Ku është shija ?

bella

Anëtar i Nderuar
Një pikpyetje të thjeshtë kisha unë :) ....filozofike, psikologjike apo shkencore ma thoni ju :D….Në mënyrën tuaj më spontane…më studioze ose më të rastësishme…!?!...

Ku qëndron shija, në të ngrënët??? në gjuhë apo në ushqimin që ne hamë??

Një mjeshtër i ofroi dishepullit të tij një mollë. "Si të duket?" e pyeti "Ka shije"?.
"Oh, po.Një shije shumë të mirë!" i përgjigjet dishepulli.
Mjeshtri atëherë i beri këtë pyetje: " Ku është shija, tek molla apo tek gjuha?".
Dishepulli reflekton pak dhe filloi të bënte një arsyetim plot me komplekse: "Shija vjen nga interdipendenca,jo vetëm midis shijes së mollës dhe asaj të gjuhës,por edhe nga interdipendenca midis...
"Budallallëqe,mos fol budallallëqe!" e ndërpreu mjeshtri me inat." Përse komplikon mënyrën tënde të të menduarit? molla është e mirë.Mjafton kjo për të shpjeguar shijen.Ndjenja që ka gjuha kur ha mollën është e mirë.Nuk ka nevojë për të thënë më shumë".
 
Redaktimi i fundit:
Filozofiko-shkencore kjo pyetja jote moj bella. Po te mos ishte gjuha qe te shijonte mollen, molla do te ishte thjeshte pa shije...merre vesh ti tash kete?
 
Ne i përjetojmë gjërat ashtu si janë në realitet.
Jo vetëm shija, por edhe ngjyra, era, të ftohtit. te nxehtit,
etj. janë veti që gjërat i posedojnë, e ne ato me anë të shisave
i perceptojnë ato ashtu si janë! Pra, ajo që vendos, është tek gjërat!
Po të mos ishte ashtu, do thoshim se po jetojmë ne një realitet virtual!
 
"Budallallëqe,mos fol budallallëqe!" e ndërpreu mjeshtri me inat." Përse komplikon mënyrën tënde të të menduarit? molla është e mirë.Mjafton kjo për të shpjeguar shijen.Ndjenja që ka gjuha kur ha mollën është e mirë.Nuk ka nevojë për të thënë më shumë".

Duhet te spjegoj gje tjeter :D
 
valla sma nin per ket far lloj dilemi, sa keq veq qe gjonat qe na plq ma shum jon ato qe nuk na bojn bash mir:(pernryshe ha qa mbjen n'dor, mjafton mu kon gjo qe krijesa njerzore zakonisht han kuptohet:D...
 
Një pikpyetje të thjeshtë kisha unë :) ....filozofike, psikologjike apo shkencore ma thoni ju :D….Në mënyrën tuaj më spontane…më studioze ose më të rastësishme…!?!...

Ku qëndron shija, në të ngrënët??? në gjuhë apo në ushqimin që ne hamë??

shija qendron tek ushqimet,frutat...etj ndersa gjuha si organ shqisor i te ndjerit dhe shijimit percjell kte shije tek ne
 
edhe pse oshte molla e mire krejteve nuk i vjen molla e mire keshtu qe oshte e ndelidhte edhe molla mu kan e mire edhe me ii pelqye permes gjuhes shija!!!!!
 
ushqimet jane te shijshme sepse truri jone i percepton ato si te shijshme sepse per shembull mua sme pelqen molla sepse me le shije te keqe dmth perceptimi i shijes se molles ne trurin tim eshte e keqe pavarsisht se per te tjeret molla eshte e mire .. tani se si behet ky perceptim i kesaj lloj shijeje tek une dhe pse eshte ndryshe te te tjeret nuk e di une por cdo gje ka te beje me pergjigjen qe jep truri jone duke patur si percjelles kryesor te shijes gjuhen
 
E ke përnjëmend?

E si është puna me shqisat tjera?
Ku janë drita, zëri, era ( të nuhaturit), ?

Zonjushë, sikur këto dukuri natyrore të mos ekzistonin,
as ne nuk do t'i perceptonim!

pa provo digje pak gjuhen ti , e ke parasysh .. harron dhe ha ndonje te nxehte shume (besoj te ka ndodhur ) . per 1-2 dite spara te shijojne shume ushqimet , se dhe gjuha vete nuk eshte ne terezi . lol

ushqimi kalon nga gjuha, pavarsisht se shqisat e parit dhe nuhaturit ndikojne shume ne kete proces , prape eshte ajo gjuha qe e ben ate final vendim dhe shperndan gjithe ate kenaqesi .
 
Zonjë, sikur të ishim duke treguar gjëegjeza atëherë
do të ishte e vërtetë ajo çka thua!

E pse pra atëherë çdo produkt ndryshe shijon ?
E din këtë?
 
Redaktimi i fundit:
Zonjë, sikur të ishim duke treguar gjëegjeza atëherë
do të ishte e vërtetë ajo çka thua!

