), “Hafiz Ibrahim Dalliu-jeta dhe vepra” te “Dituria Islame” nr. 64-70, përgatitur nga Vehap Shita, Prishtinë.

[10] Po aty
 
Titulli: Kontributi i prijësve myslimanë në shpalljen e pavarësisë

Me zemer te ngusht beni rruge te shkurter ricky. Ka hoxha patriot,gjuhtar te shqipes, shkencetar te degave te ndryshme.Por ti, loverboy & co nuk i njihni dhe nuk doni ti njihni, sepse ata hoxha ishin per nje gjuhe shqipe dhe Shqiperi te lire DHE KUNDER TURKUT , deri aty ku njerin perj tyre e futen ne burg ne Turqi per pikpamje atdhetare shqiptare. Dhe kjo bije ne kundershtim me ata qe i quajne turqit vellezer.
Per te festuar pavarsine e Shqiperise, ju, pseudopatriot e turkoshkale, keni pak te festoni. Sepse kjo feste e shqiptarve te vertete ka shume kondradita me cka ju keni ke koke.
 
Titulli: Kontributi i prijësve myslimanë në shpalljen e pavarësisë

Jam duke lexu vazhdimisht se disa veq provojn vazhdimisht te fusin urrejtje ndaj Islamit dhe Muslimaneve, pamvaresisht kontributit te tyre te dhen per atdhe, shkenc apo diq tjeter...

Ne Kosove thonin: gojet fjalekeqe nuk ndalen kurr. Edhe kur skan asgje per te then, perseri do te mveshin diqka, sepse e kan shprehi ligesine -te keqen.
 
Pa mi thuaj ti hoxhat shkencetare Jetesa, un i di kush jane, po ti e shume kush ketu jo. Po flet krejt kot e pa lidhje. Na lodhen syte me copypaste keta miq tuaj se nga koka e tyre nuk del asgje.
 
Titulli: Kontributi i prijësve myslimanë në shpalljen e pavarësisë

Edhe une po mendoj qe shkrimi juaj esht palidhje...

per fund mendime te ndryshme apo... mendime te ndryshme por jo urrejtese e kundershtare vazhdimisht ndaj Muslimaneve e Islamit.

Pa mi thuaj ti hoxhat shkencetare Jetesa, un i di kush jane, po ti e shume kush ketu jo. Po flet krejt kot e pa lidhje. Na lodhen syte me copypaste keta miq tuaj se nga koka e tyre nuk del asgje.
 
Titulli: Kontributi i prijësve myslimanë në shpalljen e pavarësisë

Gjithsesi mos u mundoni te hypni mbi kalin e fituesit si mysliman. Pavarsia e Shqiperise nuk ka asnje merite fetare. Prandaj mo u lodhni fare ne kete pike, se do jua hell poshte me argumente. Te flasim per nje pavarsi ndaj turkut qe e la Shqiperine ne roberi per 500 vjet

Fatkeqsisht per ju turqit ishin mysliman, po c'ti bejme, te jotojme ne paqe mes nesh dhe larg tyre..;)
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Titulli: Kontributi i prijësve myslimanë në shpalljen e pavarësisë

Me zemer te ngusht beni rruge te shkurter ricky. Ka hoxha patriot,gjuhtar te shqipes, shkencetar te degave te ndryshme.Por ti, loverboy & co nuk i njihni dhe nuk doni ti njihni, sepse ata hoxha ishin per nje gjuhe shqipe dhe Shqiperi te lire DHE KUNDER TURKUT , deri aty ku njerin perj tyre e futen ne burg ne Turqi per pikpamje atdhetare shqiptare. Dhe kjo bije ne kundershtim me ata qe i quajne turqit vellezer.
Per te festuar pavarsine e Shqiperise, ju, pseudopatriot e turkoshkale, keni pak te festoni. Sepse kjo feste e shqiptarve te vertete ka shume kondradita me cka ju keni ke koke.

Të kishe ti zemërgjerësinë time vetëm 1%, nuk të duhet më tepër!
 
Titulli: Kontributi i prijësve myslimanë në shpalljen e pavarësisë

Me zemer te ngusht beni rruge te shkurter ricky. Ka hoxha patriot,gjuhtar te shqipes, shkencetar te degave te ndryshme.Por ti, loverboy & co nuk i njihni dhe nuk doni ti njihni, sepse ata hoxha ishin per nje gjuhe shqipe dhe Shqiperi te lire DHE KUNDER TURKUT , deri aty ku njerin perj tyre e futen ne burg ne Turqi per pikpamje atdhetare shqiptare. Dhe kjo bije ne kundershtim me ata qe i quajne turqit vellezer.
Per te festuar pavarsine e Shqiperise, ju, pseudopatriot e turkoshkale, keni pak te festoni. Sepse kjo feste e shqiptarve te vertete ka shume kondradita me cka ju keni ke koke.

