Mosdegjimi ne bashkbisedime!

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Problemi i "Mosdegjimit" eshte nje problemi "I pa rrahur"; i pa konsumuar ne shoqerine tone, kryesisht. Nuk e kam fjalen per organin e vesheve dhe as me sistemin e degjimit por me ego-n apo Un-in tone per te mos degjuar. Aftesia per te degjuar gjate nje komunikimi ndoshta eshte nder faktoret me te rendesishem te arritjes se objektivit te komunikimit si forme e cdo zgjedhje te duhur. Pra nuk munde ta konsiderojme veten te afte per te komunikuar nese nuk kemi durimin per te degjuar. Secili nga ne i shef gjerat prej kendveshtrimeve te ndryshme dhe te rrallet jane apo me mire te them nuk egzistojne fare ata qe shofin cdo kend te cdo problematike. Duke pare gjerat nga prizmi apo kendveshtrimi yne gjithsesi egziston ai prizmi i erret te cilin ose ne nuk e shofim fare ose e shofim te turbullt. Jo rralle ndodhe qe mu ky kend te jete sqarimi i tere asaj qe ne duam ta kuptojm dhe nese kete kend nuk e kemi analizuar apo e kemi verejtur turbullt ateher edhe ajo cfare duam te kuptojm munde te jete me mjegull. Se paku kjo mangesi ndoshta do na eliminohej nese degjojme sepse bashkbiseduesi yne munde te prek ate kend te pa pare nga ana jone. Nga mos ndalesa per te degjuar dhe nga mungesa e kesaj aftesie shpesh ndodhe qe bashkkomunikuesit i biejne te njejtit tel dhe nuk kuptohet ose ose jane aq afer por duke konsideruar qe bashkkomunikuesi po bene vetem zhurme, largohen nga mendimi i njejte. Cfare dmth. nese ju dhe bashkbiseduesi jeni ne te njejtete vale dhe nuk kuptoheni? Dmth. se ju nuk keni durimin te degjoni.
Nese nukd degjojme njeri-tjetrin atehere kemi te bejme me mos respekt te bashkbiseduesit dhe si rezultat nuk ka debat.
Cfare perbene tek ju mosdegjimi apo degjimi? Veq mos me thuani se nuk keni problem me te?!
 
Titulli: Mosdegjimi ne bashkbisedime!

Mosdegjimi per mua ne veqanti ben mosnjohjen e personit vete individit duke anashkaluar gjithmone dhe duke i thene se ka te drejte per mos tu zgjatur me te .............Kjo per fat te keq ndodh shpesh ne shoqerin shqiptare te meson nje njeri se si duhet dicka ne nje fushe qe e ke studiuar per vite te tera kjo te ben qe ti mos te mesosh nga experienca e tij/saj dhe personi bashkebisedues mos te mesoje nga experienca e jote :(:(.........ne psikologji trajtohet kjo teme edhe menyra per degjuar zgjidhet duke perdorur nje objekt si rradhe e te folurit kush e mbane objektin e ka rradhen e te folurit dhe kur mbaron ja kalon tjetrit ...........
 
Pe: Titulli: Mosdegjimi ne bashkbisedime!

Mosdegjimi per mua ne veqanti ben mosnjohjen e personit vete individit duke anashkaluar gjithmone dhe duke i thene se ka te drejte per mos tu zgjatur me te .............Kjo per fat te keq ndodh shpesh ne shoqerin shqiptare te meson nje njeri se si duhet dicka ne nje fushe qe e ke studiuar per vite te tera kjo te ben qe ti mos te mesosh nga experienca e tij/saj dhe personi bashkebisedues mos te mesoje nga experienca e jote :(:(.........ne psikologji trajtohet kjo teme edhe menyra per degjuar zgjidhet duke perdorur nje objekt si rradhe e te folurit kush e mbane objektin e ka rradhen e te folurit dhe kur mbaron ja kalon tjetrit ...........

Con_uk,


ate çfarë ke thënë më lartë me të kuqe nuk ka të bëjë me mosdëgjim, por se me bindje se ti ke studjuar
dhe tash s'mundet një tjetër të tregojë ty diçka në atë fushë. Në fakt ky është vetëm një arësye më tepër,
për mos ta dëgjuar dikend që ka të thotë diçka.

