Pse femrave u nevojitet gjithmonë një burrë?

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Pse femrave u nevojitet gjithmonë një burrë?
1267794500-grua_kerkon_burr.jpgPas të 40-ve femrat duan siguri, por pa u ndarë kurrë nga bashkëshorti i tyre. Nëse janë në moshë të re është e udhës ta gjejnë sa më parë të jetë e mundur një shok për të kaluar pjesën tjetër të jetës. Ja disa këshilla nga një psikolog. Sot, më shumë se kurrë, bashkëshortët dhe shokët janë bërë më të rëndësishëm se asnjëherë tjetër. Vetëm pak muaj më parë pyetjes "se për çfarë shërbejnë burrat?" disa femra i përgjigjeshin duke kthyer sytë nga qielli, që do të thotë: "një Zot e di".

Sot burri është një send i çmuar, i cili duhet ruajtur me shumë kujdes. Femrat që i lënë vetëm do të gjejnë belanë, ose në të kundërt do të jenë mishërimi i asaj që thotë një psikolog i njohur: "Tabuja e fundit, një grua e vetmuar është më keq se sa me fëmijë. اdo mashkull do të dëshironte të arratisej prej saj".

Pra kjo është edhe një nga arsyet që femrat nxijnë nga inati: "Vetëm 8 për qind e tyre i braktisin bashkëshortët pas të 40-ve dhe më shumë se gjysma e të intervistuarave tona thonë se duan një gjë të vetme: sigurinë. Si në moshën 27, ashtu edhe në atë 37-vjeçare një shok është gjithmonë i nevojshëm.

Sigurisht, do të ishte mirë të zgjidhnin një tip të qeshur, që t‘u bënte gjithnjë shoqëri dhe të jetë një ‘bastun‘ kur të vijë pleqëria. Nëse femrat duan perfeksion, zgjedhja më e mirë për to do të ishte një bashkëshort homoseksual, i cili ‘vdes‘ për të bërë pazar dhe e adhuron femrën. Në Britaninë e Madhe kjo funksionon për mrekulli, por në disa vende të tjera të Evropës ka ende paragjykime", thotë psikologu.

Diçka është e qartë: femrat nuk kërkojnë më mashkullin e duhur, princin e kaltër, por atë që është pjesërisht i duhuri. "Femra duhet të dijë të kënaqet. Nëse doni një burrë të pasur, të zgjuar, që di të kërcejë tango dhe që e bën gjashtë herë në darkë, të jeni të ndërgjegjshme se nuk ekziston", thotë një profesoreshë amerikane. Në këtë pikë edhe psikologu është dakord: "Nëse nuk dëshironi që të mbeteni vetëm, nëse dëshironi të shmangni sindromën ‘Sarkozi‘, braktisjen për një grua tjetër më të bukur se ju, zgjidhni një shok që qëndron më poshtë jush, të paktën në një drejtim. Ndiqni shembullin e Hilari Klinton, e cila mbajti Billin. Gjithashtu ju këshillojmë të mos ndiqni shembullin e zotit Big, te seriali televiziv ‘Sex and the city‘, apo atë të Tomit, burrit të Linetës, gruaja më e mirë dhe më e zonja në telefilmin ‘Shtëpiake të dëshpëruara‘, e cila në të njëjtën kohë arrin të mbajë katër fëmijë, të jetë një menaxhere e shkëlqyer dhe të administrojë restorantin e saj".

Në fund të fundit meshkujt duhen edukuar. Në një libër të publikuar kohët e fundit, profesoresha amerikane shpjegon se si shokët tanë mund t‘i trajtojmë në një mënyrë më të thjeshtë. Ky libër ka qenë një sukses i vërtetë, madje mbi këtë temë do të prodhohet edhe një film, nga i cili femrat mund të nxjerrin shumë mësime: "Injorojini sjelljet e tij negative, kur ju, ndërsa lani pjatat dhe ai kërkon si i çmendur çelësat e makinës, mos i thoni: ‘Zemër, do të dalin vetë‘, mos i ofroni ndihmë, por vazhdoni punën tuaj që keni në dorë", shkruan profesoresha. Por, nëse një burrë kujdeset për gruan, veten dhe punët e shtëpisë, atëherë ai duhet admiruar dhe komplimentuar.

