iPhone 5

Arfenilla

Themelues i Forumit
Edhe pse iPhone 5 pritet të prezantohet në 12 shtator kompania Apple do të fillojë të pranojë porositë për këtë telefon në ditën e njëjtë kur i njëjti të prezantohet në publik, përkatësisht më 12 shtator.



iphone-5-a.jpg

Raportet jo-zyrtare thonë se iPhone 5 do të vijë me një dizajn më të hollë dhe sim-kartelën nano, si dhe ekranin e ndjeshëm në prekje me 4 inç, i cili është më i madh se versioni aktual i iPhone. /albeu.com/
 
Pe: Fillojnë porositë për iPhone 5

Shyqyr se na hengren shpirtin...prit iPhone 5, s'kaa!
 
Titulli: Fillojnë porositë për iPhone 5

mua sme pelqejne celularet qe jane me prekje,sepse nuk shkruan dot nje sms...do shume kohe...ndonjeher iken edhe kot :D
 
Titulli: Fillojnë porositë për iPhone 5

Une kam nje samsung galaxy por ama sme pelqen shume pervec prekjes e sms qe thote sensuu
eshte edhe fakti qe kur flas i mbyll telefonatat me faqe padashje LOL
 
Titulli: Fillojnë porositë për iPhone 5

Un kam porositur Iphone 6 , kto jane akoma te 5..:p LOL LOL

E mir qe na thate, se spo na zinte gjumi ne fakt, nga enderrimet e shumta..:p :p
 
Titulli: iPhone 5

Risitë e “iPhone 5”

02-iphone-5-54942.jpg
Më në fund “Apple” zbuloi smartfonin e shumëpritur, të ashtuquajturin “iPhone 5”.

Gjigandi amerikan as këtë herë nuk zhgënjeu pritshmëritë. Gjëja e parë që të bie në sy te ky telefon inteligjent është madhësia e ekranit.

”iPhone 5” ka një rezolucion 326 piksel për inc, që mbetet një ekran retina më i madh se versionet e mëparshme.
Ekrani ka një raport 16:9 dhe e ka shtuar gjatësinë e përgjithshme të telefonit, por gjithashtu lejon edhe një total prej gjashtë rreshtash aplikacione në ekran.

Që do të thotë pesë rreshta në faqe së bashku me një rresht të vetëm permanent në fund të ekranit.

Aplikacionet e projektuara për “iPhone”-ët e mëparshëm nuk krahasohen me ekranin e ri, ato kanë shufra të zeza në të dy fundet e ekranit.

Telefoni, që thuhet se është krejtësisht prej xhami dhe alumini, është gjithashtu edhe më i hollë në tërësinë e tij. ثshtë vetëm 7.6 mm ose 18% më i hollë se “iPhone 4S”-ja.

Pesha është 112 gramë ose 20% më i lehtë se 4S. Duket se ky product ka mahnitur edhe vetë kompaninë “Apple”, ku zv.presidenti i marketingut, Phil Schiller, tha se ky është produkti më i bukur që “Apple” ka prodhuar ndonjë herë.

”iPhone 5” është gjithashtu telefoni i parë 4G LTE i kompanisë amerikane. Celulari inteligjent do të jetë kompakt me rrjetet LTE me shpejtësi të lartë të internetit.

Për momentin këtë shërbim e ofrojnë kompanitë “AT&T”, “Verizon” dhe “Sprint”, në SHBA dhe rrjetet e tjera globale si: “Virgin” në Kanada, “Singtel” dhe “Telstra” në Australi, dhe “Deutsche Telekom” në Europë.

Modeli i ri përfshin gjithashtu Wireless ultra të shpejtë, i cili ndërthur Wi-Fi 5GHz, duke i dhënë “iPhone 5”-ës më tepër internet me bandë të gjerë. Një procesor i ri, “Apple A6”, vë në punë këtë “iPhone”.

