E vërteta rreth Isait a.s - Jezu Krishtit ?

Status
E mbyllur për postime të tjera.

Kosovari

Koha
E vërteta rreth Isait a.s - Jezu Krishtit ?
Fejsal Spahiu
Krishterimi është nga religjionet më të përhapura në botë dhe, nga shumë njerëz, konsiderohet
si një nga religjionet monoteiste, që do të thotë besim në një zot të vetëm. Bazamenti i këtij
besimi që pretendon se është monotheist, është i lidhur ngushtë me atë që për ne është e njohur si
formula e trinitetit.
Krahasime 263 DITURIA ISLAME QERSHOR 2012
Bazuar në formulën e sipërshënuar , të
krishterët pretendojnë se besojnë në një
zot, duke mos i bërë atij shok, zot ky që,
sipas tyre, është i gjallë me shpirtin e tij, është
ekzistues me vetitë (cilësitë) e tij, dhe është
folës (për ne) nëpërmjet fjalëve të tij, dhe në të
njëjtën kohë Ati, Biri dhe Shpirti i shenjtë janë
një strukturë e vetme a bashkuar në Zot. Nëse
do të ndalemi të zbërthejmë këtë formulë dhe
e analizojmë atë, atëherë kjo do të ishte kështu:
Zoti është i gjallë me shpirtin e tij e kjo, sipas të
krishterëve, personifikohet me shpirtin e shenjtë
në formulën e trinitetit, Ai Zoti është ekzistues
me vetitë e tij ose Ati dhe fjala e tij është Isai a.s.,
e për ta demonostruar këtë, klerikët e krishterë
kanë përdorur si sqarim Diellin, i cili, nga natyra
e tij, përmban disa cilësi: Dielli është shkëlqyes,
lëshon nxehtësi dhe njëkohësisht është edhe
përvëlues (djeg) dhe të tria këto cilësi bashkohen
nën një emër, që është Dielli. Bazuar në këtë, të
krishterët vijnë në përfundimin ose në bazën e
besimit të tyre - se Isai është Zoti, ndërsa Isai në
formën e njeriut është biri i Zotit, kurse shpirti i
shenjtë është shpirti i Zotit. Për të argumentuar
ndërlidhjen zanafillëse në formulën e triniteti
ndërmjet Atit dhe Birit, të krishterët marrin për
argument lindjen e Isait a.s. nga nëna e tij pa
baba, duke u munduar ta bëjnë këtë lidhje të
çuditshme të besimit të tyre ndërmjet Atit dhe
Birit, dhe pikërisht këtu vërejmë botëkuptimin
e gabuar të këtij besimi të të krishterëve, sepse
dihet që lindja si fenomen është vetëm një prej
llojeve të krijimit.
Kështu, p.sh., kemi Ademin a.s., njeriun e
parë të krijuar në këtë botë, i cili u krijua nga
mosekzistenca, pra pa pasur as baba e as nënë,
e po ashtu kemi edhe hazreti Havanë, e cila
u krijua nga mashkulli pa ekzistuar femra,
kurse Isai u krijua nga femra - nëna e tij, dhe
ai nuk kishte baba, sa kohë që kemi krijimin e
zakonshëm të njerëzve të tjerë, që ndodh me
bashkimin e çiftit, pra mashkullit e femrës. Dhe
të gjitha këto mënyra të të krijuarit nga ana e
Allahut xh.sh. nuk janë asgjë tjetër përveçse
demonstrimi i fuqisë së Tij të pakufishme
dhe argument mbi ekzistimin e tij për mbarë
njerëzimin. Bazuar në faktin se lindja e Isait a.s.