Duket një rrugë e gjatë, e vështirë dhe aspak romantike, por është gjithmonë e udhës që femra të bëhet një administruese e mirëfilltë e bashkëshortit, se sa në moshën 35-vjeçare të jetë e vetme, e veshur kokë e këmbë me të zeza, me një cigare të ndezur në dorë, me barkun bosh dhe që orët e mbrëmjes i kalon me tri mikeshat e saj beqare në të njëjtin bar. Këtë fakt të rinjtë e kanë kuptuar dhe martohen sa më shpejt që të jetë e mundur.

"Në fakt, martesa është një zgjedhje e vetëdijshme, pikënisja e një historie të re. Sot gjërat kanë ndryshuar dhe gjithashtu vlerat e saj janë venitur paksa", pohon një 24-vjeçare, e cila pas pak ditësh do të vërë kurorë me njeriun që dashuron.

"Mendoj se është një kthim në origjinë, njësoj sikur brezi im dëshiron t‘i harrojë vitet ‘70. Fëmijët e prindërve të divorcuar dhe të rimartuar e marrin shumë seriozisht martesën. Unë besoj në të dhe më saktësisht dua t‘i jap emrin e duhur një marrëdhënieje bashkëjetese, që faktikisht mban emrin martesë. Moshat që e preferojnë më shumë martesën janë nga 25 deri në 35 vjeç. Në dhjetë vitet e fundit martesat janë ulur rreth 8 për qind, edhe pse 62 për qind nuk arrijnë në vitin e tretë. Shumë të tjerë e shohin si një master, një eksperiencë më shumë për t‘u shtuar në kurrikulum", shkruan një shkrimtare 33-vjeçare, që pas një bashkëjetese të gjatë ka vendosur të martohet.

"Një burrë i nevojitet çdo gruaje. Më parë do të hiqja dorë nga karriera se sa martesa. Femrat mendojnë se mund t‘ia dalin mbanë vetë, të jenë të pavarura, por unë mendoj se është shumë e gabuar. Gjithmonë problemet mund të përballohen më me lehtësi kur çifti është i pandarë", pohon një drejtuese televizioni.

Sipas profesoreshës, zgjidhja për të gjetur shpirtin binjak është një e vetme, madje shumë "borgjeze dhe konservatore": "Duhet t‘u kthehemi martesave me shkuesi, ato që kanë dominuar prej shekujsh, kur prindërit zgjidhnin një person të së njëjtës shtresë shoqërore, me të njëjtat shije, të njëjtin shkollim dhe edukim. Po në qoftë se nuk e dashuron?

Dalëngadalë do të mësohesh ta duash, një fjalë e urtë thotë: ‘Oreksi vjen duke ngrënë‘". Nëse doni një burrë të pasur, të zgjuar, që di të kërcejë tango dhe që e bën gjashtë herë në darkë, të jeni të ndërgjegjshme se nuk ekziston Pak muaj më parë pyetjes "se për çfarë shërbejnë burrat?" disa femra i përgjigjeshin duke drejtuar sytë nga qielli, që do të thotë: "një Zot e di".Shqiperia
 
Pe: Pse femrave u nevojitet gjithmonë një burrë?

Burrat sherbejne kur prishet lavatricia,kur prishet dollapi,kur do te blesh mobilje per shtepine ti ngjesi lart,kur duhet vene nje kornize ne mur etj etj...
 
Edhe per ti fshire marimangat qe zejne qoshet :p:p
 
Pe: Pse femrave u nevojitet gjithmonë një burrë?

femrave lesbike nuk ju nevojitet burri fare, perkundrazi i kane alergji....kur i kane ne shpi :p
 
Pe: Pse femrave u nevojitet gjithmonë një burrë?

U duhet sepse,.u duhet nje nje njeri te mbeshtetin koken kur u dhemb,.te mbeshteten ne gjoksin e tij kur kane stres,..kur merziten kur ndjejne qe jane te lodhura ne shpirt dhe ne mendje,.mbeshtetesh dhe gjene boten,.gjen jeten arsyen dhe enrgjin per te rifilluar,..gjen perkdheljen qe vetem nje mashkull din tia japi femres,..gjen embelsin per te dashururar jeten dhe kete e kupton duke dashuruar mashkullin,..ndjehesh e mbrojtur,.e vlersuar rehat dhe butesishte jeta jote eshte e mbushur me dashuri,pekujdesje dhe dhembshuri,.Ska si dashuria e nje mashkulli kundrejt nje femre,."duhet te dashurojm qe ta kuptojme,."
Burri pavarsishte koherave,.apo civilizimit,.(dhe faktit qe une jam nje feministe e deklaruar ne vetevete,:p)duhet te jemi realiste ai eshte me enrgjik me i pathyshem ne perballimin e veshtersive te jetes dhe te mbrojtjes se familjes,.
'NJE FEMER KA NOVOJ GJITHMONE PER NJE MASHKULL DHE NJE MASHKULL KA NOVOJ GJITHMONE POER NJE FEMER.."
Dashuria mes ketyre dy gjinive eshte vete jeta dhe lumturia e saje qelizat e shumimit te dashuris se tyre femijet,.vazhdimsia dhe brezat pasardhes,.!
 
