Në mbretërinë sekrete të Jehovait

Lauri

Anunnak
Nuk e nderojnë flamurin, nuk shkojnë në votime, nuk festojnë ditëlindjet, nuk luajnë shah, nuk ngrenë dolli... Në listën e gjatë të rregullave, renditet edhe mospranimi i transfuzionit të gjakut. Në një intervistë të shkurtër, Elvira, mjekja Dëshmitare e Jehovait që prej ’99 tregon arsyet dhe bindjet e saj, midis nënës, bashkëshortes, besimtares dhe mjekes

Ata janë të sjellshëm, diskretë, fytyra të pastra e të buzëqeshura, optimistë, por edhe vigjilentë në të njëjtën kohë. Kujt nuk i ka ndodhur qoftë edhe njëherë të vetme ta ndalin në rrugë, apo t’i trokasin në derë. Gjithmonë në grupe dy e nga dy. Nuk zemërohen kur i refuzon, kanë gjithmonë durimin për të pritur deri sa të jesh gati. Vështirë të kuptosh a e njohin nervin, inatin, rebelimin, pakufijtë e humorit, kapriçot e zemrës apo trillet e mendjes. Në mos u kanë vënë kapak të gjithave, atëherë këto veçse mund t’i përplasin pa kurrfarë keqardhje në monologje të heshtur. Një besim i fortë, shumë shpesh i paragjykuar, gati-gati i çuditshëm po të kesh parasysh se sa shumë “mos” ka kontrata e tyre me besimin që kanë zgjedhur. Askush nuk i detyron t’i respektojnë, të paktën kështu deklarojnë ata vetë. Askush përveç vetë ndërgjegjes së tyre. Kësisoj, për të 4497 Dëshmitarët e Jehovait që ka deri më tani Shqipëria, të bëheshin pjesë e kremtimeve për 100-vjetorin e Pavarësisë, për nderimin e flamurit dhe çdo embleme tjetër kombëtare, do të ishte e pandërgjegjshme. Ata nuk nderojnë askënd përveç Jehovait. Gjithaq e pandërgjegjshme është për ta të shkojnë të votojnë, ndaj sa herë ka votime, këta të 4497, le të themi që janë bojkotuesit e parë të listave. “Nuk kemi pse të votojmë, të thonë, ne e kemi zgjedhur Mbretin tonë me kohë...”.

Përballë akuzave, ata zgjedhin heshtjen dhe luten
Mashtrues, gënjeshtarë, imponues, përfitues, lodër e masonëve, të çmendur, deri edhe vrasës... Për çfarë nuk i kanë akuzuar! Mbarë media dhe opinioni publik u ka drejtuar gishtin sa herë u është dhënë rasti. Dhe rastet nuk kanë munguar. Jo shumë vite më parë, disa fëmijë e adoleshentë që thuhet se ndiqnin mësimet e Dëshmitarëve të Jehovait kryen vetëvrasje, shpesh të varur në litar, “Për të shkuar sa më shpejt pranë Jehovait... për tu larguar nga kjo botë e mbushur me dhimbje dhe ligësi sa janë ende të papërlyer...”.Por jo më të pakta kanë qenë rastet e stoicizmave në mjediset spitalore. Silvana Hoxha, 24 vjeç në dhomën 18 të katit të gjashtë në spitalin Nr.1 të QSUT-së disa vite më parë, pasi nuk pranoi të merrte gjak.
Pacientët Dëshmitarë të Jehovait refuzojnë kategorikisht të marrin gjak apo t’i nënshtrohen një transplanti. Edhe nëse nuk janë në gjendje të vetëdijshme, ata mbajnë gjithmonë me vete në portofol Kartën personale “Jo Gjak!”. Për ta kjo është si një kartë identiteti. Në të, përveç gjithë deklarimit se çfarë pranojnë dhe çfarë jo në marrëdhënie me mjekësinë, ata kanë edhe kontaktet dhe numrat e telefonit të katër të tjerëve të ngjashëm me ta, të cilët i konsiderojnë njerëzit më të besuar në të tilla raste urgjencash. E megjithë akuzat dhe zemërimin që kanë provokuar në jo pak njerëz, ata asnjëherë nuk janë vënë në vetëmbrojtje, e aq më pak në kundërsulm. Asnjë deklaratë nuk është bërë nga ana e tyre, në asnjë nga rastet e vetëvrasjes së të miturve, ndërsa familjarët shpesh nuk kanë reshtur së akuzuari. I fortë ishte edhe konflikti i prindërve të vajzës që vdiq pas një koma të gjatë në spital me miqtë e saj Dëshmitarë të Jehovait, kur këta kërkonin ti bënin vizita në spital. Sipas asaj që ata besojnë dhe këmbëngulin, nuk ka asnjë rast urgjent i cili të mos e shmangi dot transfuzionin, përfshi këtu operacionet e rënda në të zemrës. Ata këmbëngulin se metodat e tjera alternative janë një zgjidhje shumë e mirë në këto raste, dhe jo vetëm për Dëshmitarët e Jehovait. Sepse gjaku është i shenjtë, sepse gjaku është gjallëria, shpirtëzimi në trupin e njeriut, dhe përzierja e tij është imoralitet frymor. Për ta mbështetur dhe fuqizuar edhe më tej argumentin, ata asnjëherë nuk janë lodhur së sjelli rastet e shumta të infektimit nga gjaku i dhuruar, por edhe plot efekte anësore që i kanosen marrësit.

