Shtepia ideale

Titulli: Shtepia ideale

Kto shtepite dy kateshe me nje kat nen dhe jan endra ime sepse 1 kat e ke per dhoma e per jetese kati poste garazhd taverne salla lavanderise dhe si shtepi duket e vogel por eshte e madhe dhe e e lezecme jo ngre kot me kot kate dhe kur vjen fundi ske as garazh LOL
 
Titulli: Shtepia ideale

Si te dekorojme nje dhome te vogel​

Zakonisht ne cdo shtepi ka dhoma te vogla. Dekorim apo rregullimi mund të jetë ajo që e bën dhomën tuaj të rehatshme.
Si te dekorojme nje dhome te vogel? Zakonisht ne keto shtepi ka dhoma te vogla. Dekorim apo rregullimi mund të jetë ajo që e bën dhomën tuaj të rehatshme. Nese ju e rregulloni ate sic duhet, ju mund ti jepni pamje dhomes tuaj te vogel sikur ajo te ishte e madhe. Lyej dhomen me nje ngjyre te lehte. Ngjyrat e lehta i japin drite dhomes, dhe e bejne ate me te ngrohte. ne qoftese ju perdorni ngjyra te erreta ajo mund te jape pamjen e nje hapesire te ngushte. Krijoni nje pike qendrore ne dhome. Ajo mund te jete nje pikture ose mobilje antike. Nje pike qendrore largon vemendjen e hapesires se dhomes. Vendosni pasqyra mbi mur. Pasqyrat do te krijone thellesi ne dhome dhe japin pershtypjen e nje dhome te madhe. Per te patur sa me shume hapesire ne dhomen tuaj mundohuni qe te vendosni mobilje te vogla sepse ato do t'ju japëin më shumë hapësirë të lirë në dhomë.

ikub.al​
 
Titulli: Shtepia ideale

Dekorimi i shtepise eshte nje proces plotesisht individual dhe me shume bazohet ne shijen personale sesa ne trendet e dizajnit.

Mirepo cdohere ekzistojne disa detaje qe jane me moderne se te tjerat.

Ja disa nga keto detaje te cilat ndoshta i keni ne shtepine tuaj, e nese si keni sigurojini ato dhe keshtu do ti shtoni gjalleri shtepise suaj.

Ja disa nga keto detajet:

-Jasteket me ngjyra te ndryshme
-Orat klasike

-Fotografite bardhe zi

-Pasqyrat e medha

-Akcesoret metalike per banjo

-Mbulesa te trasha

-Shportat e thurura etj.
 
Titulli: Shtepia ideale

Mini kuzhina :)

mini_kujna11.jpg

mini_kujna21.jpg

mini_kujna31.jpg

mini_kujna41.jpg
 

Attachments

  • mini_kujna21.jpg
    mini_kujna21.jpg
    18 KB · Shikime: 0
  • mini_kujna11.jpg
    mini_kujna11.jpg
    6.4 KB · Shikime: 0
  • mini_kujna31.jpg
    mini_kujna31.jpg
    24.2 KB · Shikime: 0
  • mini_kujna41.jpg
    mini_kujna41.jpg
    16.4 KB · Shikime: 0
Titulli: Shtepia ideale

Si te vendosim fotografite ne mur ne menyre sa me te rregullt :)


poramnuvanje11.jpg

poramnuvanje21.jpg

poramnuvanje31.jpg

poramnuvanje41.jpg

poramnuvanje101.jpg

poramnuvanje51.jpg

poramnuvanje61.jpg

poramnuvanje81.jpg

poramnuvanje91.jpg
 
Titulli: Shtepia ideale

zdi veq boll te mira kokan keto pale per shtepi bravo ju Lutem veq vazhdoni kesi Plane per ata qe dua ndertojen Shtepit e veta me shume respket, nga Qendrimi Bossi..
 
Titulli: Shtepia ideale

sa te lezetshme miniguzhinat me poshte...
 
Titulli: Shtepia ideale

e bukura è qe nuk din ke te zgjedhesh:D:D
 
Titulli: Shtepia ideale

Tapetat ne mur perseri ne mode :)

Ja ca ide :)

tapeti91.jpg

tapeti81.jpg

tapeti31.jpg

tapeti121.jpg

tapeti111.jpg

tapeti101.jpg

tapeti11.jpg
 

Attachments

  • tapeti91.jpg
    tapeti91.jpg
    16.3 KB · Shikime: 0
  • tapeti111.jpg
    tapeti111.jpg
    36.9 KB · Shikime: 0
  • tapeti81.jpg
    tapeti81.jpg
    17.2 KB · Shikime: 0
  • tapeti31.jpg
    tapeti31.jpg
    18.1 KB · Shikime: 0
  • tapeti121.jpg
    tapeti121.jpg
    17.9 KB · Shikime: 0
  • tapeti11.jpg
    tapeti11.jpg
    12.8 KB · Shikime: 0
  • tapeti101.jpg
    tapeti101.jpg
    18.7 KB · Shikime: 0
Titulli: Shtepia ideale

