Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Vesi më i keq që keni patur dhe e keni hequr

Kam nja 2 vese te keqija dhe shumeeee vese te mira. Por problemi eshte qe spo i heq dhe skam ndermend ti heq ato veset e keqija. Kshu qe kujt ti pelqeje te me duroje kujt mos i pelqeje me plasi dmth as me behet vone. Lol
 
Kam nja 2 vese te keqija dhe shumeeee vese te mira. Por problemi eshte qe spo i heq dhe skam ndermend ti heq ato veset e keqija. Kshu qe kujt ti pelqeje te me duroje kujt mos i pelqeje me plasi dmth as me behet vone. Lol
Bruto ,ndryshe ska,kush sdo koken per muri??
 
Te tund kemben kur jam nervoze ??
 
  • Më pëlqen
Reactions: NGU
E kam thene nje here,cigarja edhe bixhozi,kam edhe nje ves tjeter po apo e heq dot.. ?
 
Jam njeri pa vese.

Mu kujtua 1 shkrim i Bled Manes per veset/huqet e shqiptareve lol .. me poshte:

Kanë një shprehje interesante tironcit e vjetër: Vesi del me shpirtin. Për veset e lindura edhe shkenca ngre duart lart por sot flasim për veset e mësuara apo të kopjuara. Si racë e rrahur nga dimër i ashpër dhe diell përvëlues, me jastëk malin dhe legen me ujë të kripur detin, duket se përvetësojmë në mënyrë të pavullnetshme disa zakone të pështira prej të cilave nuk ndahemi kollaj. Një shtëtitje nëpër rrugët rurale apo urbane, nëpër fshatrat apo qytetet tona nuk përbën asnjë dallim. Femra dhe meshkuj të veshur ndryshe, të qethur ndryshe, më këmbë apo me makinë, të kamur apo të skamur që sillen dhe reagojnë njësoj. Para jush nje e nga një huqet më të ndyra e më të spikatuar që formojnë një pjesë të identitetit tonë sharlatan:

1-Femrat që shkojnë dyshe ose treshe në banjë.
Ndjehen më të sigurta, furça njera-tjetrës dhe pa dyshim me brekë nëpër këmbë pak thashetheme të shpejta.

2-Shkundja e cigareve në filxhanin e kafesë.
Mirë që rrimë gjithë ditën në kafe duke marrë në gojë gjithë dynjanë por as higjenë dhe estetikë personale nuk tregojmë. Pasi mbarojmë së rrufituri kafenë vazhdojmë shkundim hirin dhe fikim cigaren në filxhanin ku para 3 minutash puqnim buzët dhe po në atë filxhan nesër unë ose ti do pimë sërish kafen e rradhës.

3-Shfryrja e qurrave dhe gëlbazat e hedhura vend e pa vend.
Je duke ecur me gruan ose me shokët? Një hap shkëputës majtas ose djathtas, me dorën e djathtë blloko vrimën e majtë të hundës, merr frymë thellë dhe shkëpute. Qurret me shpejtësi skëterrë lëshohen direkt në trotuar. Më pas edhe një nxjerrje gëlbazash dhe sekrecionesh, fërkim duarsh në vend të pastrimit dhe vazhdo ec pa më të voglin siklet.

4-Kruajtja e koqeve në publik.
A mund të jesh burrë nëse nuk kruan koqet në publik? Duhet pak superioritet dhe vitalitet. Ça jemi ne, pjeshka???

5-Takat e larta buzë detit.
Këto torrollaket tona mirë që hapen bythësh gjithë vitin në Bllok por edhe kur shkojnë për pushimet e verës në Jal ose Dhërmi shikon të njëjtat fytyra por kësaj here me një ndryshim. Të xhveshura me rroba banjoje por pa hequr scarpinat, takat e larta e duke shitur pordhë para laçianëve ose vlonjatëve buzë detit të Jugut.

6-Dhjerja me emergjencë
Studimet e fundit tregojnë se shumica e shqiptarëve dhjesin shpejt, bëjnë dush shpejt dhe ngasin makinën shpejt. Të duket sikur axhenda e tyre është super e ngjeshur por në të vërtetë shpejtësia e tyre nuk i çon asgjëkundi. 2 minuta dhjerje, 3 minuta dush, 4 minuta vozitje me makinë, 84 minuta kafe&llafe.

7-Kolektivitet bastexhinjsh
Megjithëse qeveria mbylli lojërat e fatit, fatin e tyre nuk e lanë jetim. Djem e burra që zgjohen e ngrysen me kofiçentë rezultatesh në kokë.Emocione dhe ndjesi të tjetërsuara. Abandonim të familjes dhe shoqërisë. Para të shpenzuara për bllofet e ndyra dhe në fund katandisje halabakërie pa askënd pranë.

8-Zagarë të politikës
Çdo ditë shajmë e mallkojmë politikën dhe aktorët e saj. Anatemojmë liderë e parti. Urrejtje patetike dhe neveritje por...dhe vjen dita e zgjedhjeve. Ne sharësit mbajmë të parët rradhën për të votuar të sharët.

