Të dua e panjohur !

kanitaa

Antarë
1bfc66743.jpgKet e mora tani ne post nga nje person qe as se njoh dhe as sme njeh.

Me inspiroi aq shume saqe vendosa te fus ne blog dhe te ndaj me ju?

Uroj tju pelqej dhe juve sic me pelqeu mua..Dicka shume e bukur!

Fjalët për një dashurie të panjohur.Në kërkim të të panjohurës...

اdonatë të ëndërroj edhe pse ende s’të kam parë, apo ndoshta të kam parësa e sa herë dhe nuk e kam ditur që je ti, ajo që kërkojë. Po nuk kagjë, këtë do ta mësoj me kohë. Ne mund të kalojmë pranë njëri - tjetrite të mos përshëndetemi apo mund të jemi me mira kilometra larg, por kjonuk ka rëndësi, aspak nuk ka rëndësi, ajo që ka rëndësiështë se unëjam vetëm i yti dhe ti je vetëm e imja sepse kjo është vendosur evulosur ende pa ardhur këtu.


Nuk ka rëndësi, aspak nuk karëndësi nëse më duhet të lodhem duke të të kërkuar ty apo se ti duhet
të lodhësh duke më kërkuar mua, ky është çmimi që duhet të paguajmë për
fitoren. E rëndësishme është se ti më pret dhe unë të pres, se ti më
kërkon dhe se unë të kërkojë, e rëndësishme është se ne do ta gjejmë
njëri tjetrin. Dashuria jonë dhe festa që do të bëjmë do të bëjnë që tëharrohen përgjithmonë ankthi i pritjes dhe ditët e vetmisë.


Nuke di në të kam parë ndonjëherë, por e ndjej se dy zemrat tona janë
takuar mes vete, janë takuar atje, tek burimi i dashurisë, tek ai burim
i pashtershëm ku çdo zemër furnizohet me dashuri, tek burimi, atje
lart.


E di edhe një gjë, e di se të kam parë në ëndërr,
shkëlqimi i fytyrës dhe flokëve të tua nuk më lejoi të të dalloja qartë
fytyrën, por unë e ndjeja se ishe ti, jo s’mund të ishte ndonjë tjetër.
Goja jote nuk më foli asnjë fjalë por buzëqeshja jote më tha shumë, sa
shumë !.


E di edhe se çdo natë shikimet tona ndeshën, atje
lartë në qiell, në yllin më të bukur,a e ke vërejtur ndonjëherë
vezullimin e rrugës që përshkojnë shikimet tona, atje shikimet tona
puthen, atje shikimet tona flasin

E panjohur më kërko, por mos
më kërko shumë se kështu mund të përplasesh në dike tjetër para se të
më gjesh. Më prit por jo edhe gjatë, nëse mendon se po vonohem, nisu,
do të më hasësh rrugës duke ardhur tek ti


Kujtohu, ndoshta jemi parë! Po ku se ? Ndoshta tek porta kur po hynim këtu, në këtë skenë që e quajmë JETث.

اdo e njohur që takojë më bënë të mendojë për ty e panjohur.


Epanjohur s’ka rendësi që nuk të njoh, unë të dua. Ti ke diçka timen dhe
unë kam diçka tënden. Dhe atë ditë kur të njihemi do na duket se jemi takuar me mija vite e ate dit dot jem njeriu me i lumtur ne bote.Respekt per ty
 
Titulli: Të dua e panjohur !

Deri tash, hove, hove edhe besoja ne dshurine ne shikim te pare;) po kesaj kam pershtypjen ti themi dashuri ajrore :kapele
 
Titulli: Të dua e panjohur !

para ca vjetesh na fusnin poshte dere ca letra, ku u shkrunte nje histori e dikujt, dhe thoshin ta shperndani ne 12 shpi tjera se ndryshe do ju ndodhe ndonje fatkeqsi:LOL


se di ket histori me kujtoj kjo leter,
 
Pe: Të dua e panjohur !

