Jemi një popull...

Kresha

A pretty face can never trick me
Një popull që i qëndroi stuhive. Një popull që nëpërmjet bijve të vet më të mirë, qëndroi i palëkundur në përballje kundër shkrirjes dhe zhdukjes. Me tytën e pushkës. Ndërsa sot, me majën e lapsit, tmerrësisht, është nisur drejt shkrirjes dhe zhdukjes!

Avni Tafili

“...Jemi një popull, që quhet dhe njihet si shqiptar. Popull që ka zgjedhur urinë para poshtërimit, etjen para dorëzimit. Ka zgjedhur vdekjen para jetës nën strehën e të poshtërve. Sot, një popull që po zgjedh të vetin qoftë edhe i padrejtë! Dikur derdhej djersa për të vendosur gurin në vendin e vet. Ndërsa sot, derdhet djersa për të zhvendosur gurët! Jemi një popull që luftohet, tmerrësisht, dhe ndaj kësaj lufte të pavetëdijshëm. Një popull që i qëndroi stuhive. Një popull që nëpërmjet bijve të vet më të mirë, qëndroi i palëkundur në përballje kundër shkrirjes dhe zhdukjes. Me tytën e pushkës. Ndërsa sot, me majën e lapsit, tmerrësisht, është nisur drejt shkrirjes dhe zhdukjes! Shkrirje, duke u shkrirë në brumë të huaj, që dje, na luftuan të na e rrëmbejnë atë që sot, po e shkelim me këmbët tona! Zhdukje, duke zhdukur të kaluarën e lavdishme! Jo vetëm kaq. Sot, ky popull, nuk po tregohet i mëshirshëm ndaj bijve të vet; nuk po tregohet mirënjohës ndaj sakrificës së bijve të vet. Jo populli, por njerëzit që përfaqësojnë këtë popull! Por kush zgjodhi njerëz për prijatarë, njerëz që po përfaqësojnë pjesën më të ulët të një shoqërie njerëzore! Po mbyten nga lapsi mashtrues. Po rrënohen nga gjuha tradhtare. Një popull që i qëndroi stuhive, po lëkundet me erën e lehtë pranverore! Mos u kreno, zgjohu!...”
 
Pe: Jemi një popull...

Jem popull leshi .
 
Pe: Jemi një popull...

jemi popull me tradita e zakone dhe mbi te gjitha trima :D
 
Pe: Jemi një popull...

Jemi nje popull te fjales se dhene dhe kemi femrat me personalitet e karakter te forte....
 
Pe: Jemi një popull...

Jemi popull qe i kemi mbijetuar sulmeve te armiqve,dhe do ti mbijetojme.Popull qe ka nxjerre shume heronj legjendare,nje popull autoktom,nje poull me kulture tradita,te ndryshme nga ata fqinje.Jemi populli me i lashte ne Ballkan dhe mbi te gjitha trima.
 
Pe: Jemi një popull...

Jemi nje popull si gjithe te tjeret..me te mirat e me te keqijat tona.
Per fat te keq virtytet qe na karakterizonin si komb sikur i kemi humbur ca..
 
Pe: Jemi një popull...

Jem popull leshi .
Me individ si ty mund te themi qe jemi me fat qe quhemi popull.Dhe dije nje gje i nderuar nese jemi popull leshi ti je ai qe me lesh i mbuluar i tere biles e ke edhe brenda kafkes.
 
Pe: Jemi një popull...

Jemi popull qe te lehten e bejme te veshtire edhe te veshtires nuk i afrohemi pastaj sepse eshte shume e veshtire :D
 
Pe: Jemi një popull...

Jemi nje popull qe bashkjeton me popujt e te gjithe botes.....Nje popull me tradita,zakone, kostume, personalitet dhe karakter te vecante......Ashtu si cdo popull, cdo komb e dallon njerin nga tjetri.