9-Vetëm sumq@mat lidhin rripin e sigurimit
Dukesh si legen me atë rrip. Pse e vë, apo të të shajnë? Pse e lidh apo të shesësh pordhë...
Ah e morre vesh? Vdiq, vdiq në një aksident në autostradë. Ekspertët thanë nëse do kishte lidhur rripin e sigurimit do kishte shpëtuar.

10-Meshkuj llapaqenë
Pavarësisht namit, gratë e shkreta janë më racionale. Ato janë gjithë ditën të zëna. Punë te shteti ose te privati, bërje pazari, kujdes për fëmijët, gatesat, punët e shtëpisë, telenovelat orientale dhe ndoshta një kafe me shoqet. Burrat shqiptarë? Intrigantë dhe thashethemexhinj që mbulojnë këto perversitete të poshtra me mashkullitetin dhe pamjen e rëndë në fytyrë. Hipokrizi me 5 yje kjo e jona.

11-Besimtarë hipokritë, frikacakë me patentë.
Nëse shkon në kishë, xhami apo teqe në rast festash do gjesh karakurvat, kryekriminelët, hajdutët, maskarenjtë e politikës. Njëri ndez qiri, tjetra mbulohet me perçe, njëri mban kreshmë, tjetri ramazan. I luten e i përgjërohen Perëndisë në mënyrën më të paskrupullt dhe sapo dalin nga pragu i kultit fetar, shkojnë sërish si qeni te muti. Rifillojnë mashtrimet, vjedhjet, vrasjet.

12-E shajmë dhe e mallkojmë Shqipërinë
Me përjashtim të rasteve kur ka ndeshje futbolli midis Shqipërisë ose Greqisë ose Serbisë dhe Shqipërisë dhe patriotizmi ynë shpërthen si bombë molotov, pas 24 orësh fillon refreni kanceroz kolektiv:
Ky vend nuk bëhet, do iki, nuk rrihet këtu, pa bukë, pa ujë, pa drita!
Dhe ikin, ikin e dergjen në kurbet. Larg vendit të tyre pa krushqi, pa kafe të stërzgjatura, pa njohje, me drita, pa thashetheme, me ujë, pa diell, me bukë, pa miq. Rrinë gjithë ditën 24 orë në internet duke parë çfarë ndodh me vendin e tyre, me njerëzit e tyre. Dhe kur u shkon Sinan Hoxha atje në kurbet me koncertet e tij, shkojnë me vrap të dëgjojnë tallava, të kërcejnë dhe ashtu tapë nga alkooli dhe nostalgjia qajnë dhe qurraviten:
-Kur të vdesim na varrosni në Shqipëri se këtu në emigrim nuk na q... njeri!
🤣🤣🤣🤣🤣
 
Kersisja gishtat e dores gati me i thy
Kur del naj pucerr ne fytyre o e ngacmoj o plas :p
Ket te fundit akoma se kam lene plotesisht por ne tentativa e siper
 
  • Haha
Reactions: NGU
Nese quhet ves
nuk kthej pergjigje kur jam me nerva
Los me floket
Por kam fillu ti heq .
 
s'kam tani, por kur kam qene e vogel mami me ka thene qe mbyllja 1 sy sic bejme prej dielit. Ama e mbyllja dhe dite me vransira. Thote gjithashtu qe me ka rrahur mir e mire 1 here dhe prej asaj dite s'e kam mbyll me syrin. 🤣🤣🤣
Flitet ketu e 25 vite dmth 😁
 
s'kam tani, por kur kam qene e vogel mami me ka thene qe mbyllja 1 sy sic bejme prej dielit. Ama e mbyllja dhe dite me vransira. Thote gjithashtu qe me ka rrahur mir e mire 1 here dhe prej asaj dite s'e kam mbyll me syrin. 🤣🤣🤣
Flitet ketu e 25 vite dmth 😁
Kam un 1 shok qe e ka ves dhe sot je tu fol me te e mbyll njanin sy gjithe kohes 😂😂
 
Kam qen tip se nuk duroja .
Tani me nuk ekam ate ves..jam shum e qet dhe nuk parapelqej fare hiq te kthej gjerat ne te njeten monedh.
 
Një ves që e kam hequr 🤔
Nuk i besoj çdo fjale të thënë. As çdo veprimi. As më pak çdo premtimi 😁
 
Kam pasur 1 ves që përgjoja njerëzit pas dere.
Më nxirrte mami jasht dhome se dëshirontë të fliste thashetheme me tezet.
Un i dëgjoja ama nuk i përhapja.
Ndonjëherë edhe sot e kësaj dite i përgjoj.
 
Vesi më i keq....kam dashur dhe respektuar më shumë seç duhet ,por tani me limit çdo gjë 😅
Naiviteti im,edhe kjo është zbehur 😏
Vetëm veset e mira kan ngelur tani që jam rritur 😅
 
Të flej me diell e ri me hënë 🙂
 
Cigaren..
 
Vesi i vetem ka qene FV. Sic shihet nuk kam hequr dore akoma prej tij! 🙄
 
Kërcitjen e gishtërinjve🙂po hala se kam heq.
 
Kërcitjen e gishtërinjve🙂po hala se kam heq.
As unë s'e kam heq 🥺më duket sikur më shplodhen kur i kërrcas
 
më është bë ves të ngas veturën me shpejtësi... po përpiqem ta lë, por është më e vështirë se që duket në shikim të parë...
😬
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back