Euro 2024

Biletat për ndeshjen e 12 tetorit Shqipëri-Çekinë janë shitur. Ndoshta shumë nuk janë informuar që ato dolën në shitje, e të tjerë mund të kenë qëndruar me orë të tëra në faqen e FSHF-së duke mbajtur radhën, por pasi ishin afruar mundësisë për të blerë biletën e tyre, e shihnin veten sërish në fund të radhës! Ndoshta për probleme teknike!

Interesi për këtë ndeshje është i jashtëzakonshëm pasi një fitore do ta siguronte kualifikimin në Kampionatin Europian dhe kjo duket se ka krijuar vështirësi në gjetjen e një biletë edhe pse stadiumi ka 22 mijë vende. Bileta mendohen se kanë dalë në mbrëmjen e së premtes në shitje, atëherë edhe kur FSHF nxori një njoftim në Facebook, por tashmë që faqja është më e lirë, njoftimi është që nuk ka më asnjë vend të lirë në stadium.Pas fitores madhështore ndaj Polonisë, ku Kombëtarja mori edhe kryesimin e Grupit E, të gjithë janë entuziastë. Skuadra e Sylvinho bind me lojë, entuziazmon mbështetësit në tribuna dhe ka shansin më të mirë që të sigurojë pjesëmarrjen në “Euro 2024”, që do të zhvillohet në Gjermani.

Me një rezultat pozitiv kundër Republikës Çeke, ky objektiv do të hipotekohej. Të gjithë tifozët, edhe ata që Kombëtaren e kanë ndjekur rrallë në stadium, duan të jenë në mbështetje të skuadrës. Duan të emocionohen dhe të festojnë me kuqezinjtë, që i kanë bërë krenarë më tepër se çdo gjë tjetër.
Screenshot_216.jpg
A2news.com
 
Une sedi kur u shiten
Mu as nk mu hapte fare faqja
Ktu ka tradhtii burra ☹️
 
Rumania shpëton paq, pas ngjarjeve skandaloze në sfidën me Kosovën, që shkaktuan ndërprerjen e ndeshjes.

Pas banerit diskriminues të tifozëve, të lejuar nga autoritetet, Federata Rumune e Futbollit u gjobit me 52 mijë euro. Vendimi përfshinte 1 mijë euro gjobë për çdo minutë që ndeshja ishte ndërprerë
Disiplinori i UEFA-s vendosi që Rumania të luajë edhe një ndeshje pa tifozë. Masat nuk i përshtaten aspak pretendimeve të Kosovës që kërkonte dënime edhe më të ashpra për ngjarjen dhe shpresonte ta fitonte ndeshjen në tavolinë.

A2news.com
 
UEFA dënon Shqipërinë pas ngjarjeve në ndeshjen kundër Polonisë. Komisioni i disiplinës dhe etikës vendosi 44 mijë euro gjobë federatën.

30 mijë euro për ndezjen e flakadanëve nga tifozët, hedhjen e sendeve në fushë dhe akte dëmtuese të ndeshjes me Poloninë.
14 mijë euro të tjera gjobë u vendosën për organizimin e dobët të ndeshjes, që lidhen me bllokimin e rrugëve publike.

Vërejtje ka patur për mos sigurimin e kërkesave minimale mjekësore, por edhe për moszbatimin e një strategjie të duhur të ndarjes së biletave dhe për mediat e paautorizuara në fushë.

Po ashtu UEFA vendosi të mbyllë sektorët veriorë dhe jugorë të stadiumit Arena Kombëtare, më saktësisht tribunat mbrapa portave. Ky vendim është lënë në provë, duke nënkuptuar se tribunat nuk do të mbyllen efektivisht në sfidën e 12 tetorit me Republikën Çeke.
Ky dënim do të hyjë automatikisht në fuqi nëse episodet e evidentuara do të përsëriten gjatë një periudhe 2-vjeçare.

Dënime të ashpra këto të UEFA-s kundër Shqipërisë, që përveç humbjeve monetare, tani rrezikon seriozisht të humbasë edhe mbështetjen e tifozëve më të zjarrtë.

A2news.com
 
Formacioni i mundshëm, Sylvinho pa surprizashqiperia-stervitje-1280x720.jpg
Sot në mbrëmje gjithë vëmendja është te Kombëtarja shqiptare. Kuqezinjtë përballen me Republikën Çeke dhe në rast të një fitoreje, rruga për në Gjermani do të ishte shumë e thjeshtë.

Ekipi mbylli përgatitjet në Arenën Kombëtare, ku një tjetër lojtar ka shqetësuar trajnerin Sylvinho. Armando Broja nuk do të jetë i gatshëm për kuqezinjtë për shkak se ka ndjerë dhimbje në gjurin e operuar. Stafi mjekësor nuk ka preferuar ta rrezikojë 22-vjeçarin dhe për këtë lojtari nuk do të jetë i disponueshëm për trajnerin Sylvinho.
Sa i përket formacionit që braziliani pritet të hedhë në fushë, nuk do të ketë shumë ndryshime nga ndeshja me Poloninë. Në portë e nis Berisha, mbrojtja nga krahët me Hysaj dhe Mitaj, ndërsa në qendër, në mungesë të Ismajlit, me shumë gjasa do të luajë Arlind Ajeti së bashku me Berat Gjimshitin. Mesfusha me Asllanin dhe Ramadanin që do të jenë në vijën e parë dhe pëpara tyre qëndron Nedim Bajrami, ndërsa sulmi është me treshen Asani, Seferi dhe në qendër Sokol Cikalleshi.

Kuqezinjtë janë vetëm një hap larg një bilete për në Gjermani. Dueli luhet sot në mbrëmje, duke nisur prej orës 20:45, në Arenën Kombëtare në Tiranë.

A2news.com
 
2-0 them une qe do dalin
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top