Jemi nje popull ne krize si gjithe bota....kerkuam identitein tone vetem disa vite me pare qe ti bashkoheshim nje evrope moderrne e demokratike.....E gjejm veten kudo ne bote, mundohemi ti bejm vetes vend kudo ne bote.....me krenari, me dinjitet e me patriotizem ...e kush individ apo popull nuk do te ishte patriot ne fund te fundit kudo neper bote te bredhim...kudo neper bote te ndertojm.....kudo neper bote te krijojm familje....kudo neper bote te jetojm......Vendi yne eshte ai i embli dhe i kripuri....ai qe na ben te indinjohemi, te luftojm ai qe na ben te buzeqeshim me bemat e tij...ai qe na ngre nervat, qe na merzit........ASNJE VEND TJETER SKA PUSHTETIN DHE FUQIN TE NA SHKATERROJ E TE NA LUMTUROJ GJENDJEN SHPIRTERORE SI SHQIPERIA JONE E DASHUR.

Ne jemi popull qe mbijton ne kete bote si gjithe popujt e tjere....!
 
Pe: Jemi një popull...

Jemi popull qe nuk ja bejm askujt te keqen;Nese dikush hudh gur mbi ne , ne ja kthejm me lule

O sa mir me qen Shqiptar more hejjjjjjjjjjjj
 
Pe: Jemi një popull...

Jemi popull qe me shume jemi armiq te vetvehetes se te te tjereve!
 
Pe: Jemi një popull...

Me individ si ty mund te themi qe jemi me fat qe quhemi popull.Dhe dije nje gje i nderuar nese jemi popull leshi ti je ai qe me lesh i mbuluar i tere biles e ke edhe brenda kafkes.

Edhe...... ?

---------- Post added at 22:23 ---------- Previous post was at 22:22 ----------

Wow ti di te shkruash "edhe" po mire edhe ta shkruaje njehere se vinim ne dyshim ne apo e bere per skene ngaqe sdi cte thuash shkruajte 2 here "edhe"
 
Pe: Jemi një popull...

Jemi nje popull qe si individ nuk na e kalon askush, por si komunitet (si grup) jemi hic....
 
Pe: Jemi një popull...

Wow ti di te shkruash "edhe" po mire edhe ta shkruaje njehere se vinim ne dyshim ne apo e bere per skene ngaqe sdi cte thuash shkruajte 2 here "edhe"

Ashtu ma qiti forumi , nuk e di qfare problemi ka ky forum..
 
Titulli: Pe: Jemi një popull...

Me individ si ty mund te themi qe jemi me fat qe quhemi popull.Dhe dije nje gje i nderuar nese jemi popull leshi ti je ai qe me lesh i mbuluar i tere biles e ke edhe brenda kafkes.

Jemi nje popull me njerez me karakter te tille, me "edukate te shkelqyer".
 
Pe: Jemi një popull...

Jemi popull qe me shume jemi armiq te vetvehetes se te te tjereve!

Mese e vertettttttttttttttttttttttttttttttt

Per fjale, fjale, fjale e akoma fjale ne si popull jemi te papare
 
Pe: Jemi një popull...

Mese e vertettttttttttttttttttttttttttttttt

Per fjale, fjale, fjale e akoma fjale ne si popull jemi te papare

Kurre nuk do te kete suksese ne jete nje popull qe me pak punon se sa qe flet!
 
Pe: Jemi një popull...

