Morali

triumfuesja

Anëtar i Respektuar

Në çdo bestytni të mençurit shkojnë pas budallenjve.
Bekoni

Bestytnia është poezia e jetës.
Gëte

Nuk ka bestytni, që nuk ka lindur nga ndonjë nevojë.
A.Grafi

Më trim e më i fortë është ai që lufton kundër padrejtësisë, sesa ai që bën padrejtësinë.
Barleti

Drejtësia është e vërteta në aksion.
Zkuberti

Lehtë është të jesh i mirë, vështirë është të jesh i drejtë.
Hygo

Ku ka gjyqe, ka edhe padrejtësi.
Gorki

E drejta s'mund të jetë kurrë e të dy palëve, ajo i përket vetëm njërës.
Eskili

Sulmuesi nuk është gjithmonë fajtor, kurse viktima nuk është gjithmonë e pafajshme.
Shulci

Kur diskutoj me veten time çdoherë kam të drejtë.
Hasheku

Të mos ishin njerëzit e këqinj, nuk do të ishin gjykatësit e mirë.
Dikensi

Asgjë nuk është më banale se padrejtësia dhe vuajtja.
Cankari

Nuk mund të jesh i drejtë nëse nuk je i njerëzishëm.
Vonenargu

Kush bën keq është më fatkeq se ai që e pëson.
Demokriti

Nëse diçka është e drejtë, do kryer pa marrë parasysh arsyet e shumta për të hequr dorë nga kryerja e saj.
M.Kyri

Dashuria dhe urrejtja ia ndryshojnë fytyrën drejtësisë.
Paskali

Sharjet janë argument për ata që nuk kanë të drejtë.
Ruso

Asgjë nuk e lind më shumë dyshimin se kur dimë për një gjë pak.
Bekoni

Dyshimi është mjegull që i mbulon shpesh pamjet e bukura.
Ditrih

Dyshimi është çlodhja e intelektit.
Montenji

Edukimi më i mirë dhe më i dobishëm është ai që i japim vetvetes.
Montenji

As edukimi më i mirë në botë nuk të mbron nga pasionet e këqija.
Zhidi

Me edukatën e vet njeriu mund të ngrihet apo të poshtërohet.
Uatsjajana

Njeriu është krijesa më e shkëlqyeshme, prandaj edhe edukata duhet ta formojë në tërësinë e qenies së tij, ta përgatisë për jetën e përditshme, të përhershme.
Komenski

اdo njeri i paedukuar është karrikaturë e vetvetes.
Shlegeli

Kur prindërit janë të edukuar mirë atëhere edhe fëmijët mund të lindin të edukuar.
Gëte

Edukimi i zhvillon aftësitë, por nuk i krijon ato.
Volteri

Njeriu i paedukuar njihet në çastin kur e nderojnë, ndërsa i edukuari atëhere kur nuk nderohet.
Montenji

As armiku më i madh nuk mund të sjellë më shumë dëm se edukata, e cila gjithë jetën merret si foshnjë.
Aristoteli

Dy të parët deputetë të popullit janë nënlokja dhe mësuesi.
Hygo
 

Qëllimi i edukatës është që trupit dhe shpirtit t'u japë tërë bukurinë dhe tërësinë që mund të kenë.
Platoni

Mirësjellja e njeriut të edukuar s'kushton asgjë, e me të blihet çdo gjë.
Montenji

Kush mbjell grurë, mendon për një vit; kush mbjell pemë, mendon për dhjetë vjet; kush edukon fëmijë mendon për njëmijë e më shumë vjet.
Kineze

I miri s'vdes kurrë.
Shqipe

Më mirë të bësh mirë e të flasin për ty keq, se sa të bësh keq e të flasin për mirë.
Veqilharxhi

Përsa i përket të keqes, kundër saj duhet luftuar, or vëlla. Përndryshe, kush e duron, ai e meriton.
H.Sulejmani

Ai që bën vepër të mirë le të heshtë, ai i cili e pranon le të flasë.
Seneka

Në botë do të bëheshin më pak të këqija, sikur e keqja të mos bëhej në emër të së mirës.
Petëfi