“Nuk lejohet të...”, një listë jo e shkurtër
Ata nuk mund të festojnë ditëlindjet, Krishtlindjet, Vitin e Ri, festën e Nënës, nuk mund të shkojnë në dasmat e pa celebruara por as në ato të celebruara në Kishë, në sytë e Zotit, edhe pse besojnë shumë në dashurinë njerëzore dhe në shpëtimin që vjen prej saj. Ata nuk mund të marrin e as të japin gjak (sepse transfuzioni është një formë kurvërie), nuk mund të luajnë me letra, as shah, e aq më pak një biletë lotarie. Nuk mund të punojnë në shërbimet ushtarake dhe në asnjë vend tjetër që do t’i detyronte mbajtjen e armëve. Më parë hyjnë në një grevë urie sesa të prekin armët. Nuk duhet të pinë duhan dhe alkool, përveçse disa verërave të përzgjedhura. Ata nuk mund të ngrenë një dolli, as të thonë “shëndet!” kur dikush teshtin. Gratë nuk mund të mbajnë zi për vdekjen e të afërmve dhe burrat e kanë të ndaluar të mbajnë mjekër. Jezusi që ata paraqesin nuk e ka një të tillë. Ai është i bukur, me flokë mesatar, troket në çdo derë dhe bën thirrje për pendesë dhe falje dhe pastaj vdes për shpëtimin e njerëzimit në një shtyllë dhe jo në një kryq... Për këtë ata nuk mbajnë të varur në qafë kryqin, si të gjithë të krishterët e tjerë. Në fund të fundit, ai, edhe sikur, do të ishte arma e vrasjes së Birit të Perëndisë. Ata nuk e njohin Trininë e Shenjtë, djalli ekziston, por ferri jo. E ndërsa botës sonë të vjetër po i vjen fundi që ata e quajnë Armagedon, një tjetër botë e re po përgatitet për ata që do të pendohen dhe do shpërndajnë frymën e Perëndisë. Ndërkaq, vetëm 144 mijë prej tyre janë “njoftuar” me “thirrjen qiellore” dhe, kur të vijë fundi, do të jenë pjesë e familjes së madhe të Jehovait, Zot në qiell. Ata janë “të përzgjedhurit”. Besojeni ose jo na thanë që tre prej tyre ishin shqiptarë..! “Janë edhe tre shqiptarë që kanë marrë “thirrjen qiellore”. ثshtë e mrekullueshme kjo! Ata tani kanë vdekur, të tre. ثshtë vëlla Flloko (i ati i Timo Fllokos) dhe Aretija nga Vlora, si dhe Nasho Dori, nga Përmeti”, na tregon një Dëshmitare prej 12 vjetësh.
(nga Gladiola Bendaj)
 