Si ta rregulloni dhomën e fëmijëve

Kur të vendosni ta rregulloni dhomën e fëmijëve tuaj, gjithsesi duhet që, në këtë aktivitet, t’i përfshini edhe ata. Lejoni ata që të krijojnë mbretërinë e tyre të vogël, për ç’gjë do t’u falënderojnë më vonë.

Fëmijët kanë nevojë për hapësirë, e jo për mobile të tepërta. Atyre u mjafton një shtrat i rehatshëm, tavolina e punës, ormani dhe ndonjë raft.

Përcaktohuni për mobile të thjeshta

Në shumicën e shtëpive, sidomos në banesa, nuk ka dhoma të mëdha të fëmijëve, ku mund të rrinë dy a më shumë fëmijë. Për këtë shkak, duhet një imagjinatë e pasur për rregullimin e këtyre ambienteve. Mobilet duhet të jenë praktike, të thjeshta dhe pa vija të mprehta, prandaj më së miri është që të përcaktoheni për mobile që kanë shumë funksione. Shfrytëzojeni çdo centimetër të ambientit, në mënyrë që të keni vend për rroba, shtroja e mbuloja, libra dhe lodra. Mos vini tepihë dhe perde të rënda, meqë aty grumbullohet pluhuri.

Shtrati le të ‘rritet’ me fëmijën

Në shtratin e thjeshtë me gjatësi 190 cm dhe gjerësi 90 cm, fëmija mund të flejë nga mosha 3 vjeçare, e derisa të rritet. Zgjidhni modelet pa detaje të shumta dhe, çdo pesë vjet, ndërrojeni dyshekun. Për fëmijët më të vegjël përdorni çarçafë dhe mbulesa me ngjyra pastele, me personazhe nga filmat e vizatuar, e kur të rriten paksa, lëri vetë ata që të zgjedhin shtrojat dhe mbulojat sipas qejfit të tyre.

E lodrat?

Fëmijët duhet të marrin pjesë në rregullimin e dhomës së tyre, meqë kjo do të jetë mbretëria e tyre e vogël ku do të mësojnë, luajnë dhe flenë. Blijuni atyre një arkë të bukur druri të cilën mund ta përdorin si ulëse, objekt për të luajtur, dhomë të kukullës dhe vend ku do të lënë lodrat e tyre.

Zgjidheni tavolinën me kujdes

Fëmija duhet të ketë ambient të mjaftueshëm për të mësuar dhe të ketë rafte për vendosjen e librave, fletoreve dhe gjësendeve të tjera shkollore. Kjo nuk dmth se tavolina e tyre duhet të jetë më modernia, apo më e shtrenjta. Mjafton që ajo të jetë praktike. Bile, fëmijëve më shumë u pëlqejnë gjërat e thjeshta dhe të improvizuara, sesa ato të shtrenjtat dhe të komplikuarat.

Rregullimi funksional

Nëse dhoma e fëmijëve tuaj është tepër e vogël, ku duhet të vendosni dy shtretër, atëherë është më mirë që të përcaktoheni për shtretërit në kat. Modelet më të mira janë ato që kanë dollap shtesë për vendosjen e lodrave, mbulesave, apo dyshekut shtesë, në rastet kur ju vjen ndonjë shok a shoqe për të bujtur.


aktualiteti
 
Titulli: Shtepia ideale

Rregullimi i shtëpisë ne stilin japonez

Stili japonez i dekorimit te shtëpive, ne kohe te fundit ka filluar te praktikohet shume ne vendet perëndimore.

shtepiaideale.jpg


Stili japonez i dekorimit te shtëpive, ne kohe te fundit ka filluar te praktikohet shume ne vendet perëndimore. Stili japonez konsiderohet si një nga stilet me te rehatshme dhe me ekzotike.

Stili tradicional japonez bazohet ne drejtpeshimin ne mes te ambientit dhe objekteve. Objektet nuk janë te mprehta dhe nuk janë te definuara. Janë fleksibile dhe lehte bartet nga një vend ne tjetrin. Mobiliet kryesisht janë nga materialet natyrale si bambuja, druri dhe letra. Gjate rregullimit te ambientit ne stilin japonez drita duhet te jete indirekte, kryesisht fshihet pas ndonjë objekti dhe ne këtë mënyrë merr ngjyre me te ngrohte. Rendësi te madhe kane edhe bimët. Orkidetë dhe bonsai janë te domosdoshëm për te dekoruar një ambient ne stilin japonez.

shtepiaideale1.jpg

ikub.al

---------- Post added at 20:52 ---------- Previous post was at 20:09 ----------


Cfare perde te zgjedhim?