Në qoftë se bëni mirë, bëni për vete; në qoftë se bëni keq, ia bëni vetes.
Gandi

Ai që është i mirë në punë të këqija, i mirë është edhe në punë të mira.
Haksli

Dëshiroi të dini cilat janë tri të këqijat më të mëdha për njeriun? Ja, shkurtimisht: gruaja, zjarri dhe vërshimi.
Latine

Njeriu nuk është as engjëll. Fatkeqësia është se ai që dëshiron të bëhet engjëll rëndomë bëhet djall.
Paskali

Njeriu shpesh është i mirë vetëm se nuk ka rast të bëhet keqbërës.
Petëfi

Liria nuk zgjidhet mes të mirës dhe të keqes, ajo e shkatërron të keqen.
Paveze

Ashtu si s'mund të ketë hije pa dritë, ashtu s'mund të ketë të mirë pa të keqe.
Myse

Një e keqe bëhet ende më e keqe po të mbrohet.
Ovidi

Thuaje të vërtetën edhe në qoftë se ajo që flet nuk shkon në interesin tënd.
Muhameti

Kush kërkon të vërtetën duhet të dijë ta paraqesë.
Kineze

Duhen shumë lopata për të varrosur të vërtetën.
Gandi

Dëshmitari im kryesor që flas të vërtetën është varfëria ime.
Sokrati

Njeriu kërkon të vërtetën për ta fshehur edhe më thellë.
Leci

Eshtë vetëm një gjë që përsëritet gjithmonë dhe çdoherë është e re dhe e frutshme, kjo është e vërteta.
Lakorderi

E vërteta bëhet dogmë në çastin kur diskutojmë për të.
اestertoni

Endrrat i kemi sepse pa to nuk do të mund të paraqesim të vërtetën.
Remarku

E vërteta që mësohet në mëngjes, në mbrëmje mund të vdesë.
Konfuçi

E vërteta gjendet diku ndërmjet të mirës dhe të keqes.
Shekspiri

E vërteta ekziston, vetëm gënjeshtra trillohet.
Braku

E vërteta ështe një, por njerëzit e quajnë me emra të ndryshëm.
Tagora

E vërteta më e hidhur është më e mirë se mashtrimi më i ëmbël.
Bjelinski

Kush dëshiron të mbrojë të pavërtetën ka arsye të veprojë i qetë dhe me sjellje "njerëzore", por kush e di se e vërteta është në anën e tij, duhet të veprojë ashpër, pa miklime.
Gëte

Më e mirë është gënjeshtra se sa hiçi.
Fadajevi

Natyra nuk e duron gënjeshtrën.
Karlaji

Edhe e vërteta tingëllon hidhur, kur del nga goja e një gënjeshtari.
Tagora
 
Titulli: Morali, semundja e shoqerise...

Ne nje shoqeri te caktuar - Nje sistem gjykimesh e principesh, i bazuar, apo i kushtezuar nga norma kulturore, fetare, filozofike etj etj, sipas te cilit njerezit klasifikojne veprimet dhe sjelljet duke vendosur nese veprimet e tyre jane te drejta apo te gabuara.

Normat ndryshojne nga shoqeria ne shoqeri...nese ne nje shoqeri te caktuar islamike eshte e moralshme te kesh marredhenie me dy gra, ne kulturen perendimore marredheniet me dy gra jane veprim i pamoralshem.



Askush nuk eshte aq i lire sa te vendose vete pa ndikimin e kultures ne te cilen ben pjese, c'eshte e moralshme per te dhe cfare jo...

Sot e shoh moralin e shoqerise te degraduar. Nje shoqeri qe vuan mungesen e objektivit, qellimit, qendrimit optimist dhe realist te ngjarjeve. Njerez qe infektojne njeri-tjetrin me vese duke i paraqitur si virtyte.
 
Pe: Morali

sherben per te krijuar hipokrizine
Kur ekziston nje "duhet" njeriu del prej vetvetes duke treguar dicka tjeter , nje fytyre te rreme, hipokrizi.
Askush nuk eshte i moralshem, sepse kur mesuam moralin, e nxorem duke e krahasuar me te kunderten, pra preken te dyja.