pa baba do të ishtë argument që vërteton hyjninë
e tij dhe e bën atë zot dhe bir të zotit, atëherë
kjo do të ishte plotësisht e logjikshme dhe më
argumentuese të thuhej edhe për Ademin a.s., që
u krijua nga mosekzistenca, pra pa baba e nënë,
e megjithatë askush nuk pretendon të thotë se
Ademi është Zot apo biri i Tij.
Për të kuptuar më mirë këtë lajthitje të të
krishterëve dhe për të argumentuar gënjeshtrat e
tyre, mjafton të kthehemi në origjinën e krijimit
të këtyre dy personaliteteve - të Ademit dhe Isait
a.s..
Krijimi Ademit a.s.
Tregimi për krijim e Ademit a.s. është prej
atyre çështjeve që kanë arritur në dijeninë
tonë nëpërmjet rrugës së Shpalljes (vahjit). Ky
krijim, në përshkrimin e Kur’anit tregohet se ka
kaluar nëpër disa etapa, që në përgjithësi janë
të përmbledhura ne ajetet kuranore kur Allahu
xh.sh. thotë:“Dhe (kujto) kur Zoti yt engjëjve u
tha: Unë po e krijoj njeriun nga balta e tharë, e
zezë e me erë. E kur ta përsosi atë (në forën e
28 263 DITURIA ISLAME QERSHOR 2012 Krahasime
njeriut) dhe t’i jap atij shpirtin që është krijesë
Imja, atëherë ju bini në sexhde”.(El Hixhr, 28-29)
Krijimi Isait a.s.
Kur’ani famëlartë, sikurse na rrëfen për krijimn
e Ademit a.s., në të njëjtën mënyrë na tregon
edhe për krijimin lindjen e Isait a.s. pikërisht
nëpërmjet këtyre ajeteve kuranore:“Kujto kur
engjëjt i thanë: Oj Merjeme, Allahu të përgëzon
me fjalën e vet (me lindjen e një fëmije si rezultat
i fjalës së Zotit), emri i të cilit është Mesih, Isa,
biri i Merjemes, i famshëm në dynja e Ahiret dhe
nga të afërmit (e Zotit)”. (Ali Imran, 45). Ajo tha:
Zoti im, si mund të kem unë djalë e mua s’më
ka prekur njeriu (nuk jam martuar)? Ai (Allahu)
tha: Ja, kështu, Allahu krijon çka të dojë. Kur Ai
vendos për një çështje, vetëm i thotë : Bëhu! Ajo
menjëherë Bëhet”. (Ali Imran,47)
Pothuaj po të njëjtin rrëfim rreth krijimit të
Isait a.s. e hasim edhe në Ungjillin sipas Mateut
(p.sh.) në kapitullin e lindjes në vargjet 18- 25
thuhet:
Lindja e Jezu Krishtit sipas Mateut
18 Lindja e Jezu Krishtit ndodhi kështu:Maria,
nëna e tij, pasi u fejua me Jozefin, para se të
banonin së bashku, u gjend shtatzënë për virtyt
të Shpirtit Shenjt.
19 Tashti Jozefi, i fejuari i saj, pasi ishte njeri
i drejtë e nuk donte ta çnderonte botërisht,
mendoi ta linte fshehtazi. 20 Posa në mendjen e
vet vendosi të bëjë kështu, ja, iu duk në ëndërr
engjëlli i Zotit dhe i tha: “Jozef, biri i Davidit,
mos ki frikë ta marrësh Marinë, të fejuarën
tënde, sepse foshnja që është zënë në të, u zu për
virtyt të Shpirtit Shenjt. 21 Ajo do të lindë djalë
e ti ngjitja emrin Jezus, sepse Ai do ta shëlbojë
popullin e vet prej mëkateve të tij”. 22 E gjithë
kjo ndodhi që të shkonte në vend fjala e Zotit e
