Intelektual!?!?

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Nje shprehje aq shume e pervetesuar e aq pak e praktikur. Ne perditshmerin tone, gjate aktiviteteve tona ditore pothuajse eshte shprehja me e glorifikuar per veten nga njerezit. Jam intelektual – shprehet tipi!!!!. Ishte intelektual, se mbante kravate – tha tjetri!!!!!!!
Hape televizionin: Jam intelektual – shprehet tipi ne emision, te cilit imazhi u uljes ne kolltuk nuk i korespodon cfare thot. E ndal ate dhe leshoj radion: Jam intelektual – shprehet tipi me zerin shurdhues………! Dal ne rruge dhe shoh fqinjin me krevate deri tek gjunjet. Nuk me pershendet. Duhet ta pershendes i pari se eshte intelektual mendoj ne vete. Zgerdhihet nga lluksi qe i dhashe. Iku ne kafene. Njerez me kravata te gjera shumngjyreshe, nen tym cigaresh me sy cicerrues drejte vashes me minifunde e cila po pinte nje kafe qetas me partnerin e saj, ne menyre automatike kthejne shikimin vezullues drejt meje sikur kerkojne dicka meshiruese. Mbahen si elite intelektuale. Kerkojne pershendetje????
Mua me ka humbur koncepti intelektua!!!!. C’fare domethenje ka ai? C’fare ngerthen ne vete nje intelektual? C’fare ndikon ne te pasurit e kesaj vetie? C’fare ndikimi ka arsimimi ne kete formesim? A munde te jete katundari apo i pashkolluari intelektual edhe pse nuk mban kollare ? Po bujku ? Ju lutem ma spjegoni se c’fare mbane ne vete nje intelektual?

Diskutime te kendshme :gjujpeshk:
 
Titulli: Intelektual!?!?

INTELEKTUAL quhet personi i cili shfrytezon inteligjencen e tij ne pune,studime,reflektime,spekulime,apo parashtron pytje e sjell pergjegje duke ofruar zgjedhje dhe zgjidhje te ndryshme te ideve..tani imagjinoni pas sa shume Intelektuale na paska Shqiperia???:eek:hh:
 
Titulli: Intelektual!?!?

Intelektuale jane ne vetvete individet qe kane investuar dhe investojne per dijen, qe e duan artin, sportin, qe kane kaluar shume kohe mbi librat, qe jane arsimuar, qe kane nje kulture shume te gjere dhe te hapur, njohje te pergjithshme dhe specifike rreth cdo dukurie e fenomeni dhe qe duhet te ushtrojne aktivitetin e tyre neper instanca te rendesise se vecante.

Ketu tek kjo pjesa e fundit me calon ideja mua ne vendin tone, sepse nje pjese e madhe e ketyre qe sot kane pushtuar pikat vendimmarrese, rolet me te rendesishme rezultojne intelektdale...,te cilet intelektualet e vertete i kane vene sot me shpatulla pas murit. Intelektualet qe kane mbetur neper trojet shqiptare sepse nje pjese e mire e tyre ose sherben gjetiu ose ne emer te ekzistences kane zgjedhur te lajne pjatat ne emigracion, ne vend qe te perfundojne si roje godinash apo kafepires te rregullt parazite ne vend e tyre te shk****kracise.
 
Titulli: Intelektual!?!?

Cdokush prej ne e cileson veten e tij si intelektual.Po cili eshte ne te vertet i tille????????______________________________:ciaoo::ciaoo::ciaoo:
 
Titulli: Intelektual!?!?