Morali ndryshon me kohen sepse ndergjegja ndryshon gjate kohes....por mua me intereson koha ime, ndergjegja ime te jete e paster dhe e bute per sa kohe une marr fryme
 
Pe: Morali

sherben per te krijuar hipokrizine
Kur ekziston nje "duhet" njeriu del prej vetvetes duke treguar dicka tjeter , nje fytyre te rreme, hipokrizi.
Askush nuk eshte i moralshem, sepse kur mesuam moralin, e nxorem duke e krahasuar me te kunderten, pra preken te dyja.

Morali ndryshon me kohen sepse ndergjegja ndryshon gjate kohes....por mua me intereson koha ime, ndergjegja ime te jete e paster dhe e bute per sa kohe une marr fryme
..me pelqen shume kjo qe ke shkruar...po do te shtoja dicka....
duke qene se morali permbledh rregulla te sjelljes se njeriut ne shoqeri..eshte i paracaktuar nga doktrina te ndryshme, qe nuk lejojne nje mynyre sjellje qe konsiderohet jashte ketyre rregullave , qe jane te vjeteruara nga koha....eshte e kuptueshme qe njerezit ne pergjithesi nuk pershtaten dote me keto rregulla...keshtu qe ne aparence mundohen te japin idene se jane brenda tyre( por ne fakt nuk eshte e vertete )...ketu linde hipokrizia....edhe pse kjo krijon nje dem te madh te njerezit...per arsye te ndikimit te madh qe kjo ka te cdo njeri....
 
Pe: Morali

..me pelqen shume kjo qe ke shkruar...po do te shtoja dicka....
duke qene se morali permbledh rregulla te sjelljes se njeriut ne shoqeri..eshte i paracaktuar nga doktrina te ndryshme, qe nuk lejojne nje mynyre sjellje qe konsiderohet jashte ketyre rregullave , qe jane te vjeteruara nga koha....eshte e kuptueshme qe njerezit ne pergjithesi nuk pershtaten dote me keto rregulla...keshtu qe ne aparence mundohen te japin idene se jane brenda tyre( por ne fakt nuk eshte e vertete )...ketu linde hipokrizia....edhe pse kjo krijon nje dem te madh te njerezit...per arsye te ndikimit te madh qe kjo ka te cdo njeri....

Rregulla te kujt??Doktrina te shkruara nga kush??Mos tja leme fajin dikujt imagjinar per nje moral...Morali nje eshte,morali ska gje te shkruar,as te vendosur,ska gje strikte edhe pse eshte ''rregull''mbrenda rregullave te pa shkruara...Dmth morali eshte thjesht nje numer rregullash te pashkruara te pavendosura te shoqerise qe me ane te nje logjike te zgjatur dhe te forte,bejne mundesine e dallimit te disa sjelljeve qe nuk konceptohet te drejta...Morali eshte thjesht nje teresi parimesh e normash qe percektojne sjelljen e njerezve ne shoqeri....Sipas Sokratit morali eshte nje nocion qe lidhet me arsyen njerezore dhe optimizmin etik...E verteta dhe morali jane nje nocion thote Sokrati....Tani nqs e verteta eshte dicka e pashkruar si mund te jete morali nje dicka e shkruar??Ketu hyn mendja njerezore,hyn arsyeja e cila percakton ca ehte morali...Ta shohesh ne nje kendveshtrim me te gjere,morali duket edhe si relative,dicka qe te duket me moral ty,sme duket mua...Por njeriu me nje arsye te shendoshte di te vleresoje moralin e vertete ose ose vertetesine e moralit...Nqs ti vjedh e te duket dicka normale,mua me duket dicka pa moral...Kjo eshte relativiteti i moralit,por ne thelb ne aftesine bindese dhe arsyetuese te njeriut behet ndarja e ketyre gjerave...Duke qene se morali ka shtrirje te gjate varet dhe menyra se si kapet,pasi ne shoqerine tone kapet morali edhe ne rolin e nderit(te femre)...Nje prostitute quhet femer pa moral...Sic paten thene : - Jetojme ne nje kohe ku njerezit medioker perbejne moralin,e moralistet e vertete perbejne anti-moralin,por problemi qendron se kush na tha neve qe jemi me moral kur perbejme edhe te kunderten??....
 
