Sa jam merzit...
S'besoj se do t'kem drit ma...
-E pse?
Nuk e di...
-Si je me shendet?
Mire kam ken...
-imagjino ata qe s'jane e flejn ne spitale...
Po te shpis si i ke pase?
Mire jane falemnders...
-I ke te tane?
Ka dashte Zoti ...
-Imagjino ata qe si kane
e mendo sa bosh
sa vetmi
sa trishtim
e sa dhimbje
e mungesa gezojne.
Ose Imagjinoji
sikur jane ne koridor te spitalit
te shtrim mbas dyerve
fjet ne nji karrike dy veta,
me sy te tremun,
te lodhun nga nata
t'bjerrun nga dhimbja
e rendesa e pritjes se si po ban ti!
oh Zot...
Nuk e du me e pa kte ngjarje
per asgja...
-Imagjino dike qe nuk sheh
e perjeto nji moment errsinen e tij,
preke shpirtin e drites
e mthuj se si te duket...
Por une humba gjithcka...
A e kupton?
-A ke hanger sante?
Po kam hanger
e ca ka lidhje?
-Imagjino ata qe nuk kan me hanger
e jane struk ne nji qoshe murit
te mledhun kam e kry ne lutje
e shpresa
e fjale te buta
se neser do bahet mire...
Imagjino vujtjen e atij qe ska
e neser i duhet me dale me lyp
i veshun me pluhun
e t'nxime
me tesha te shkyme
qe ngjajne me dritaret e nji rrenoje,
a kishe dashte vedin keshtu?
Mos e thasht Zoti...
-Po kambet si i ke pas?
E veshet?
Mire - mire...
Po boll se me tmerrove...
-Del pra prej vetes kajher,
e ndigjo zanin e jetes
qe te therret
e te pret,
imagjino ata qe si kan kambet
e s'munden as me dale nga shpija
as me kerku nji jet
as nji fat
sa kishin dashte ata me ken si ti?
Por une humba ate...
-Ke humbe?
njeriun qe kam dashte...
-Ca ke ba mos me humb?
Vetem vdekja me ka mbete...
-Pra, nuk ke humb njeriun qe ke dashte
ke humb njeriun qe ke mbajt me zor,
se njeriu qe te don
nuk ike sa t'jet sherbetor i frymes.
Elhaid Cufi
Ndoshta mund ta kisha postuar tek poezite, por aq me ka pelqy saqe doja ta lexonin te gjithe!
Sa shpesh na ndodh te harrojme krejt te mirat qe i kemi. Nje fatkeqesi apo nje dicka te na lendoje i harrojme krejt mrekullite qe na rrethojne!
Redaktimi i fundit: