Seksi në gjimnaz, 3 për qind e vajzave mbesin shtatzanë

ida angel

:)
V.I.P
Nuk është më tabu prej vitesh tashmë seksi në gjimnaz e madje as që në vitin e parë.
incinta.jpg

Mes tyre adoleshentët tregojnë përvojat, por edhe mungesën e tyre në shumë raste. E ndërsa sensibilizimi për përdorimin e metodave kontraceptive mes nxënësve ishte në nivele të ulëta, situata është përmirësuar ndjeshëm 5 vitet e fundit.

Në këtë konkluzion kanë arritur specialistët e Institutit të Shëndetit Publik, të cilët kanë ripërsëritur studimin në këtë target-grup, për sjelljet seksuale. Nga të dhënat rezulton se mbi 75% e gjimnazistëve që kryejnë marrëdhënie seksuale përdorin prezervativët.

Në studimin e vitit 2005 shifrat ishin rreth 61%. Por ndërsa janë të informuar për këtë lloj metode, nxënësit e shkollave të mesme kanë pak informacion për metodat e tjera moderne kontraceptive.

“Megjithëse kemi një përmirësim të situatës, sërish duhet më shumë punë edhe nga vetë shkollat për më tepër sensibilizim dhe më shumë njohuri rreth aktivitetit seksual”, thonë specialistët e ISHP. Ndërkaq, sipas të dhënave të studimit ka një rënie edhe të shtatzënive të padëshiruara në shkollë të mesme, por gjithsesi fenomeni ekziston.

- Në 2005 nga të dhënat e studimit në 4000 gjimnazistë rezultonte se rreth 3.5% e vajzave pranonin se kishin përjetuar një shtatzënisë gjatë viteve të shkollës së mesme. Në studimin e fundit kjo shifër është ulur në 3%.
Adoleshentet pranojnë se as nuk e kanë çuar ndërmend se mund të sjellin në jetë një fëmijë në këtë moshë. Ndërsa për aq sa ka ndodhur, fajin ua hedhin partnerëve.
Sipas tyre, janë ata që nuk kanë dashur të kenë një marrëdhënie të mbrojtur, ato thjesht u janë bindur.

Një tjetër problem shqetësues mbetet mungesa e informacionit për dhjetëra sëmundje seksualisht të transmetueshme. Mjekët pohojnë se të rinjtë nuk ua vënë veshin këtyre problemeve që mund t’u kushtojnë shtrenjtë për shëndetin e për marrëdhëniet që kanë. Sipas tyre, mbrojtja më e thjeshtë prej këtyre infeksioneve është përdorimi i prezervativit. Vetëm duke përdorur atë, të rinjtë i shpëtojnë njëkohësisht dy të “këqijave”: shtatzënisë së padëshiruar dhe sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

Ndërkaq, sipas të dhënave të studimit më shumë se 1/5 e gjimnazistëve, kanë pranuar se kanë kryer marrëdhënie seksuale gjatë viteve të gjimnazit. Numri i meshkujve që e pohojnë një gjë të tillë është 4 herë më i madh se ai i femrave.

Marrëdhënia seksuale në moshë të vogël mund të lërë pasoja të shumta në shëndet, sidomos te femrat. Ato mund të përjetojnë një shtatzëni të padëshiruar, që në shumicën e rasteve i çon drejt abortit me pasoja deri në sterilitetin e tyre.

Ndaj është shumë i nevojshëm informacioni për metodat kontraceptive, për të pasur një aktivitet seksual të shëndoshë.

Zirina Llambro, G. Panorama
 
Titulli: Seksi në gjimnaz, 3 për qind e vajzave mbesin shtatzanë

Epo me nje djale .....
 
Titulli: Seksi në gjimnaz, 3 për qind e vajzave mbesin shtatzanë

Keta e shijojne seksin. Se vrasin mendjen per asgje, plus nuk dine asgje per trupin e tyre...

Sa here jam bere kurioze dhe prap sme keni thene kur fillon Edukata Seksuale ne Shqiperi?
 
Si lende mesimore thua? Une mbaj mend qe ne klase te 7 e kishim ne literaturen e shkolles .
Mendoj se nuk eshte faji i mosinformimit nga shkolla (sepse aty cdo gje meret si qesharake dhe trajtohet si nje lend e thjeshte pa seriozitet ) ,gjithe pergjegjesia qendron te familja (sidomos nena ) e cila duhet te krijoje nje komunikim me femijen dhe ti bej te ditur te gjitha anet negative qe sjell nje veprim i tille .
 