Pe: Morali

Fjala moral "moral" vjen nga latinishtja "mores" qe jan praktikisht kostumet e nje populli, pra akordimet e heshtura mbi cfare eshte ose jo e drejte per ate shoqeri.
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Morali

Mendimi i konsoliduar
Origjinaliteti
Realizimi i detyrave me drejtesi
Arritja
Liria me kufi
Identifikimi i njeriut...
Sbesoj se ka nje perkufizim te sakte per moralin por perkufizimi me i mire eshte ai qe eshte me i drejte me i ndershem dhe me i rregullt...Me pak fjale morali kompleton sjelljen e njeriut...
 
Pe: Morali

Rregulla te kujt??Doktrina te shkruara nga kush??Mos tja leme fajin dikujt imagjinar per nje moral...Morali nje eshte,morali ska gje te shkruar,as te vendosur,ska gje strikte edhe pse eshte ''rregull''mbrenda rregullave te pa shkruara...Dmth morali eshte thjesht nje numer rregullash te pashkruara te pavendosura te shoqerise qe me ane te nje logjike te zgjatur dhe te forte,bejne mundesine e dallimit te disa sjelljeve qe nuk konceptohet te drejta...Morali eshte thjesht nje teresi parimesh e normash qe percektojne sjelljen e njerezve ne shoqeri....Sipas Sokratit morali eshte nje nocion qe lidhet me arsyen njerezore dhe optimizmin etik...E verteta dhe morali jane nje nocion thote Sokrati....Tani nqs e verteta eshte dicka e pashkruar si mund te jete morali nje dicka e shkruar??Ketu hyn mendja njerezore,hyn arsyeja e cila percakton ca ehte morali...Ta shohesh ne nje kendveshtrim me te gjere,morali duket edhe si relative,dicka qe te duket me moral ty,sme duket mua...Por njeriu me nje arsye te shendoshte di te vleresoje moralin e vertete ose ose vertetesine e moralit...Nqs ti vjedh e te duket dicka normale,mua me duket dicka pa moral...Kjo eshte relativiteti i moralit,por ne thelb ne aftesine bindese dhe arsyetuese te njeriut behet ndarja e ketyre gjerave...Duke qene se morali ka shtrirje te gjate varet dhe menyra se si kapet,pasi ne shoqerine tone kapet morali edhe ne rolin e nderit(te femre)...Nje prostitute quhet femer pa moral...Sic paten thene : - Jetojme ne nje kohe ku njerezit medioker perbejne moralin,e moralistet e vertete perbejne anti-moralin,por problemi qendron se kush na tha neve qe jemi me moral kur perbejme edhe te kunderten??....

.....Nuk po i futem shume se cfare dhe jo eshte e moralshme, sepse sinqerishte nuk me intereson nje gje e tille, sepse kjo varjon ne baze te shoqerise ku jeton...por jane rregulla te pashkruara , te cilat determinojne rrugen ne te cilen shkel njeriu....por le te jemi realiste...sepse morali eshte nje gjyq i heshtur, qe te gjithe e kane frike...per kete arsye jane te detyruar te pakten ne aparence, te ecin ne baze te ketyre rregullave, duke u bere pjese e se teres, qe eshte shoqeria, e cila gjykon dhe paragjykon te gjitha sjelljet jashte asaj qe quhet e "moralshme "....eshte e veshtire te dalesh jashte ketyre kornizave, sepse eksperienca ka treguar se njerez, qe kane guxuar ta bejne nje gje te tille, nuk e kane pasur jeten te lehte...pra njeriu eshte i edukuar ne menyre te tille te jetoje ne turme, ne baze rregullash qe i jane paracaktuar,kjo ekzistone ne cdo shoqeri,por me e theksuar eshte ne shoqerite thellesishte te indoktrinuara nga feja...eshte e veshtire qe njeriu te pranoje diversitetin...kjo kufizon lirine e mendimit dhe te veprimit...pra njeriu nuk eshte i lire te veproje dhe mendoje duke vene ne perdorim llogjiken e tije, por eshte i detyruar te pranoje ate cfare eshte e" mire" per te gjithe....
 