Mese e vertettttttttttttttttttttttttttttttt

Per fjale, fjale, fjale e akoma fjale ne si popull jemi te papare

keni te drejte te dy dhe ti dhe ylli, por ne fakt Bella, jo vetem shqipetaret jane te tille...
Ne te gjithe boten ke njerez pozitiv e negativ...boooh...mka qelluar te jetoj me amerikan, australian, aziatik e afrikane... dhe te betohem, qe ashtu sic themi ne ku behesh me shqiptarin, ato thone : ku behesh me XY.(varet ca shteti eshte dmth)...jam surprizuar...
Shqiptaret si vendet e tjera kane virtyte shume te mira, por kane dhe vese, qe perfat te keq kan mbizoteruar dhe prandaj jemi ne ket egjendje ku jemi... Ama dhe faktoret politico-cosio-economike kan ndikuar jashtzakonisht keq.... gjithmone kemi qene vend i shtypur, i varfer, pushtimet, pastaj diktatura, pastaj direkte demokraci, (ku njerezit si te padale qe ishin moren kot, e dolen jasht kontrolli)....gjthss prap kemi vlera te cilat akoma i ruajme, nje nder to do vecoja mikpritjen...deri sot skam hasur mikpritje si ajo e jona, nderimi qe i bejme mikut, nuk e ka asnje shtet ne bote...e them me plot bindje kete...
Nuk dua te justifikojme veten, por dhe shume te ashper s'duhet te jemi...tani ne fakt duhet nje zgjim i cdo kujt drejt rruges te drejte, pasi fatkeqesisht shqiperine e ka kapur gjumi letargjik i pasivitetit, i zhgenjimit, ska me shprese per permiresim, korrupsioni behet hapur ne cdo vend, ne cdo vend, dhe te nje cop roje spitali,perfitimi material ulet kembkryq ne cdo deal(marrveshje, pune, shkolle,shendeti, etj...) mos te flasim per edukaten me minimale, edukata e te biseduarit, bashkpunimit etj...vetem ne kete forum, ku sna lidh asnje me nejri tjetrin pervec deshires se mire per te diskutuar konstruktivisht, edhe ofendohemi midis njeri tjetrir(po flas ne pergjithesi), imgjino kur behet fjale per interesa me te medha... gjthss .... si perfundim

JEMi NJE POPULL I CILI ME TE MIRAT APO TE KEQIAT NA KA SJELLE KETU KU JEMI SOT..... shiko e shkruaj thote populli....
 
Pe: Titulli: Pe: Jemi një popull...

Jemi nje popull me njerez me karakter te tille, me "edukate te shkelqyer".

Edukates time i nderuar i vjen anash po merru me ate qe tha popull leshi ;) Meqenese syte po ti vret edukata...
 
Titulli: Jemi një popull...

Po cfare faji ka ai qe e tha ate fjali, e ty t'rroku kungji :lol:
 
Pe: Jemi një popull...

Faji i tij ishte qe tha ate fjali thjesht fare.Nese e ka problem popullin qe i ka rene per pjese te shkoj ne ndonje shtet tjeter dhe te marri nen shtetesine
 
Pe: Jemi një popull...

Faji i tij ishte qe tha ate fjali thjesht fare.Nese e ka problem popullin qe i ka rene per pjese te shkoj ne ndonje shtet tjeter dhe te marri nen shtetesine

Jemi popull leshi o shoki a e din pse ?

Qe nga koha e ilireve qe ishin lesh hesapi i gjith ai popull nuk dinte ta mbronte vendin e tije dhe u sulmuan nga shum perandori te asaj kohe e i coptuan a thua pse iliret ishin aq te dobt ? kurse vendet tjera me te forta ?
Jemi popull leshi sepse sot te them QE DO TA KRYEJ NJE PUN apo TE PREMTOJ DIQKA e neser e harron premtimin.
Jemi popull leshi sepse per veq okupimev qe kishim , demin ma te madhe e kemi nga vet ne pra nga enveristat komunistat qe per 60 vjet apo ku ta di un sa , nuk i ka sjell dem me shum se ato vite as nje pushtim nga te huajt qe kemi pas.
Jemi popull leshi sepse qe 20-25 vite apo sa sakt nuk e di nga largimi i komunistave jemi prap lesh , e vrasim njeri tjetrin per parking e vrasim njeri tjetrin pse na tejkaloj etj shum gjana tjera qe jem mbrapa ne gjdo aspekt.
Qe 10 vite liri ne Kosove , politiKuajt ton vetem me vjedh din ? por nuk kan faj ata po kem faj na populli LESH qe prap te njejtit persona i votojm edhe pse e dim qe po na vjedhin por i mbrojm sikur ti kishim prinder thojm JO ata nuk VJEDHIN ata po bej MIRE dhe e vrasim njeri tjetrin per X kryeKalin qe udh'heq Kosoven apo Shqiperin e ata vjedh.
Jemi popull LESHI sepse ne maqedoni me nuk e di sa nr. Shqiptare ka popullat ka me shum parti se popull Shqiptare pra parti Shqiptare e nuk jan ne gjendje me u bo bashk e po tu benin bashk shum me mire do i kishim punet pse jo kryetari i shtetit te maqedonis do te ishte Shqiptare .
Hë si thua ? pajtohesh me mua qe jemi LESH ?
 
Edhe kush eshte popull i mire sipas ty, ta dijme nje here :D
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top