Pe: Pse femrave u nevojitet gjithmonë një burrë?

Edhe per ti mbeshtetur ju nevojitet :syze:
 
Pe: Pse femrave u nevojitet gjithmonë një burrë?

Edhe per ti fshire marimangat qe zejne qoshet :p:p

Ku do ta fshin mo ku???? Maksimumi keta burrat ketu fshijne tastjeren e kompjuterit LOL LOL LOL LOL LOL LOL LOL

U nevojitet burri dhe jo vetem nje me shume se nje ndonje here per ca qe nuk ngopen :)
 
Pe: Pse femrave u nevojitet gjithmonë një burrë?

Edhe per ti mbeshtetur ju nevojitet :syze:

Po,eshte kryesore kjo gje,por duke dale pertej shakase,varet cfare quajme mashkull/burre??Sepse te jesh mashkull/burr sdo te thote te jesh vec i bere nga natyra me trup...Por mashkull/burr te ben karakteri dhe menyra si e shpreh ate karakter..Sot po shohim meshkuj qe lene per te deshiruar,po marrin shume tipare te femrave nga sjellja e folura,e shume gjera te tjera...Ste ben as me pak as me shume mashkull fshirja e merimangave,te pakten nje pune e ben edhe vleresohesh,se sa jane meshkuj/burra qe llapin gjithe diten...Ashtu sic ka edhe meshkuj qe jane per te qene,pavaresisht se nuk besoj tek idealja,por jane mbeshtetje,strehe,lumturi,durim,i forte ne karakter,i qendrushem ne vendime(me pare preferoj nje mashkull kokeforte,se nje si lolo)...Smund te shprehemi taman se per cfare na nevojiten meshkujt,eshte ligj natyre te jene me femren dhe femra me to...Te quash nje person mashkull/burr me cfare po shoh e degjoj e lexoj sot eshte shume e veshtire...Mashkullariteti po me duket si fenomen ne zhdukje,shpresojme qe dikush te kete meshire per femrat...
 
Pe: Pse femrave u nevojitet gjithmonë një burrë?

Kur te "njoh" nje te tille (burre), do jap nje mendim me konkret....!
 
Pe: Pse femrave u nevojitet gjithmonë një burrë?

Nuk dua te leshohem ne ndertimin e marredhenies mashkull/femer sepse nuk dua te paragjykoje kete marredhenie duke e ndare ne gjini. Por do nisem nga dy fjale te urta shqipe qe kam pershtypjen se perbejne thelbin e tere kesaj filozofie kaq te nderlikuar. Ato jane: ''femra e bene burrin mbret por e bene edhe ibret'' dhe ''Burri e bene gruan zoje por e ben edhe toje''. Nese analizojme keto dy fjali ne theks te vecant na japin me kuptu rendesin e njerit cift per tjetrin dhe anasjelltas pa u leshur se kush ka me shume rendesi. Te gjithe e dijme se nuk ka cifte perfekte, por per te ju afruar kesaj njeri nga ciftet gjithmon duhet te beje pak me shume. E theme kete nga fakti se ciftet karakterizohen me formesime, virtyte dhe karaktere te ndryshme. Se kujt do i bie te beje me shume per jeten ne cift tash varet nga keto tipare qe permendem por nuk ka ndarje te puneve ne menyre te barabart ashtu siq munde ti ndaj thika. Pajtohem me ty se burrerin nuk e perul as fshesa, as pastrimi e as ndihmesa perkundrazi ndihma dhe puna jane obligime, por kjo varet si jane te ndertuara marredheniet. Kam pershtypjen se meshkujt e sotit i bejne te gjitha keto pune por disi ne opinion ndihen te ndrojtur nje cik dhe nuk i pranojne. Epo e rendesishme eshte ti bejne megjithate edhe gruja duhet ta ndihmoje burrin e saj dhe ta beje ate qe ndihma te jete reciproke. Une per shembull kam dy femije dhe nuk e ndjeje fare per turp se i ushqej, beje ndojehere darken apo ndihmoj me mire me thene ne berjen e saj, beje ca pune me te pershtatshme per te ja letuar fisnikes obligime te medha qe ka sepse te lindesh femije dhe te rritesh eshte gezim por njekohesisht edhe sakrifice. Goca ime tash bene 7 vite dhe me mori ne qafe se nuk pastrohet ne banjo me maman e saj por deshiron ta pastroje une. Kjo gje nuk me bene me apo me pak burre. Jan shume gjera tjetra te cilat mashkullit i japin tiparet e burrit. Nuk jane punet e shtepise sepse ato jane obligim i prinderve.
 