Pe: Morali

te jesh i moralshem do te thote te jesh njeri me vlera dhe parime.



e urrej kur imoralet bejne moral :D
 
Pe: Morali

Moral ? Morali është një rregull i pa-shkruar që normalisht ndryshon nga bashkësia në bashkësi dhe nga individi në individ . Ajo që mua më duket e pa-moralshe dikuj tjetër mund ti duket normale dhe e moralshme. Nuk besoj se ka një rregull strikte mbi atë që quhet e moralshme ose jo
 
Pe: Morali

Unë do të kisha përmendur konkretisht një shembull.

Gjendesh në luftë, shoku yt është plagosur dhe tash
ti ke një obligim moral (por jo detyrim) ta ndihmosh
shokun!
Do të ishte e pamoralshme që shokun mos ta ndihmoje!


Janë këto disa rregulla të pashkruara që njerëzimi i ka
mësuar nga përvoja dhe parasheh si diçka të mirë
praktikimin e tyre!
 
Pe: Morali

Per ju qe dini anglisht, do ju rekomandoja kte videon nga Prof.Sandler ku flet mbi moralin ne lidhje me kanibalizmin dhe vrasjen. Personalisht i adhuroj leksionet e tija :)

[video=youtube;kBdfcR-8hEY]http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=kBdfcR-8hEY#![/video]
 
Pe: Morali

Fjala moral "moral" vjen nga latinishtja "mores" qe jan praktikisht kostumet e nje populli, pra akordimet e heshtura mbi cfare eshte ose jo e drejte per ate shoqeri.

pak dhe sakt belkë, rregulla te pashkruara por te bazuar fort ne mentalitet . imagjino pak tani nje prostitute qe i ben moral nje lavireje , pse ti shkon me dy tre veta pernjeheresh sa e dhishme , me fal dhimbshme esht. kam pershtypjen se etika e moralit nuk pergjithsohet por konceptohet sipas mentalitetit e sidomos kur ndeshemi me kultura te ndryshme.

mendjehapurit gjithmon jan te prirur qe te pergojohen si imoralista , kjo ndodh sepse jan kta te fundit qe marrin guximin te thyejne tabu dhe te bejn diçka ndryshe . nuk po them te vrasesh por te besh diç qe mund te paragjykohesh , por po ta mendosh thell dhe ket do thush me vete "kujt i plasi" se çfar thot tjetri kom gjet karar me veten si puna egoistit.
 
Last edited by a moderator:
Pe: Morali

Cfare eshte morali tani si e doni shpjegimin? ne formen e metafizikes e teologjise, filozofise, sociologjise, jurisprudences, poltikes apo doni moralin postmodern?

gjithsesi,

tani per moralin mund te flas per ore te tera ne kendveshtrimin teoriko-historik, meqense nuk do beje ndonje esse apo analize, por do mundohem ma fjalet e mija te pershkruaj ate se cfare eshte morali.

Morali eshte ajo fije e holle e perit (per disa eshte e trashe une parapelqej te them e holle), dicka pothuasje e padukshme, qe ndan te keqen nga te miren, drejtesine nga padrejtesine, lirine nga burgimi, rregullin nga shthurjen, eshte nje toke e mesme, eshte ekulibiri, eshte mistik sa vete historia e njeriut, ne kete toke te memsme ku jetojne njerzit, nuk esht e rendesishme se sa jetojne ne mes se mires dhe se keqes, por ajo qe me vjen ndermend eshte krahasimi i Purgatoris i Dantes, duket paradoxale por eshte e vertet qe morali eshte nje veshje njerzore e tejdukshme por qe nuk garanton as te miren absolute dhe as te keqen, eshte nje lloj apatie e te jetuarit brenda disa kontureve qe nuk lejojne shfuqizimin apo fuqizimin e maximave.

