Baba “i moshuar”, femije me jetegjate

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Një lajm i mirë për të gjithë ata meshkuj që vendosin të bëhen prindër në një moshë madhore. Një studim i Northwestern University në Shtetet e Bashkuara arriti në përfundimin se meshkujt madhorë, mbi 40 vjeç “u dhurojnë” fëmijëve të tyre kromozome më të mbrojtura nga plakja.

Në studimin e nisur disa vite më parë, u përfshinë 2 mijë prindër filipinas. Rezultati: prindërit me moshë madhore 40 apo 50 vjeç u trashëgojnë fëmijëve të tyre jetëgjatësi më të madhe se sa ajo e fëmijëve nga prindër të rinj në moshë.

Diferenca sipas studiuesve amerikanë bëhet nga telomeret, apo pjesët e vogla të ADN-së që ndodhen në fund të çdo kromozomi. Nga ajo çfarë shkenca di për telomeret deri më sot, ato nuk përmbajnë informacione gjenetike, por kanë një rol parësor në jetëgjatësinë e qelizave. Këto pjesëza të ADN-së trashëgohen më “të pjekura”, “më të gjata” dhe më të forta nga prindërit “e moshuar”.

Telomeret, apo “kapakët mbrojtës” të kromozomeve “lindin” me një gjatësi të caktuar, me kalimin e viteve gjatësia e tyre konsumohet, paralelisht mbrojtja e kromozomeve dobësohet e qelizat plaken më shpejt. Përjashtim nga ky rregull bëjnë telomeret e spermatozoidëve, të cilat me kalimin e viteve nuk shkurtohen, por zgjaten. Pikërisht kjo veti e tyre përcakton edhe ndryshimin e “jetëgjatësisë” së fëmijëve nga prindër meshkuj në moshë me ata më të rinj./Shqiperia
dad_baby.jpg
 
Titulli: Baba “i moshuar”, femije me jetegjate

Shpresojme te jete e vertet mqs u kujtuan cik vone kur me linden mua :p
 
Titulli: Baba “i moshuar”, femije me jetegjate

ahhahahaha si ju behet qejfi vjeshtukeve me pak :p
 
Pe: Titulli: Baba “i moshuar”, femije me jetegjate

Sa eshte i vertet studimi ?


Ta thot vete fjala eshte : Studim...Nuk thote eshte provuar shkencerisht,eshte vertetuar perfundimisht etj etj...:)
 
Titulli: Baba “i moshuar”, femije me jetegjate

Ka edhe rreziqe tjera te behesh baba ne moshe madhore...Mund te dali femije me probleme (me aq sa kam lexuar).
 
Pe: Titulli: Baba “i moshuar”, femije me jetegjate

Ka edhe rreziqe tjera te behesh baba ne moshe madhore...Mund te dali femije me probleme (me aq sa kam lexuar).


Se besoj,ka rrezikshmeeri per femren lindja ne moshe madhore,mbi 45 vjec me duket,por jo per mashkullin...Gjithmone mesa di une...
 
Titulli: Baba “i moshuar”, femije me jetegjate

Se besoj,ka rrezikshmeeri per femren lindja ne moshe madhore,mbi 45 vjec me duket,por jo per mashkullin...Gjithmone mesa di une...

Ka edhe rreziqe tjera te behesh baba ne moshe madhore...Mund te dali femije me probleme (me aq sa kam lexuar).

Shkenca e dashur na e ka zbritur moshen posht 40, dmthn sa me heret aq me mire per femrat, se ka filluar dhe menopauza te shfaqet me heret, keshtu qe kush ka ndermend te bej femije, ti bej sa me shpejt.

Per meshkujt eshte ndryshe, sepse ata prodhojne spermatozoida tere jeten ( edhe pse duke u plakur, ulet dhe cilesia dhe shpejtesia e spermatozoideve, por nuk eshte e pamundur te behen baba).
 