thënë nëpërmjet profetit:
23 “Ja, Virgjëra do të mbesë shtatzënë e do
të lindë një djalë, të cilit do t’ia ngjesin emrin
Emanuel që do të thotë: Hyji me ne”!
24 Jozefi, si u zgjua nga gjumi, bëri siç i
urdhëroi engjëlli i Zotit: e mori në shtëpi të
fejuarën e vet. 25 E, pa pasur marrëdhënie
martesore me të, ajo lindi djalin, të cilit ia ngjiti
emrin Jezus”.
Ky, pra, është krijimi i Ademit a.s. dhe kjo
ishte lindja e Isait a.s. dhe nga kjo bëhet shumë
i qartë fakti se që të dyja (lindjet) ndodhën
me Urdhrin e Allahut xh.sh. dhe Fjalën e Tij
urdhëruese “Bëhu”!, dhe as krijimi i Ademit e
as i Isait nuk ndodhën si pasojë e dëshirës së
të krijuarve, po si pasojë e dëshirës së Allahut
të vetëm Krijues. “Nuk i takoi (nuk ka nevojë)
Allahu të ketë ndonjë fëmijë, I pastër është Ai,
kur dëshiron një send Ai, vetëm i thotë atij:
Bëhu!. Ai menjëherë bëhet”. (Merjem, 35): “Zoti
yt krijon çka të dojë dhe zgjedh kë të dojë, atyre
nuk u takon zgjedhja. I pastër edhe i Lartë është
Allahu nga çka i përshkruajnë për shok”.( El
Kasas, 68). Dhe para nesh shtrohet pyetja: A nuk
është, vallë, krijimi i Ademit më i çuditshëm dhe
më i vështirë sesa lindja e Isait?
Pa dyshim që po, dhe kjo për disa arsye:
1. Krijimi i Ademit a.s. ndodhi nga asgjëja, pra
duke i paraprirë mosekzistenca, kurse lindja e
Isait a.s. është bazuar në një shembull ekzistues ,
pra i paraprin ekzistenca.
2. Krijimi i Ademit a.s. nuk fillon në barkun e
një femre dhe Ademi as nuk qëndroi në të dhe
as nuk lindi duke dalë nga mitra e saj. Kurse Isai
a.s. u krijua në barkun e nënës së tij dhe u rrit në
të e, në fund, doli nga mitra e saj duke qarë.
3. Të gjithë pajtohemi se Ademi a.s. nuk ishte
asgjë më shumë sesa një njeri dhe kaloi nëpër
fazat e zakonshme të jetës njerëzore. Po ashtu
edhe Isai a.s. kaloi nëpër të njëjtat faza të jetës
njerëzore, duke filluar nga fëmijëria, përmes
moshës rinore dhe pjekurisë, e pra, si mund të
themi se ai është zot dhe bir i tij.
4. Ademi a.s. qëndroi për një kohë të caktuar
në Xhenet dhe, në shenjë respekti, iu përkulën
të gjitha melaiket, kurse Isai a.s. jetoi e qëndroi
në këtë botë dhe u ushqye nga gjiri i nënës së tij.
Atëherë, vallë, si mund të themi se Isai është biri
i zotit e zot dhe ta argumentojmë këtë mbi bazën
e asaj se ai lindi pa baba, kur e kemi Ademin a.s.,
i cili u krijua nga asgjëja.
Dhe, në fund, mund të themi se nuk ka
dyshim që e vërteta qëndron në Fjalët e Allahut
xh.sh. në Kur’anin famëlartë:“Mesihu, Biri i
Merjemes, nuk është tjetër, vetëm se i dërguar;
para tij pati shumë të dërguar. Nëna e tij ishte
e drejtë ( e ndershme). Që të dy ata ishin që
ushqeheshin (si njerëzit e tjerë). Ja si u sqarohen
atyre argumentet dhe shih pastaj se si i kthejnë
shpinën së vërtetës”! (El Maide ,75)
 