Titulli: Seksi në gjimnaz, 3 për qind e vajzave mbesin shtatzanë

Karamele zana shume kerkon ti moj nga shqiperia hihihihihi
Mesa mbaj mend un edukate shoqerore ka pas jo seksuale...gjerat rreth organeve sekuale me teper i shpiegojne ne biologji kur flitet per trupin e njeriut.....por qe te kete eduakte seksuale mesa di une ska lende posacerisht te tille. [ndoshta dhe gabohem]

por menddoj se edukata e tille duhet te filloj nga familja njeher pastaj ne shkolle , gje qe ne se kemi as njeren as tjetren... sot e jkesaj dite jane te rralle ato prinder qe bisedojne me femijen qofte mamaja me vajzen apo babai me te birin per marrdhenie seksuale. keshtuqe edukata seksuale ne shqipri eshte zero zana. i mesojne vet femijet gjerat.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Seksi në gjimnaz, 3 për qind e vajzave mbesin shtatzanë

Keta e shijojne seksin. Se vrasin mendjen per asgje, plus nuk dine asgje per trupin e tyre...

Sa here jam bere kurioze dhe prap sme keni thene kur fillon Edukata Seksuale ne Shqiperi?

Une kam bere vetem ne klasen e tete , kurse ne kolegj jo.
Anyway mos mendo se gjimnazistat jane kaq injoranta ne punen e njohjes se trupit te ty ect,,,me gjith keto mjetet e sotme tv,internet etj etjjj
 
Titulli: Seksi në gjimnaz, 3 për qind e vajzave mbesin shtatzanë

Ajsi nuk behet fjale per keto lloj njohjesh :D ....kur te rritesh dhe pak do ta kuptosh me kohen :) :kiss
 
Titulli: Seksi në gjimnaz, 3 për qind e vajzave mbesin shtatzanë

Une kam bere vetem ne klasen e tete , kurse ne kolegj jo.
Anyway mos mendo se gjimnazistat jane kaq injoranta ne punen e njohjes se trupit te ty ect,,,me gjith keto mjetet e sotme tv,internet etj etjjj

kjo qe thua eshte mese e vertet. nepermjet tv apo internetit apo revistave e gazetave kane gjithcka duan te dine.
 
Titulli: Seksi në gjimnaz, 3 për qind e vajzave mbesin shtatzanë

Une kam bere vetem ne klasen e tete , kurse ne kolegj jo.
Anyway mos mendo se gjimnazistat jane kaq injoranta ne punen e njohjes se trupit te ty ect,,,me gjith keto mjetet e sotme tv,internet etj etjjj

Si praktike thua ti? Per praktike te thajme ne, sduam as internet as tv te na mesoje... LOL

Nejse, sic tha dhe Bellatrixi, shume kerkoj une... :D
 
Titulli: Seksi në gjimnaz, 3 për qind e vajzave mbesin shtatzanë

ne gjimnaz ka filluar maturimi pa fillimet e tyre jane diku te klasa e 7 ose e 8
si fillim nis si loje e bukur ping pongu nga te dyja palet MF
ne fund pastaj shenohet pika :D
 
Titulli: Seksi në gjimnaz, 3 për qind e vajzave mbesin shtatzanë

Si praktike thua ti? Per praktike te thajme ne, sduam as internet as tv te na mesoje... LOL

Nejse, sic tha dhe Bellatrixi, shume kerkoj une... :D

dakord jam dhe me ty.. kur vjen puna ke praktika te thajne fare...mundisht me msu ndonje gje prej tyre
hihihihihihi

keshtuqe mire ben qe pyet se duhet te dihen ca gjera po un thash se kerkon shuem gjithmon ne kuptimin figurativ
hihihihihi mendova mos dije shumicen e gjerave dhe thahs ska nevoj per spiegim per pakice te gjerave ...[lemsh e bera muhabetin]
 
Titulli: Seksi në gjimnaz, 3 për qind e vajzave mbesin shtatzanë

un sjam nga ato :D

jo per gjo..por kam ndermend ta shijoj 1her jeten
 
Titulli: Seksi në gjimnaz, 3 për qind e vajzave mbesin shtatzanë

Na dolet gjith seksista mer ncncncn LOL njohja trupit nuk eshte seksi se pozicionet ne tv i din te gjithe ,puna eshte te jesh i vetedijshem per ate qe ben ,te kesh info per cdo gje ,Ka akoma njerez qe sdine higjenen gjenitale LOL .Po seks bejn si derra :p:p:p.Edukata seksuale mungon tek te rinjte e sotem ,te gjith bejne por te mesojne kan turp :(:(:(.
 