Mjere ajo toke cfare "burri" mban. Nderroj baterijat, se t'u sosen o mik lol
 
Titulli: Kontributi i prijësve myslimanë në shpalljen e pavarësisë

Po ju tregoj drejt, se kombin shqiptar po e mban ende Islami dhe keta Musliman, sepse po te leshohen te gjith shqiptaret siq kan fillu disa me mar rrugen e prapet, ku ta dijm ku dalin:

- a do te dalin grek apo serb, por shqiptar te mbeten gjithsesi eshte sikur ne G-e. E di qe tani disa do dalin epo turku, epo turku? Turku le te rrin ne vendin e vet ku eshte, qka ka shku, e kaluar mbetet per ne tani.

Pra, sa te rrojn Muslimanet, do te kete edhe komb shqiptar ne Kosov dhe kudo...

Feja dhe atdheu, per ne Muslimanet jane dy gjera te pandashme... Nuk jane keto veq fjal, por fjal edhe veper.

Ju pershendes
 
Titulli: Kontributi i prijësve myslimanë në shpalljen e pavarësisë

Zakonisht muslimant jon kon ata qe e kan ndihmu dhe e kan rujt kombin shqiptare , e trrall kan qene te krishtert sidomos priftat qe kan desht tokat shqiptare me i qit nen administrimin e venedikut. Po te mos ishin hoxhallart apo muslimant ne pergjethsi sdo kishte shqiperi por do flisnim ose greqisht nga priftat "shqiptare" grek apo priftat "shqiptare" te venedikut.
|edhe historin fallce na kan shkru priftat e greqis dhe te venedikut ( vatikanit ) .
pastaj keto veprime te ktyre i kan ndihmu edhe komunizmi.
por qe ka pas edhe nga ky komunitet qe ka ba gjana te mira per tokat shqiptare por qe jan te rralle ata persona.
 
Titulli: Kontributi i prijësve myslimanë në shpalljen e pavarësisë

Tani ne pergjithesi, me keqardhje e them, se debati behet ne stili: Patrioti apo deshmori i lagjes sime eshte me pariot apo me deshmor se i lagjes tende ngase kishte opinga kuq e zi.

Niveli i tille i debatit shkon deri ne ate coroditje apo permutje sa njerezia kan pretendime se Ismail Qemali nuk i nenshkruante vendimet pa marre abdes apo pa fal namazin apo pretendimeve te grupit tjeter se Luigj Gurakuqi nenshkruante vetem te dielen dhe ate pasi falej ne kishe dhe rrefehej. Keto pretendime banale per mua jane orgazma individuale te cilat munde te devijojne deri ne orgazma grupi, por asesi nuk kan perbere dhe as perbejne mendim popullor. Shtetberjen e shtetit tone e bene gjithe shqipet pa dallim feje e gjinie dhe ne momentin qe e bene as e rruanin per asnje lloj feje.
Nese nisemi sipas ketyre llafeve boshe qe beni i bie qe femra shqiptare spaska anje vlere ngase asnje femer nuk mori pjese ne shpallje.

Pra cuna e trima nuk behet debati si e beni ju. Pretendimet tuaja, te dy paleve le qe jane banale por edhe qojne uje ne mullirin e kojshise. Ju, te gjithe, edhe une madje munde te kemi lloj-lloj orgazmash individuale por per fat te keq keto orgazmave tona u dha fund AI trimi kur tha: Lexojeni mire:

Mos kini frikë, zotëri…

Pas shpalljes së Pavarësisë, më 1912, një gazetar anglez e pyeti Heroin e Popullit Ismail Qemali:

- Si do t'i bashkoni në një shtet katolikët e Veriut me myslimanët e Shqipërisë së Mesme me ortodoksët e Jugut?
...

Dhe Ismail Qemali ia priti:

- Mos kini frikë, zotëri. Ata janë bashkuar e bërë njësh prej kohësh, përmes kultit të të njëjtit atdhe, të cilin e kanë në zemër prej shekujsh përpara se t'i sillnin të huajt këto besime!​

Zotëri Kitra,

niveli i argumenitimit tënd është shumë i dobët.
As që mund të argumentohet se dikush nuk nenshkruante
pa u falur, e tjetri pa u rrëfyer në kishë. Dokrra.