Titulli: E vërteta rreth Isait a.s - Jezu Krishtit ?

Le ta mbyll dikush kete teme, pasiqe jane te ndaluara temat e tilla me aq sa kam njohuri !

Deuid: Hap ndonje teme per agjerim, pasiqe eshte muaji i shenjte i ramazanit, njoftohen me mire ca muslimane ndoshta, kjo eshte me e drejte, se sa kjo teme dhe temat e tilla
 
O vella mbase eshte muaj i Ramazanit mire do te ishte te mirreshim me veprat e tona te kaluara qe e kane hidheruar ALLAHUN ! Ti e une e te gjithe vellezrit musliman , e jo te mirremi me veprat e te tjereve .
Une me sa me duket per Ramazan me se shumti tema kam hapur. Por ti po i lexon shkrimet e mia vetem mbrapsht , e tani me thua mua je ngateruarr apo je dal jasht teme ! Une te keshilloj mbase seriozisht je interesuar per punen e moderatorit , beje kerkesen per ate dhe te jame i sigurt qe je ne te drejte ne ket qe e thua vazhdimisht.
Vella neve muslimaneve nuk na takon te kemi zili ,inati ndermjet vete! Sepse ALLAHU ka thene muslimani eshte vella i muslimanit ! Une kete artikull e lexova ne nje resvist me la pershtypje dhe e postova. Vella na e kemi obligim te verteten ta tregojm qoft ajo e hidhur per neve .
Feja jone thote muslimani nje grimc mendjemadhesi s'ben me pas. E une vella i kam frik Allahut te bij ne kete gjendje qe te bena mendjemadhe ndaj vellzerve te mij musliman! Allahu na ruajt prej shejatanit te mallkuar.
Nese shkrimi im i postuar eshte ne kundershtim me rregullate forumit , kerkesen e Loverit permbusheni . Qe te jem modest me kete vellaun musliman .
 
Pe: Titulli: E vërteta rreth Isait a.s - Jezu Krishtit ?

Ti ne cdo teme temen po ben propagande duke hedhur njolla mbi fete e tjere...Te rrofte Agjerimi ty,qe mban se ne baze te Kuranit,ne muajin e Ramazanit nuk lejohet propaganda,nuk lejohet fyerja apo ofendimi i tjereve,nuk lejohet te hidhet balte mbi besimet e tjera...Verja cik gishtin kokes e merru me agjerimin tend me mire,se sa vjen e i qan hall besimeve te tjera...
 
Titulli: E vërteta rreth Isait a.s - Jezu Krishtit ?

Bo bo na bene dhe pagane... Shiko sekur te krisheret Kane besu ne nje Zot...vendet e sotme islame kane qene akoma pagane e jo anasjelltas.... Ngeli ky te shpjegoje fene katolike, eshte e njejta sikur te perzihem une ne fene islame. Feja eshte filozofi jete nuk shpjegohet me nje artikull blasfemist.
 
Pe: Titulli: E vërteta rreth Isait a.s - Jezu Krishtit ?

O vella mbase eshte muaj i Ramazanit mire do te ishte te mirreshim me veprat e tona te kaluara qe e kane hidheruar ALLAHUN ! Ti e une e te gjithe vellezrit musliman , e jo te mirremi me veprat e te tjereve .
Une me sa me duket per Ramazan me se shumti tema kam hapur. Por ti po i lexon shkrimet e mia vetem mbrapsht , e tani me thua mua je ngateruarr apo je dal jasht teme ! Une te keshilloj mbase seriozisht je interesuar per punen e moderatorit , beje kerkesen per ate dhe te jame i sigurt qe je ne te drejte ne ket qe e thua vazhdimisht.
Vella neve muslimaneve nuk na takon te kemi zili ,inati ndermjet vete! Sepse ALLAHU ka thene muslimani eshte vella i muslimanit ! Une kete artikull e lexova ne nje resvist me la pershtypje dhe e postova. Vella na e kemi obligim te verteten ta tregojm qoft ajo e hidhur per neve .
Feja jone thote muslimani nje grimc mendjemadhesi s'ben me pas. E une vella i kam frik Allahut te bij ne kete gjendje qe te bena mendjemadhe ndaj vellzerve te mij musliman! Allahu na ruajt prej shejatanit te mallkuar.
Nese shkrimi im i postuar eshte ne kundershtim me rregullate forumit , kerkesen e Loverit permbusheni . Qe te jem modest me kete vellaun musliman .

Deuid,

të gjitha fetë atë që besojnë, konsiderojnë si të vërtetë.
Gjithëkush është i lirë të vendos vetëm. Si do të ishte Bota,
nëse secili do të fillonte të dilte me konkluza të ndryshme
për fenë tjetër? Edhe të tjerët shohin gabime në fenë islame,
mirëpo ne ato i konsiderojmë si antislame dhe përzierje në fenë
e tjetrit.