Titulli: Në mbretërinë sekrete të Jehovait

Une personalisht kam shume miq qe jane "Deshmitare te Jehovait" dhe kam nje respekt te thelle per te gjithe ata..Menyra se si ata jetojne eshte per tu admiruar; Nuk lakmojne pasurine, nuk zoterojne dicka qe nuk eshte e tyre, teper te ndergjegjshem, besnike ndaj njeri-tjetrit dhe njerez me frike Perendie!
 
Titulli: Në mbretërinë sekrete të Jehovait

Une i njoh per nje kohe teper te gjate dhe nuk mundem me i qujt mashtruse..Ma mashtruse i quj priftat e murgeshat qe thojne i sherbejm Zotit demek qe rrine pa u martu kur zoti ne fakt e ka fal dynjan mu shtu e mu shumu e masandej nder vedi s'lajn gja pa ba..Ose hoxha kur thot ban ca tham un e mos ban ca baj un..e s'i perdorin librat e Zotit as njeni e as tjetri..
 
Titulli: Në mbretërinë sekrete të Jehovait

Jo moj naq rri pa marak, un thjesht jam tu shpreh mendimin tem me at ca kam pa me syt e mi jo at qe nigjoj prej tjereve..Per mu ekziston nji Zot as Muhamed e as jezu krisht..Kam ata idenat e mia dhe mjaftojn.
 
Titulli: Në mbretërinë sekrete të Jehovait

Mire ne rregull..Dakort..ca jane pejgamert? cfar rolit lozin ne toke?
 
Titulli: Në mbretërinë sekrete të Jehovait

Paskeni hy shume thelle ne analiza Perendie!
Gjithesicili ka te drejte ne mendimin dhe besimin e vet, por une them, me nje kusht, qe te mos mundohet te me bind mua te besoj ate qe beson ajo/ai, sepse secili ka besimin e tij perderisa besimi dhe veprimet e saj/tij nuk me prekin mua apo komunitetin te cilit i takoj ne vecanti popullit tim.
 
Titulli: Në mbretërinë sekrete të Jehovait

Cfar besimi eshte: vjet ka vdekur nje femer 23 vjeqare shtatzen, e cila duhej gjithsesi te marr gjak, por shkaku i ketij besimi jehovai nuk pranonte as ajo, as dashnori i saj marrjen e gjakut, dhe fatkeqesisht ka vdekur me gjith femijen e saj... (Ka qen e shkruar ne shum gazeta ky rast.)

Perse te mos marr gjak, ne rast nevoje?

Gjak njeri ka qen edhe ai qe i jipej?
 
Titulli: Në mbretërinë sekrete të Jehovait

Me qe na e kujtuat e habiteshme eshte fakti qe nuk eshte hedhur njeri me nga ballkonet prej ketyre, se c`do 3 muaj e degjoje ndonje qe i thoshte Zoti hidhu te vish tek une, lol
 
Pe: Në mbretërinë sekrete të Jehovait

Une skam nerva ti degjoj kur vijne me fol, i them busy busy now e iki...Te shkretet keshtu duken njerez te qete,mundohen te perhapin ate te tyren...
 
Titulli: Në mbretërinë sekrete të Jehovait

Mbreteria ''Vdis sot sepse perndia te ringjall perseri neser''
 
Titulli: Në mbretërinë sekrete të Jehovait

Une i njoh per nje kohe teper te gjate dhe nuk mundem me i qujt mashtruse..Ma mashtruse i quj priftat e murgeshat qe thojne i sherbejm Zotit demek qe rrine pa u martu kur zoti ne fakt e ka fal dynjan mu shtu e mu shumu e masandej nder vedi s'lajn gja pa ba..Ose hoxha kur thot ban ca tham un e mos ban ca baj un..e s'i perdorin librat e Zotit as njeni e as tjetri..

