Pse e vesha burkën?

Aren

Anëtar i Respektuar
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Pse e vesha burkën?


Gazetarët e “Pasdite në Top Channel” kanë zhvilluar një intervistë me një grua shqiptare që mban veshjen e burkës.

Gjatë intervistës, gruaja shpjegon arsyet pse ka vendosur te mbajë këtë veshje jo të zakontë në vendin tonë.

Top Chanel
 
Burka, veshja e grave që ngjall polemika

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Belgjika vendosi kundër, Franca po ashtu. Tani është radha e Italisë. Ky vend po tenton së shpejti të përligj mbajtjen e burkës në publik.

Nisma e mbështetur nga të gjitha forcat politike e konsideron mbulesën e fytyrës së gruas si kundër rrymës së kulturës italiane dhe synon që fenomeni të marrë fund. Ndalimi i mbulesës islamike në fytyrë, vjen fill pasi Belgjika dhe Franca sanksionuan me ligj përdorimin e veshjeve që fshehin identitetin e grave në çdo lloj ambjenti publik.
Franca ka pasur qendrimin më të ashpër ndaj kësaj çështjeje.

“Problemi i burkës nuk është një problem fetar, është një problem i lirisë dhe dinjitetit të gruas”, është shprehur Sarkozy.

Tani edhe vende si Danimarka dhe Holanda kanë shprehur interes për të ndërmnarrë të njëjtat masa, ashtu sikurse edhe vende të tjera të BE-së.
Por përse perëndimi i frikësohet kaq shumë Burkës? Dhe përse shumë gra islamike kërkojnë me ngulm të mbulojnë fytyrën e tyre?

Burka, nikabi ose perçja, është një element veshjeje që mbahet nga gratë në vendet islamike, si në Arabinë Saudite, Jemen, Kuvajt, Katar, Oman apo Afganistan.

Për teologët mbulimi i fytyrës së gruas në publik nuk është një detyrim i besimit islam. Libri i shenjtë i Kuranit të paktën nuk e kushtëzon këtë. E pavarësisht kësaj burka vishet sot nga mijëra gra myslimane.Top Chanel
KRONIKA-ELONA.jpg
KRONIKA-ELONA1.jpg
KRONIKA-ELONA2.jpg
KRONIKA-ELONA3.jpg
 
Pe: Burka, veshja e grave që ngjall polemika

Te tilla tema besoj se jane pa vlere per aq me teper qe tani me, cili do e ka krijuar nje opinion te vetin rreth kesaj ceshtje kaq te perfolur...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top