Vendimi për Martesë

Vendimi për Martesë


Vendimi për partnerin tënd në martesë është një nga vendimet më të rëndësishme që njeriu bën në jetën e vet. Ndaj nuk duhet të merret lehtë kjo çështje, e as t'i lihet vetëm shanseve, momenteve apo hormoneve. Ky është një vendim që duhet të merret me shumë seriozitet duke bërë vazhdimisht Dua (lutje Allahut), hetim të kujdeshëm të të gjithë faktorëve dhe rrethanave, si dhe me mbështetjen dhe përfshirjen e familjes.

Atëherë pyetja është: Si ia bëjnë të rinjtë Muslimanë? Së pari, në Islam të rinjtë rriten duke ndërtuar lidhje të forta shoqërie me shokë të të njëjtës gjini. 'Motërzimi' ose 'Vllazërimi' që zhvillohet tek të rinjtë zgjat gjithë jetën.

Kështu në përgjithësi kur një i ri ose e re vendos të martohet, zakonisht ai/ajo ndjek këto hapa:

I riu/e reja bën Dua që Allahu ta ndihmojë të gjejë njeriun e duhur.

Familja/shoqëria interesohet, diskuton dhe sugjeron disa kandidatë. Pastaj konsultohen me njëri-tjetrin duke reduktuar numrin e kandidatëve. Zakonisht familjet sugjerojnë njëri-tjetrit që palët të takohen.

اifti dakordohet të takohet në një ambient me njerëz.

Familja vazhdon të pyesë edhe më për kandidatin - duke folur me shokë, familje, kolege, etj me qëllim që të mësojë për karakterin e tij.

اifti fal Namazin e Istihares duke kërkuar ndihmën e Allahut në marrjen e vendimit.

Në fund, palët vendosin nëse do vazhdojnë me martesë ose jo. Islami i ka dhënë liri njeriut në zgjedhjen e partnerit - ata nuk mund të martohen me forcë nëse nuk kanë dëshirë.

Kjo lloj proçedure ndihmon që të sigurohet një martesë e fortë, duke marrë parasysh zgjuarsinë dhe udhëzimin e më të rriturve në familje sidomos kur është fjala për një vendim kaq të rëndësishëm në jetë. Përfshirja e familjes në zgjedhjen e partnerit në martesë bën të mundur që zgjidhja të mos bazohet vetëm në nocione romantike, por në vlerësimin objektiv dhe të kujdësshëm me qëllim që çifti të jetë sa më i përshtatshëm për njëri-tjetrin.

Burimi.net
 
Pe: Vendimi për Martesë

Kjo eshte tip martese me mbleseri si i thone nga anet e mia me ''shkuesi''...Nuk ka lloje tjera martesash pervec familjes??Mund te njihet cifti vete,ne pune,ne shkolle,ne tren,ne autobus apo ato jane ne ndaluara,duhet sezben familja ne mes??
 
Titulli: Vendimi për Martesë

GLoom , keto procedura prej fillimit e deri tek arritja te martesa jane per besimtaret mysliman ! Po edhe rastet tjera nuk perjashtohen , por martesa e bere ne keto rregulla percaktuese dhe te kordinuara fetarisht , jane shume me te sigurta per nje martes te lumtur sesa menyrat tjera qe te rinjet mysliman zgjedhin te martohen . Por ,fatkeqesisht jo edhe rrallehere edhe pendohen !

Kete tem e postova e mendova se ndoshta perfitojn te rinjet mysliman-e .
 
Titulli: Vendimi për Martesë

Mund te njihet cifti vete,ne pune,ne shkolle,ne tren,ne autobus

Ben :):):)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top