Gjatë diskutimit, duhet çdonjëri të dëgjohet çfarë thot, pamarrëparysysh saktë apo gabim.
Mosdëgjimi në fakt konsiderohet sjellje e keqe, mosedukatë. Një njeri që ka studjuar,
që veten konsideron si të edukuar e din se si duhet të flitet me një të pagdhendur.
Besoj, se din secili ku mund të çoj një bisedë e një mjeku dhe bariu, njëri mund të flet
për lisa e tjetri për fshisa edhepse çdonjëri prej tyre mund të jetë një dëgjues i mirë.
Pra, për një komunikim të mirëfilltë nuk mjafton vetëm ta dëgjosh, por duhet edhe dijeni
e zgjuarësi.

Por, sidoqoftë, nëse njeriu niset nga bindja se tjetri nuk din apo ai nuk ka çfarë të të thotë
(mësojë) gjithashtu çon në një komunikim të dështuar, por nëse niset njeriu nga fakti
se në një bisedë të gjithë kanë të drejta të barabarta dhe se meritojnë të dëgjohen edhepse
nuk kanë kualifikim të caktuar, komunikimi do të jetë gjithmonë i suksessëm, e më së
shumëti përfiton ai që nuk din.

Gjithashtu, shembull i mirë ky që përmende në fund për ta ushtruar dëgjimin.
 
Pe: Mosdegjimi ne bashkbisedime!

Do e ndaja mosdegjimin ne dy kendveshtirme;
1_Mosdegjimi ndaj asaj qe ne mendojm qe sj'a vlen..ta degjosh,,apo lexosh apo reagosh..(ketu hyn,,degjushmeri te ndryshme,si kundrejt nje individi/ceshteje/polemike/debati/apo veprimi te caktuar qe shkaktohet nga nje seri bashkebisedimi/esh,ne fome dialog/logesh qofte kjo.)
2_Mosdegjimet egoiste,,ose mosdegjimet qe anashkalojm,,ndoshta sepse nxitohemi,s'kemi kulturen e pershtatshme,,per te kapur thelbin e asaj ideje,problemi apo fushe ne te cilen bisedohet,,dhe kjo con ne menjanimin e degjimit,,(dhe replikimn e gabuar shpeshhere)ne momentin qe nuk ndjehesh mire apo nuk gjen veteveten,,ne ate qe degjon.
Degjushmeria ne vetevete eshte nje parameter qe formohet ne baze te shum faktorve,,(formimi,largepamsia,horizonti ne te cilin ti vlerson tjetrin/en perball)..
Pra eshte nje veti qe jo te gjithe e gezojm.
Degjushmeria,,eshte respekt ndaj vetes dhe tjetrit,
Ama jam dhe me kete:Se jo gjithkend dhe gjithkund ja vlen te degjosh,,apo te japesh mundesin e nje debati,,apo diskutimi ,,nepermjet degjushmeris.
Ne funde te fundit koha eshte e cmuar,,me mire e kaloj duke degjuar i kenge,,se sa duke degjuar lloj -lloj budalliqesh,.(qe ne keto raste fatekeqsishte nga ana e bashekefolsit folet dhe me kopetenc,,kjo e ben dhe mete padurueshme degjushmerin ndaj tjetrit/res qe ke perball.)
Pra ne kete rast kemi parimin.." TENXHERIA DUHET ME GJETE KAPKUN"..kur ky rregull pershtatet,,besoj qe ka degjushmeri te mire mes bashkebiseduesve.
 
Pe: Mosdegjimi ne bashkbisedime!

Teme e bukur plakush...

Faktikisht e ke pershkruar shume bukur mosdegjimin,une do thosha edhe mosvemendje...Skam ca te shtoj ne pjesen e pershkrimit por do ndalem pak tek rendesia qe ka...Te degjosh nje person tregon shenje respekti,edhe nese biseda e bere mund te mos jete ne shijen tende,por te pakten tregon nje respekt,nje edukate tenden vetjake...Kjo gje varet edhe tek njeriu,edhe tek durimi qe tregon...
Une kam durim shume,per te degjuar,per te lene te tjeret te flasin,pavaresisht se mund te mos jem dakord me mendimin e tyre,por deshiren per te degjuar e kam...Ndoshta kjo lidhet edhe me shkollen,nga vete profili qe duhet te degjoj dhe te kem durim me njerezit...Gjithsesi ka disa gjera qe njeriu i injoron apo mosdegjon me deshire,si pelqen personi,si pelqen ajo qe thote,ose bindet ne vetvete qe sja vlen te degjohet...Si tip jam pak selektive,ne kuptimin e shoqerimit dhe te folures,por kur vjen fjala per te degjuar dhe lene hapesire tjetrit per te folur jame hapur me te gjithe,pavaresisht se me pas me mendjen time bej selektimin ca te mbaj e ca ti jap drejtim...Por respekti per bashkebiseduesin dhe veten qendron ne durimin e degjimit...Eshte shume lehte per gjerat qe sna pelqejne ti themi,ti qepe ose mos me fol etj etj,por edukata personale i ka lejon limite te tilla...