- I shkruaj asaj që kurr nuk e takova, asaj që në zemër ende e mbaj dhe që nga fillimi e dashurova.
I shkruaj zërit që kurr se dëgjova, dashurisë që mbet vetëm në mendje, asaj që vetëm e ënderrova.

- I shkruaj një femre që e dua shumë, i shkruaj i shkruaj, doren s’mund ta ndalë, i shkruaj në megjes, ditën,
në mbrëmje, në mesnatë, i shkruaj dhe kur jam në gjumë. I shkruaj pa zemër se zemrën time e ka ajo të falur nga unë .

- I shkruaj në letra, por kujt nuk e di, Enigmes, ënderres që në foto se pashë, i shkruaj asaj për të cilen mbaj zi,
i shkruaj asaj që në të, në dashuri rashë.

- I shkruaj zemrës që mundohem ta përvetsoj, asaj të cilës dashurinë që kam ndaj saj nuk din ta kuptojë.
 
Titulli: Të dua e panjohur !

Do te ishte vertet abstrakte te me ndodhte nje gje e till. Asnjeher nuk jam dashuru ne shikim te pare, kuptohet ne shikim te pare merr nje pershtypje apo nje perkufizim siperfaqesor per personin ne fjale po asesi te dashurohemi ne te, sepse nje gje e till nuk zgjate shume e ne heshtje shuhet.
 
Titulli: Të dua e panjohur !

Kjo eshte nje leter qe i kushtohet dashuris e jo personit mendoj. E panjohura eshte personi qe do dashurojm kur ta njohim, kur ta shohim, kur ta takojm, kur ta perqafojm e ta puthim.....


Letra eshte shperthim ndjenjash qe deri ne momentin qe e panjohura eshte e tille atehere dashuria nuk ka celur akoma ajo eshte platonike.
Cdo njeri mund te shkruaj per dashurin e tij qe ka ne zemer e shpirt edhe pse eshte i vetem e pse nuk e di se kush ai\ajo qe do.

Dashuria eshte fakt, ne e dime qe do dashurojm tere jeten, dashuria nuk eshte e vetme, nuk eshte nje, dashuria eshte unike kur gjen personin tend, ate qe te perket.Te Dashurit vijn e ikin por dashuria jo, ajo te shoqeron ne cdo moment dhe kur ti je ne gabim ajo pret derisa te jesh gati per ta degjuar.


Oh dashuria me shikim te pare...hemmm cfare nostalgjie. Dashuria me shikim te pare kujtime te mrekullueshme :D. Mendoj se te gjithe dashurojm me shikim te pare, trupi deshiron, mendja trillon dhe ai imazh qe kemi para syve na dritheron cdo here; ah kjo dashuria qe sheh pertej syve....kjo dashuria qe zgjon pasionet ne cdo moshe :)
 
Titulli: Të dua e panjohur !

Kushedi Ku E Ka Vjedhur Kete :p
 
Titulli: Të dua e panjohur !

po po dhe pastaj u zgjua ...... dhe vazhdimi

Djali qe e shkruajti kete vrau veten duke mbajtur frymen dhe vajza kur e pa kete situate tragjike ju pikellua zemra dhe gjeti dike tjeter tja ngjise
 
Titulli: Të dua e panjohur !

Shiko fotografinë 16377Ket e mora tani ne post nga nje person qe as se njoh dhe as sme njeh.

Me inspiroi aq shume saqe vendosa te fus ne blog dhe te ndaj me ju?

Uroj tju pelqej dhe juve sic me pelqeu mua..Dicka shume e bukur!

Fjalët për një dashurie të panjohur.Në kërkim të të panjohurës...

