Ku jan temat ...e bera vet :)

bella

Anëtar i Nderuar
Forumi ka filluar perseri te ket jet :)....ka antar shum aktiv, antar te rinj, kurioz, interesant dhe me bagazh te mire kulturor. Por ve re nje mangesi kete her jo pak te rendesishme per nje forum socialo-kulturor, dhe ajo eshte mungesa e temave te hapura nga mendimet dhe opinionet e vet antareve. Me vjen mire qe sillni informacione interesante, por nje forum akoma me i gjalle, akoma me aktive dhe terheqes varet nga ne........Si??? Te bejm ne menyre qe te perballemi, te ballafaqohemi dhe madje edhe te perplasemi (pse jo :p) me konceptet tona, me mentalitetet tona.....Duhet te kemi me shum shpreheje brezash dhe moshash :)

Me ka marr malli kur debatonim per tema shoqerore ne menyren tone, me mendimet tona, te qarta te plota, me komplekse dhe pa komplekse....Kur mbronim mendimet tona, kur bashkoheshim me mendimet e tjetrit e me ka marr malli per temat tona, per krijimet e antareve :puthje:.....Me pak informacione nga revista te ndryshme e me shume tema nga vet ne :D


Shpresoj qe pas pushimeve verore te vini me ide te bukura, me tema bombastike per forumin ton :kiss

Nuk mendoni se duhet te kemi me shume tema te krijuara nga vet ne...duke shprehur mendimet tona, idet tona dhe pyetjet tona???? sesa informacione te marra nga dikur tjeter e te hedhura pa te len nje shteg mendimi????
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Ku jan temat ...e bera vet :)

Eh, sa thjesht ke analizuar Bella . Problemi qëndron që temat të cilat janë mendime të anëtarëve ,ose mbeten pa koment , ose në rastin më të keq mund të quhen si të pavlera. Forumi ka plot tema që shumica e anëtarëve nuk j'u janë përgjigjur , tema që nuk janë aq të vjetra sa të bien ndesh me mendimin e brezave të rinj të forumit.Qëndron fakti që me gjithë se forumi ka nisur të ketë frymëmarrje niveli i postimeve kufizohet tek ndonjë chit -chat apo tema me të tilla profil . Duhet të nisim të gjithë të jemi pak më ''kërkues'' ndaj vetes që të mund të bëjmë të mundur pse jo edhe të ''drejtojmë '' të rinjtë të jenë më aktivë në tema të tilla . Do të kemi edhe mundësinë në këtë mënyrë të mund ti përgjigjemi temave të tipit ''Mendimi yt për anëtarin lart teje'' apo ndonjë tjetër temë e ngjashme.
 
Pe: Ku jan temat ...e bera vet :)

Jam shume dakord sepse forumi eshte kthyer ne nje copi paste dhe koment i ketyre te fundit dhe mungojne ver8 ato cfar ke shprehur ti bella jam plotesisht dakord me ty
 
Pe: Ku jan temat ...e bera vet :)

Iron eshte edhe e thjeshte edhe e komplikuar kjo gje..........Por duke hequr vesin e chit-chatit...Mua me intereson me shum te shoh tema nga ne.......Nese nuk postojm shum studime apo informacione tip gossip do jet me e leht te ket same pak chit-chat ose te jet nje rremuj por aman disi produktive.

Ka mbi 5 tema qe jan per femren apo edhe per mashkullin te marra nga revista ku e di un se ku qe thone te njejten gje por me fjal te ndryshme..........Kjo eshte nje acarim me shume :p...eshte merzitje si te thuash gje boring :D

Por nese temat hapen te ardhura nga kureshtja jon eshte tjeter gje....eshte me e bukur..sikur edhe tema te jet thjesht nje gje e leht :)
 
Pe: Ku jan temat ...e bera vet :)

Po Bella ke shume te drejte dhe une me ty jam dakord..... **Bella** te kam shumeeeeeeee xhan (ky postim do shoqeroheshe me nje smiles pertoj ta gjej ) ( Stili i zhberthimit te nje teme ne vitin 2011 ne FV )

Bella ** ishe vetem perdorim si emer mora hua vetem emrin ...... mos kujtosh se te bej qefin

Forumi pak a shume ka kapur nje limit te mire te temave qe na rrethojne thjesht nga qe jane shume postime dhe tema duhen te rizbulohen dhe per kete gje pergezoj Antonian qe rikthen ne jete shume tema , antaret e vjeter duke marre pjese ne keto tema eshte me e veshtire ti rifuten prap kete gje duhet ta bejne antaret e rinj qe fatkeqsisht ju mungon interesi per lodhjen e trurit mbi disa tema....Dhe mos harroni se mentaliteti virtual ka ndryshuar shume sot po nuk te bene like ne post ose te te bejne nje OMG WTF etj etj nuk funksjionon dot .....
 