Ke bere nje pyetje cik te sikletshme ne fund ti plakush mistrec:p...A kam probleme?Po edhe sme degjojne o plakush cti bej eee:DPor do e quaja problem nese si degjoj une,nese sme degjojne mua ska rendesi une prap se prap timen e them:)
 
Titulli: Mosdegjimi ne bashkbisedime!

Mosdegjimi apo mospajtimi ne nje debte eshte per ate se ' pala biseduese nuk bindet apo i kundershton spjtohet me faktet e dhena nga pala tjeter .Edhe pse ato fakte mund te jen te verteta dhe bindese 'por si shkaq i ndegjimit te egos se tij ' kundrjet fakteve te dhena per ate qeshtje ' vien deri te mos pajtimi per ate tem te diskutuar.
Une nuk e shohe mos respekt 'por si gjendje shpirterore qe nuk mund te pritetet me shume nga ai-ajo.
Une per veti kur me keshillon dikush per diqka qe nuk kam njohuri per ate qeshtje ' jame pranues i keshilles sme vjen merzi fare.
 
Titulli: Mosdegjimi ne bashkbisedime!

une si degjoj ca qe filozofojne qe n pike te mgjesit...si kane nerva njeher...:p
 
Titulli: Mosdegjimi ne bashkbisedime!

Un nuk esht se nuk e kam probleme me kte fenomen,,por un i kam te fiksuara ato qe dua,,kur dua te bej lufte kerkoj antaret per te cilet kam nevoj,,e kshtu anasjelltas kur dua te lexoj dike,,e di se ku duhet te kerkoj,,i kam te ndara te gjitha,,

jeni te mrekullueshem!:kercim:
 
Titulli: Mosdegjimi ne bashkbisedime!

Pjesa me e varfer e nje bisede apo komunikimi ....kur flet nje ''gjuhe'' dhe prap nuk kuptohesh.
Merita e nje bisede nuk eshte vetem mirekuptimi por dhe degjimi deri ne fund, kur nuk e degjon dike deri ne fund nuk ke sesi te japesh nje pergjigje ,ta mohosh apo ta pohosh.
 
Titulli: Mosdegjimi ne bashkbisedime!

Me pelqen shume kjo thenje :

"Mos u fjalos as me një njeri të urtë e as me një mendjelehtë, sepse i urti nuk do të të çmojë, ndërkaq mendjelehti do të të ofendojë!"
 
Titulli: Mosdegjimi ne bashkbisedime!

E di që e përdor shpesh por për mua është një thënie e artë ''Të edukosh një njeri është e thjeshtë por është e pamundur të edukosh bindjet e tij'' Ne jemi të prirur që të marrim edhe të kuptojmë si të vërteta absolute ato që kemi mësuar diku më errët edhe i konsiderojmë si njohuri të plota. Sigurisht që ''kundërshtimi'' i të vërtetave tona nga bashkëbiseduesi sjell edhe atë mosdëgjimin apo moskuptimin (me dashje) të diçkaje që mbase nuk është aq e errët, mbase nuk është në ndonjë ''cep'' debati por është atje para nesh ,dhe ne thjesht bindim veten që nuk është.Nuk besoj se do të jetë ndonjë njeri aq i hapur drejt komunikimit sa të mund të ndryshojë bindjet e tij. Ne si qënie njerëzore fodullëkun apo unin e kemi të shenjtë,(për më tepër shqiptarët) fillimisht duhet të bindemi që personi me të cilin po komunikojmë mund të na mësojë diçka edhe më pas të ndërtojmë norma të asaj që quajmë komunikim.Pra për ta dëgjuar bashkëbiseduesin edhe për tu bashkuar tek thelbi i cili mbase është i njëjtë por i shprehur me fjalë të tjera na duhet të kalojmë një pengesë më të madhe, vetveten edhe arrogancën e ''atij që di gjithçka''. Nuk besoj se është çështje mungese respekti pasi ky është reciprok edhe shumë rrallë mund të gjesh fajtorin, më tepër është një bindje e krjuar që për një çështje të caktuar ky njeri nuk më mëson dot gjë dhe rrjedhimisht kemi edhe mos-dëgjimin.

