Dashuri, nevoje, humanizem apo qoroditje ?!

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Rrusta, eshte plaku zoteri i lagjes sone dhe qe askush s’do ja jepte 70 vite mbi kurriz. I veshur shik, i paster, i mbajtur, me tradite, e qe besa edhe i fjales, por ka dy dite qe rreth tij fliten thashetheme e thashetheme. Thjeshte eshte bere tema, kryetema, kryefjala e rruges, kafeneve dhe ambienteve te brendshme te tere lagjes.
Si i ri, Rrusta ishte nje punetor i madhe, dhe femijeve te tij u kish krijuar nje mundesi te jeteses mbi mesataren. Jeta me dallget e saj i kishte rrembyer ata dhe ishin shperndar qyteti, me familjet e tyre neper shtepite e tyre, nderkohe qe Rrusta kishte ngelur ne banesen e tij te rregulluar po sipas qejfit te tij. Vinin e vizitonin fundjavave megjithate Rrusta bente gjumin vet, jetonte vet, ushqehej vet e lante e pastronte vet e ndoshta edhe llafoste vet apo me mire me thane vetmevete, pasi Fisnikja e tij kishte 5 vite qe kish vdekur. Vazhdimisht thoshte se me mire te vdiste edhe ai ate dite.
Para baneses se Rrustes dhe lagjes, ne kontenjeret e berllogut shpesh verehej nje plake e kerrusur, qe vuajtjet e kishin renduar aq shume dhe askush nuk dinte nga ishte e sa vjet kishte. E dinim se quhej Rrushe nga kalamjat qe e ngacmonin. Aty mblidhte kanaqet nga siguronte buken e dikush thoshte se edhe flinte streheve. Edhe ndoshta ngase veshja e saj fare pak dallonte nga ngjyra e tokes, ndersa duart dhe fytyra thuajse ishin nje are e levruar ku cdo brazde ishte histori ne vete. I shendrisnin vetem syte e kalter dhe dhembet qe i vereheshin nga buzeqeshja qe si mungonte sa here gershetohej me veshtrim njeriu.
Ka dy dite qe Rrushja me nuk shifet duke mbledh kanaqe. Qysh nga dita kur Rrusta e ftoi brenda ne banese qe te pinte nje qaj te ngrohte. Ca thone se po ta shihnim Rrushen nuk do e njofim, ca thone se Rrusta kish lojtur mendje dhe ish dashuru ne pleqeri, ca thone se Rrushja e mashtroi Rrusten sa per te bere strehe, e madje ca thone se edhe djemt e tij nuk u duken kete fundjave ngase ishin hidheruar me vendimin e babas se tyre.
Flitet e perflitet gjithcka poshte e larte dhe deri me tash vetem nje gje eshte e sigurt: Rrusta dhe Rrushja po bashkjetojne ka dy dite.
Cfare mendoni ju per veprimin e Rrustes dhe Rrushes duke pare gjendjen e njerezve te moshuar ne vendin tone.
 
Pe: Dashuri, nevoje, humanizem apo qoroditje ?!

Jan te gjitha bashke....dashuria, nevoja dhe humanizmi, kjo e fundit e lidhur me nevojen shume ngushte...njeriu ka nevoj per njeriun qe te jetoj.

Sigurisht e pare nga jashte njerzit gjykojn si u vjen per mbare duke u bazuar ne nje "moral" shoqeror sipas te cilit cdo njeri me moshe nuk mund te bej disa gjera.....Rrusta ne kete rast si i ve dhe i moshuar per bijt e tij denohet se mori ne shtepi nje grua te moshes se tij per ti bere shoqeri njeri-tjetrit.....


Mua nuk me duket habi...edhe sikur ndonje nga keto arsye te qendronte...edhe sikur Rrushja ta ket "perdorur" per tu strehuar....kush eshte problemi, per tu strehuar kan nevoje te dy, pa i ren qaf njeriu.....ata kan strehuar njeri-tjetrin me deshiren per te mos i jetuar ditet e tyre ne vemti totale......per te pasur dike per te ndare ato gjerat e tua, buken, fjalen, shetitjen....


Pikerisht duke pare se te moshuarit ne shqiperi vihen ne plan te dyte nga familjaret me duket egoiste dhe aspak e drejt qe te paragjykojm.........Ndoshta eshte e duhura qe familja te doje te mbroj prindin e tyre te moshuar por jo te jet fanatik dhe ta denoj......Perkundrazi un jam e mendimit se femija kurre po kurre nuk ka te drejt te gjykoj nje prind.....as kur eshte i vjeter por as kur eshte i ri.....nje femij nuk gjykon nenen dhe baben asnjehere.
 
Pe: Dashuri, nevoje, humanizem apo qoroditje ?!

Un nuk shikoj asgja te keqe ktu ,thjesht me vjen keq nga femijet qe skan arrit me e kuptu baben e tyre.
 
Pe: Dashuri, nevoje, humanizem apo qoroditje ?!

