Zgjuarsia matet me numrin e miqve

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
zgjuarsia_330_230.jpg


Njerëzit me koefiçent më të madh zgjuarsie janë ata që kanë edhe më shumë miq. Të paktën, kështu ndodh në shumicën e rasteve, argumentuan disa studiues, pas një kërkimi të thelluar në raportin midis inteligjencës njerëzore dhe aftësisë për të krijuar miq.

Mbajtja e marrëdhënieve të shumta miqësie kërkon një fuqi më të madhe mendore, aftësi për t’u përshtatur në situata të ndryshme dhe kërkon një fleksibilitet që jo të gjithë mund ta kenë.

Kërkuesit britanikë që u përpoqën të analizojnë këto parametra realizuan studime mbi 40 njerëz, të cilëve iu morën imazhe të detajuara anatomike të trurit të tyre.

Personat me më shumë miq, kishin një tru më të madh në pjesë e korteksit orbital parafrontal, që njihet njëkohësisht edhe si një zonë përcaktuese në inteligjencën njerëzore.

Profesori Robin Dunbar, i Universitetit të Oksfordit, njëri prej udhëheqësve të studimit, u shpreh: “Kemi arritur të gjejmë se individët që kanë më shumë miq kanë përgjithësisht një logjikë më të mirë dhe një inteligjencë të rritur. Kjo është meritë e një vëllimi më të madh truri në pjesën e korteksit frontal, ajo pjesë e trurit që ndodhet menjëherë pas syve”.


B:Info. kosova
 
Re: Zgjuarsia matet me numrin e miqve

Ne nje fare menyre te jep zgjuarsi, se sa me shume njerez te njohesh aq me shume situata te bien te perballesh me to, dhe nga keto situata do mesosh.
Por duke u nisur nga nje shprehje " Miku i te gjitheve eshte miku askujt " bien ne kundershtim me fjalet e studiuesit.
 
Pe: Zgjuarsia matet me numrin e miqve

atehere ...rritet inteligjenca nga miqt e shumte ...apo ata qe jane inteligjent ,,jane te predisponuar te kene miq shume ?
 
Pe: Zgjuarsia matet me numrin e miqve

" Sa me shume libra te lexosh aq me i ngushte behet rrethi i shokeve "

Ne kete rast hidhet posht kjo qe sa me shume lexon me i zgjuar je :p
 
Titulli: Zgjuarsia matet me numrin e miqve

Uh vërtet? Mbase është e vërtetë por me sa kam parë njerëzit ''inteligjentë'' janë gjithmonë të vetmuar ,edhe pse them që dituria është diçka tjetër dhe mbase këta të fundit janë të ditur jo inteligjentë
 
Pe: Zgjuarsia matet me numrin e miqve

Nje pyetje kam: Si mund ta kuptojme qe kemi shume miq? Hm, dmth cili eshte numri percaktues? ku mu kujtua tani, mos valle percaktohet nga numri i friendsave(kshu shokeve) ne FB....lol....
 
Pe: Zgjuarsia matet me numrin e miqve

Per mua ka rendesi cilesia sesa sasia e miqve. Personalisht, s'kam shum miq dhe sipas ktij studimi i bika t'mos jem e zgjuar por ja qe s'esht e vertete :D
 
Titulli: Zgjuarsia matet me numrin e miqve

ouuuu sa mire qe kam shume shok e shoqe.....
 
Titulli: Zgjuarsia matet me numrin e miqve

Nje studim i nxituar dhe pa lidhje , ska te bej sasia e miqve tek inteligjenca , shumica e inteligjenteve mbyllen ne vetmi .Miq te shumt kan burgaxhinjt , shitesit e droges e kriminelet .Mos vall kto studiuesit britanike , kan shkur ne ndonje burg per te ber pyetje mbi sa shoke keni ?
 