Tek unë ç'farë përbën? Sinqerisht nuk është se më bën shumë përshtypje, ashtu si pjesa tjetër edhe unë kam atë ''botën'' timë të të vërtetave dhe normalisht që është e vështirë të dëgjoj dikë që më thotë të njëjtat gjëra por në një mënyrë të tijën.Kjo për mosdëgjimin në përgjithësi si fenomen mëse me ndikim në shoqëri.Për të thënë atë që duhet edhe atë që duhet të dëgjojnë (lexojnë) njerëzit: mund të them që jam tip i cili pëlqen të debatojë edhe patjetër të dëgjojë , pse jo të kapë ndonjëherë edhe ato copëzat që i mungonin , por kjo ndodh gjithmonë vetëm me dikë të cilin e konsideroj si të aftë që të më bëjë të kap edhe thelbin edhe copëzat e asaj për ç'ka po bisedoj. Nëse një njeri nuk e respektoj aspak noramlisht që edhe nuk e ''dëgjoj ''aspak.Kështu them se janë një pjesë e mirë e njerëzve edhe këtu në forum por thjesht përpiqen të thonë atë që është e mira të jenë , jo ajo ç'ka janë me të vërtetë.
 
Titulli: Mosdegjimi ne bashkbisedime!

un kur bashkbisedoj ne forum ne formen e "luftes" me ndodh shpesh qe te mos e lexoj deri ne fund ate qe thuhet,,pasi duke patur eksperienca te shpeshta me disa antar,,njeriu meson edhe mynyren e tyre,,dhe e din per mendesh,,mjafton qe tu lexosh 2 rreshtat e pare,,per te ditur se c´far shkruhet deri ne te fundit,,dhe per mua kta jan ajo pjesa qe un bashkbisedoj me se shumti me ta ne forum,,
kurse esht nje pjes tjeter qe vetem i lexoj,,dhe mu kan mesuar syte ti shoh ne forum qysh i vogel dhe me duken si te familjes,,nuk dyshoj ne ta,,prandaj dhe as nuk i ndjek shum ne diskutimet e tyre sepse e di qe smund te me bejn gje te keqe,perkundrazi,,,gjithashtu di dhe qe ata skan nevoj per mua,,prandaj un mbes i angazhuar krejtesisht me nje tjeter pune ne forum,,,gjithashtu mbes edhe per cudin time,,nje nga antaret me te pa pam te kti forumi !
 
Redaktimi i fundit:
Re: Mosdegjimi ne bashkbisedime!

Problemi i "Mosdegjimit" eshte nje problemi "I pa rrahur"; i pa konsumuar ne shoqerine tone, kryesisht. Nuk e kam fjalen per organin e vesheve dhe as me sistemin e degjimit por me ego-n apo Un-in tone per te mos degjuar. Aftesia per te degjuar gjate nje komunikimi ndoshta eshte nder faktoret me te rendesishem te arritjes se objektivit te komunikimit si forme e cdo zgjedhje te duhur. Pra nuk munde ta konsiderojme veten te afte per te komunikuar nese nuk kemi durimin per te degjuar. Secili nga ne i shef gjerat prej kendveshtrimeve te ndryshme dhe te rrallet jane apo me mire te them nuk egzistojne fare ata qe shofin cdo kend te cdo problematike. Duke pare gjerat nga prizmi apo kendveshtrimi yne gjithsesi egziston ai prizmi i erret te cilin ose ne nuk e shofim fare ose e shofim te turbullt. Jo rralle ndodhe qe mu ky kend te jete sqarimi i tere asaj qe ne duam ta kuptojm dhe nese kete kend nuk e kemi analizuar apo e kemi verejtur turbullt ateher edhe ajo cfare duam te kuptojm munde te jete me mjegull. Se paku kjo mangesi ndoshta do na eliminohej nese degjojme sepse bashkbiseduesi yne munde te prek ate kend te pa pare nga ana jone. Nga mos ndalesa per te degjuar dhe nga mungesa e kesaj aftesie shpesh ndodhe qe bashkkomunikuesit i biejne te njejtit tel dhe nuk kuptohet ose ose jane aq afer por duke konsideruar qe bashkkomunikuesi po bene vetem zhurme, largohen nga mendimi i njejte. Cfare dmth. nese ju dhe bashkbiseduesi jeni ne te njejtete vale dhe nuk kuptoheni? Dmth. se ju nuk keni durimin te degjoni.
Nese nukd degjojme njeri-tjetrin atehere kemi te bejme me mos respekt te bashkbiseduesit dhe si rezultat nuk ka debat.
Cfare perbene tek ju mosdegjimi apo degjimi? Veq mos me thuani se nuk keni problem me te?!

