Love
βeℓℓe â๓e
Mendoj se shumë prej nesh kanë lexuar copëza nga shkrimtarë të huaj, që u kanë ngelur në mëndje.. Atëherë një temë për keto copëza zhgarravinash nga poet e shkrimtarë të huaj, mund të na japin këtë sofër të vogël letrare të shprehisë së ndjenjave të momentit, të pasionit për letërsinë, të të shprehurit të realitetit të sotem me anë të këtyre zhgarravinave dhe copëzave nga letërsia e huaj..!
Shumëfishimi i personalitetit, dashuria për vetminë, të kesh një vend ku të ikësh nëse jeta bëhet e rëndë, brenda teje, është diçka që askush nuk mund të ta heqë, është e vetmja gjë që me të vërtetë e zotërojmë, e të mendosh se masa ikin nga vetvetja duke kërkuar shoqërinë!
Unë jam një UJK.. por jo vetëm kaq, nuk është kurrë kaq e thjeshtë, si mendimi jonë idiot, jeta..!
Ujku i Stepës – Hermann Hesse
" Dhe ja që sonte do t’i jepja fund komedisë. Thyej qafën për në shtëpi Hari, dhe hiqja vetes! Gjatë ke pritur.
I kapluar nga mërzia, vija vërdallë rrugëve të qytetit. Natyrisht, se kishte qenë e papëlqyeshme nga ana ime t’jua shaja stolitë e sallonit njerëzve të ndershëm, por ç’i bën, unë s’mundesha ndryshe, s’mundja ta duroj më këtë jetë të mirë, ama lajkatare.
Dhe me sa shihej, edhe vetminë s’e duroja dot më, madje edhe vetveten fillova ta urrej.
A thua kishte rrugëdalje?
Jo, s’kishte. O nënë, o babë, o zjarr i shenjtë i rinisë sime! Asgjë s’më kishte mbetur nga këta, as edhe pendimi, veç dhimbjes dhe neverisë.
Me sa duket, asnjëherë më parë s’më qe dhimbsur më shumë se tashti fakti, që duhet të jetoja.."
Ujku i Stepës (1927), një nga kryeveprat e Herman Hesse..
Një akt akuze kundra kohës së tij, një kritikë ndaj dekandencës së civilizimit perëndimor, vazhdimësi që shpreh luftën mes kafshërisë dhe shenjtërisë së një shpirti të përjashtuar, mes instiktit dhe arsyes, ndjeshmërisë dhe shpirtit..