Fjala intelektual eshte shume e larte dhe e Shenjte per tu perdorur ne menyre banale.
Shperdorimi i saj vjen nga mosdija, ose nga dija e paket. Faktikisht te quash intelektual nje person te veshur mire, nuk eshte plotesisht gabim, ose me sakte, le te themi qe intelektualet shpesh jane te karakterizuar nga nje veshje e fisme dhe jo vetem...
Nuri dhe shkelqesia e tyre qendron ne faktin se ata dine te nderlidhin ne forme perfekte trurin, memorjen dhe shpirtin...Me kete dua te them qe ata arrijne te gjejne dhe te shprehin te verteten nepermjet intelektit (trurit), dijes (memorja) dhe artit (shpirtit)...
Pra, si konkluzion i asaj qe thashe mesiper, del qe intelektualet te jene persona me shume dije (qe kane lexuar shume dhe vazhdojne te zgjerojne horizontet e tyre) dhe me nje bagazh intelektual dhe shpirteror te madh dhe te bukur.:)
 
Titulli: Intelektual!?!?

Normal qe une jam pjese e asaj kategorie,Intelektual Shqiptar. Une nuk beje pjese ne ate pjese te forumisteve qe thone ‘kumbulla’ kombetariste per kete apo ate arsye si "ha ke pak te hac"
Kush e përcakton se cfarë i lejohet ose nuk i lejohet intelektualit,si disa ketu ne forum qe duan te ven ne fre?
Jane disa te cilet skane dallim nga mentaliteti i nji kohe te vdekur qe duan ti vene korniza intelektualit.Jane ata ose bijte e tyre qe dikur thoshin:populli? Masat punonjëse? Partia? e me dikur se kaq, thoshnin :Mbreti ,e me tej ne kohe akoma:Kanuni? Pleqësia?,e me tejtej akoma :kryetari i fisit.

Morali kombetar, asht morali qe nje pjese e intelektualeve shqiptar te sotem perbuzin sikur te ishin bij Romanesh,Grekesh,Gjermanesh,Anglezesh dhe Amerikanesh.
Ky moral thote qe, askush nuk ka te drejte te dale ne emer te asgjeje kunder dickaje qe populli kerkon me te gjitha forcat te jete e vertete edhe nese nuk eshte e vertete(aq me shume kur veretetimet e tre shkencave,gjuhesi,arkologji,antropologji jane ne favor te ketij morali).Edhe ne rast se e verteta bie ndesh me interesat kombetare atehere kjo e vertete perpiqet te mbahet sekret.

Praktikisht keshtu kane ecur Amerika, Franca,Anglia,Greqia, Serbia,Maqedonia etj.
Kujt psh ne Hollande do i shkonte ndermend tu hante melcine hollandezeve se kapitali qe i sherbeu shtetit Hollandez nga 1830-1870 per tu zhvilluar, doli nga persekutimi e grabitja sistematike ose me sakte nga nje forme e re shfrytezimi qe shkaktoi milione te vdekur ne Indonezi apo si quhej atehere India Hollandeze ?
Morali i tyre kombetar kerkon fshehjen e tragjedise, ashtu si ai anglez kerkon fshehjen e shkaterrimit te plote te ekonomise indiane apo miliona monedhat e argjendit kinez qe hynin ne Angli nga shitja e opiumit ne Kine.
Posi jo, pa te shohim pak sesi intelektualet amerikane na dilka siper interesave popullit e tu thote amerikaneve:

O popull ne jemi pasardhesit e invazoreve te bardhe, te cilet masakruan e genociduan gjithe fiset indiane nga Atlantiku ne Paqesor e kemi perdorur aq shume provokime ndaj indianeve per interesat tregtare te pronareve te trenave apo per minierat e arit, kullotat e tokat bujqesore, saqe juve duhet tju vije turp per keta maskarenj te papare qe ju quani baballaret e kombit.
I madhi Xhorxh Uashington ishte nje nga skllavopronaret me te medhenj te Amerikes e i quante te zinjte kafshe, i blinte e shiste ne treg si kafshe. Turp per ne , qe Presidentet e pare i kemi pasur skllavopronare.
Turp per ne qe sapo mbaruam masakren e indianeve filluam te pushtonim, Kuben,porto-rikon e Filipineve....
E pra ku jane keta intelektuale qe dalin mbi interesat e popullit ?