Edhe ty te duket per te admiruar kondita e deshimtareve mos pranojne transfuzion gjaku e nqs femije e tyre eshte duke vdekur ne tavolinen e operacionit?!!!

Martesa nuk eshte per te gjithe, nqs nje njeri sdo te kete mardhenje seksuale duhet ti veme kryqin e ti themi je ANORMAL??? Lexo me shume per ASEXUALITETIN, mbase do kuptosh me shume.

Nqs del nje molle e prishur, automatikisht te gjitha jane te tilla....

Mesoni te vlersoni njeriun per sjelljen qe ka, e jo fene qe ai ka zgjedhur! Sepse te roft feja, nqs ti i ben tjetrit qe ke afer ( qoft ky edhe femija jot!).
 
Titulli: Në mbretërinë sekrete të Jehovait

Cdo besim fetar ka gjerat e saja , e rendesishme esht se jan njerez te mire si shef tu u zi tu u vra e tu u ther me ropt .Perkundrazi i thu hik me gjith jehovain tat ikin pa te fol e pa te kundershtu , pa provje i her thuj kte gje 1 myslimani te vret ne emer te zotit gjithnje .I krishteri i kam ven vizen me kohe si besim qe kur u kapen prifterinjte me pedofili. Deshmitaret e jehovait i njoh nga afer dhe kam jetu afer tyre mund te them qe jan njerez korrekt dhe persona flori , kan dhe ato idet dhe mendimet e tyre por jan kundra dhunes .
 
Titulli: Në mbretërinë sekrete të Jehovait

i kam antipati si persona ...bohh
 
Titulli: Në mbretërinë sekrete të Jehovait
 
Titulli: Në mbretërinë sekrete të Jehovait

Edhe ty te duket per te admiruar kondita e deshimtareve mos pranojne transfuzion gjaku e nqs femije e tyre eshte duke vdekur ne tavolinen e operacionit?!!!

Martesa nuk eshte per te gjithe, nqs nje njeri sdo te kete mardhenje seksuale duhet ti veme kryqin e ti themi je ANORMAL??? Lexo me shume per ASEXUALITETIN, mbase do kuptosh me shume.

Nqs del nje molle e prishur, automatikisht te gjitha jane te tilla....

Mesoni te vlersoni njeriun per sjelljen qe ka, e jo fene qe ai ka zgjedhur! Sepse te roft feja, nqs ti i ben tjetrit qe ke afer ( qoft ky edhe femija jot!).
Ne radhe te pare me vjen keq Sweetzinna qe je keqkuptuar se une thjesht dhash mendimin tim per ta si njerez dhe persa i perket transfuzionit te gjakut, marteses apo besimit ne dicka ato jan gjera qe gjithsecili zgjedh per vete..Une nuk gjykova asnjeri dhe asgje, thjesht shpreha mendimin tim dhe kte e kam bazuar ne eksperiencat e mia, jo ne ato qe dikush me ka thene ose kam degjuar..sepse te gjithe fete qe ekzistojne kan dale nga ne vet njerezit, sepse Zoti eshte NJE e nuk eshte as musliman, katolik apo ortodoks etj etj.
 
Titulli: Në mbretërinë sekrete të Jehovait

Rrapatushe smundesh ne asnje menyre me , me bind qe edhe ti nuk je njera nga ta.

Lexova pak nga shkrimi dhe thuhej aty qe jan te durushem jan ashtu jan keshtu , edhe un do isha i tille po te me paguanin si paguhen ata , sepse edhe puntoret qe paguhen sillen mir me klientit e tyre.
Ka pas X raste kur disa vajza te moshes minorene kan bere vetvrasje duke u njoftuar me ta dhe duke i bere lavazh truri nga ata qe nese vdes me heret takohesh me Zotin ma shpejt e per kete nese eshte e vertet qe i mesojn femijet keshtu at'here do i kisha vjerr nlitar n'mes te qytetit.
 