Titulli: Pe: Pse femrave u nevojitet gjithmonë një burrë?

U duhet sepse,.u duhet nje nje njeri te mbeshtetin koken kur u dhemb,.te mbeshteten ne gjoksin e tij kur kane stres,..kur merziten kur ndjejne qe jane te lodhura ne shpirt dhe ne mendje,.mbeshtetesh dhe gjene boten,.gjen jeten arsyen dhe enrgjin per te rifilluar,..gjen perkdheljen qe vetem nje mashkull din tia japi femres,..gjen embelsin per te dashururar jeten dhe kete e kupton duke dashuruar mashkullin,..ndjehesh e mbrojtur,.e vlersuar rehat dhe butesishte jeta jote eshte e mbushur me dashuri,pekujdesje dhe dhembshuri,.Ska si dashuria e nje mashkulli kundrejt nje femre,."duhet te dashurojm qe ta kuptojme,."
Burri pavarsishte koherave,.apo civilizimit,.(dhe faktit qe une jam nje feministe e deklaruar ne vetevete,:p)duhet te jemi realiste ai eshte me enrgjik me i pathyshem ne perballimin e veshtersive te jetes dhe te mbrojtjes se familjes,.
'NJE FEMER KA NOVOJ GJITHMONE PER NJE MASHKULL DHE NJE MASHKULL KA NOVOJ GJITHMONE POER NJE FEMER.."
Dashuria mes ketyre dy gjinive eshte vete jeta dhe lumturia e saje qelizat e shumimit te dashuris se tyre femijet,.vazhdimsia dhe brezat pasardhes,.!

shum te sakta keto se i ke cek .
 
Pe: Pse femrave u nevojitet gjithmonë një burrë?

Femres i duhet nje mashkull per pleqerine mos ta kaloj vetem :D , Dhe anasjelltas ..
 
Pe: Pse femrave u nevojitet gjithmonë një burrë?

Per temen me siper mbeta pa fjale ,,,,
Te sgjidhen martesat me shkusi??????
Katastrofale do ishte. Them te rrisim femijet dhe ti edukojme ata qe te kene egon e duhur per te zgjedhur njeriun qe ndjehen te lumtur.
 
Pe: Pse femrave u nevojitet gjithmonë një burrë?

Se jane te dobeta e kane nevoje per mbrojtje
 
Pe: Pse femrave u nevojitet gjithmonë një burrë?

Se jane te dobeta e kane nevoje per mbrojtje

Nga kush?Nga gogoli??..Apo e kishe fjalen jane te dobeta se mbajme linjat mos shendoshemi??..Pastaj jemi ''peshe''e lehte ne,smund te mbajme ''pesha'' te renda si mobilje,frigorifer,canta pazari etj etj,ndaj na duheni ju...Nje shprehje nga anet e mia thote : Per cfare thirret mashkulli(gomari),ne dasem??...
 
Pe: Pse femrave u nevojitet gjithmonë një burrë?

Qe endrren tua beje realitet :puthdore:
 
Pe: Pse femrave u nevojitet gjithmonë një burrë?

Ashtu sic i nevojtitet femres mashkulli. E njejta gje ndodh dhe me mashkullin, jane "detyra" te caktuara qe mund te behen si nga mashkulli ashtu dhe nga femra
 
Pe: Pse femrave u nevojitet gjithmonë një burrë?

Per tu ngrohur ne dimer :p hahhahahaha
 
Titulli: Pse femrave u nevojitet gjithmonë një burrë?

