Thashethemet bëjnë mirë për shëndetin

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
thashetheme.jpg


Thashethemet janë diçka e mirë për shëndetin. Ky është përfundimi i një studimi të çuditshëm rreth sjelljes së njerëzve.


Ndryshe nga bisedat e zakonshme, përfolja e një personi të tretë sjell efekte pozitive si për personin që përhap thashethemet, ashtu edhe për shoqërinë në një koncept më të gjerë.

Një ekspert i Universitetit të Bërklit në Kaliforni, SHBA, kreu disa testime që treguan se të flasësh për persona të tretë ka një efekt të menjëhershëm mbi nivelin e stresit të një personi.

Studimi u fokusua në një lloj të veçantë të thashethemeve, që është përhapja e informacioneve për njerëz të cilëve nuk mund t’u besosh në fjalë dhe që kanë dëmtuar dikë më përpara duke thënë gjëra të pavërteta.

51 vullnetarë u ndanë në grupe, duke interpretuar tre role të ndryshme, personin negativ, dëgjuesin dhe përhapësin e informacionit. Nga vëzhgimi, u konstatua si rrahjet e zemrës rriten dhe ankthi shtohet kur duhet të mashtrosh për të dëmtuar dikë, ndërsa ata që bisedojnë për një person të tretë me miqtë e tyre kishin një dozë të shtuar qetësimi dhe një puls më të ulët të zemrës.

”Thashethemet përmirësojnë ndienjat negative të njeriut dhe na bëjnë të ndihemi më mirë”, u shpreh Robb Willer, një psikolog dhe bashkëautor i studimit.

Sipas tij, efekti pozitiv nuk është vetëm ai i matshëm fizik, pasi pasojat janë edhe sociale. Thashethemet janë një mënyrë efikase për të krijuar një mendim rreth femomeneve të caktuara dhe ndonëse shpesh herë ato janë kritike, sipas Willer, ndihmojnë në gjetjen e ekuilibrave moralë e socialë, thjesht duke mësuar nga përvoja e personave të tretë


B:topchanel
 
Pe: Thashethemet bëjnë mirë për shëndetin

NeVi...merri me rradhe grat e lagjes se eshte janar edhe rritet stresi ne cift LOL LOL LOL
 
Pe: Thashethemet bëjnë mirë për shëndetin

NeVi...merri me rradhe grat e lagjes se eshte janar edhe rritet stresi ne cift LOL LOL LOL


hahahahahahhaha,,,Flow..:)...meqe jane dhe te shendetshme...ate do bej..tani e tutje,..shume pozitive thashethemet..LOL..po kote skan nje perhapje kaqe te gjere,,,gjithandej..\:p:p
 
Titulli: Thashethemet bëjnë mirë për shëndetin

mua me bejne me dhimbje koke seriozisht....:p
 
Pe: Thashethemet bëjnë mirë për shëndetin

”Thashethemet përmirësojnë ndienjat negative të njeriut dhe na bëjnë të ndihemi më mirë”, u shpreh Robb Willer, një psikolog dhe bashkëautor i studimit.

Sic thone nga anet ketej : Feeling good,being bad...
 
Pe: Thashethemet bëjnë mirë për shëndetin

Pavarsisht se themi qe s'meremi me thashetheme, pa e kuptuar as vete, te gjithe bejme thashetheme. Tani pak me shume mqs qenkan ne te mire te shendetit :p
 
Titulli: Thashethemet bëjnë mirë për shëndetin

Sikur ta dija sikur ta dija LOL
 
Thashethemet të bëjnë mirë

thashetheme.jpg


Ja si na ndihmojnë të shpëtojmë jetën

Nuk duhet mohuar që një pjesë e thashethemeve janë vërtet të këqija, por sërish janë të rëndësishme, sidomos kur kemi nevojë të shkëmbejmë informacione me të tjerët
Një sagë e shkruar nga dy profesorë të Universitetit të Berkeley-t lartëson thashethemet. Përmes tyre mund të njohim rrezikun që na kanoset nga të tjerët. Veç të tjerash thashethemet janë baza e bashkëjetesës sonë

Kush flet keq për të tjerët të helmon edhe ty që e dëgjon, kështu që bëni kujdes me llafazanët. Edhe pse thashethemet nuk para vlerësohen nga njerëzit që nuk merren me llafe, sipas antropologëve dhe psikologëve, janë të dobishme dhe të nevojshme për njerëzit. Për këtë qëllim është bërë edhe një studim që është aprovuar edhe nga “Journal of Personality and Social Psichology”. Në të thuhet se thashethemet janë shkëmbime informacionesh që i ndihmojnë personat, të cilët merren nëpër gojë, të njohin veçanërisht rrezikun. Mesa duket thashethemet nuk na nevojiten vetëm për të shkarkuar tensionet, por edhe për t’u informuar rreth të rejave më të fundit. Përveç kësaj, i bëjnë edhe më tërheqëse faqet e gazetave. Pra me fjalë të tjera në bazë të bashkëjetesës sonë qëndrojnë thashethemet: janë arma e domosdoshme e shoqërisë që lejon mbrojtjen e individit dhe të grupit nga elementi destabilizues. ثshtë pikërisht ajo që Universiteti i Berkeley-t e quan “pro-social gossip”: thashethemet që na shpëtojnë jetën.