Te pergezoj ,per temen Kitrra :)

Atehere ,meqe e ke hap kete teme them se te ka ndoll edhe ty kjo gje :)

Ketu ne FV ,nuk njoh njeri personalisht.Te them te drejten jap mendimet dhe pervojen time dhe nuk nisem aspak te debatoj me dike.
Pra ne fakt debatoj me veten.
Nuk dua te dal shembullore ketu e te them kuptohem me te gjithe ,se do ishte utopi.
Por cilesia e komunikimit, zhvillohet gradualisht..

Aftesia jote te paketosh nje informacion ,sa me afer se vertetes, i jep tjetrit mundesine te te kuptoje ,degjoje dhe te pranoje ANEN TENDE TE SHIKIMIT TE GJERAVE.

Ne jeten reale ,,ndoll shpesh qe nuk kuptohemi ...Sidomos me njerezit qe i kemi afer ,duke mos "ja vene veshin" ,sepse e marrim per baze qe tashme e njohim si jashte brenda...Ne gjullurdine e jetes harrojme qe po keta njerez ndryshojne dhe pikerisht per kete meritojne vemendjen tone.

Ama ka dhe nje me fal, qe e perdore me perulje nese e shoh qe i kam bere nje padrejtesi....
 
Pe: Mosdegjimi ne bashkbisedime!

Atehere duke i anashkaluar shkaqet qe ndikojne ne mosdegjimin e dikujt apo ne mos venien rendesi fjaleve qe thone ne pergjithesi apo si parim, dhe duke i perqendruar vetem tek vetja do te thoja:

1- Ne jeten reale degjimi i tjetrit behet me me lehtesi, pasi ndikon shume prania fizike e tjetrit, plus pastaj shikimi ne sy etj. Pra deri sot sikur skam hasur ndonjeher probleme vetem ne rastin kur perfshihesh ne nje debat dhe qellimi nuk eshte sqarimi apo diskutimi por anon tek : Kujt ti dale e vetja:p
Gjthss them se kto vitet e fundit durimi im sikur eshte dobesuar cikez... dhe nuk kam me ate qetesine e dikurshme per ti degjuar deri ne fund gjerat. U kuptuam 2-3 here pastaj hap rruge, te jete kush te doje gabim. Nqs jam une kerkoj falje pa problem, nese eshte tjetri e kaloj ashtu, dhe e harroj.

2- Ne forum: Ketu eshte cikez me e veshtire pasi thjesht e "degjon"(lexon pra) tjetrin nepermjet germave, plus nuk e di as me ca intonacjoni e ka thene:p...lol.. se ka raste kur vendosen ca figurina po hajde mere vesh pse i vendosin...haha.... Ama ne fakt jam dakort dhe une me ty, qe kultura e te degjuarit mungon ndjeshem te shumica prej nesh. Arsyet pastaj jane nga me te ndryshmet: efekti kohe, perceptimi, kendveshtrimi i gjerave ndryshe, karakteri i njeriut, egoja apo uni qe keni permendur ju, pra qellimi pse i futesh nje bisede apo debati, eshte konstruktiv duke qene te hapur ndaj mendimit tjwetrit apo behet per te dale mendimi yt me i miri, etj.... Meqe dhe ne rastin e pare shembull pata veten, dhe ketu po e sjell prap si shembull. Lexoj me vemendje vetem ato tema qe me interesojne dhe me buken te dobishme, si dhe kur kam komentuar me seriozitet. Pranoj qe shume here ndonje teme qe s'me duket kushedi e kaloj me shaka. A kam durim ta degjoj komentuesin tjeter? Varet nga koha. Me pare i lexoja me vemendje ndersa tani, thjesht nje sy i hedh komentimeve te shkurtra pasi kohen e kam sh te limituar, plus disa mendime sic ka thene Alberti e di si vijojne kshuqe i bej nje scan vetem:p...
 
Titulli: Mosdegjimi ne bashkbisedime!