Kurse, ne shqiptaret, gjithmone me Zotin ne, po s'na e futen te tjeret do ja fusim vetes, do te nxjerrim Lubonja & co, qe do na ‘ndricojne’ e do na fusin ne rrugen e drejte.Cfare naiviteti me deme te pollagaritshem per te ardhmen e ekzistences sone.

Ka disa gjera ne te cilat intelektuali duhet te bjere ne kompromis jo vetem me te verteten e pjesshme por edhe me te paverteten, nese kjo eshte e dobishme. Dobine e vendos morali kombetar.

.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Intelektual!?!?

Intelektuale? Shqiperia ka plot!!
 
Pe: Intelektual!?!?

Gjeja e sigurte eshte qe nje intelektual asnjehere se quan veten te tille.
Ai me mendimet dhe veprimet e tij ben qe te fitoje mendimin e tjereve qe ta quajne te tille.
Intelektual nuk eshte vec ai qe ka dije te gjere, vec ai qe ka lexuar.
Intelektualet e vertete ne shoqerine tone jane sikur tek Shoku Zylo dhe te tjeret kenaqen ne kurrizinin e tyre
Nje intelektual ste ben shkolla por xhestet miresjellja etj etj
Sipas meje nje intelektual eshte edhe nje person qe din te beje nje bisede te kendshme
nje person qe edhe nese ska 2 universitete, shkolla e jetes i ka mesuar me shume.
Nje person qe eshte i urte ne mendje dhe mendje madh.
 
Pe: Intelektual!?!?

Me kujtohet nje bisede mes 2 personave kur njeri e pyeti tjetrin ti je arsimtar apo mesues sepse arsimtare ka boll tha sa per te marre rrogen po mesues jane pak.
Keshtu qe intelektuale te mirfillte nuk jane aq sa hiqen
 
Pe: Intelektual!?!?

komplimente per temen kitrra.
Mu kujtua nje epizod... iken nje cift tek njerzit e vajzes dhe nje grua i thot djalit te ri :"intelektualet nuk mbajn tatuazhe".


Mendimi im bashkohet me te anetares Antonia dhe shtoj qe urrej dhe shoh me sy te keq te gjith ato qe e perdorin ket fjal per mburrje.
 
Pe: Intelektual!?!?

Intelektual është dikush që kujdeset për gjërat që nuk kanë të bëjnë me atë...Intelektualët shqiptarë janë kthyer në specie amfibe me ambiguitetin e tyre të mbijetesës dhe janë bërë ortakë direkt të këtij shteti që ka projektuar arkitekturën morale të shoqërisë, të depresionit mbarëkombëtar. Sigurisht që kemi intelektualë të vërtetë, me plot dinjitet dhe personalitet. Roli i intelektualëve është të jenë një model për të ndihmuar popullin, ta vendosin veten e tyre në anën e të pambrojturve dhe të kuptojnë përgjegjësinë historike. Puna e intelektualëve është të kritikojë vazhdimisht ideologjinë e klasës në pushtet, në mënyrë që dijen e tij t'ia përcjellë popullit për formimin dhe ndërgjegjësimin e tij. Problemi është të ndryshojmë raportin e së keqes me të mirën.
 
Pe: Intelektual!?!?

Ne bazen e cdo principi te intelektit qendron ai i mos kundershtimit dhe intelektualet shqiptar kundershtojne ca ose jan superpartis por...Intelektuali nuk te kundershton, por te jep fakte, te jep nje mori informacionesh qe ai mbledh rreth vetes...qofshin ato te keqija, madje dhe per te, apo te mira...je ti ai qe vendose...kohet e fundit i vetmi Intelektual me I te madhe per mua eshte Marco Travaglio dhe pse shume e quajne gazetar....dhe nje presorja ime po nejse LOL LOL
 
Pe: Intelektual!?!?

