My Self
Born To Be Happy

Shumë nga ata që gërhasin gjatë natës mendojnë se pozicioni në krah apo një jastëk më shumë do t’u vinte në ndihmë. Por nëse nuk ka shkaqe shëndetësore, ky shqetësim si për atë që gërhet, edhe për atë që e dëgjon, mund të parandalohet edhe me mënyra të tjera.
Kështu, këshillohet që para gjumit të shmangen në mënyrë kategorike pijet alkoolike, të paktën 4 ose 5 orë para gjumit.
Gjithashtu në darkë duhen shmangur ushqimet e rënda dhe me erëza, ndërsa kilet e tepërta e favorizojnë gërhitjen gjatë natës.
Specialistët këshillojnë që para gjumit, dhoma të ajroset dhe në të të ketë një nivel të caktuar lagështire.
Një numër i njëjtë orësh gjumi çdo natë është një tjetër factor që ndikon pozitivisht në shmangien e “muzikës” së pavullnetshme gjatë natës.
B: Sekrete Bukurie