”Apple” thotë se është dy herë më i shpejtë se paradhësi i tij dhe 22% më i vogël. Edhe kamera e “iPhone”-it ka pësuar një përmirësim. Ende ka një sensor tetë megapiksel, por është 25% më i vogël dhe është rritur ndjeshmëria ndaj dritës.

Gjendja dinamike me dritë të ulët pretendon të nxjerrë foto më të mira pa përdorur flash-in dhe opsionet e tjera si ulja e zhurmës dhe filtrimi inteligjent për të rritur cilësinë e imazhit.

”Apple” thotë se kamera do t’i nxjerrë fotografitë 40% më shpejt. ثshtë për t’u përmendur fakti se aparati i ri ka edhe një gjendje panoramike të përshtatur për nxjerrjen e fotove të gjera masive.

”iPhone”-i i ri përfshin zhvillime të reja edhe në telefonatat me zë. Tani ai është i pajisuar me tre mikrofonë të ndarë – para, në fund dhe mbrapa. Edhe sistemi operativ ka pësuar ndryshim. iOS 6 është programi i ri me të cilin do të funksionojë “”iPhone 5”.

Këto janë vetëm disa nga risitë e “iPhone 5”, duhet pritur data 21 shtator kur të fillojnë shitjet për të parë se si do e presin përdoruesit. Parashikimet janë më shumë se optimiste. Sipas shumë analistëve “Apple” do të shesë 10 milionë njësi brenda tre javëve të para.

Webmasteri i “TCH” shpjegon risitë

I ftuar në studion e emisionit të “Pasdites”, webmasteri i faqes së “Top-Channel” në internet, Igli Gjelishti, shpjegoi se cilat janë ndryshimet e risitë që ka sjellë modeli i ri i “Apple”, në të njëjtën kohë që foli për konkurrencën e fortë të produkteve “Samsung”.

””iPhone” është një mjet që na ka lehtësuar jetën, sidomos ne që meremi me këtë fushë dhe e kemi gjithmonë me vete për mirë ose keq. Për çdo emergjencë, me një “iPhone” ke një zgjidhje gjithmonë në xhep”, u shpreh Gjelishti. Sipas tij, me 243 milionë produkte të “Apple” në të gjithë botën, “”iPhone” është shndërruar në një një stil jetese. “Apple” po përcakton mënyrën se si ne jetojmë, kontaktojmë me teknologji, me botën virtuale, ndaj produkti i ri nuk është vetëm një ngjarje teknologjik. Prezantimi i një produkti të “Apple” është marketing në përmasa të pafundme, është një ngjarje e ideuar deri në detaje. Ndonëse na mungon pamja e shkujdesur e Steve Jobs, ai ka lënë pas vetes një trashëgimi të jashtëzakonshme që do të zgjasë për shumë kohë në treg”.

Duke u ndalur tek ndryshimet konkrete të modelit të ri të prezantuar nga “Apple” të “smartphone”, Gjelishti theksoi se “Pamja ndryshon shumë pak. Më e rëndësishmja është se ky “iPhone” do të jetë dy herë më i shpejtë dhe për ata që e duan për punë kjo është shumë e rëndësishme. Kamera është bërë më e ndjeshme ndaj dritës, cilësia e fotove është përmirësuar, mikroni i tretë shton cilësinë e zërit, duke rritur edhe më shumë cilësinë e telefonatave dhe sidomos lidhjeve nëpërmjet programeve si “Skype”. Telefoni është më i madh dhe në përmasa dhe rezolucion, Retina display konsiderohet si rezulucioni më i lartë që sheh syri i njeriut dhe gjysmë inchi diferencë në përmasa, nuk është se sjell ndonjë ndryshim të madh në vetvete”.