Per shekuj me radhe njeriu ka himnizuar moralin duke vendosur ate ne fronet dhe ne pidestalet me te larta te historise, duke e quajtur abuzivisht "etika pozitiviste" e njerzimit e bazuar ne rregulla te cilat kane burimin nga nje sjellje konform e nje bashkesie qe njeherazi sillen sikur te ishin te shkruara, ne fakt eshte edhe burim i se drejtes gjithsesi kjo eshte nje teme tjeter. Morali eshte vetem nje "besim" a priori, pasi, merr si te mireqene faktin e moralit me permbajtjen e se mires absolute, pa qene nevoja te percaktoje kriteret e te cilat perbejne konformitetin e moralit pozitivist si p.sh. koha, menyra, treguesit, shoqeria, teorite etj, pra, morali me te cilen ne e kemi mesuar degjuar etj eshte relativist cka do te thote se etika pozitiviste mbi te cilen mbeshteten le te themi autor te "filozofise morale" bie poshte duke pretenduar nje moral absolut.
 
Pe: Morali

Morali per mua eshte E mira dhe e Verteta. Nese mundohemi ta perkufizojme do ishte e veshtire qe te ishte nje definacion universal pasi lidhet me kendveshtimin individual te cdo njeriu.
Per dike do ishte Miresjellja individuale me Zotin, veten, familjen, dhe shoqerine ne teresi(pra bashkesine ku jeton) Dikush do ta shikonte vetem ne mardhenien e tij me veten ose thjehst me njerezit... varet...
Per dike tjeter do ishte ajo vija e holle e telit ku behet dallimi midis se mires dhe se keqes.
Per dike do ishte nje ndjenje apo parim i rrenjosur shpirterisht tek njeriu i cili ska nevoj per rregulla te shkruara por buron e shfaqet ashtu natyrshem si rrjedhoje e vullnetit te lire, qofte kjo per te bere mire apo keq.
Nga ana fetare do u perkufizonte me fjalen e Zotit kur thote: “Zoti urdheron drejtesi, bamiresi, ndihme te afermve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju keshillon ashtu qe te merrni mesim.” (ndoshta dhe nuk perkufizohet keshtu por une me aq dije sa kam me kete fjali do e pershkruaja)
Aristoteli do thoshte: "Shkelqimi i moralit ndodh si pasoje e vesit. Ne behemi te drejte duke bere vepra te drejta, te permbajtur duke bere vepra te matura, trima duke bere vepra guximtare". Pra per te morali eshte: drejtesi, mature dhe guxim:)

Une personalisht do thoja: MORAL=VIRTYT=PASTERTI SHPIRTERORE
 
Titulli: Pe: Morali

Une personalisht do thoja: MORAL=VIRTYT=PASTERTI SHPIRTERORE

:D e respektoj mendimin tend Soul sepse ke perkufizuar moralin si nje predispozit, menyre e te qenit personale.......por Moral ne kuptimin qe e ke then ti eshte tjeter nga ai qe shprehim ne....Moralist tjeter gje dhe te kesh moral tjeter gje :)
 
Morali


Morali


Morali (lat.: moralis veset, doket, zakonet; lat.: mos - ves) eshte nje rregull, parim ose norme e sjelljes e paravendosur nga nje shoqeri, bashkesi, dhe e pranuar nga nje njeri per menyren e tij te sjelljes dhe e zbatueshme nga te gjithe njerzit e arsyeshem; ose mesim i vlefshem ne miresjellje, etike ose domethenie praktike e shprehur apo e nenkuptuar ne nje histori, fabul, ose ngjarje.

Morali ka edhe kuptime te tjera:

* اeshtje a shqetesim me gjykimin e veprimit dhe karakterit te mire apo te keq te njeriut: medyshje morale; shqyrtim moral,
* Mesim ose shfaqje e miresise ose perpikerise se karakterit dhe sjelljes: mesim morali,
* Ne perputhje me standartet e asaj eka eshte e drejte ose e mire ne sjellje: virtyti, jeta morale,
* Ngritja nga ndergjegjja ose kuptimi i se drejtes dhe gabuares: detyrim moral,
* Pasojat e qarta shpirterore sesa trupore: perkrahje morale,
* Bazimi ne mundesi (gjasa) te fuqishme ose bindje te forte, sesa ne dukshmerine e se vertetes: siguri morale.


Psikologji
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top