Pra, në çdo moment nuk duhet harruar të drejtën se çdo njeri është
i lirë të besojë çfarë të dëshirojë.

Edhe propagandat nuk janë të ndaluara absolutisht.
Ti fenë tënde e propagon duke e çfaqur të tjerëve
fytyrën e vërtetë, më të shëndritshme të islamit:
me shembuj! ثshtë e njëjta strategji që përdoret
në reklamat e produkteve: ti e reklamon produktin tënd,
pa e nënçmuar dhe përmendur emrin e produktit tjetër.

Ata e besojnë Isahin në mënyrën e vet, ne në te tonën. Pikë.
Nëse dikush bindet, mirë, nëse jo jep përgjgjësinë vetë.
 
Titulli: E vërteta rreth Isait a.s - Jezu Krishtit ?

oOoOoOo Zeuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuus te lutem denoooooooo me rrufete e tuaaaaaaaaaaaa ketaaaaaa qe nuk perkuleeeeeeen ndaaaaaaaaj madheshtise dhe fuqise tendeeeee ku vet Titanet u perkuleeeeeeeeeeeeen , Dergooooo Plutonin ti bejeee nje xhiroooooo ne Tartara .......
 
Titulli: E vërteta rreth Isait a.s - Jezu Krishtit ?

Por ti po i lexon shkrimet e mia vetem mbrapsht

Nuk po i lexoj mbrapsht o Insan. Po kur dikush eshte me i moshuar se ti dhe i din ca gjera me drejt se ti, respektoje dhe merrja parasysh keshillen, se kot nuk flas. Une s'jam ne kete forum qe nga dita e pare e agjerimit, por me vite te tera. Ndaj, e di me mire se ti se cilat tema shkaktojne percarje cilat jo. Po deshe t'fitosh respekt, ndrysho. Po deshe t'fitosh urrejtje, vazhdo me kete "QYK". Pyete gafin, te tregon me mire.
 
Titulli: E vërteta rreth Isait a.s - Jezu Krishtit ?

vazhdo me kete "QYK". .

Cfare fjalori eshte ky nga ana jote !!!. Nje muslimani si takon ta kete nje fjalore te shprehur ne kete menyre siq e ben ti o vella musliman. Une jame prej muslimaneve dhe dua qe praktika ime ta deshmoj se jame vertet musliman .
Allahu te udhezoft dhe te ruajt prej te keqes !

Ricky_ch , ketu ne forum e di qe ka shume besimtare te fese se krishtere dhe tema e hapur nga une eshte e hapur me ate qellim , qe te informohen se si muslimanet e shohin Jesusin , si djale i zotit apo vetem si pejgamber te Zotit.
Faktet nga teologu jane shtruar ne menyre argumentuse dhe s'mendoj qe eshte ndonje veprim i gabuar nga une per hapjen e temes .
Kush deshiron e lexon kete tem , dhe informohet per realitetin e Jezu Krishitit dhe ne tersi te fese se krishtere . E ata te cilet nuk deshiojn te infrmohen eshte lehet per ta ..!
E ne funde po e perfundoj me Kuran per te verteten rrethe Jezu Krishtit!
ALLAHU ne Kurane thote:“Mesihu, Biri i
Merjemes, nuk është tjetër, vetëm se i dërguar;

para tij pati shumë të dërguar. Nëna e tij ishte
e drejtë ( e ndershme). Që të dy ata ishin që
ushqeheshin (si njerëzit e tjerë). Ja si u sqarohen
atyre argumentet dhe shih pastaj se si i kthejnë
shpinën së vërtetës”! (El Maide ,75)
 
Titulli: E vërteta rreth Isait a.s - Jezu Krishtit ?

A pik e zez ca po na lexojn syt dita dites ncncncncn .
 
Titulli: E vërteta rreth Isait a.s - Jezu Krishtit ?

Tema mbyllet ketu!
Merreni me fene tuaj,propaganda slejohet,cdo kush zgjedh ate qe do
i nderuar hapes i temes ke marre disa paralajmerime,heres tjt do jete decizive
flm per mirekuptimin
klm te gjithe
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top