Pe: Titulli: Në mbretërinë sekrete të Jehovait

Jam dakord me pjesen e te miturve,ka qene nje periudhe ne Shqiperi qe shume femije u vetevrane nga fjalet e tyre...Per pjesen e pageses nuk e di cte them,pasi fundi i fundit cdokush paguhet,hoxha nuk del falas aty e kendon,as prifiti nuk del falas aty e predikon...Ndaj kete pjesen ta anashkalojme...Mos ta bejme qe per para behet e gjithe feja,cfaredo feje qofte...Por ta marrim ne baze te besimit,dmth arsyeja kryesore eshte besimi,pastaj paraja...
Kur thuhet jane njerez me durim,nuk eshte fjala vec kur vijne na kapin neve,e mundohen te na shpjegojne si jane gjerat sipas fese se tyre,durimi mund te jete dhe ne fusha te tjera te jetes ku jo gjithmone paguhesh qe te kesh durim...Durimi nuk paguhet,vertet qe njeriu per para do kalonte edhe vlerat me te cmendura njerezore,por ama kjo dikur do shperthente...Me shume e lidhi durimin me njerezit se sa me vete fene,pasi edhe feja islame,durim thote me njerezit qe sju kuptojne,durim me jobesimtaret qe ti shpjegoni fene tuaj...Tani keta cpo bejne me shume se cbejne fete e tjera??Asgje:)
 
Titulli: Në mbretërinë sekrete të Jehovait

Ne radhe te pare me vjen keq Sweetzinna qe je keqkuptuar se une thjesht dhash mendimin tim per ta si njerez dhe persa i perket transfuzionit te gjakut, marteses apo besimit ne dicka ato jan gjera qe gjithsecili zgjedh per vete..Une nuk gjykova asnjeri dhe asgje, thjesht shpreha mendimin tim dhe kte e kam bazuar ne eksperiencat e mia, jo ne ato qe dikush me ka thene ose kam degjuar..sepse te gjithe fete qe ekzistojne kan dale nga ne vet njerezit, sepse Zoti eshte NJE e nuk eshte as musliman, katolik apo ortodoks etj etj.

Jam kurioze te di si nuk gjykove asgje adhe asnje, kur tere postimi jot ( qe te kam cituar heren e pare dhe ku tu pergjigja) hedh balte mbi fete e tjera, per te nenvizuar sa te mire jane deshmitaret.

Une i njoh per nje kohe teper te gjate dhe nuk mundem me i qujt mashtruse..Ma mashtruse i quj priftat e murgeshat qe thojne i sherbejm Zotit demek qe rrine pa u martu kur zoti ne fakt e ka fal dynjan mu shtu e mu shumu e masandej nder vedi s'lajn gja pa ba..Ose hoxha kur thot ban ca tham un e mos ban ca baj un..e s'i perdorin librat e Zotit as njeni e as tjetri..

Une nuk kam asgje me deshmitaret ( e as me fetaret e tjere), deri ne momentin qe feja nuk nderhyn ne jeten e tjetrit. Eshte e papranueshme qe feja te te DETYROJ te lesh nje femije te vdesi ( se nuk mund te mari gjak te huaj). Ti si njeri qe beson, mund te besh cfare te duash, eshte fiks problemi jot, ske pse i jep llogari askujt, e nqs rri mbi koke e nqs vendos ti mbyllesh hesapet me jeten. Por ne momentin, qe ti si prind vendos mos e ndihmosh femijen tend, sepse feja thot JO, eshte nje problem shume i madh!

E sa per deshmitar, sje e vetmja qe i njeh, njoh dhe une. Nuk po flas me te lexuar, por me rast konkret.
 
