Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Stresi në punë, ja si ta shmangni

mlqhjn.jpg
TIRANE- Ekspertët kanë filluar ta klasifikojnë si një sindromë të vërtetë. Stresi në punë i prek të gjithë. Fillimi i javës shpesh mund t’iu gjejë të lodhur. E rëndësishme është që të shmangni stresin dhe të ndiqni disa këshilla të ekspertëve. Detajet e vogla kanë shumë më tepër rëndësi nga ç’mund ta kishim menduar. Rregulli kryesor është të evitoni parregullsinë në tavolinën tuaj të punës. E dobishme do të ishte të kishit pranë gjithmonë diçka të kuqe, ngjyrë e energjisë. Gjithashtu është mirë që të shkëputeni çdo një orë, të paktën pesë minuta nga puna. Kjo do t’ju ndihmojë që të rinisni gjithçka me më shumë energji. Bëni kujdes, shfaqja e stresit mund të sjellë edhe probleme të tjera shëndetësore dhe psikologjike. Simptomat e stresit janë fizike dhe të dukshme. Disa prej tyre janë dhimbja e kokës, dhimbja e mesit, lodhja kronike dhe vuajtja nga klaustrofobia. Shkaktarët janë të shumtë, duke filluar që nga gjendja psikologjike, puna e rëndë, marrëdhëniet e tendosura me kolegët…
Më poshtë kemi listuar dhe disa këshilla të rëndësishme, që do t’ju ndihmojnë të shmangi sa më shumë stresin në punë:
1. Ambienti
Kujdesuni për zyrën apo për vendin e punës, si për dhomën tuaj të gjumit. Të dobishme do të ishin vazot me lule ngjyrë të kuqe, e cila është shumë energjike.
2. Kolegët dhe shefat
Krijoni marrëdhënie të mira me kolegët dhe me shefat. Mundohuni të flisni ngadalë dhe më pak, në të kundërt do të krijoni shumë antipati në ambientin e punës.
3. Pushimi
Mësoni artin e “shkëputjes”: T’i lejosh vetes pesë minuta pushim pas çdo një ore punë, kjo do t’ju ndihmojë shumë që të rifreskoni trurin dhe ta rinisni punën me më shumë energji. Të bësh një shëtitje, një telefonatë ndonjë shoku apo shoqeje, të dëgjoni pak muzikë, etj. Dobia e pushimit mes punës Këshilla është vërtetuar nga shumë studime në këtë fushë.
4. Prioritetet
Mësohuni të thoni ‘Jo’. Nuk bëhet fjalë që të refuzoni të punoni, por nëse keni shumë punë, duhet të vendosni se cilat gjëra janë primare.
5. Lëvizja
Duhet të lëvizni shumë shpesh, në mënyrë që të mos rrini për shumë kohë në të njëjtin pozicion. Kjo do t’ju shkaktonte probleme me tendosjen e muskujve dhe me qarkullimin e gjakut. Bëni pak sport, shtrini qafën, këmbët dhe pas punës mësohuni të dilni dhe të argëtoheni me aktivitete që përfshijnë edhe fizikun.
6. Humori
Mësoni të qeshni dhe të bëni shaka në punë. Tregoni ndonjë barsoletë, dërgoni dhe merrni e-maile nga shokët tuaj.
7. Kujdesi
Duhet të mendoheni përpara se të thoni diçka të rëndësishme që mund të ofendojë një nga kolegët tuaj. Kur ndodheni në situatë të sikletshme, arma më e mirë është heshtja.
8. Veshja
Nëse nuk keni një lloj veshjeje të përcaktuar nga vendi i punës, të veshësh rroba të rehatshme do t’ju ndihmonte shumë. Nuk është e thënë që të rrini tërë kohës të krekosur, apo dhe në majë të takave; kjo do t’ju shkaktonte shumë siklete.
9. Stërvitja
Gjatë punës suaj mundohuni të bëni dhe ndonjë punë të lehtë fizike. Kjo do t’ju ndihmojë që të mbani trupin tuaj në formë.
10. Masazhi
Mbani gjithnjë një krem për duart, për të bërë një masazh të thjeshtë. Do të shikoni se do të ndjeheni shumë më të lehtësuar.
 
Pe: Stresi në punë, ja si ta shmangni

Stresin nuk ta shton pna se sa personat ne pune,me mir do ishte te shkruhej si te shmangni njerezit stresues ne pune LOL
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back