Megjithatë, mbetet interesant fakti se përse “Apple” vendosi që këtë herë të prezantojë një “smartphone” më të madh se “iPhone” paraardhës. “Një ndryshim i tillë ka ardhur si një imponim tregu, i bërë nga Samsung, i cili ka pasur një avantazh më të madh me ekranin më të madh. Duke qenë se përdoret për ëeb, sa më e madhe të jetë sipërfaqja, aq më mirë është”.

Dominanca e “Apple” dhe “Samsung” në tregun e “smartphone” tashmë është e dukshme, me këto dy kompani që ndajnë mbi 50% të tregut të përgjithshëm botëror. Por, si e sheh syri i një eksperti rivalitetin midis dy kompanive më të mëdha të planetit në këtë fushë. “Telefoni inteligjent është shumë më shumë se një telefon, siç ishte “Nokia”, dominuese e tregut deri në vitin 2007, nëpërmjet modeleve që përdoreshin për të folur, dërguar mesazhe dhe fare pak për të lundruar në internet. Sot telefoni është më shumë se aq, në një “iPhone” telefoni është një pjesë fare e vogël. Ai shërben për të lundruar, akseson programe të pafundme dhe kjo është arma e fortë e “iPhone”. Ai është praktikisht një kompiuter në xhepat tanë dhe me aplikacionet e tij ofron avantazhe të pafundme. Përsa i përket konkurrencës, “Samsung” mund të bëjë aparatë shumë të mirë, por “iPhone” ka ditur deri më sot të sërvirë produktet e tij duke dëgjuar publikun dhe kjo e bën të ketë një sukses i cili është i vështirë të barazohet”, u shpreh Gjelishti.

Së fundmi, të dhënat e publikuara nga agjensia e specializuar “J.P. Morgan” mbi rritjen ekonomike kanë treguar se dalja në treg e “iPhone 5” mund të ndikojë në stimulimin e rritjes së ekonomisë amerikane. “Besoj se parashikimi është realist, duke parë radhët e pafundme të personave përpara dyqaneve. “Apple” është një ndër kompanitë më të mëdha në SHBA dhe si e tillë ka në dorë të ndikojë në parametrat ekonomikë të vetë shtetit”.

Së fundmi, webmasteri Igli Gjelishti foli edhe për tendencat e këtyre aparateve telefonikë në vendin tonë. “15% e trafikut të faqes sonë vjen nga telefonatat dhe si statistikë na tregon ku duhet të përqendrohemi. Faqja e “Top-Channel” ka rreth 100 mijë vizita në ditë, smartphone janë në rritje dhe kjo tregon se po depërtojnë gjithmonë e më shumë në tregun shqiptar”/tch
 
Pe: iPhone 5

mezi po e presim.... :D
 
Re: iPhone 5

392154_495791263765335_237335464_n.jpg

Po tmos ishte me touch do i kisha blere me radhe por touch ma shpif :mah
 
Titulli: iPhone 5

Opo shyqyre qe doli ky se kisha muaj pa fjet gjume. LOL
 
Titulli: iPhone 5

Me ne fund se na u konsumu 4 :p
 
Pe: iPhone 5

Me pelqen nga ana estetike (dhe jo vetem) kshu qe e DUAAA!
 
Titulli: iPhone 5

Dikush m'tha qe kan xhamin gervishtes dhe do ta demtoje gishtin dhe perfundimisht vendosa te mos e bleje :p
 
Titulli: iPhone 5

Apple arrin rekord shitjesh të iPhone 5

iphone-5.jpg
Brenda një ore që ka nisur shitjen online të versionit të ri, iPhone 5, i cili pritet të dalë në shitje në dyqanet e Apple më 21 shtator, kompania ka arritur rekord duke i shitur të gjithë telefonët me porosi.

Dyqani online, që kishte nisur shitjen me porosi të telefonëve, bëri me dije, pas një ore, se porositë e reja nuk do të mund të jenë në dispozion deri më 28 shtator, një javë pasi që smartphone zyrtarisht do jetë në dispozicion nëpër dyqane.

