“Po tani mund të martohem me të?” I dashuruari merr peng të dashurën

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Një punonjës ndërtimi ndërmori një akt ekstrem duke rrezikuar jetën e të dashurës dhe të veten në shenjë proteste kundër familjarëve të vajzës që refuzonin martesën e tyre.

Punonjësi 29-vjeçar mori peng me një hanxhar në dorë të dashurën e tij dhe e zhveshi atë në çatinë e një banese në provincën Sanya në Kinë. Dhjetra kalimtarë dhe banorë të zonës u bënë dëshmitarë të çmendurisë së tij.

romeupengu3.jpg


romeupengu.jpg


romeupengu1.jpg


romeupengu2.jpg


romeupengu4.jpg


Forca të shumta të policisë mbërritën në vendin e ngjarjes dhe nisën bisedimet me pengmarrësin e dashuruar. Por 29-vjeçari kërcënoi se do të vriste të dashurën e tij nëse familjarët e saj nuk i lejonin që të martohej me të.

Pas minutash të tëra bisedimesh, pengmarrësi pranon të zbresë nga çatia, por jo të lëshojë pengun e tij. Në këtë moment, dy policë ndërhyjnë duke e neutralizuar atë. I identifikuar me emrin Lin, ai u arrestua dhe u shoqërua në rajonin policor për t’u përballur me akuzat që rëndojnë ndaj tij, përfshirë këtu ajo e pengmarrjes, që i rrezikon vite të rëra burg, sipas kodit të ashpër penal të Kinës.

romeupengu5.jpg


romeupengu7.jpg


topchanel
 
Titulli: “Po tani mund të martohem me të?” I dashuruari merr peng të dashurën

Sa i cmendurrr !!!!!
 
Titulli: “Po tani mund të martohem me të?” I dashuruari merr peng të dashurën

Gjynah ajo goca kujt do ja jepte iphonen qe kishte jam kurioz lol
 
Titulli: “Po tani mund të martohem me të?” I dashuruari merr peng të dashurën

Gjynah ajo goca kujt do ja jepte iphonen qe kishte jam kurioz lol

Shyqyr qe kjo histori nuk perfundoi me te lenduar, nga njerez te cmendur cfar nuk pret sidomos per 1 femer te pambrojtur.

P.s Nje koment te hajrit nuk bere re MasteR...Se cka per te qeshur tek kjo teme vec ti e kupton :vriveten:
 
Pe: “Po tani mund të martohem me të?” I dashuruari merr peng të dashurën

Ne lufte dhe ne dashuri cdo gje lejohet (per sa kohe nuk demton njeri) :D
 
Titulli: “Po tani mund të martohem me të?” I dashuruari merr peng të dashurën

Gallat ka ber asgje tjeter, ky meqe e ka te dashur nuk do vristet por ti friksoje familjaret ka ber gjith ket gallat.
 
Titulli: “Po tani mund të martohem me të?” I dashuruari merr peng të dashurën

Tpakten hapi syt dhe goca... imagjinoni se cfare skenash mund te shifeshin ne shtepi me 1 femije
 
Titulli: “Po tani mund të martohem me të?” I dashuruari merr peng të dashurën

Kshu esht kur familja e nuses te refuzon ndaj duhet te mendohen mir tjeter her para se te refuzojen lool
 
Titulli: “Po tani mund të martohem me të?” I dashuruari merr peng të dashurën

Vite te tera me burg ? Ai se vrau nje show dashurie tregoi :p

Ps. Sa shume myk muret e pallateve
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top