Intelektual eshte ai individ qe ka nje pergatitje te vecante ne nje fushe te shkances,te teknikes,te kultures e nje formim te gjere arsimor...Ky person edhe pse eshte i ditur ky vazhdon te kerkoje dije..Sic thote nje shprehje e huaj : - Budallai thote une di ''gjithcka''(e ska nevoje per mesime),i mencuri thote une sdi ''asgje'' (e gjithmone eshte ne kerkim te dijeve)...Intelektuale eshte nje fjale qe sot ''abuzohet''shume,mjafton te mbarosh nje shkolle,ndonje kurs keshtu,ose edhe masterr,mjafton te vishesh elegant e te quajne intelektual...Intelektualit nuk i mjafton shkolla e mire dhe universiteti i mire per te qene intelektual. Ka nevoje per me shume se kaq dhe mbi te gjitha ka nevoje per nje pune te vazhdueshme me vetveten dhe boten qe e rrethon. Ne boten shqiptare intelektualet e vertete numerohen me gishta... Te tjeret marrin dije dhe i riprodhojne sic i marrin....Gjuha e pasur ,qetesia ne te folur,mos acarimi dhe reagimi me ''emocione''ndaj nje situate eshte kjo qe e ben nje njeri intelektual,pa lene pas dore edhe zemren..Nje fjale thot: - Urtesia e mendjes fillon nga zemra....Ka njerez qe quhen ''intelektual'' kane nje bote shpirterore te pasur,ka nga ato qe jane shume kerkues ndaj cdo gjeje dhe kane synime te forta per te arritur cdo gje sa e kalojne ne egoizem...Nje intelektual nuk ndikohet nga tjeret,as ne veprime as ne fjale,perkundrazi ai jep shembuj e fakte per ate qe di dhe kjo ben ndryshimin e opinioneve te njerezve....Ne Shqiperi kemi ''shume intelektuale'',por sa jane ato qe ja vlen??Pakice e vogel shume dhe si gjithmone dhe per kete ane te Shqiperise qe sna pelqen e kemi justifikimin gati''skemi bote per intelektuale ne''....
 
Pe: Intelektual!?!?

Definicioni i fjalës intelektual, në anglisht, fjalia e parë thot:

An intellectual is a person who primarily uses intelligence in either a professional or an individual capacity.

Dmth: Intelektual, është personi i cili kryesisht përdor inteligjencën për ushtrimin e profesionit ...!


dhe vazhdon më tutje:

Intellectual - Wikipedia, the free encyclopedia
 
Titulli: Intelektual!?!?

Te kjo teme do thoja qe na myten "Intelektualet",sidomos ata qe po na drejtojn dhe jane ulur neper poste kordinative te administrates dhe pozicioneve drejtuese politike..
Kush eshte intelektual i vertet,.besoj qe jane vetem ajo pjes e elites qe kapercen nga fazaen e brisht Intelektual dhe futet ne drejtime shkencore,.per nje arsye te thjesht sepse jane pozitiv per shoqerin dhe mbar vendin.
Pastaj te tjeret te vete shpallur apo te merituar me pakzimin Intelektual,.urojm vetem te mos jete produktiviteti i tyre total negativ me shume se sa pozitiv.
Me i miri inelektual eshte ai qe nuk eshte mburravec..me i keqi ai qe per gjdo pytje te drejtuar nga shoqeria,bashkesia ,komuniteti,apo koleget ai ka gjithmon gati nje pergjigje,,qoft kjo dhe shpesh idiote,,ai prape vazhdon me idiotesin e tij inelektuale.
 
Titulli: Intelektual!?!?

Që ka të bëjë me mendjen, me arsyen e me gjykimin, që i përket intelektit; mendor. Zhvillimi intelektual. Punë (jetë, veprimtari) intelektuale.
Që merret kryesisht me punë mendore. Rrethe intelektuale.
 
Pe: Intelektual!?!?