Titulli: Në mbretërinë sekrete të Jehovait

eshte zgjedhje e tyre besimi dhe menyra sesi mundohen te depertojne tek tjeret.....A eshte e drejte apo jo filozofia e tyre mbi vdekjen e ringjalljen sia vlen te diskutosh...Ndonjehere me vjen keq kur i shoh qe u perplasin dyert ne fytyre e nuk reagojne....gjithsesi nuk me pelqejne per misterin qe mundohen te mbjellin rreth vetes dhe predikimin e lidhjes se tyre me zotin....Te cosh njerezit drejt vetevrasjes sepse ajo bote eshte me e mire se kjo qe po jetojme me duket kriminale...Zotin mund ta ndjesh afer ne menyrat e jeteses qe zgjedh e ske nevoje me vra veten...
 
Titulli: Në mbretërinë sekrete të Jehovait

Nuk lakmojne pasurine,

LOL, sa qesharake me duket kjo. Po kush nuk e lakmon sot pasurine ?
Dashuria per pasuri eshte thelle e ngulitur ne shpirtin e njeriut, ata qe e mohojne nje gje te tille, thjeshte jane "wanna be hollywood stars", yje qe aktrojne me fjale tjera. Problemi qendron se sa je i zoti ta ndalesh veten tende te vraposh se tepermi pas pasurise, ne menyre qe te mos behesh rob i epsheve tua.

Pastaj, une i kam futur ne shtepine time 2 here deshmitaret e jehovait, njerin e njihja, ngaqe banon afer shtepise sime, dhe vet me thoshte sa paguhet per t'ju trokitur njerezve dere me dere. Perralla jane arsyet tjera...!
 
Titulli: Pe: Titulli: Në mbretërinë sekrete të Jehovait

Jam dakord me pjesen e te miturve,ka qene nje periudhe ne Shqiperi qe shume femije u vetevrane nga fjalet e tyre...Per pjesen e pageses nuk e di cte them,pasi fundi i fundit cdokush paguhet,hoxha nuk del falas aty e kendon,as prifiti nuk del falas aty e predikon...Ndaj kete pjesen ta anashkalojme...Mos ta bejme qe per para behet e gjithe feja,cfaredo feje qofte...Por ta marrim ne baze te besimit,dmth arsyeja kryesore eshte besimi,pastaj paraja...
Kur thuhet jane njerez me durim,nuk eshte fjala vec kur vijne na kapin neve,e mundohen te na shpjegojne si jane gjerat sipas fese se tyre,durimi mund te jete dhe ne fusha te tjera te jetes ku jo gjithmone paguhesh qe te kesh durim...Durimi nuk paguhet,vertet qe njeriu per para do kalonte edhe vlerat me te cmendura njerezore,por ama kjo dikur do shperthente...Me shume e lidhi durimin me njerezit se sa me vete fene,pasi edhe feja islame,durim thote me njerezit qe sju kuptojne,durim me jobesimtaret qe ti shpjegoni fene tuaj...Tani keta cpo bejne me shume se cbejne fete e tjera??Asgje:)

Une njoh hoxhallar qe per nje kohe te gjat skan marr asnje lek ! si tja bejm tani ? qe te kthej pergjigje per tjerat qe ke than kur ke gabuar ne nje gje , sepse as nuk ja ke dijenin se si paguhen hoxhallart apo sa kohe nuk marrin lek ! nuk jan Xhamiat sikur kishat qe me i fal mekatet shkon i jep 10 euro apo ne gjdo mesh len lek aty si nje obligim qe e kan nga kisha ne Xhamia nuk kerkojn lek apo per ti fshir mekatet as nuk e kan obligative.
Duhet te dish nje gje qe te flasesh.
 