Images2.jpg


Estetika në shtëpi, është një kënaqësi si për burrin, ashtu edhe për gruan. Sa më komode dhe e rregullt të jetë një dhomë apo ambienti ku jeton, aq më i qetë dhe më i koncentruar është edhe individi në punën e tij. Sigurisht, kjo situatë,ndikon mjaft edhe në edukimin e fëmijëve. Pak e çuditshme si temë, por që mjaft e rëndësishme për zonja e shtëpisë. Përzgjedhja e perdeve... Kjo duhet të bëhet në raport me mobiljet dhe orenditë tjera të dhomës. Për dhomat e mbushura me mobilje më sportive, do të shkonin modelet e thjeshta të perdeve. Apo pse jo, për dhomat ku kolltuqet dhe tapetet janë me zbukurime e figura të ndryshme, atëherë perdet preferohen të jenë tyl i hollë dhe me pak ngjyra mbase edhe një ngjyrëshe. Ato nuk duhet të jenë të ekzagjeruara. Në të kundërt, as mobiljet e as perdet nuk do tregonin cilësinë dhe bukurinë e saj. Në nja rast të tillë, ambienti do të dukej rrëmujë dhe jo cilësor.


Për dhomat e shtruara në mënyrë klasike, nuk duhet të mendohen kurrsesi modele sportive perdesh.

Perdet e përgatitura nga materiale të ndryshme, mund të përdoren në mënyra të ndryshme. Materialet mund të jenë mëndafsh, pambuk apo edhe lino. Këto materiale mund të jenë pak më të shtrenjta se të tjera, por janë shumë më të qëndrueshme karshi dritës së diellit, pluhurit. Këto materiale nuk duhet të lahen kurrsesi në makinat larëse. Më e mira, është larja nëpër pastrimet kimike, por që mund të provohet edhe larja me dorë me ujë të vaktë dhe detergjentë zgjedhur mirë.


Për dritaret e mëdha

Për dritaret e mëdha, preferohen perde nga material i trashë në trajtë kadifeje. Një plotësim për ta do të ishin disa panorama të vogla përreth tyre dhe pse jo edhe disa jatëkë të vegjël që të zbukurojnë mjedisin përreth. Gjatësia e këtyre perdeve, duhet të jetë deri në tokë.
Për sallonet apo soxhornot siç kanë nisur të quhen, do të preferoheshin ngjarat vishnje, jeshile, e verdhë e errët, kafe, e kuqe dhe tonet e ngjyrës bezhë. Vendimi për këto merret sipas mobiljeve që keni në dhomë. Por nëse në sallon keni mobilje dhe tapetë me dekoracione të shumta, një tyl i lehtë do të qëndronte më këndshëm.

Images1.jpg

Për dhomat e fëmijëve

Për dhomat e fëmijëve, perdet duhet të qëndrojnë larg ekzagjerimeve. Për këto dhoma, nuk do të preferoheshin perde të gjata deri në tokë, por deri sa të mbulohet dritarja. Materiale të lehta dhe të buta do të jepnin një atmosferë më të pranueshme për karakterin e moshës. Nëse do të përdoret tyl, atëherë për dhomat e djemve, mund të përzgjidhen perde me figura heronjsh kinematografikë apo filmash vizatimorë, që djemtë i pëlqejnë. Për vajzat, disa flutura apo lule që zbukurojnë dekorin e perdes. Copa që teprojnë nga perdet, mund të përdoren edhe për dekoracione të ndryshme brenda dhomës.


Për ambientet e gatimit

Dhomat e gatimit janë ato që kanë nevojë për më shumë dritë dhe ajrosje në një shtëpi. Gatimi i përditshëm dhe disa herë në ditë, bën që këto ambiente të shoqërohen vazhdimisht nga aroma të ndryshme, avuj etj. Perdet për këto dhoma, duhet të mendohen të jenë nga materiale që mund të lahen lehtë dhe shpesh. Kurrsesi nuk duhet të zgjidhen modele që zgjaten deri në tokë. Ngjyrat duhet të jenë jo të errëta, pasi krijojnë gjendje stresuese.

