Mënyra e të ftuarit të fëmijëve në namaz

The Game©

Antar Aktiv
Per fëmijët ne moshë të vogël (fëmijët me zhvillim të hershëm e deri në moshën 9 vjet)

Në këtë moshë cështja është e lehtë, disa fjalë të ëmbla e të buta për mirësitë e shumta që Allahu i madhëruar na ka dhënë me një sërë shembujsh, gjithashtu edhe dashurinë e All-llahut për robërit e Tij. Bëhet fëmija vetvetiu të ketë dëshirë për të fituar kënaqësinë e Allahut subhanehu we teala. Në këtë moshë duhet të interesohemi t'u flasim sa më shumë për All-llahun e madhëruar, vetitë dhe emrat e Tij të bukur. Përbri këtyre duke i folur edhe për domosdoshmërinë e bindjes së urdhërave të Tij, bukurinë e bindjes ndaj Tij, lehtësimet në këto urdhëra, dhe thjeshtësinë e tyre.



Në të njëjtën kohë duhet që i vogli të shikojë shembull të mirë para syve të tij, me shikimin e babait apo të nënës të cilët janë të rregullt në faljen e tyre 5 herë në ditë pa u mërzitur e pa përtuar, ndikon pozitivisht në shikimin e fëmijës për bindjen ndaj këtij urdhëri, e don atë sepse edhe shembulli I mirë i tij e don. Bëhet i rregullt në kryerjen e tij sikur cdo zakon i tij ditor. Por në mënyrë që mos shndërrohet namazi në zakon, të ketë gjithmonë vendin e adhurimit duhet që ta shoqërojmë atë me disa mësime, sikur akidja, është shumë e përshtatshme këtu tregimi i historise " Isra e Mi'raxh, obligimi I namazit" apo histori nga disa sahabe e lidhja e tyre me namazin…etj.



Të kihet kujdes: - Ti shmangemi krejtesisht dhunës, apo mënyrave të kërcënimit. Duhet që patjetër të shfrytëzojmë mënyrat positive, me një fjalë, nxitja e fëmijës për namaz derisa të bëhet namazi një pjesë e jetës së tij. Kujdesu për të patur ujë të ngrohtë në dimër, sepse ka mundësi që fëmija t'i largohet namazit se nuk merr dot abdes me ujë të ftohtë.


Përsa I përket vajzave: t'ua bëjmë të dashur namazin në këtë moshë, edhe pse mund të duket si e kotë falja e saj, por ndikimi që lë tek ajo nuk mund ta marrësh me mend. Psh.- blerja e një shamije të vogël të bukur me lule apo edhe një sixhade të vogël të vecantë për të.

Ndërsa djemtë: Nxitja e të voglit 9 vjecar të shoqërojë babain e tij për në xhami. Duke pasur parasysh që këpucët e tij të jenë të përshtatshme për këtë punë. (Eshtë mirë që të mos përdorë këpucë me lidhëse të cilat kërkojnë kohë e durim nga i vogli të lidhen), gjithashtu edhe faltorët nuk mund të presin derisa i vogli të lidhë këpucët e tij.

Per fëmijët me zhvillim të vonuar dhe adoleshentët

Mbas moshës nëntë vjecare vërejmë tek fëmijët në përgjithësi ndryshim kundrejt namazit, dhe mosrregullsinë e të falurit. Pra nëse ndodh dicka e tillë dijeni se është normale. Vërejmë dembelizëm, largim, justifikime, me një fjalë kalim në një fazë tjetër të jetës, e cila eshte e mbushur me plot emocione, pakontrollueshmeri të mirë të vetes, vështirësi në drejtimin e personalitetit. E këtu duhet që patjetër të sillemi e të bashkëpunojmë me fëmijët plot zgjuarsi dhe mencuri.

Largimi nga pyetjet direkte: si psh. A e fale ikindinë? Sepse djali apo vajza me këtë mënyrë mund të detyrohen të gënjejnë, e përgjigja jote do të jetë ose të nevrikosesh për gënjeshtrën ose mbyllja e cështjes edhe pse ti e di "gënjeshtrën". ثshtë mirë që në këtë rast të përkujtohet djali apo vajza për namaz duke thënë "ikindia o rini" një herë dy, tre, derisa të cohen. Nëse nuk cohet me këtë mënyrë të ulet pranë tij babai ose nëna duke i thënë: unë jam duke prit dicka të domosdoshme duhet patjetër të kryhet para se të ikë koha e tij", në mënyrë të prerë por jo me nerva e as në mënyrë kërcënuese.

Nxitja përsa u përket vajzave mjafton thënia: "Unë do të falem hajde falemi bashkë" vajzat mënjanojnë nga namazi me xhemat se është më me pak mund dhe nxitës.

Ndërsa përsa u përket djemve mund t'i nxitësh për faljen në xhami, duke e supozuar kete dalje e rehatim nga studimi i gjatë që mund të ketë bërë, gjithashtu mund ta lidhim shkuarjen e tij për në xhami me kryerjen e ndonjë pune të vogël si: blerje të bukës, të pyesë për fqiun, etj.