Titulli: Pe: Titulli: Në mbretërinë sekrete të Jehovait

Une njoh hoxhallar qe per nje kohe te gjat skan marr asnje lek ! si tja bejm tani ? qe te kthej pergjigje per tjerat qe ke than kur ke gabuar ne nje gje , sepse as nuk ja ke dijenin se si paguhen hoxhallart apo sa kohe nuk marrin lek ! nuk jan Xhamiat sikur kishat qe me i fal mekatet shkon i jep 10 euro apo ne gjdo mesh len lek aty si nje obligim qe e kan nga kisha ne Xhamia nuk kerkojn lek apo per ti fshir mekatet as nuk e kan obligative.
Duhet te dish nje gje qe te flasesh.

O Ado, mos fillojme nga nje cep e te mbarojme ne cepin tjeter. Po i thoja Rapatushes qe hedh balte...e ti ca ben?

Nuk te detyron njeri ne kishe te japesh leke, e aq me shume per mekate. Qe kur nje mekat vlersohet me shume lekesh?!
Mos fol, sa per te folur. Nuk i ben nder fese tende nqs hedh balte mbi tjetren.
Kush ka deshire te japi leke, jep. Si ve njeri thiken ne gryke nqs si jep. Besoj qe dhe ju mund te dhuroni leke per xhamine, psh per mirembajtje ose per te varfrit nqs keni deshire.
 
Titulli: Pe: Titulli: Në mbretërinë sekrete të Jehovait

O Ado, mos fillojme nga nje cep e te mbarojme ne cepin tjeter. Po i thoja Rapatushes qe hedh balte...e ti ca ben?

Nuk te detyron njeri ne kishe te japesh leke, e aq me shume per mekate. Qe kur nje mekat vlersohet me shume lekesh?!
Mos fol, sa per te folur. Nuk i ben nder fese tende nqs hedh balte mbi tjetren.
Kush ka deshire te japi leke, jep. Si ve njeri thiken ne gryke nqs si jep. Besoj qe dhe ju mund te dhuroni leke per xhamine, psh per mirembajtje ose per te varfrit nqs keni deshire.

Askund nuk thash qe ta ven thiken ne fyt ! as nuk permenda qe i detyron dikush !
Pra keto jan fjal te shtuara nga ti.
Une ne Bibel nuk kam lexu qe duhet me dhan lekt , por disa shok katolik qe i kam me kan than A JEPNI JU LEK NE XHAMI ME I FSHI MEKATET ! une vet kam mbetur i habitur nga kjo gje dhe i thash qe JO sepse nuk fshihen mekatet me LEK , dhe ata mua me than qe NA JAPIM LEK PER ME I FSHI MEKATET pra nuk jan gjana qe i them une por qe mi kan than vet katoliket , kurse per lekt tjera qe i lajn ne kish me kan than prap qe ne i qesum ne nje vend qe e ka ven kisha dhe i qesum lekt pra ne nje far menyre i obligon ajo gje.
Edhe ne ne Xhami japim lek por jo me i fshi mekatet.
 
Titulli: Në mbretërinë sekrete të Jehovait

Një besim si gjithë të tjerët me një emër më tërheqës të ''zotit'' të tyre. Shumë po flasim për ato që nuk j'u lejohen por që realisht është intepretimi më strikt i atij që mund të quhet besim në një qënie të mbinatyrshme.E nisim me festat: Në besimin musliman nuk festohet ditëlindje,përveç asaj të Muhamedit. Dasmat bëhen sipas ritit musliman jo si ato që njohim ne (më korrigjoni nëse e kam gabim) Më thoni nëse i lejohet një besimtari të luajë lotari nga ç'do besim qoftë ai, apo nëse i lejohen në përgjithësi lojrat e fatit?Muslimanët mund të pijnë alkool? Ata nuk mund të mbajnë mjekër,muslimanët duhet të mbajnë. E gabuar është të mos mbash kryq? Mua më duket normale edhe jam pro konceptit të tyre që e konsideron kryqin si armën e vrasjes së krishtit.Feja me shkencën nuk ka shkuar kurrë, edhe kjo dihet.Normal është edhe mos pranimi i transfuzionit, përderisa si besimtar beson në shpëtimin e ''zotit'' Duke i parë në tërësi faktorët, jam përsëri i mendimit që ky sekt e interpreton në mënyrën më strikte të mundshme ''fjalën e zotit''
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Në mbretërinë sekrete të Jehovait

O Ado, mos fillojme nga nje cep e te mbarojme ne cepin tjeter. Po i thoja Rapatushes qe hedh balte...e ti ca ben?