Images2.jpg

ikub.al
 

Attachments

  • shtepiaideale1.jpg
    shtepiaideale1.jpg
    24.6 KB · Shikime: 0
  • shtepiaideale.jpg
    shtepiaideale.jpg
    22.2 KB · Shikime: 0
  • Images2.jpg
    Images2.jpg
    28.2 KB · Shikime: 0
  • Images1.jpg
    Images1.jpg
    36.3 KB · Shikime: 0
  • Images2.jpg
    Images2.jpg
    28.2 KB · Shikime: 0
Titulli: Shtepia ideale

kur te planifikoj shtepine time ideale .... gjeja me e rendesishme do jete: personat qe do fus poshte catise se saje .... nese kta jan ideal , ska rendesi se sa dhoma e guzhine mund te kete .... eshte patjeter shtepi ideale
 
Titulli: Shtepia ideale

kur te planifikoj shtepine time ideale .... gjeja me e rendesishme do jete: personat qe do fus poshte catise se saje .... nese kta jan ideal , ska rendesi se sa dhoma e guzhine mund te kete .... eshte patjeter shtepi ideale

Fatkeqsisht temes ashtu i ka ngel titulli..te kem mundesi ja nderoj po ka ca postime pastaj qe nuk pershtaten...Nese i shihni artikujt qe jan sjell jane me shume keshilla, ide, sygjerime se si ne nje menyre me te bukur te rregullohej enterieri i shtepise....Pastaj sa i perket harmonise ne familje dihet se te gjithe luftojme per nje ideal te tille :)....

Do ju sygjeroja te gjitheve ti merni me teper si ide dhe asgje me teper se kjo :).
 
Titulli: Shtepia ideale

mjafton qe te mos te kem asnje te pa deshiruar ne shtepi...
persa i perket arkitektures dhe mobilimit.......besoj se jan gjera qe nuk tregohen pa shembuj konkret.. ;)
 
Titulli: Shtepia ideale

Delii shume te bukura keto shtepit!Une sdua shume mi nje keshtjell ose nje vil nga keto..si thua ti ke do me japesh?!..ihihi
 
Titulli: Shtepia ideale

Menyra te lehta dhe pa shpenzime per te zbukuruar muret​


* Varni shume korniza

SH.jpg

Gjeni korniza antike ne treg, hiquni pjesen e pasme, ne menyre qe te shihni tejpertej dhe varini ne grupe te medha me nga 10-15 cop. Mos u shqetesoni nese kornizat nuk kombinojne, ky eshte qellimi. Sa me te shumellojshme te jene kornizat, aq me bukur do te duken.

* Nje boje e shpejte

Perdorni shirit lyerjeje per te krijuar disa kuti ne qender te murit. Lyejini kutit me ngjyra te ndryshme per nje pamje unike. Zgjidhni ngjyra te hapura si bizelja, per ti dhene gjalleri, ose per dicka me te ngrohte, zgjidhni kafen e tokes dhe te gjelbren.

* Gjeni gjera nga femijeria juaj

SH2.jpg

Merrni mamane ne telefon dhe pyeteni nese ka ruajtur ndonje krijim tuajin kur keni qe e vogel. Vizatimet e femijeve jane abstrakte dhe te mbushura me ngjyra te celura dhe do ti japin menjehere gjalleri ambjentit nese i vendosni ne mure. Per me teper ato jane edhe nje pikenisje per biseda kur ju vizitojne miq.

* Fotografoni dicka

SH3.jpg


Dilni jashte me aparatin tuaj dhe beni disa foto: lule, tabela ne rruge, cfare tju kap syri. E bukura e aparatit dixhital eshte se nuk mund te gaboni, pasi aparati fokusohet vete. Pastaj zgjidhni ate qe ju pelqen me shume dhe zmadhojeni me permasat e nje posteri. Sa me te madhe ta beni, aq me shume vend do te zere dhe aq me shume variacion do ti shtoje dhomes tuaj.

* Zgjidhni leter te bukur

Shkoni ne nje dyqan qe shesin letra muri dhe zgjidhni nje rulon me figura te bukura. Blini disa korniza te lira dhe brenda tyre ngjisni letren. Varini ne grupe me nga kater qe te duket me shik.

ikub.al
 

Attachments

  • SH.jpg
    SH.jpg
    35.2 KB · Shikime: 0
  • SH3.jpg
    SH3.jpg
    47.7 KB · Shikime: 0
  • SH2.jpg
    SH2.jpg
    62.1 KB · Shikime: 0
Pe: Shtepia ideale

Te gjitha te bukura,shtepia me pelqeu me shume ajo e treta...Ndersa per dhomat,sdo zgjidhja asnjeren nga ato kam qejf ta zgjedh e ta bej vete sipas deshires...
 
