Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Teherani thyen tabutë me një dokumentar mbi seksin

Një dokumentar mbi edukatën seksuale është për momentin DVD më e shitur në Iran gjatë kësaj vere. Videoja e titulluar “Mik i dashur” është guida e parë e këtij lloji e publikuar në vendin islamik dhe mund të gjendet tashmë kudo nëpër Teheran: në videoteka, në supermarkete dhe sidomos në farmaci. Blerësi duhet të jetë mbi 18 vjeç.

DVD e shndërruar në një bum për vendin ku seksi konsiderohet një tabu, është etiketuar nga producenti Mohamed Reza Alizadeh “një guidë për shëndetin seksual në martesë”.

Videoja kushton 3 euro dhe është realizuar me konsulencën e doktor Mohammed Majd, psikiatër dhe profesor i shkencave mjekësore në Universitetin e Teheranit.

Hapja e dokumentarit është ndërtuar në mënyrë metaforike, me dy lule. Më pas shfaqen imazhet e miliona spermatozoidëve në lëvizje që i afrohen vezës dhe pastaj tregohet një fetus që del nga një trup femre i ndërtuar në mënyrë kompjuterike.

E gjithë videoja ka si kolonë zanore “Kështu foli Zarathustra”, muzika që shoqëron filmin “2001, odisea në hapësirë”. Doktor Majd saktëson që në fillim të videos se në të janë respektuar të gjitha urdhrat fetare dhe udhëzimet u drejtohen si burrave, edhe grave.

Në video, doktori shpjegon rolin pengues të stresit dhe zemërimit në aktivitetin seksual dhe u drejtohet në mënyrë eksplicite femrave për një rol më aktiv gjatë aktit. Videoja mbyllet me refuzimin kategorik të përdorimit të çdo lloj droge apo pornografie.

Para daljes, videoja nuk e ka pasur rrugën të lehtë. “ثshtë një temë e nxehtë për vendin”, shpjegon producenti Reza Alizadeh. “Asnjë nuk donte të kishte të bënte me ne. Ministritë na kanë krijuar shumë probleme”. Por më pas, rruga është hapur dhe videos i është dhënë miratimi nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Kulturës.

“Videoja është pëlqyer sepse për herë të parë përballet me temën e seksit me një gjuhë të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë”, thotë producenti.

Fushata publicitare për të tërhequr blerësit është bazuar në një mesazh të thjeshtë: “Një dhuratë e madhe për të sapomartuarit”, e menduar si një mënyrë edhe për të frenuar divorcet, të cilat janë trefishuar në dhjetëvjeçarin e fundit. Dhe kjo ka rezultuar e suksesshme. Mes klientëve ka plot çifte të martuar prej vitesh. Pas suksesit të korrur, producenti i videos ka premtuar ajo do të ketë një vazhdim. /Shekulli
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Teherani thyen tabutë me një dokumentar mbi seksin

Ide e bukur ....!!!
 
Pe: Teherani thyen tabutë me një dokumentar mbi seksin

Nga epoka e gurit po kalojne ne ate te bronxit nje hap gjigand ky :( Sa keq nje popull qe dikur kishte ndertuar kopshtet e Babilones dhe kishte zhvilluar shkencen te arrije te beje mesime seksi me lule si shembuj...
 
Pe: Teherani thyen tabutë me një dokumentar mbi seksin

Eh medet...Mos te kapim vendet e tjera per shembull,pasi ne Shqiperi akoma ka raste qe eshte tabu permendja e sexit,sikur te ishte dicka e ndaluar..Eh punto nero...
 
Pe: Teherani thyen tabutë me një dokumentar mbi seksin

Aman se ktej qe se kane tabu, na "shendriten".... :)
 
Titulli: Pe: Teherani thyen tabutë me një dokumentar mbi seksin

Aman se ktej qe se kane tabu, na "shendriten".... :)

hahahahahahahahah
 
Pe: Teherani thyen tabutë me një dokumentar mbi seksin

Per nje vend si Irani duhet cilsuar si nje hap gjigand per ta dhe mendoj se esht nje ide e mir e ktij realizimi .....................
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back