E në të dyja rastet - si tek vajza apo tek djali - mos harrojmë nxitjen dhe dhënien vullnet me mënyra jo kërcënuese. Ngulitjen në mendjet e tyre se falja e namazit me rregullsi është cilësia më e mirë që ne na pëlqen në personalitetin tuaj, dhe se ajo është cilësi e cila i mbulon të gjitha mangësitë dhe gabimet e tjera.​
 
Titulli: Mënyra e të ftuarit të fëmijëve në namaz

Ndërsa përsa u përket djemve mund t'i nxitësh për faljen në xhami, duke e supozuar kete dalje e rehatim nga studimi i gjatë që mund të ketë bërë, gjithashtu mund ta lidhim shkuarjen e tij për në xhami me kryerjen e ndonjë pune të vogël si: blerje të bukës, të pyesë për fqiun

Allahu te shperbleft ashtu esht:D:)....esht shum me rendesi qe nga mosha 7 vjeqare qe femijet te bejn namaz....disa kete e kuptojne edhe ndryshe.....sepse islami dhe na edukon....na udhezon per rrugen me te mir e gjithqka te mire jo vetem qe te bejm namaz....
 
Titulli: Mënyra e të ftuarit të fëmijëve në namaz

Per fillim dua te them se prindi si prind nuk ka deshire te shof aske me larte se veten perveq femijes se tij/saj. Kur e them kete kam parasysh se prinderit duan qe ai te edukohet dhe formesohet ne menyren me te mire te mundshme. Edukimi dhe fomesimi i femijes eshte proces qe ka munduar dhe vazhdone te mundoj shoqerine njerezore qe nga themelimi i saj e deri me sot. Jane perdorur e perdorur metoda te tera, jane investuar energji te tera, madje jane krijuar edhe ne te kaluaren edhe ne te sotmen edhe ente speciale, por, fatkeqesisht akoma nuk eshte gjendur formula magjike qe do krijojnte me te miren e qe besa ne disa raste keto kane dhene rezultate kontraproduktive. Pra deri me sot nuk egziston ndonje formul perfide qe dergon ne rezultat te garantuar. Megjithate ne detyrimisht duhet te bejme me te miren e mundshme qe ata te marrin edukaten me te mire te mundshme.

E kuptoj dhe e kam parasysh se formesimet tek femijet fillojne qysh ne femijerin e tyre te hershme dhe mvaren nga familja, rrethi shoqeror ku jetojne, por, edhe shume e shume faktor te dityr e te paditur. Mendoj se ne kete moshe duhet te bejme kujdes qe femijen te mos e ngarkojme me gjera te renda. Nuk dua te futem ne aspektin fetar, por, ngarkimi i femijeve te vegjel me ngarkesa dhe filozofira qe jo rralle jane te pakapshme edhe per te rriturit mendoj se eshte diq tepert. Ma ha mendja se ne kete menyre me shume ke femija do krijohej zakoni se sa edukimi. Jam plotesisht i bidnur se ne nje moshe te tille femijet kane nevoja tjera me imediate se sa per kocepte fetare veshtire te kapshme per te. :gjujpeshk:
 
Titulli: Mënyra e të ftuarit të fëmijëve në namaz

Per fëmijët ne moshë të vogël (fëmijët me zhvillim të hershëm e deri në moshën 9 vjet)

Në këtë moshë cështja është e lehtë, disa fjalë të ëmbla e të buta për mirësitë e shumta që Allahu i madhëruar na ka dhënë me një sërë shembujsh, gjithashtu edhe dashurinë e All-llahut për robërit e Tij. Bëhet fëmija vetvetiu të ketë dëshirë për të fituar kënaqësinë e Allahut subhanehu we teala. Në këtë moshë duhet të interesohemi t'u flasim sa më shumë për All-llahun e madhëruar, vetitë dhe emrat e Tij të bukur. Përbri këtyre duke i folur edhe për domosdoshmërinë e bindjes së urdhërave të Tij, bukurinë e bindjes ndaj Tij, lehtësimet në këto urdhëra, dhe thjeshtësinë e tyre.


Kjo esht tragjike,,

ju jeni njerez qe e sulmoni te tashmen,,,dhe nuk e pranoni ate,,

ta tashmen keni deshir dhe perpiqeni ta zevendesoni me te shkuaren,

te luftosh te tashmen,,,do te thot te luftosh kunder ralitetit,,

dhe sa do me i madh te jet sulmi ndaj tij,,,aq me i madh do te behet ai.


ju abuzoni edhe me femijet tuaj,,,duke perfituar nga mosmirpjekja e tyre,

ky gjest esht edhe nje gjest tjeter me shum,,qe demostron friken qe keni ndaj ralitetit,

sikur te kishte qen aq i llogjikshem dhe i leht per tu kuptuar botkuptimi juaj,,,sdo te kishit frik tja propozoni femijes tuaj pasi ai te mbushi njeher moshen e pjekuris,,

por pikrisht ngaqe e dini se po su poqen se bashku,,duke jau imponuar gjat rritjes,,,ata do te msojn ne kushtet bashkohore dhe ne te tashmen,,,e do te behen me te zgjuar se e shkuara.

ka me qindra lloje krimesh,,,qe per te shkuaren,,jan vepra normale,,per te tashmen ndoshta diku diku,,por per te ardhmen,,100% qe do te jen te denushme dhe te ndalushme.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top