Nje mike imja mbi degjimin dhe mosdegjimin

Ndodh shpesh ne fakt qe te degjojme pa degjuar me te vertete. Sepse jemi teper te zene me bindjen qe versioni yne eshte ai i drejti, keshtu qe fjalet e tjetrit na du​ken thjesht zhurma qe sherbejne per te mbushur e plotesuar pauzat qe lejon ti. Jo gjithmone veme re peshen dhe kuptimin e vertete te atyre fjaleve.. kete e bejme duke mos respektuar tjetrin ne radhe te pare, e duke i hequr vetes mundesine per te pasur nje perplasje te drejte mendimesh, kendveshtrimesh. Duhet te fillojme te tregohemi me pak egoiste me shume tolerante. Sepse te arrish ne piken ku, ne diskutim e siper ti as nuk merr mundimin te gjesh nje rruge te perbashket komunikimi, por qe ne pikenisje ti veteshpallesh fitimtar i padiskutueshem.. kjo eshte mungese tolerance, nje fare mbylljeje e ngurte kundrejt asaj qe ne pamje te pare eshte e ndryshme nga konceptimi yt, dhe duke qene e tille duhet refuzuar, kundershtuar deri ne fund! Keshtu i bejme keq vetes, keshtu mashtrojme veten. Dakort, arrite te fitosh fjalen e fundit, e nga ana tjeter arrite heshtjen e dorezuar. Po me pas? Do ndihesh me mire? Cili eshte trofeu yt? Eshte me te vertete aq i cmuar dhe i deshiruar ai trofe?
 
Titulli: Mosdegjimi ne bashkbisedime!

Duke qen te ndryshem me bindje te ndryshme e karaktere po aq te ndryshem dhe me diference moshash te medha degjimi ne dhenie opinionesh e bashkbisedime behet edhe me i veshtire. Ne flasim e shpesh here themi se e kuptojm mendimin e tjetrit por perseri nuk e kemi te qarte edhe sepse fjala e fundit duhet te thuhen nga ne (une). Uni yn eshte si nje qenie tjeter e cila na pengon te degjojm e te keshillohemi.
Mosdegjimi dhe mos pajtimi ne debate ose me mire mos respektimi i mendimit te tjerit (sidomos ne nje faqe sociale virtuale--forum) ndikon edhe fakti se ketu cdo njeri eshte i huaj per tjetrin dhe e sheh si te detyrushme te thote konceptin dhe bindjen e tij pertej dhe mbi tjetrin.........Por mendoj se edhe frika e gjykimi eshte nje element tjeter e cila con ne limite mentale.


Komunikimi i mire, i shendosh nuk egziston. Po te shohim edhe debatet televizive psh. Pra cdo bashkbisedim dhe debat devijon ne ate qe bie ndesh, pra me interesin............
Nje mendje e hapur nuk do te thote vetem te mos jesh paragjykues apo liberal moralisht, por do te thote te jesh i hapur per te degjuar dhe pranuar te tjeret ne ate qe jan e ate qe thone......do te thote te kesh nje ego personale qe e ushtron mbi veten. (keshtu e mendoj un te pakten :--P)

ah personalisht jam nje bashkbiseduese e mire :p ...kam nje problem tjeter ..ne momentin qe ve re se tjetri spo me degjon e spo kupton, nuk insistoj, parashtroj edhe nje here mendimin tim me thjesht,me nje fjal me te qarte e kaq :D...............Mendoj edhe dicka tjeter......problemi i egos perfundon kur kjo eshte e plotesuar. E kur ta kemi egon te mbushur atehere edhe do degjojme. (kjo vjen me plotesimin dhe kompletimin e vetes...me eksperienca pune, jete dhe ndjenjash ....me fat dmth ;))

Mosdegjimi ne bashkbisedime po te vihet re eshte i theksuar tek moshat me te reja. kjo ndodh sepse duan te ndihen te vleresuar dhe te "rritur". Aftesit nuk ju mungojn ne fakt :)
 
Redaktimi i fundit:
Mosdegjimi,ose ndryshe sme plas se cfare thua ti.
Te gjitheve na ndodh te jemi duke folur,e personi qe kemi perballe te mos i interesoje se cfare je duke thene.
Me ka ndodhur.
Une po flisja per nje problem, tjetra qe kisha perball po fliste per te dashurin.
Ne ato caste ju ktheva aq keq saqe at dite e at dite kishte frike te afrohej;).
Kur ske deshire te...degjosh me mire mos u shoqero me mua:p.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top