Gabim ka bere, s'i ka guxu te mare tjetren ne shtepi pa pyet femijet? Ncncncnc :mah
 
Pe: Dashuri, nevoje, humanizem apo qoroditje ?!

Paragjykime dhe llafe do kete gjithmon, deri sa ata vete ta perjetojne ate qe perjeton ai person.
 
Pe: Dashuri, nevoje, humanizem apo qoroditje ?!

Mire ka bere, njeriu ne ate moshe nevojen me te madhe e ndjen tek shkembimi i 2 fjaleve me shum se nga paragjykimi i "prifti i katundit"
 
Pe: Dashuri, nevoje, humanizem apo qoroditje ?!

Me ngjan me ato historite qe gjejme neper shkrimet e Migjenit...Dashuri dhe çoroditje i perjashtoj...Kam mendimin qe eshte 1 nevoje e ndersjellte dhe 1 humanizem i pashoq nga ana e Rrustes...Pleqerofshin gjate :)
 
Pe: Dashuri, nevoje, humanizem apo qoroditje ?!

Ne vitet ne vazhdim mendoje se do kete raste te shpeshta si ky duke bere dy llogari qe kur kan filluar emigrimet tona dmth. Mua me duket humanizem dhe nese nuk eshte humanizem eshte coroditje pasi ska si te jete ndryshe. Kur "merr" nje person e "prezanton" tek njerezit e tu, fiton respekt etj etj ne ate mosh eshte e veshtire dhe kalon ose ne rrugen e humanizmit ose te coroditjes.
 
Pe: Dashuri, nevoje, humanizem apo qoroditje ?!

Paragjykime paragjykime paragjykime per cdo gje ..... njerez te mbushur deri ne fyt me komblekse me deshiren gjithmone te trajtojne jeten e tjetrit me distance te sigurt ..... Ne ate moshe nuk besoj se kane nevoje as per te shuar epshe as per te plotesuar deshira te lena pas .... Por nevoja per komunikim
 
Pe: Dashuri, nevoje, humanizem apo qoroditje ?!

RRusta burre zoteri,.RRushja femer me shpirte te mire,..biseda te kendshme e perqafime te ngrohta ciftit,.dhe jo vetem..:)..
me pelqeu,gjithkush ka te drejt te rinis sa here te jete novoja brenda jetes se tij,dhe epr ekte sme duhen as keshilla as leje,,perveq se leja e shpirtit dhe e mendjes sime.
Rrusta pasa qen njeri pa paragjykime gjate gjithe jetes se tij,..dhe e ka demostruar kete dhe ne stadin e vone te jetes se tij.
 
Pe: Dashuri, nevoje, humanizem apo qoroditje ?!

Une mendoj se nga vete titulli i ke thene te gjitha.
Njeriu kur ik ne nje moshe e ska kend afer (ose me periudha ose aspak)
e ndjen nevojen te flase, te heshte, te grindet me dike, aq me shume kur dikush eshte plak.

Une kam mamin tim kur thote qe kemi bere gabim per babain e tyre kur i thonin mos u marto.
Sepse sido qe te jete nje femi nuk ploteson boshllekun qe le personi i jetes, mund ta plotesoje
vec nje njeri i moshes tende.Nuk mundet edhe per arsye se ka nje familje te vet :)

Duke e marre nga ana tj ai vete plaku duke e vene veten ne vend te saj (shkaku mosha vetmia)
ndoshta provoi jo meshire ndoshta por nevoje, keqardhje (humanizem ne kete rast?)

Ndersa per dashuri nuk e di ndoshta, ai ka pare tek ajo cf dikush tj shihte varferi.
Ndoshta vete coroditje = dashuri :)
 
Pe: Dashuri, nevoje, humanizem apo qoroditje ?!

Po pra me ju marr leje se femijet e kan ber Baben e tyne ahahahhahahaha
 
Pe: Dashuri, nevoje, humanizem apo qoroditje ?!

Po pra me ju marr leje se femijet e kan ber Baben e tyne ahahahhahahaha

Po patjeter qe duhet te mari leje, imagjino tani femijet te behen me moter a vella

LOL LOL LOL
 
Pe: Dashuri, nevoje, humanizem apo qoroditje ?!

nuk shikoj ndonje gje te keqe ne kete mes.......askush nuk e do vetmine,dhe ne kete rast,me duket shume gje e paster.
 
Pe: Dashuri, nevoje, humanizem apo qoroditje ?!

shpirtmadh plaku .

jo çdokush mendoj un se mund ta marr nga rruga dhe ti jap kuptim, ta boj te ndihet perseri njeri(femer). kto zakonisht jemi mesu ti lexojm neper romane.

vertet fantastik . e sa per kalamojt , i ke tregu shum egoista. i bie qe nuk e kan kuptu asiher plakun , vlerat e tij . koha tregon gjithçka...

njeriu te miren kerkon gjithmon , edhe pse kemi prirje te gabojm . fatin kan thon, se duhet te marrim nje risk perseriper e ta provojm,

nqs gjithcka esht e vertet i uroj pleqeri te lumtur , ashtu siç ka kerku vet ai.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top