Babai iu flet fëmijëve nga varri

ida angel

:)
V.I.P
Një histori sa e dhimbshme aq dhe e çuditshme ka ndodhur në Britaninë e Madhe. Bëhet fjalë për familjen Flanagan, e cila para pak ditësh ka humbur kreun e saj. Mendi dhe Pol Flanagan do të festonin 10-vjetorin e martesës.
paul.jpg

Por Paul u sëmurë nga kanceri një vit më parë dhe vdiq. اifti ka dy fëmijë: Toms dhe Lusi, me të cilët Pol ishte shumë i lidhur. Aq shumë sa vendosi t’u linte një manual me 28 rregulla se si të bëheshin njerëz të arritur kur të rriteshin.

Sipas “Daily Mail”, Pol që nga momenti që mësoi sëmundjen e tij filloi të mendonte për mënyrat e ndryshme me të cilat do të mund të komunikonte me fëmijët në kohën që nuk do të ishte më.

Një nga gjetjet e tij ishte krijimi i një biblioteka me të gjitha librat më të mirë që ai kishte lexuar, duke lënë në çdo faqe të parë të çdo libri nga një mesazh për fëmijët e tij.

Rregullat e një babai, për t’u ndier i plotësuar

1- Bëhuni të sjellshëm dhe korrekt. Zbatoni rregullat e tavolinës. Shumë njerëz mund t’ju etiketojnë vetëm nga mënyra se si mbani pirunin dhe thikën.

2- Ndihmoni të tjerët edhe pse mund të keni problemet tuaja. Kjo gjë do të vlerësohet nga njerëzit dhe do t’ju gjenden afër kur të keni nevojë.

3- Tregohuni kurajozë. ثshtë e rëndësishme të shikoni veten në pasqyrë dhe mos t’ju vrasë ndërgjegjja.

4- Jini të thjeshtë. Mos mendoni kurrë se mund të turpëroheni.

5- Mësoni nga gabimet tuaja. Ju siguroj që do të bëni shumë, por të paktën përdorini.

6- Mos flisni kurrë pas krahëve të dikujt. Do të dukeni shumë keq në sytë e të tjerëve.

7- Ruani qetësinë. Nëse dikush ju mërzit, mos reagoni menjëherë.

8- Kënaquni. Nëse kjo do të thotë që duhet të rrezikoni ndonjë gjë, ashtu qoftë.

9- Bëni bamirësi nëse mundeni, është shumë e lehtë dhe shpërblyese.

10- Për ju gota duhet të jetë gjithnjë gjysmë plot, asnjëherë e kundërta.

11- Fjalën “Po” bëjeni instinktin tuaj. Kërkoni arsye për të bërë diçka dhe jo një arsye për të thënë “Jo”.

12- Jini dorëlëshuar. Mund të merrni gjithnjë më shumë nëse u jepni të tjerëve më shumë nga sa meritojnë.

13- Pranoni gjithnjë një ftesë për festa.

14- Kurrë, në asnjë rast, mos e braktisni një shok në nevojë. Do të fshihja dhe një të vdekur për shokët e mi, nëse ma kërkojnë. Kjo është dhe arsyeja përse i kam zgjedhur me shumë kujdes.

15- Gjithnjë kërkoni një shërbim shumë të mirë dhe asnjëherë mos lavdëroni shërbimin e keq të dikujt.

16- Trajtojini të gjithë si të barabartë me ty, pavarësisht nëse i përkasin një shtrese tjetër sociale.

17- Respektoni gjithnjë moshën, sepse mosha tregon drejtësi.

18- Jini gjithnjë gati të vini në plan të parë interesat e të afërmve tuaj.

19- Jini krenarë për veten dhe për familjen nga vini.

20- Bëhuni ambiciozë, por jo lakmitar. Gjithçka duhet ta arrini me shumë punë.

21- Jetojeni ditën, bëni gjithnjë diçka që ju bën për të qeshur.

22- Jepni më të mirën në shkollë.

23- Gjithnjë paguani aq sa mund të përballoni.

24- Kurrë mos u dorëzoni. Dy ushtarët e mi të vegjël nuk kanë baba, por ju jeni të fortë, me zemër të madhe dhe trima. Keni mbështetjen e familjes dhe miqve.