Këtu është fjala për njerëz që kanë qenë të fesë,
dhe kanë dhënë kontributin për atdhe.
Feja thjesht nuk i ka penguar të punojnë për vendin.
E tani nuk po kuptoj ku po don të dalësh me ato thënjet
e përmutosura tuajat?
(E sheh se është me rëndësi pak edhe fjalori si shprehesh?
Me siguri ty ndoshta nuk të pengon, por ky fjalor
i përket një niveli primitiv.)

Dhe tani nëse dikush del e mohon këto gjëra, atëherë
duhet edhe të llogarisë me reagime të tilla.
Nuk janë njerëzit aq naiv sa që t'u shitet gjithëçka!
 
Titulli: Kontributi i prijësve myslimanë në shpalljen e pavarësisë

Meq niveli i argumentimit tim qenka aq i dobet une po vazhdoje ta permut dhe corodis edhe me shume kete debat.

Per te vazhduar ne permutjen dhe coroditjen e tij nje dite do dali dikush dhe te na tregoje se deshmoret e besimit islam jane shehit ndersa ata te besimeve tjere do shkojne ne xhehnem, per ta rritur orgazmen e tere kesaj do del dikush te na thote: Enver Hoxha ishte musliman, madje i fisit t'Hoxhes dhe ja cfare na beri, per ta perfunduar me coroditjen do na thote dikush se po te mos ishin te Krishteret nuk do kishim fare ne alfabet.

Pra kshu do beja mire po te ndjekja ISO-n e stilit te disave ketu. Por kush e ndjen veten institucionalist une u solla ate kujtimin qe kish lene plaku i urte Ismail Qemali nese e keni kuptuar.
 
Titulli: Kontributi i prijësve myslimanë në shpalljen e pavarësisë

Por kush e ndjen veten institucionalist une u solla ate kujtimin qe kish lene plaku i urte Ismail Qemali nese e keni kuptuar.

Po po, vecse formulen e pavaresise se Shqiperise e pat bere Hoxhe Tahsini, i cili ishte mesues i plakut te urte, Ismail Qemalit:

‘ Një komb i veçantë jemi,
Një gjuhë të veçantë e kemi
Andaj duhet të jetojmë në një komb të veçantë ‘

Kete nuk ua mesojne ne shkolle , sepse Hasan Tahsini ishte H O XH E !
 
Titulli: Kontributi i prijësve myslimanë në shpalljen e pavarësisë

He si do e lem kush e shpalli pavarsin myslymanizmi apo kerishtrimi ? Apo akoma skeni dal ne perfundim? :D
 
Pe: Titulli: Kontributi i prijësve myslimanë në shpalljen e pavarësisë

Meq niveli i argumentimit tim qenka aq i dobet une po vazhdoje ta permut dhe corodis edhe me shume kete debat.

Per te vazhduar ne permutjen dhe coroditjen e tij nje dite do dali dikush dhe te na tregoje se deshmoret e besimit islam jane shehit ndersa ata te besimeve tjere do shkojne ne xhehnem, per ta rritur orgazmen e tere kesaj do del dikush te na thote: Enver Hoxha ishte musliman, madje i fisit t'Hoxhes dhe ja cfare na beri, per ta perfunduar me coroditjen do na thote dikush se po te mos ishin te Krishteret nuk do kishim fare ne alfabet.

Pra kshu do beja mire po te ndjekja ISO-n e stilit te disave ketu. Por kush e ndjen veten institucionalist une u solla ate kujtimin qe kish lene plaku i urte Ismail Qemali nese e keni kuptuar.

Po të mos ishin të krishterët bota do të numëronte më shumë njerëz,
amerikat veriore dhe jugore nuk do të flitnin anglisht, spanjollisht e portugezisht,
indianët do të kishin shtetet e tyre, botat arabe do të ishin pa probleme,

mbretëria e Britanisë do të ishte më e vogël, nuk do të kishte
ekzistuar holokausti, nuk do të kishte ekzistuar periudha e errët,
nuk do të kishte kush ta hidhte bombën atomike...,lista është pafund,
...kurse pa shkronja kishim shkruajtur me kunja e s'ishte bërë nami.

Unë e dija se ti ku eke e bëhesh kinse kritik. I njëjti thi,
po s'po mundem me ta nxënë emrin.
Të pleqnosh një punë, duhet neutralitet e jo njëanshmëri.
Me meselet çfarë ka thënë plaku, nuk zgjidhet problemi.

E njëta për prindin ku rqorton fëmijët: nëse anon kah ndonjëri
nuk ndan drejtësi!
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top