Titulli: Seksi në gjimnaz, 3 për qind e vajzave mbesin shtatzanë

Edhe une kam mbesur shtatzene me nje goce ne gjimnaz LOL LOL LOL LOL LOL LOL

Megjithate kohet e fundit po ndodh kudo kjo moda e shtatzanise neper gjimanze....Sexual Revolution :lol:
 
Titulli: Seksi në gjimnaz, 3 për qind e vajzave mbesin shtatzanë

Un s'besoj se duhet filluar nga familja. Nje adoleshent eshte gjithnje ne konflikt me prinderin mbi cdo lloj aspekti te jetes, rritet ka nevoj per hapsire ka nevoj te mos kundershtohet ka nevoj te ndjehet i arritur ne cdo fushe. Eshte moshe teper delikate sic per adoleshentin sic per prinderin, dhe nje deshire per te hapur kete muhabet nga prindi mund te interpretohet nga adoleshenti si nje mos-besim. Ndersa nese debati fillohet dhe me permasa te vogela te perhapet ne mesim ne mbes te moshatareve, mund te shtyje kuriozitetin te adoleshentit i cili mund te interesohet dhe me tej personalishte, ose mund te zbuloje gjera qe s'do kishte kurr guxim per te pyetur askend.
 
Titulli: Seksi në gjimnaz, 3 për qind e vajzave mbesin shtatzanë

Po ku ka me mir se te shtohet popullsia mer :p dashuria ne gjimnaz si prasi ne librazhd :p
 
Titulli: Seksi në gjimnaz, 3 për qind e vajzave mbesin shtatzanë

Bravo goca...tani do pershtatet " JENI MOTRA?... JO...JEMI MAM E BI...":)

Budallek me te madh se sa NJE FEMIJE te lindi NJE FEMIJE...ska...
Kush do maturizohet i pari prindi apo femija?
 
ca gjuhe eshte kjo???
 
Titulli: Seksi në gjimnaz, 3 për qind e vajzave mbesin shtatzanë

clidhje ka edukata seksuale me mbetjen shtatzane?
ne kohen tone ska pas edukate seksuale ne shkolle,as ne tetevjecare e as ne gjimnaz, po ska ngel njeri me barre.
cja fusni kot ju brezi i ri, keni marre per kot vallahi.
deri para 10 vitesh as prezervativa nuk bleje dot ne shqiperi e jo me te ngeleshe me barre.
late nam late
 
Titulli: Seksi në gjimnaz, 3 për qind e vajzave mbesin shtatzanë

Shyqyr zotit qe sjam gjimnaziste se si dihej do ngelesha me barre per mode.:)...
Gabon mosha dhe jane vecorite e moshes qe e bejne adoleshentin te fluturoje me presh kur thone te moshuarit...Nuk jam me ate qe skane njohuri per pasojat e seksit adoleshentet por jane te prirur per te provuar gjera te ndaluara dhe experienca te reja....Duan ti provojne experiencat le ta bejne dhe te rrisin bebushat...:).
 
Titulli: Seksi në gjimnaz, 3 për qind e vajzave mbesin shtatzanë

ca gjuhe eshte kjo???
Cfare nuk kuptove?
E di ate komplimentin qe i behet femrave per ti bere qejfin mamase vajzes se sa e re eshte dhe sa e bukur... thuhet " waaaa...ju te 2 sikur jeni motra, jo mama edhe vajze"
E ne kete rast kur mamaja 30 vj, vajza 15 vj mund ti konsiderosh dhe motra duke qen diferenca e moshes e vogel.
Sa per pjesen : femije qe lindin femije...nje vajz 15 vjecare eshte akoma femije...
E kuptove tashti?

ps: me vertet tani 10 vjet nuk blihej dot as prezervativ ne Shqiperi...por numri i aborteve sa ishte>?
 
per PS.... nuk bleje dot perzervativ goce se ishte koha pas 97 dhe ishte krize nje kjo, e dyta te shifnin shume farmaciste shtrember po te blije prezervative, plus qe te njifshin familjen dhe si pasoje as qe behej fjale te bleje prezervativa neper farmacira, e jo me kontraceptive... thjesht brezi jone se ka filluar seksin ne moshen 14 vjec....... une sdua te jap detaje personale... po ne kohen time nuk vinte puna te beje seks ne gjimnaz per shume arsye.....
 
