Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Në Shqipëri, femrat paguhen më pak se meshkujt

TIRANث - Femrat në Shqipëri paguhen 17.63% më pak se meshkujt. Sipas raportit “Hendeku gjinor i pagave në Shqipëri", i kryer së fundmi për Ministrinë e Punës, اështjeve Sociale e Shanseve të Barabarta, me mbështetjen teknike dhe financiare të Njësisë së OKB për Barazinë Gjinore, ky ndryshim mes pagave ndërmjet burrave dhe grave shkaktohet nga shpërblimet e ndryshme të ofruara nga tregu i punës.

50759_2.jpg


Sipas raportit, ndarja e profesioneve mbi bazë gjinie, mungesa e përvojës, kujdesi ndaj fëmijëve dhe puna me kohë të kufizuar, janë arsyet që çojnë në uljen e pagave të femrave.

Bazuar në statistikat e përdoruara në raport duket se ka një ngushtim të hendekut të pagave ndërmjet burrave dhe grave nga viti 2005 deri në vitin 2008, nga rreth 36% në vitin 2005 në rreth 18% në vitin 2008. Përveç përmirësimeve potenciale në tregun e punës, për sa i përket shpërblimit të aftësive, një pjesë e ngushtimit të hendekut të pagave ndërmjet burrave dhe grave mund të vijë nga burime të tjera shtesë. Një burim i tillë është rritja e vazhdueshme e pagave në sektorin publik, në veçanti në arsim dhe në sektorin e shëndetësisë, ku pjesa më e madhe e të punësuarve janë gra. Një burim i dytë i mundshëm është kriza financiare, e cila në shumë vende ka prekur kryesisht profesione të caktuara të lidhura kryesisht me biznesin, financën, prodhimin dhe fusha të tjera të ngjashme, pjesa më e madhe e të cilave zihen nga meshkujt.

Në raport thuhet gjithashtu se gratë që janë aktualisht në tregun e punës kanë përparësi në arsim, pasi ato janë mesatarisht më të arsimuara se burrat. Por arsimi nuk është i mjaftueshëm për të zhdëmtuar diskriminimin e tregut të punës për sa i përket pagave. Nëse gratë i ruajnë cilësitë e tyre aktuale, ku arsimi është faktori kryesor, dhe në rast se do të paguheshin sipas së njëjtës strukturë page si edhe burrat,paga mesatare e grave do të ishte më e lartë se ajo e burrave. Nga ana tjetër, nëse niveli i tyre arsimor do të ulej dhe do të barazohej me nivelin arsimor të burrave, ato do të fitonin edhe më pak sesa fitojnë tani. Gjithsesi, ka faktorë të tjerë, të tillë si ndarja e profesioneve sipas gjinive, përvoja e ulët në punë për shkak të përvojave të shkëputura në tregun e punës, kujdesi ndaj fëmijëve, puna me kohë të kufizuar, që shkaktojnë pjesën më të madhe të hendekut të pagave ndërmjet dy gjinive.
Ndërkohë, sipas raportit, rezulton se kjo diferencë në pagë shfaqet më shumë në zonat rurale.
Burimi: ballkanweb
 
Pe: Në Shqipëri, femrat paguhen më pak se meshkujt

Ne Shqiperi ske as ku ankohesh...Te thote shume qarte pronari : Kujt si pelqen te ike:)
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back