E pse pra atëherë çdo produkt ndryshe shijon ?
E din këtë?

ushqimi shijohet me ane te gjuhes , si organ i pare i shijimit . Ti tani me thuaj mua me cfare tjeter e shijon ?

sa per ushqimet cdo ushqim ka shije te ndryshme.Gjuha eshte e pasur me qeliza poshte lekures qe per secilin ushqim japin sinjale/shije te caktuara . Ajo sinjalizohet direkt neper trurit , dhe qe nga atje shperndahet . Po ama eshte gjuha ajo qe luan rolin kryesor ketu.
 
Po më duket sikur kur të luajmë cic-mic!

Pa dërgues nuk ka as pranues!

Nga një produkt dërgohet informata, ndërsa tjetri e pranon!
Shqisa vetëm e përpunon informatën që ia ka dërguar
produkti. E njëjta si në radiofoni.

Tjetër skjarim më të mirë nuk kam.
Ndoshta dikush ka mundësi ta skjarojë edhe më mirë!
 
huh
eshte njesoj si: kush ishte e para pula apo veza?!!
megjithate mendoj se gjuha i ka qelizat e shijimit
 
Ne sistemin tone te percepimit dhe ndjesive !!!shkurt : ne trurin tone :D

ps:Me mire spo i hyj shpjegimeve anatomiche dhe biochimiche :p
 
Titulli: Ku është shija ?

SHija qendron tek ushqimi ska si te jete tek gjuha se do dilnin te gjitha ushqimet me 1 shije.
 
Pe: Ku është shija ?

Po i jap pergjigje ne dy kuptime...1 Shija qendron tek gjuha,aty fillon shijimi i te gjithave,si vete organ shijimit qe eshte bere nga natyra...2 Shija qendron tek shumellojshmeria...Nqs do kishim te njejten gjuhe me te njejtat ushqime,do ndjenim te njejten shije...Por sikur te kemi te njejten gjuhe por ndryshueshmeri ne ushqime,do kishim shije te tjera...Keta te dyja jane te nderthurura,sikur te mos ishte njera sdo ishte as tjetra....
 
Pe: Ku është shija ?

molla eshte e shijshme...por po te mos kishim LLAPEN LOL nuk do ja dinim sa e shijshme eshte.por edhe nqs s'do kishim ne rregull rruget nervore ndjesore s'do shijonim dot..
kshu qe jane te lidhura.
 
Pe: Ku është shija ?

Qendron tek gjuha per mendimin tim. Ate qe shijoj une nuk e shijon ti, e anasjelltas.
Cfare shijon gjuha ime eshte ndryshe nga e te tjereve... Psh une cdo gje e ha te nxehte (pervec akullores dhe pijeve freskuese). Familjaret e mi hane te njejten gje te vaket ose te ftohe; atyre ashtu i shijon, mua jo. Meqe jemi tek molla, une se ha dot mollen vetem si molle, e pres copa copa, e hedh ne kos dhe i hedh sa granola... te tjeret rreth meje rrudhin buzet... Shije shije!
 
Titulli: Ku është shija ?

Shija eshte ne majen e gjuhes, po e kaloi ate pjese cdo gje qe han eshte e pashije...Ne pergjithesi une i shijoj gjerat qe i ha. Ha ngadale dhe me shume lezet!
 
Pe: Ku është shija ?

Atehere Shija eshte nje kombinim 80% Aroma dhe 20 % gjuha.

Pra ne ne te vertete nuhasim aromen prandaj dhee shijojme frutin ose te tjera gjera qe hahen.

Kjo eshte e vertetuar ,,,pasi vihet re nje c´orientim i shijes kur ne kemi rrufe,ftohje apo alergji ,,,dmth hunda eshte e zene.

Pra nje rol te mall ,,,ose te themi kryesorin e lot nuhatja.............
 
Titulli: Pe: Ku është shija ?

Enderra, si i behet gjerave qe nuk kane arome? Si i shijojme ato?
 
Pe: Ku është shija ?

cdo gje ka arome edhe uji ...eshte tjeter qe truri yne ca i regjistron e ca jo ( per ushqimet e kisha fjalen)...Se ca ke ne koke ti se di :p
 
Pe: Ku është shija ?

Shija bilogjikisht eshte gjuha,.psikollogjikisht eshte mendja dhe truri,.!
 
Titulli: Pe: Ku është shija ?

cdo gje ka arome edhe uji ...eshte tjeter qe truri yne ca i regjistron e ca jo ( per ushqimet e kisha fjalen)...Se ca ke ne koke ti se di :p

Une ne koke kam trurin e mbi te floket, por ne mendje kisha gjerat qe nuk kane arome ( e ceke ujin, por ka edhe gjera te tjera sikur uji). Me kete desha te them se organi i shijes eshte gjuha, e qe ne refuzojme gjerat qe kane arome te forte apo te rende eshte qeshtje shijes se pergjitheshme te secilit, por jo shijes fizike.
 
Titulli: Ku është shija ?

Shija u ushqimit eshte e lidhur me gjuhen, nuhatjen, the trurin.......

1 shoqja ime per 1 kohe te shkurter humbi nuhatjen.... dhe nuk ishte ne gjendje te percaktonte shijet e ndryshme te ushqimit, pra pak rendesi kishte se c'fare hante nuk ndiente asnje lloj shije ne ushqim.....
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top