Titulli: Seksi në gjimnaz, 3 për qind e vajzave mbesin shtatzanë

ehhh......sa keq mo....

---------- Post added at 19:10 ---------- Previous post was at 19:08 ----------

...s'ka me gjera te fshehura........
 
Titulli: Seksi në gjimnaz, 3 për qind e vajzave mbesin shtatzanë

per PS.... nuk bleje dot perzervativ goce se ishte koha pas 97 dhe ishte krize nje kjo, e dyta te shifnin shume farmaciste shtrember po te blije prezervative, plus qe te njifshin familjen dhe si pasoje as qe behej fjale te bleje prezervativa neper farmacira, e jo me kontraceptive... thjesht brezi jone se ka filluar seksin ne moshen 14 vjec....... une sdua te jap detaje personale... po ne kohen time nuk vinte puna te beje seks ne gjimnaz per shume arsye.....

jam shum dakord me ty...
dhe me sa kam "diskutuar" me ca cuna qe njof live per ket gje..... te gjith ato pranuan qe kan turp te blejn prezervativ ( knej isoj.... max dalin naten te nai distributore automatico )
me e ble femra e mer vesh gjith lagjja.....jo vetem ne shqiperi POR dhe knej ne itali ..
Ju betohem ... cfare nuk me ka ndodh ... raste me verte qesharake....nuk te lejn robt me jetu .. edhe pse jeta e tyre eshte kompet e shkatarrume mundohen te shkatarrojn dhe te fusin hundet aty ku nuk duhet

---------- Post added at 17:18 ---------- Previous post was at 17:15 ----------

ps: prindrit e mi jan akoma me te vjetrrat ..... hiqen sikur jane modernizu ...
sme kan keshilluar kurr per gjera te tjera pervec : ushqimit, veshjes, studimit.
nuk besoj se shum familje te tjera jane me ndrryshe.
edhe kur behet gabimi ... nuk ke ku te perplasesh ... nuk ke perkrahrje ... e kan gjithnje mendjen se cfare do mendoi bota
 
Titulli: Seksi në gjimnaz, 3 për qind e vajzave mbesin shtatzanë

Secili eshte i zot i vetes .... cdo gje behet me llogjike tani do ti te heqesh tabelen **E VIRGJER** se e pe ne pasqyre qe 13-14 vjece sta ka fajin njeri..... POR kane dhe pjesen e tyre te fajit NENAT shqiptare qe e mbajne si nje gje tabu te flasin me gocat e tyre per keto......
 
Titulli: Seksi në gjimnaz, 3 për qind e vajzave mbesin shtatzanë

3% - sa pak. Me kete revulucion qe ka filluar te bejme lutje te ngelemi me kaq. :gjujpeshk:pastaj thone e bejne nga mosnjohuria :p:p
 
Titulli: Seksi në gjimnaz, 3 për qind e vajzave mbesin shtatzanë

Secili eshte i zot i vetes .... cdo gje behet me llogjike tani do ti te heqesh tabelen **E VIRGJER** se e pe ne pasqyre qe 13-14 vjece sta ka fajin njeri..... POR kane dhe pjesen e tyre te fajit NENAT shqiptare qe e mbajne si nje gje tabu te flasin me gocat e tyre per keto......
un jam gati 21 vjece dhe akoma jam duke luftuar me mamin tim ...
kjo gje nuk me ndihmon aspak...
 
Titulli: Seksi në gjimnaz, 3 për qind e vajzave mbesin shtatzanë

un jam gati 21 vjece dhe akoma jam duke luftuar me mamin tim ...
kjo gje nuk me ndihmon aspak...

Une nuk thashe te te jape prindi lejen te nxjeresh syte ose te te leje tek krevati i saj dopio thashe te jape edukaten e pare seksuale....
 