Pe: Ku jan temat ...e bera vet :)

Nuk dua te citoje asnje pasi jan te gjithe te drejte....kush e ka vene re mund te konfirmoje, qe kohet e fundit po kerkoje tema te vjetra interesante, te cilave nuk u jam pergjigjur me pare dhe qe mendoje se jan te dobishme per pak arsyetim edhe nga anetaret e rinje :D...Nderkohe qe shpesh here pergjigjet jan thjesht sa per te kaluar radhen, por disa kan filluar arsyetojne pak dhe kjo eshte nje gje e mire, pasi ngacmohet kreativiteti i tyre dhe per tema te reja....ne fund te fundit dhe ne fillim kur jemi futur keshtu ngacmonim njeri tjetrin me kunja bella, keshtu qe sa tu iki cik mania e chit chateve do vijne dhe temat :D
 
Titulli: Ku jan temat ...e bera vet :)

Temë interesante! Kam vënë re këtë gjë dhe kam dashur ti rikthehem temave që sjellin debate dhe ide të ndryshme të çdokujt, menyrën se si e mendojmë një fenomen apo dukuri të caktuar apo se si i perceptojmë gjithësecili por për efekt të kufizuar kohe dhe ndonjëhere si relaksues forumin e kam përdorur për të kaluar pak kohë dhe për tu argëtuar, rrjedhimisht te lojrat. Dikush tjetër për më tepër shoqëri e e dikush tjetër për të mos u lodhur shumë me temat në fjalë apo kushedi se çfarë tjetër.
Nëse do kishim dhe një interesim të gjithëkujt dhe gjithsecili do mund të jepte kontributin e tyre duke na drejtuar drejt këtyre temave dhe duke mos parë gjithë kohës tema që nxitin chit-chat atëherë jam padyshim pjesëmarrëse kur të kem mundësinë të jem në fv. Megjithatë rol kryesor duhet të kenë edhe stafi i forumi sepse vetëm duke patur debate në një temë apo një tjetër të stafit të angazhuar sigurisht edhe anëtarët e rinjë do u drejtoheshin ketyre temave.
 
Pe: Ku jan temat ...e bera vet :)

Ke shume te drejte e dashur mbasi ne duhet te shkruajme,
temat qe i kemi krijuar vete ne,dhe jo ti marrim nga
gazeta,revista etj.......Te shprehemi lirshem me ate c'ka mendojme.
 
Titulli: Ku jan temat ...e bera vet :)

Forumi ka filluar perseri te ket jet ....ka antar shum aktiv, antar te rinj

Por jo edhe anetare te pjekur sic kishte me pare. Edhe ca qe kane qene te pjekur, jane larguar, edhe ate, si rezultat i anetareve te tjere. Kur nje video me nje dash qe maltretohet nga ca amerikane, futet ne temen tek nenforumi musliman, tek tema "VIDEO NGA BOTA ISLAME", cfare i mbetet nje njeriu te pjekur me logjike te shendoshe, te rrijë më ketu ? Kujt t'i flasim, kujt t'i sqarojme ? Me t'vertet, eshte bere forumi kohen e fundit si forum i femijeve...!
 
Pe: Ku jan temat ...e bera vet :)

Ke shume te drejte e dashur mbasi ne duhet te shkruajme,
temat qe i kemi krijuar vete ne,dhe jo ti marrim nga
gazeta,revista etj.......Te shprehemi lirshem me ate c'ka mendojme.
E marr me mend sa e ke vuajtur ti kete mungese temash e dashur ditet e tua pa ato tema sdo jene me njesoj......
 
Titulli: Pe: Ku jan temat ...e bera vet :)

E marr me mend sa e ke vuajtur ti kete mungese temash e dashur ditet e tua pa ato tema sdo jene me njesoj......

lol lol

Bella dashke edhe tema te bera vete tiiii (sot u fiksova me temat e tua lol)
Po ku e kemi me ate privilegjj miii, ia 2 3 tema kemi te perditshme e behen chit-chat edhe ato

Gjynah :(
 
Titulli: Pe: Ku jan temat ...e bera vet :)

Ke shume te drejte e dashur mbasi ne duhet te shkruajme,
temat qe i kemi krijuar vete ne,dhe jo ti marrim nga
gazeta,revista etj.......Te shprehemi lirshem me ate c'ka mendojme.

aaaaaahahahahahahha sa e zgjut kam qen dikur o zot
 
  • Haha
Reactions: NGU

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top