Titulli: Baba “i moshuar”, femije me jetegjate

BoOoMBaStiCk 1 Orë Më Parë #12438 Po femija mund te ket probleme kur prinderit jan ne mosh madhore? Sepse e kam degjuar shpesh...
Femije, pas krijimit ( i vetmi rol i mashkullit), ka pune me mamane, e cila i mbeshtet zhvillim gjate 9 muajave (-/+). Nqs mamaja eshte ne mosh te madhe, fillojne problemet, fillojne ndryshimet hormonale e smund te perballoj baren, fillojne semundje te ndryshme ( diabet, hipertension qe mund te shfaqen tek femrat shtazane aq me shume nqs jane ne moshe), e me sa eshte vertetuar femrat ne moshe lindin me shpesh femije me malformacione/ sindrome te ndryshme.

Mashkulli ka rol vetem nqs ka semundje qe i transmeton gjenetikisht, perndryshe nuk nderhyn dot.
 
Titulli: Baba “i moshuar”, femije me jetegjate

Paska hajr edhe prej ktyre pleqve LOL LOL...Mire do sihte sikur te jete i vertete si lajm se kohet e fundit degjoj shume raste per cifte qe per arsye te ndryshme behen prind ne mosha pak te shtyra LOL
 
Femijet e lindur nga baballare te vjeter jane me jetegjate

Thuhet se meshkujt që bëhen prindër në një moshë të madhe janë më tolerantë, më të dhembshur dhe të përkushtuar si dhe kalojnë më shumë kohë me fëmijët e tyre
Por duket se mosha e madhe e një mashkulli që vendos të bëhet baba ka edhe një përfitim tjetër, akoma edhe më të madh.


Images.jpg

Kështu, shkencëtaret kanë zbuluar se fëmijët e lindur nga baballarë në një moshë të madhe, kanë mundësi më të shumta që të jetojnë më gjatë.

Sipas shkencëtarëve, pasardhësit e lindur nga baballarë më të vjetër në moshë kanë telomere më të gjata, një strukturë e veçantë në skajet e kromozomeve që mbrojnë kundër procesit të plakjes.

Telomeret janë disa pjesë të vogla ADN-je që ndodhen në fundet e çdo kromozomi. Pjesa fundore e ADN-së është mjaft e paqëndrueshme: shkatërrohet kimikisht dhe mund të pësojë rikombinime më shpesh se pjesa tjetër e molekulës.

Telomeret kanë një rol të rëndësishëm (akoma të pa-kuptuar mirë) në jetëgjatësinë e secilës qelizë. Për shembull, ato shkurtohen në mënyrë të vazhdueshme gjatë çdo ndarjeje mitotike qelizore. Shkencëtarë që drejtuan studimin matën gjatësinë e telomereve të ADN-së në gjakun e 1179 të rinjve filipinas dhe nënave të tyre dhe në këtë mënyrë përcaktuan moshën e etërve të fëmijëve dhe gjysherve të tyre.

Ata zbuluan se gjatësia e telomereve tek pasardhësit ishte e lidhur jo vetëm me moshën e babait të tyre në momentin që ata kanë ardhur në jetë, por edhe të gjyshit nga ana e babait.

Sa më shumë të vonohet koha kur ndodh riprodhimi te mashkulli, aq më shumë rritet gjatësia e telomerit.

Studimi i publikuar në ‘Proceedings of the National Academy of Sciences’ sugjeron se riprodhimi i vonuar i babait mund të rrisë gjatësinë e telomereve me kalimin e kohës, të cilat janë të afta të nxisin jetëgjatësinë te pasardhësit e ngjizur prej tyre.
B;ikub.al
 

Attachments

  • Images.jpg
    Images.jpg
    28.2 KB · Shikime: 0
Titulli: Baba “i moshuar”, femije me jetegjate

Kshu qe goca beni hygjym e turr e vrap se po e bete me plakun :plakush:po mendoje bebushin dhe jo ate qe po mendoni ju :hello:s'do keni nevoje ta dergoni as ke mjeku, madje as per vaksinime te rregullta :lol:
 
Titulli: Baba “i moshuar”, femije me jetegjate

Mir qeka puna po me pelqen ky studim , do jetokam gjat :).
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top