Pe: Shtepia ideale

te gjitha fotot qe ke postuar jan shum te bukura. sa per shpi me pelqeu ajo e fundit
 
Titulli: Shtepia ideale

23(1).jpg

Une u solla shtepine time (Oborri akoma do rregulluar)
 
Pe: Shtepia ideale

Po ju sjell ca foto qe mund te japin nje ide per adoleshentet qe duan te rregullojne dhomat e tyre :D..Jane praktike, unike, te bukura dhe te arenduara me shume stil. ( se paku per mua)..Urroj t'ju pelqejne e pse jo dikujt dhe ti hyne ne pune :D.

save-space-582x582.jpg

minimal-furniture-in-the-room1-582x415.jpg

lilac-room-582x505.jpg

kids-room-bunk-beds-582x415.jpg

green-room-582x388.jpg

french-window-in-room-582x447.jpg

color-coordinated-compact-room-582x388.jpg
 

Attachments

  • color-coordinated-compact-room-582x388.jpg
    color-coordinated-compact-room-582x388.jpg
    30.5 KB · Shikime: 0
  • french-window-in-room-582x447.jpg
    french-window-in-room-582x447.jpg
    47.8 KB · Shikime: 0
  • green-room-582x388.jpg
    green-room-582x388.jpg
    32.5 KB · Shikime: 0
  • kids-room-bunk-beds-582x415.jpg
    kids-room-bunk-beds-582x415.jpg
    34.2 KB · Shikime: 0
  • lilac-room-582x505.jpg
    lilac-room-582x505.jpg
    32.9 KB · Shikime: 0
  • minimal-furniture-in-the-room1-582x415.jpg
    minimal-furniture-in-the-room1-582x415.jpg
    33.2 KB · Shikime: 0
  • save-space-582x582.jpg
    save-space-582x582.jpg
    38.2 KB · Shikime: 0
Pe: Shtepia ideale

kjo me pelqeu shum!

Shqiptaret ne pergjithsi nuk ndertojn vila,,por pallate 4--5 kate.
FileContentCAZ7KCG3.jpg[/CENTER]
 

Attachments

  • FileContentCAZ7KCG3.jpg
    FileContentCAZ7KCG3.jpg
    79.6 KB · Shikime: 0
Pe: Shtepia ideale

Nje pamje keshtu dua dhe une ( mundesisht ato xhamat te jene nga tavani ne dysheme...)
bed,interior,design-2ed6918d48674895e9a979e7d26dee84_h.jpg
 
Pe: Shtepia ideale

Me pelqen shume perzgjedhja jote Zinna..Pamja nga deti eshte shume qetsuese..Une dua shtepi me obor shume te madh..Me pelqen gjelberimi, lulet..Shtepine nuk do e doja shume te madhe, por e dua enterierin e vecante mbrenda :)..
 
Titulli: Shtepia ideale

Ilirjam, te pelqeu shtepija ime, nuk eshte pallat 4-5 katesh por nje vile-shtepi banimi ne fshat...
 
Pe: Shtepia ideale

8_208872882501732_168911216497899_537132_2265773_n.jpg
 

Attachments

  • 8_208872882501732_168911216497899_537132_2265773_n.jpg
    8_208872882501732_168911216497899_537132_2265773_n.jpg
    65.2 KB · Shikime: 0
Pe: Shtepia ideale

Nje pamje keshtu dua dhe une ( mundesisht ato xhamat te jene nga tavani ne dysheme...)
bed,interior,design-2ed6918d48674895e9a979e7d26dee84_h.jpg
ZIZI te lumte edhe une si arkitekt i bashkohem mendimit tend spontan,
pra duhet pamja, klima, natyra jo ndertesa( mure, dritare, mobilje etc etc)

Persa i perket temes shtepia ime ideale do te ishte nje shtepi me drite natyrale, e ngrohte ne dimer, e fresket ne vere, me nje mikroklime dhe nje natyre perreth ne te cilen mbizoteron flora dhe fauna, uji, toka etc, ku materialet e perdorura mund te jene druri, guri, xhami, materiale natyrale etc etc por mbi te gjitha ,nje shtepi ekonomike, pa shpenzime energjie, me izolime termike dhe kushtet ambjentale sipas nevojave humane, nje shtepi natyrore njerezore. :)
Nje arkitekt i madh ka thene: Njeriu ndihet mire prane asaj nga e cila ka prejardhjen, prane natyres.
me ilustrim mund te jete kjo, nocal-green-dream-home-1.jpgearth-house-estate-lattenstrasse-1.jpg
fallingwater-1.jpg
 
Last edited by a moderator:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top