Titulli: Zgjuarsia matet me numrin e miqve

Llogjike e pagabueshme!
Normalisht dikush qe ka shume miq edhe qe eshte dru ne te mesuar mund te behet i zgjuar me shume pak hapa
1.Fiton universitetin me ane te miqve
2.Shperndan miqte e tu ku do qe ndodhen per ti futur mik pedagoges/ut
3.Pasi gjendet miku i duhur ti kalon pa asnje lloj problemi,madje me nje mesatare yll.
4.Ti qe as e ke iden se ceshte ajo diplome qe ke marre i ze vendin e punes dikujt tjt qe e ka marre me shume mundim ate diplome dhe ne fund ti ze nje post super qe shume pak te zgjuar te tjere arrijne te kapin
Kesaj llogjike i jap shume te drejte per sa i perket Shqiperise
 
Titulli: Zgjuarsia matet me numrin e miqve

A vlen per shokt qe kam ne fb a :p
 
Pe: Zgjuarsia matet me numrin e miqve

Ta kapim pake artikullin dhe ne sensin e tij pozitiv..
I shikuar studimi nga nje aspekt ka shume te drejt.
Miqesit nuk jane njohjet,,as pershenetjet e thjeshta,.as muhabeti i kafenieve neper lokale apo ne i kafe pune me koleget,.,..
pra koncepti i mieqsis eshte kur nejriu rreth vetes,,krijon dhe ka njerez te besuar,,njerez pa ego,njerez qe e mbeshtesin ne momente te veshtira dhe e perkrahin dhe ne te mire por mbi te gjitha kur ka novoj,..Mik/ke eshte ai/ajo qe dhe pse ka vite qe nuk e takon ,mjafton nje telefonat dhe do keshe afer,,ose do te gjendet ne krah..(miqesit e forta,,kane kriju klane,,ide,,kane trimfuar,,dhe kane permbysur,,sisteme te tera politike dhe jo vetem.(pra as nje lufte e forte ideologjike nuk fitohet vetem,,apo si skuth,,por me ide me miq dhe me vitalitet personaliteti te shendoshe..)
Duke u nisur nga kjo e fundit,,ka plote njerez qe ne rrethin e tyre shoqeror gjenden MIQ te shumte qe jane te gatshem dhe te predisponuar te jene pjes integrale pozitive e ideve qe i bashkojn dhe me nje besushmeri te plote ndaj njeri-tjetrit,,ku dhe fillojn rrenjet miqesis.
Dhe kete nuk munde ta disponojn te gjithe njerzit,per shembull:Nuk munde ta disponojn kete virtyt, njerzit egoist,, njerzit pa formim dhe ide te shendosha,,as njerzit strikt shume..as njerzit qe kane komplekse,..dhe as njerzit qe nuk kane nje beg_raund psikollogjie te bollshme ,..dhe mbi te gjitha nuk munde ta kene kurre njerzit qe nuk shofin large nepermjet ideve dhe miresis.
Personalishte me aqe sa kam lexuar dhe besoj qe njerzit e famshem te se ciles do fushe,,pavarsishte momenteve vetmitare qe gjithkush i ka te novojshme te rrije pake vetem..te gjithe pa perjashtim kane miq te bollshem dhe njerez rreth tyre qe gjejne mbeshtetje dhe marrin energji..(sigurishte kane dhen nga vetja pa kane marre,,ama aftesia e tyre per ter krijuar nje rreth te tille ka qene evidente..)
 
Titulli: Zgjuarsia matet me numrin e miqve

Uh vërtet? Mbase është e vërtetë por me sa kam parë njerëzit ''inteligjentë'' janë gjithmonë të vetmuar ,edhe pse them që dituria është diçka tjetër dhe mbase këta të fundit janë të ditur jo inteligjentë

Jam shume dakort :)
 
Titulli: Zgjuarsia matet me numrin e miqve

Nje studim i nxituar dhe pa lidhje , ska te bej sasia e miqve tek inteligjenca , shumica e inteligjenteve mbyllen ne vetmi .Miq te shumt kan burgaxhinjt , shitesit e droges e kriminelet .Mos vall kto studiuesit britanike , kan shkur ne ndonje burg per te ber pyetje mbi sa shoke keni ?

o k'tyre s'ju iken gje kot, por thuaj mbase kane bere perkthimin gabim :D
 
Titulli: Zgjuarsia matet me numrin e miqve
 
Titulli: Zgjuarsia matet me numrin e miqve

pfff si i bie dmth njera gje ka gjoks dhe Faqa te bukra,
ka 2000 shok ne fb,si i bi eshte ****i apo e zgjuar? lol
 
Titulli: Zgjuarsia matet me numrin e miqve

pfff si i bie dmth njera gje ka gjoks dhe Faqa te bukra,
ka 2000 shok ne fb,si i bi eshte ****i apo e zgjuar? lol

i bi qe zgjuarsia matet nga Lato B . ske pse habitesh . shumica me b . mendon, kshuqe rrjedhimisht dhe hulmtimi nuk ka shku dom , nqa e shofim nga ky aspekt :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top