Intelektual eshte ai individ qe ka nje pergatitje te vecante ne nje fushe te shkances,te teknikes,te kultures e nje formim te gjere arsimor...Ky person edhe pse eshte i ditur ky vazhdon te kerkoje dije..Sic thote nje shprehje e huaj : - Budallai thote une di ''gjithcka''(e ska nevoje per mesime),i mencuri thote une sdi ''asgje'' (e gjithmone eshte ne kerkim te dijeve)...Intelektuale eshte nje fjale qe sot ''abuzohet''shume,mjafton te mbarosh nje shkolle,ndonje kurs keshtu,ose edhe masterr,mjafton te vishesh elegant e te quajne intelektual...Intelektualit nuk i mjafton shkolla e mire dhe universiteti i mire per te qene intelektual. Ka nevoje per me shume se kaq dhe mbi te gjitha ka nevoje per nje pune te vazhdueshme me vetveten dhe boten qe e rrethon. Ne boten shqiptare intelektualet e vertete numerohen me gishta... Te tjeret marrin dije dhe i riprodhojne sic i marrin....Gjuha e pasur ,qetesia ne te folur,mos acarimi dhe reagimi me ''emocione''ndaj nje situate eshte kjo qe e ben nje njeri intelektual,pa lene pas dore edhe zemren..Nje fjale thot: - Urtesia e mendjes fillon nga zemra....Ka njerez qe quhen ''intelektual'' kane nje bote shpirterore te pasur,ka nga ato qe jane shume kerkues ndaj cdo gjeje dhe kane synime te forta per te arritur cdo gje sa e kalojne ne egoizem...Nje intelektual nuk ndikohet nga tjeret,as ne veprime as ne fjale,perkundrazi ai jep shembuj e fakte per ate qe di dhe kjo ben ndryshimin e opinioneve te njerezve....Ne Shqiperi kemi ''shume intelektuale'',por sa jane ato qe ja vlen??Pakice e vogel shume dhe si gjithmone dhe per kete ane te Shqiperise qe sna pelqen e kemi justifikimin gati''skemi bote per intelektuale ne''....


Vazhdoj te jem i po ketij mendimi:)
 
Intelektual/e nuk te bejne librat/shkolla/veshja me kostum e kollarja.
Po e nis nga nje shprehje:-Kriminelet nuk jane ne burgje por jane te veshur me kostum.
Intelektualet nuk bejne si te ditur/shkathet/ por hiqen sikur nuk dijne.
Intelektual te ben modestia/rrespekti.....i...te...tjereve....urtesia.
Keto karakteristika te bejne intelektual.
 
Intelektual,kjo fjale e embel dhe e bollshme si ne artikulim si ne preceptim.
Cfare fati kush e ka mandel te vertet te karakterit dhe dijes se ti/saj. :)
Cfare eshte nje intelektual?
Nje njeri qe shikon driten ne fund te tunelit,qe sjell driten ne mes te erresires.
 
Intelektual eshte me shume se thjesht me qene optimist.

Per mua intelektual eshte er shembull: De Rada, R.Qosja, Eshte Kim Mehmet, Redi Shehu, Agim Baci. dhe cdokush qe i perket ketij kalibri. :D
 
Intelektual,kjo fjale e embel dhe e bollshme si ne artikulim si ne preceptim.
Cfare fati kush e ka mandel te vertet te karakterit dhe dijes se ti/saj. :)
Cfare eshte nje intelektual?
Nje njeri qe shikon driten ne fund te tunelit,qe sjell driten ne mes te erresires.

Aman moj per koken e superpjeshkes sa bukur na pershkruan... lol lol lol
 
Karakteri eshte me lart se gjithcka duke perfshire edhe intelektin , nje karakter i forte/pozitiv , dhe nje shpirt i paster ... jo vetem qe perballon/menaxhon situatat e veshtira , por ka edhe nje mendje te shendoshe/ kthjellet.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top