Titulli: Seksi në gjimnaz, 3 për qind e vajzave mbesin shtatzanë

per PS.... nuk bleje dot perzervativ goce se ishte koha pas 97 dhe ishte krize nje kjo, e dyta te shifnin shume farmaciste shtrember po te blije prezervative, plus qe te njifshin familjen dhe si pasoje as qe behej fjale te bleje prezervativa neper farmacira, e jo me kontraceptive... thjesht brezi jone se ka filluar seksin ne moshen 14 vjec....... une sdua te jap detaje personale... po ne kohen time nuk vinte puna te beje seks ne gjimnaz per shume arsye.....

Sa per dijeni kjo vazhdon akoma ne shqiperi. Te shikojne me sy te keq kur shkon blen prezervativ, kur kerkon pilulen e planit B, ose kur kerkon test shtatezanie (dhe ne sy te tyre dukesh e vogel per keto gjera). Ehhhh, semos vetem per keto. Une isha ne shqiperi para 2 vjetesh dhe shkova te merrja nje ilac per fytin se me kishte zene kolla. Isha veshur holle me kanatjere (mezi i korrikut), e me kthehet farmacisti "epo te rrish cveshur me kraharor perjashta do semuresh nga kolla"... Kush ja dha ketij te drejten te paragjykoj se cbej une, dhe pse dua te bej une ate qe blej...
 
Titulli: Seksi në gjimnaz, 3 për qind e vajzave mbesin shtatzanë

jam shum dakord me ty...
dhe me sa kam "diskutuar" me ca cuna qe njof live per ket gje..... te gjith ato pranuan qe kan turp te blejn prezervativ ( knej isoj.... max dalin naten te nai distributore automatico )
me e ble femra e mer vesh gjith lagjja.....jo vetem ne shqiperi POR dhe knej ne itali ..
Ju betohem ... cfare nuk me ka ndodh ... raste me verte qesharake....nuk te lejn robt me jetu .. edhe pse jeta e tyre eshte kompet e shkatarrume mundohen te shkatarrojn dhe te fusin hundet aty ku nuk duhet

---------- Post added at 17:18 ---------- Previous post was at 17:15 ----------

ps: prindrit e mi jan akoma me te vjetrrat ..... hiqen sikur jane modernizu ...
sme kan keshilluar kurr per gjera te tjera pervec : ushqimit, veshjes, studimit.
nuk besoj se shum familje te tjera jane me ndrryshe.
edhe kur behet gabimi ... nuk ke ku te perplasesh ... nuk ke perkrahrje ... e kan gjithnje mendjen se cfare do mendoi bota

ca dmth jane akoma me te vjetrat?
mua sme duket modernizim te besh seks ne moshen 14 vjec....
dhe pse ne shqiperi kjo eshte bere gje normale....
modernizimi i nje shoqerie dhe sidomos ne rastin konkret i rinise se sotme shqiptare nuk eshte seksi, por eshte menyra e te menduarit dhe e velresimit te vlerave dhe deshira e ecjes perpara.
seksi dhe marredheniet seksuale nuk jane modernizem.
te jesh modern( gje qe konceptohet shtrember nga rinia shqiptare) do te thote: te jesh i zoti te thyesh rregullat dhe menyren e jeteses duke mbeshtetur vlerat, te jesh i zoti dhe t eluftosh per perparimin e kombit dhe shtetit tend, te jesh i zoti te promovohesh ne arenen nderkombetare si shqiptar per vlerat individuale kombetare dhe profesionale qe ke.

te besh seks qe 14 vjec dhe te veshesh armani nuk eshte modernizem... eshte degradim... dhe te siguroj qe te gjithe evropianet qe shohin shqiptare qe vijne kendej me kete lloj koncepti tallen me ta, po tallen shume keq....
me kete lloj modernizmi jemi shume larg evropes.
te jesh ne evrope per sa i perket mentalitetit nuk dmth te sillesh si keta me cdo kusht, por dmth te ruash vlerat kombetare duke ju pershtatur mentalitetit evropian.
nje 14 vjecare avropiane qe ben seks dhe bebe ne ket emoshe arrin ta mbaje beben ne kete moshe, se e mban shteti i vet me politikat sovciale qe ka.
kurse 14 vjecarja shqiptare ngordh per buken e gojes me gjithe beben.....
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top