Nuk te detyron njeri ne kishe te japesh leke, e aq me shume per mekate. Qe kur nje mekat vlersohet me shume lekesh?!
Mos fol, sa per te folur. Nuk i ben nder fese tende nqs hedh balte mbi tjetren.
Kush ka deshire te japi leke, jep. Si ve njeri thiken ne gryke nqs si jep. Besoj qe dhe ju mund te dhuroni leke per xhamine, psh per mirembajtje ose per te varfrit nqs keni deshire.

Më fal që po ndërhyj, por a ka mundësi që ka keqpërdorime
nga ana e priftërinjve në ndonjë anë, sepse edhe unë këtë
gjë e kam dëgjuar. Bile tek ne ekziston edhe një humor i vjetër
(qumili, cima e leci) ku njeriu paguan për t'iu falur mëkatet?
 
Titulli: Në mbretërinë sekrete të Jehovait

Nuk ka asnje detyrim pagese ne kishe, eshte cdo gje sipas deshires te besimtarit ne te gjitha rastet, qe nga mesha e deri tek dasmat pagzimet etj. Nuk ka detyrim as qe te shkosh ne kishe. Rakomandohet (dhe jo detyrim) qe nje i krishtere jo praktikant te shkoje te pakten dy here ne vit ne kishe, per Pashke dhe Krishtlindje!

Sa per temen nuk kuptohet me shqiptaret sa pak tolerant qe jane ndaj fes se tjeterit, gje e cila na ka karakterizuar gjithmone dhe njohemi si nje vend i rradhe ne bote per tolerance fetare. Ku qendron e keqja e besimtarve te Jehovait ne kendveshtrimin e tyre mbi besimin!?! Te pakten ata deshirojne te vdesin vete per te mos shkelur parimet e fese se tyre. Ndersa dikush ne nje besim tjeter preferon vdekjen e te tjerve sepse beson ndryshe dhe konsiderohen si te pa fe.
Me nje fjale kujt po i bejn keq dhe ke po bezdisin keta besimtar..?
 
Në Zvicër të hiqen direkt nga paga, përveç nëse deklaron se i takon
fesë tjetër apo tërhiqesh nga kisha, përndryshe je i detyruar!

Sa për besimin mund të besojnë në çka të dojnë,
por që janë të bezdisshëm, janë. Shpesheherë
trokasin derë më derë dhe të ofrojnë librat e tyre.
Janë të vetmit që praktikojnë gjë të tillë.
 
Titulli: Në mbretërinë sekrete të Jehovait

Te heqin nga paga cfare..? Mos eshte nje 8x1000 si ne Itali!! Nje taks qe ti duhet tja japesh dikujt (08% te te ardhurave), nje partie politike, nje shoqerie bamirse, kishes, kryqit te kuq, nqs nuk ja jep asnjerit shkojne direkt ne arken e shtetit.
 
Pe: Titulli: Në mbretërinë sekrete të Jehovait

Te heqin nga paga cfare..? Mos eshte nje 8x1000 si ne Itali!! Nje taks qe ti duhet tja japesh dikujt (08% te te ardhurave), nje partie politike, nje shoqerie bamirse, kishes, kryqit te kuq, nqs nuk ja jep asnjerit shkojne direkt ne arken e shtetit.

Quhet taksë për kishën (kirchensteuer), më duket se është 1% nga të ardhurat.
Kjo është e tëra çfarë paguhet. Ekzistojnë edhe shoqata kishtare humanitare,
por atje paguajnë vullnetarisht.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top