اdonatë të ëndërroj edhe pse ende s’të kam parë, apo ndoshta të kam parësa e sa herë dhe nuk e kam ditur që je ti, ajo që kërkojë. Po nuk kagjë, këtë do ta mësoj me kohë. Ne mund të kalojmë pranë njëri - tjetrite të mos përshëndetemi apo mund të jemi me mira kilometra larg, por kjonuk ka rëndësi, aspak nuk ka rëndësi, ajo që ka rëndësiështë se unëjam vetëm i yti dhe ti je vetëm e imja sepse kjo është vendosur evulosur ende pa ardhur këtu.


Nuk ka rëndësi, aspak nuk karëndësi nëse më duhet të lodhem duke të të kërkuar ty apo se ti duhet
të lodhësh duke më kërkuar mua, ky është çmimi që duhet të paguajmë për
fitoren. E rëndësishme është se ti më pret dhe unë të pres, se ti më
kërkon dhe se unë të kërkojë, e rëndësishme është se ne do ta gjejmë
njëri tjetrin. Dashuria jonë dhe festa që do të bëjmë do të bëjnë që tëharrohen përgjithmonë ankthi i pritjes dhe ditët e vetmisë.


Nuke di në të kam parë ndonjëherë, por e ndjej se dy zemrat tona janë
takuar mes vete, janë takuar atje, tek burimi i dashurisë, tek ai burim
i pashtershëm ku çdo zemër furnizohet me dashuri, tek burimi, atje
lart.


E di edhe një gjë, e di se të kam parë në ëndërr,
shkëlqimi i fytyrës dhe flokëve të tua nuk më lejoi të të dalloja qartë
fytyrën, por unë e ndjeja se ishe ti, jo s’mund të ishte ndonjë tjetër.
Goja jote nuk më foli asnjë fjalë por buzëqeshja jote më tha shumë, sa
shumë !.


E di edhe se çdo natë shikimet tona ndeshën, atje
lartë në qiell, në yllin më të bukur,a e ke vërejtur ndonjëherë
vezullimin e rrugës që përshkojnë shikimet tona, atje shikimet tona
puthen, atje shikimet tona flasin

E panjohur më kërko, por mos
më kërko shumë se kështu mund të përplasesh në dike tjetër para se të
më gjesh. Më prit por jo edhe gjatë, nëse mendon se po vonohem, nisu,
do të më hasësh rrugës duke ardhur tek ti


Kujtohu, ndoshta jemi parë! Po ku se ? Ndoshta tek porta kur po hynim këtu, në këtë skenë që e quajmë JETث.

اdo e njohur që takojë më bënë të mendojë për ty e panjohur.


Epanjohur s’ka rendësi që nuk të njoh, unë të dua. Ti ke diçka timen dhe
unë kam diçka tënden. Dhe atë ditë kur të njihemi do na duket se jemi takuar me mija vite e ate dit dot jem njeriu me i lumtur ne bote.Respekt per ty

ababa kjo eshte: po hedh grepin e te shohim kush e kafshon ,ncncccn Shaka ,tani seriozisht...ky eshte nje atentat kunder asaj, dashuroj nje person real
 
Titulli: Të dua e panjohur !

KJo me shum ngjason me ate filmin mesazhe ne shishe.
 
Titulli: Të dua e panjohur !

po shume e bukur.......por sikur te kishte cuna qe dashurojne kshu si ky ne leter :p
 
Pe: Të dua e panjohur !

hahahah,,sikur dashuria te ishte fjal te panjohurish,,
do kishim me te lehte konvertimin nga iluzionet e romancave ne realitet..:)
 
Titulli: Të dua e panjohur !

Te dua e panjohur sepse keshtu me thot shpirti edhe kete me ndjen zemra te te them se te dua pafund
 
Titulli: Të dua e panjohur !

Pershendetje dhe flm per gjith qe keni nda kohen e juaj per ta lexu ket :engjell:
 
Titulli: Të dua e panjohur !

Jo!
Nje te panjohur s"mund ta dua :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top