Gjenerata e gjashtë e iPhone përmban një ekran më të madh se paraardhësit dhe është thënë se do të jetë dy herë më e shpejtë, si dhe mundëson qasje në rrjetin e avancuar LTE, aty ku është në dispozicion. /tch
 
Titulli: iPhone 5

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: iPhone 5

SHBA, radhë të gjata për iPhone 5

iphone-radha.jpg
Në Shtetet e Bashkuara kanë nisur të formohen radhët e gjata për iPhone 5-ën, telefoni i fundit i ‘Apple’ që do të mbërrijë në tetë vende.

Konkretisht në Amerikë, Australi, Kanada, Mbretëri e Bashkuar, Gjermani, Hong Kong, Japoni dhe Singapor më datë 21 shtator. Ndërsa pas pak orësh do të jetë i mundur përditësimi i iOS6-ës.

Mes atyre që qëndrojnë në radhë ka edhe nga të ashtuquajturit ‘line sitters’, persona që janë gati të zënë radhë për të tjerë me pagesë.

Sipas blogut Cnet.com, një ditë në radhë kushton nga 40 në 150 dollarë. Rriten kështu ethet për iPhone-in që me mbi 2 milionë porosi të bëra në 24 orët e para, premton shitje rekord.

Edhe mbërritja e sistemit operativ iOS6 po pritet me padurim. Ai do të shkarkohet gratis dhe premton shumë risi.

Gjithashtu do të përmbajë Facebook të integruar dhe një sistem hartash pronë të Cupertino, që ka braktisur Google Maps. /tch

ps: Ja vlen te rish ne radhe per nje telefon?? Fiton gje te humbesh nje dite te tere per ta blere, kur pas nje jave dyqani do jete bosh??? Apo nuk mund te presin me pasi qe e dine "ne treg".
 
Titulli: iPhone 5

Un uroj qe "Ajfoni" te ket nje efekt pozitiv per ekonomin botrore... Edhe ju keshilloj te bleni,qe te kontribuojm per permirsimin e ekonomis.
 
Titulli: iPhone 5

Si mund te mar nje foto nga google dhe ta ngarkoj ketu ne forum nga iphoni?Dmth si meret linku i fotos?
 
Titulli: iPhone 5

Si mund te mar nje foto nga google dhe ta ngarkoj ketu ne forum nga iphoni?Dmth si meret linku i fotos?

te opsionet diku pasi ke hapur foton duhet te kesh nje opsion copy link adress
 
Titulli: iPhone 5

Si mund te mar nje foto nga google dhe ta ngarkoj ketu ne forum nga iphoni?Dmth si meret linku i fotos?

Vendos maus mbi foto, me tastion e djatht kliko dhe hapet nje nenfaqe ku ke ca opsione dhe kliko Open in new window, pastaj merr URL e kesaj New window dhe munde ta besh perndryshe forumi yne e ka veshtiresuar vendosjen e fotove shkaku i ruajtjes se privatesive ;)
 
Titulli: iPhone 5

Si mund te mar nje foto nga google dhe ta ngarkoj ketu ne forum nga iphoni?Dmth si meret linku i fotos?

Hap foton ne Google, shtyp me gjate mbi te, do te dalin 2 opsione " Save image" ose " Copy", zgjidh "Copy", shko tek forumi, e shtyp "Paste", e do kesh imazhin ne katrorin e postimit.
 
Titulli: iPhone 5

Hap foton ne Google, shtyp me gjate mbi te, do te dalin 2 opsione " Save image" ose " Copy", zgjidh "Copy", shko tek forumi, e shtyp "Paste", e do kesh imazhin ne katrorin e postimit.

Zizi azgje nuk del dhe ne kte menyre , ndoshta nga qe une bej copy linkut te fotos qe jep google dhe jo linkut te fotos ndoshta ne iphon nuk ka mundesi per ta mar foton si link
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top