25- Të qash nuk rregullon asgjë. Kurrë të mos ju vijë keq për veten, të paktën jo për një kohë të gjatë.

26- Kujdesuni për trupin tuaj dhe ai do të kujdeset për ju.

27- Mësoni një gjuhë të huaj, ose të paktën tentoni.

28- E fundit: Bëni të lumtur nënën tuaj dhe kujdesuni shumë për të.

Ju dua shumë të dyve.

Me gjithë zemër

Babi.
 
Pe: Babai iu flet fëmijëve nga varri

Sa e dhimbshme si histori, po dhe aq e embel...
 
Pe: Babai iu flet fëmijëve nga varri

Shume bukur,taman rregulla baze i paska shkruar,ishalla ja realizojne keshtu edhe ai do ndihet me i qete...
 
Pe: Babai iu flet fëmijëve nga varri

Me te vertete ngjarje shume e dhimbshme por njekohesisht eshte shume kuptimplote dhe shpresedhenese.Jeta eshte aq e larmishme sa qe fatmiresisht te ofron edhe histori te tilla qe i bejne njerezit te reflektojne mbi gjerat qe bejne e qe duan te bejne e mbi te gjitha mbi dobine qe ata mund ti falin te tjereve
 
Titulli: Babai iu flet fëmijëve nga varri

tamam si nje baba shembullor
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Babai iu flet fëmijëve nga varri

sikur ti kisha thene une keto llafe:) vertet e dhimbshme por cudia eshte se kete lajm nuk e paskem degjuar ketu ne media britanike?!!! nejse FV thashe e themet me para kalojne tek ne hahha
 
Pe: Babai iu flet fëmijëve nga varri

Kjo tema me duket se ngjan me temen e Soulmind...Si tematike te pakten po...
 
Pe: Babai iu flet fëmijëve nga varri

e pra Gloom, tani e pashe une kete temen... por ka nje dryshim ky babi i ka thene pas vdekjes ai tjetri te tema ima gjate jetes...hahaha....
 
Pe: Babai iu flet fëmijëve nga varri

Soulmind thash si tematike qe trajton...Morali i dy temave eshte keshilla per femijet...
 
Titulli: Babai iu flet fëmijëve nga varri

Kam pershtypjen se ideja e prindit ishte nje ide e bukur ama nje ngarkese psikologjike aq e madhe per femijet e vegjel qe do perballen ne cdo situate me kujtimin per prindin kam pershtypjen se do ndikoje negativisht ne zhvillimin e tyre.

Femijeria ka amelet e saj dhe duhet te zhvillohet si femijeri dhe jo me ngarkesa qe nuk i perballojne dot.
 
Pe: Titulli: Babai iu flet fëmijëve nga varri

Kam pershtypjen se ideja e prindit ishte nje ide e bukur ama nje ngarkese psikologjike aq e madhe per femijet e vegjel qe do perballen ne cdo situate me kujtimin per prindin kam pershtypjen se do ndikoje negativisht ne zhvillimin e tyre.

Femijeria ka amelet e saj dhe duhet te zhvillohet si femijeri dhe jo me ngarkesa qe nuk i perballojne dot.

Jam dakord me ty,pasi ndoshta femija do kufizohet nga letra per te shfaq spontanitetin e moshes apo te fazave te ndryshme te moshes se tyre...Per mendimin tim kjo leter ndoshta duhet te dilte ne drite pas nje fare moshe,kur femija ka formuar karakterin dhe personalitetin e tij...
 
Pe: Babai iu flet fëmijëve nga varri

i was joking Gloom:)
 
Titulli: Babai iu flet fëmijëve nga varri

Kjo edhe nje here tregon se sa jane te perkushtuar prinderit per femijet (normal se ka edhe perjashtime negative) dhe se cfare jane ne gjendje ata te bejne qe femijet e tyre te arirjne me te miren e mundeshme. Kete mund ta kuptojne vetem ata qe jane bere tashme prinder...
 
Pe: Babai iu flet fëmijëve nga varri

Bravo e paska meritu vdekjen:p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top