“Virtytet e thashethemeve”, kështu titullohet saga e realizuar nga grupi i drejtuar prej Matthee Feinberg. “Natyrisht që të gjithë ne e shohim thashethemin si diçka negative dhe të keqe. Nuk duhet mohuar që një pjesë e thashethemeve janë vërtet të këqija, por sërish kanë rol të rëndësishëm, sidomos kur kemi nevojë të shkëmbejmë informacione me të tjerët për një person të tretë për shembull që nuk është i pranishëm në bashkëbisedim”, thotë autori tjetër Robb Willer për “New York Times”. Gjëja që të çudit vërtet nga ky studim, është funksioni i vetëm pedagogjik i thashethemeve. “Nuk mund të themi se të gjitha thashethemet janë të virtytshme, por nga pikëpamja e interesave të grupit funksionojnë”, thotë Feinberg.

“Unë jam i çmendur pas shoqërisë dhe çdo natë dua të dal”, thoshte Andy Warhol. “Nëse qëndroj në shtëpi do të filloj të bëj thashetheme me qentë e mi”. Profesorët e Berkeley-t, me të tyren janë përpjekur të shpjegojnë atë nevojë urgjente: e njëjta që e detyroi berberin e mbretit Mida ta tregonte në një gropë sekretin që kishte zbuluar, gjë që edhe para se të vdiste nuk e tregoi.

Nga miti në shkencë, studiuesit morën në studim 50 vullnetarë dhe u kontrolluan rrahjet e zemrës teksa shihnin një grup personash që merrnin pjesë në një lojë shoqërore. Kur një lojtar fillonte të mashtronte i shtoheshin rrahjet e zemrës. Pulsi ngadalësohej sapo njëri nga lojtarët lajmëronte të tjerët se një i tretë po gënjente. Thashetheme mbi atë lojtar hileqar i bënte të tjerët të ndiheshin mirë. Grupi ishte i njoftuar: lojtarët e tjerë mund ta kishin shmangur.

Por si mund të bëhet dallimi mes thashethemeve të mira dhe të këqija? Në këtë pikë loja fillon të nxehet. Antropologu Robin Dunbar e ka shpjeguar thashethemin si evolucionin e “grooming”. Dihet që e folura ka favorizuar komunikimin mes njerëzve dhe i ndihmoi ata të ndanin miqtë nga armiqtë. Kështu nga “grooming” lindi gjuha në formën e thashethemeve, për shembull: “E di që ai zotëria atje shoqërohet me dy vajza të reja, ose më saktë ka dy të dashura njëkohësisht?”.

Thashethemet mund të tregojnë edhe anë të pazbuluara të njeriut, për shembull që Hillary Clinton ishte shumë e lodhur dhe e palyer gjatë një udhëtimi diplomatik në Azi, ose që kishte kthyer një shishe të madhe me birrë gjatë një misioni në Afrikën e Jugut?

Thashethemet për të ndenjurat e Pippa Middleton nuk kanë fund. Por ç’vlerë ka një muhabet kur përsëritet vazhdimisht? Me të vërtetë, peripecitë e Lindsay Lohan, që një ditë paraqitet në gjyq, një ditë tjetër e sheh në burg, apo në qendër rehabilitimi mund të kenë ndonjë vlerë pedagogjike? Shkrimtarët këshillojnë të mos bëni shumë thashetheme, edhe pse si gjithmonë çdo gjë e keqe e ka edhe një të mirë. Në këtë rast e mira e thashethemeve është paralajmërimi: që mund të ruhesh nga dikush, pikërisht nga ai që i ka përhapur këto fjalë.



Studimi është aprovuar edhe nga “Journal of Personality and Social Psichology”/botasote/
 
Titulli: Thashethemet të bëjnë mirë

Asgje te mire nuk ka nga thashethemet! Ai i cili e ka ket vese eshte me i keqi prej njerzeve ne shoqeri.
Edhe keta psikologet shume te zgjuare - gjerat e keqia po i kthejn ne te mira . Me studimet e tyre fascionuse ' po skan qka te bejne tjeter ' ndonje studim skan aftesi ta bejen ' e pse mos ti kthejen gjerat e mbara per mbrapshti edhe ky studim ju njifet hehehe.
 
Pe: Thashethemet bëjnë mirë për shëndetin

Njeriu ka punë edhe më të mençura se të harxhojë kohë dhe para
për diçka që nuk sjellin dobi! Thashetheme! A kryen njeri fakultet për
këto idiotsira?
 
Pe: Thashethemet bëjnë mirë për shëndetin

Kam bezdi kur i ndegjoj...edhe pse ne shqiperi thashethemet jane ne mode
 
Pe: Thashethemet bëjnë mirë për shëndetin

Cdo shendosen disa ketej nga forumi,nga thashethemet LOL
Eh mendja eshte gje e madhe...Zot jep mend aty ku ska:)
 
Titulli: Thashethemet bëjnë mirë për shëndetin

Tash e marre vesh une pse graria e botes po vuajne nga trashja:mace: o graria tash u gjet ilaqi dhe dieta juaj LOL pra ndalni thashethemet ndaqi me pas trupin seks bombe :p po qe do qe ju s'munde te rrini pa to :shsh::mendim:
 
Titulli: Thashethemet bëjnë mirë për shëndetin

epo mire qe u justifikua edhe thashethemi .........tashme ska gje qe i ndalon :p
 
Titulli: Thashethemet bëjnë mirë për shëndetin

Ja kan fut kot thashethemi = me stres =merzitje dhe merzitja = me humbje peshe jo me shendoshje .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top