Per ta plotesuar ! Burri dhe gruaja e plotesojne njeri tjetrin. Kjo do t'thote se burri eshte per gruan dhe gruaja per burrin. Jeta nuk do te kishte kuptim pa njeri-tjetrin. U nevojitet edhe per tu qetesuar prane burrit. Vlera njerezore eshte e njejte. Ajo nuk ka dallim, nuk eshte me shume “njerezorë” burri se gruaja, e as e kunderta.
 
Pe: Pse femrave u nevojitet gjithmonë një burrë?

une mendoj qe nje femer mas qe realizoj gjith perkorsin shkollor gjiera e fundit qe e kompleton eshte nje burre qe ta doj dhe femi..... athere nje femer mund te ndijet e kompletuar ne jeten e vet :fluturxixa:
 
Pe: Pse femrave u nevojitet gjithmonë një burrë?

Nga kush?Nga gogoli??..Apo e kishe fjalen jane te dobeta se mbajme linjat mos shendoshemi??..Pastaj jemi ''peshe''e lehte ne,smund te mbajme ''pesha'' te renda si mobilje,frigorifer,canta pazari etj etj,ndaj na duheni ju...Nje shprehje nga anet e mia thote : Per cfare thirret mashkulli(gomari),ne dasem??...

Thirret se une skam pare te vej nje nuse te marre burrin ne shtepi LOL LOL LOL LOL LOL LOL
 
Titulli: Pse femrave u nevojitet gjithmonë një burrë?

O femrat kan dal nga shinat ska GPS qe i fut ne kordinata ma ,vetem kur mbesin te vetmume dhe pa forc per te perballu jeten ju vin mend qe te kesh shokun e jetes cdo gje do ishte ma e leht
 
Pe: Titulli: Pse femrave u nevojitet gjithmonë një burrë?

hahahah jo re jo skemi dal nga shinat.... thjesht burri eshte l'ultimo passo...... ka gjiera me importanti qe duhet me ber perpara.... te mbarosh shkollen te sigurosh jeten.... nuk duhet te jet burri celsi jetes.... shume martohen pse shikojne ke burri siguri edhe economike. une mendoj rregullo jeten tende perpara pse per burre ka kohe sa te duash! :)
 
Pe: Pse femrave u nevojitet gjithmonë një burrë?

Nga ai postimi i temes un kuptova se llogjika te conte tek cifti.......Pra femra do mashkull e mashkulli do femer ne cdo aspekt kjo gje.......................Po ndonjehere aman femra do cfemer e mashkulli do feshkull :p LOL

p.s Her tjeter jap nje mendim me brenda temes :p
 
Titulli: Pse femrave u nevojitet gjithmonë një burrë?

Fra komenti yt eshte i vertet sepse per moshen tende ska qa te duhet burri :D

Vivi la vita in modo quando muori tu sia unico che ride e tutti in torno a te piange :)
 
Pe: Titulli: Pse femrave u nevojitet gjithmonë një burrë?

Kjo është normale.....Dua të arrij në fundin e jetës time dhe të jem një njeri i kompletuar në ç'do aspekt...... me pune dhe me familje....mendoj qe eshte finishi (arritja) me i madh per nje femer
 
Last edited by a moderator:
Pe: Titulli: Pse femrave u nevojitet gjithmonë një burrë?

thjesht po thoja qe nje femer nuk duhet te presi burrin per tu realizuar, burri eshte ajo qe te ndimon ti kompletosh te gijtha.... po nuk eshte e gijtha ;)
 
Last edited by a moderator:
Pe: Pse femrave u nevojitet gjithmonë një burrë?

Nga kush?Nga gogoli??..Apo e kishe fjalen jane te dobeta se mbajme linjat mos shendoshemi??..Pastaj jemi ''peshe''e lehte ne,smund te mbajme ''pesha'' te renda si mobilje,frigorifer,canta pazari etj etj,ndaj na duheni ju...Nje shprehje nga anet e mia thote : Per cfare thirret mashkulli(gomari),ne dasem??...

Kam hall se e prish po te flas se ti e paske gjet pikes i paske rene
 
Pe: Pse femrave u nevojitet gjithmonë një burrë?

Kam hall se e prish po te flas se ti e paske gjet pikes i paske rene

Kaq i rende je ti??..Jo aman se sduam gjera te prishura...
 
Pe: Pse femrave u nevojitet gjithmonë një burrë?

Jan prishje te fresketa mos u merzit :p
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top