Sa më e shtrenjtë makina, aq më arrogant shoferi?

ida angel

:)
V.I.P
Mënyra e parkimit të këtyre personave është një zakon i garantuar të acarojë edhe njeriun më të duruar. Pronarët e këtyre super-makinave shfaqin një parkim aq të keq sa që janë ekspozuar në internet në atë që quhet "galeria e turpit".
Ferrari_parked_bad.jpg
Këta shoferë mund t′i shpëtojnë ndëshkimit nga autoritetet, por mosrespektimi i rregullave nga ana e tyre është shpërndarë në internet duke i etiketuar si "egoistë dhe të pakujdesshëm". Ka më shumë se 6,000 poste në blogun "Bad Parking" që iu kushtohet këtyre njerëzve.

Në një foto shihet një Rolls Royce e parkuar diagonalisht duke zënë dy hapësira parkimi. Gjithashtu shoferët e Ferrari-t , Lamborghini-t, Bentleys, po marrin shumë reagime negative për parkimin në vende që janë të specifikuara për njerëz të tjerë./albeu.com/
 
Pe: Sa më e shtrenjtë makina, aq më arrogant shoferi?

Se ka fajin makina e shtrejte por mendja e tyre...Ka raste qe njerez dhe me makina normale nuk respektojne rregulloret...
 
Pe: Sa më e shtrenjtë makina, aq më arrogant shoferi?

T'ja perplasesh koken mbas xhamit makines...bashke me arrogancen e tyre ( me falni, qenkam zgjuar agresive sot).
 
Pe: Sa më e shtrenjtë makina, aq më arrogant shoferi?

T'ja perplasesh koken mbas xhamit makines...bashke me arrogancen e tyre ( me falni, qenkam zgjuar agresive sot).

LOL Zzina :D

Edhe une ta kisha ashtu makinen sdo e lija vec ne nje vend parkingu, ia 2 ose 3 sa me shume aq me mire do i vija edhe tullumbace anash te shihej me mire,
sepse do kisha frike se do ma gervishnin :(
Zzina une psh nuk do ze vendin tend mos do sillesh edhe me mua keq :p
 
Pe: Sa më e shtrenjtë makina, aq më arrogant shoferi?

LOL Zzina :D

Edhe une ta kisha ashtu makinen sdo e lija vec ne nje vend parkingu, ia 2 ose 3 sa me shume aq me mire do i vija edhe tullumbace anash te shihej me mire,
sepse do kisha frike se do ma gervishnin :(
Zzina une psh nuk do ze vendin tend mos do sillesh edhe me mua keq :p
Vendim tim te bicikletes...apo ke vend?:p
Jo jo me femrat nuk jam agresive, parkoje makinen e qete....
 
Pe: Sa më e shtrenjtë makina, aq më arrogant shoferi?

:D
Tani do me thuash qe afer makines time, (ca i thone te dashures sime ) afer asaj bukurie mahnitese do me vesh nje biciklete???
Se duroj do e ve makinen kryq e terthor ne parking iahhhh ashtu mesoni ju :p
 
Pe: Sa më e shtrenjtë makina, aq më arrogant shoferi?

E pse do te thuash, qe bicikleta ime spaska vlere te bollshme per te ndejtur afer makines tende???? Ca ofendimi.... skam pare keshtu....
Ti e ve makinen shtrire (barkas), une bicikleten mbi makinen tende...shpresoj mos e gervish ( bicikleten time...se jo makinen tende).
 
Pe: Sa më e shtrenjtë makina, aq më arrogant shoferi?

LOL LOL per nje cope biciklete be robi kshu bahhh :p
Do doja te ve nje ligj te ri
Per makinat e medha e te bukura qe parkohen keq gjoba 500 euro :D (per ata qe vene bicin siper makinave ne depozita fare :p)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top