Brazil: Arrestohen tre kanibalë që hanin trupat e femrave që vrisnin

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Cannibals-300x222.jpg


Një burrë, gruaja dhe e dashura e tij, u arrestuan në qytetin Guaraniuns, në Pernabuko të Brazilit, të cilët akuzohen për vrasjet e të paktën 2 grave dhe një ceremoni kanibalizmi për “pastrim të shpirtit”, deklaruan autoritetet braziliane për mediat franceze.

Zhorzhe da Silveira, 51 vjeç, Izabel Pires, 51 vjepe dhe Bruna da Silva, 25 vjeçe, kishin krijuar një sekt që e quanin “Kartel” me qëllim që “të pastrojnë botën dhe të zvogëlojnë popullsinë”, njofton policia. Ata kishin si qëllim që të vrisnin tre gra në vit.

Zëdhënësi i policisë, Demokritu Onoratu, tha se “hollësitë e veprimeve të tyre si dhe planet e kanibalizmit u gjetën të shkruara në një libër me 50 faqe, që mbante firmën e da Silveira, i cili ka diplomë universitare dhe rrip të zi në karate”. Titulli i librit është “Marrëdhëniet e një skizofreni”.

“Që të tre pasi i vrisnin njerëzit, hanin trupat e tyre, me qëllim që të pastronin shpirtrat”, shtoi ai.

Dy trupat pa jetë të grave fatkeqe u gjendën të varrosur në oborrin e shtëpisë ku banonin dhe besohet se u takonin dy grave që u zhdukën kohët e fundit, 20-vjeçares Aleksandra Falkau dhe 30-vjeçares Zizel da Silva. Që të dyja këto femra kishin vizituar shtëpinë e kanibalëve, para se të zhdukeshin.

Shtëpia e tyre u dogj ditën e enjte, nga banorët e zonës, me të mësuar lajmin e tmerrshëm.

Një nga tre të arrestuarit, Bruna da Silva pranoi se e dinte emrin e një prej grave që besohet se u vra në vitin 2008 nga kjo treshe e tmerrshme. Ajo ishte Jessica Pereira nga qyteti fqinj Olinda.

Gjithashtu, një vajzë pesë vjeçare që u gjend me kanibalët, besohet se është vajza e një prej viktimave. Vogëlushja u mor në mbrojtje nga shteti, derisa të gjendet një familje që ta birësojë, deklaroi policia.

Treshja i afronte viktimat duke thënë se kërkonin baby sitter dhe u ofronin një pagë mjaft të mirë. Ata i përzgjidhnin viktimat, pasi “një shpirt u thoshte se ishin njerëz të këqinj”.

Ata planifikonin të vrisnin një tjetër femër nga një qytet fqinj, ndërkohë që mendohet se mund të ketë edhe viktima të tjera.

Policia e zbuloi këtë treshe nëpërmjet një llogarie bankare të një gruaje të zhdukur, llogari e cila përdorej edhe pas zhdukjes së saj. Kamerat e sigurisë në dyqanet ku bëheshin blerjet me kartën e saj të kreditit, kishin filmuar fytyrat e të dyshuarve.

Tashmë ata do të përballen me drejtësinë. /albobserver.com/
 
Titulli: Brazil: Arrestohen tre kanibalë që hanin trupat e femrave që vrisnin

Veper makabre

Per shaka: Thashe mos ishin meshkuj e po paramendoja se cfare po hanin por dy nga to paskan qene gra :confused:
 
Titulli: Brazil: Arrestohen tre kanibalë që hanin trupat e femrave që vrisnin

Hera e par se shof kanibal me sy!kam mendun se keta duken nga pamja e jashtme si te krisur , keta pasken pamje normale nga jasht se nga koka as nuk du te flase.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top