“Po dashuria, ku është?!

fragolina

Anëtar Aktiv
Zëra Femërorë
“Jam një djalë njëzetëvjeçar. Student për mjekësi. Prindërit e mi janë intelektualë. (Intelektualë nga ata që janë munduar për ta marrë këtë titull). Paraditet i kaloj në shkollë, pasditet në ‘Facebook’, e kafe me ndonjë shok.

- Jo, të dashur nuk kam... Eh, po nuk kam as makinë...”

Fenomeni i nisur njëzetë vjet më parë duket se vazhdon fuqishëm edhe sot. Shumë prej vajzave të reja, nuk preferojnë të lidhen me shokët e tyre moshatarë, studentë, apo kolegë pune, por parapëlqejnë t’i hedhin sytë matanë gardheve të shkollës, atje ku rreshtohen meshkujt me makinat luksoze e me xhepat e mbushur plot. Studentët e fakultetit vazhdojnë të kenë në xhep pesëmijë lekëshin e përditshëm nga fondi prindëror, ja ndonjëherë edhe dhjetëmijë lekë (të vjetra), por përsëri këto nuk mjaftojnë për të tërhequr vëmendjen e “bukurosheve të klasës” apo të shkollës. Me aq lekë, atyre mund t’u ofrosh vetëm një kafe dhe kola, aty tek lokalet rreth fakultetit. Ndërsa ato kërkojnë më shumë: pije energjike e akullore paradite. E nëse ke fatin t’i takosh ndonjëherë pasdite, duan lokale të shtrenjta dhe vetëm kokteje me përmbajtje alkoolike. Duan fundjava jashtë kryeqytetit, mundësisht jo në Durrës, sepse “Durrësi është për fshatarë”, por vetëm në Vlorë e tutje, apo jashtë shtetit. Padyshim duan edhe dhurata, me gur zvarovski, çanta dhe këpucë firmato.

Të gjendur përpara këtyre kërkesave, çunat bukuroshë njëzetvjeçarë tërhiqen në shoqërinë e tyre mashkullore dhe në rrjetin e ‘Facebook’-ut. Askush nga vajzat nuk do t’ia dijë as për paraqitjen e tyre të bukur mashkullore, as për faktin se vijnë nga një familje e miredukuar e me tradita, e as për faktin që mund të jenë të zgjuar, hokatarë, e shumë të këndshëm në bisedë. Të gjitha këto nuk mjaftojnë për t’i pranuar si “të dashur” djelmoshat studentë. Kërkohet makinë dhe kuletë e fryrë. Nuk ka rëndësi, pse shpeshherë ndodh që sa më e bukur të jetë makina nga jashtë, aq më i shëmtuar mund të jetë personi brenda.

Ky fenomen thuajse është bërë mbizotërues në rininë shqiptare, dhe me të drejtë ngrihet pyetja “Po dashuria, ku është? A kanë dëgjuar ndonjëherë këto bukuroshe për dashurinë? A kanë ndier ndonjëherë t’u tronditet shpirti për dikë tjetër? A kanë parë ndonjëherë filma romantikë dhe kanë ndier ndonjëherë nevojën e domosdoshme për të qenë të dashuruara, për të përjetuar atë ndjenjë që i bën të gjithë të fluturojnë? Vallë kaq e fuqishme është paraja, sa të mbysë të gjitha këto dëshira e tërheqje që për shekuj me radhë kanë tronditur me mijëra shpirtra njerëzorë?

Pyes. Po vallë, sa zgjat kënaqësia nga një drekë e pasur me peshk e fruta deti? E sidomos kur partneri është vetëm një person që ka ca lekë, e ndoshta jo falë intelektit të tij, (pa dashur të paragjykojmë askënd). Por sa mund të zgjasë kënaqësia e xhiros në një makinë të bukur e luksoze? Pas këtyre çfarë mbetet? Kur shkojnë në shtëpi këto vajza, çfarë mendojnë papara se të mbyllin sytë? A nuk shumëzohen të gjitha këto “bukuri” me zero?

E sa mund të zgjasë një lidhje e tillë, ku asgjë nuk është e bazuar mbi tërheqjen fizike, shpirtërore apo mendore? Nga çfarë është parë deri më tani, lidhje të tilla zgjasin vetëm dy-tre muaj, e më pas rituali nis nga e para. Padyshim që kushdo ka të drejtë të jetojë siç i pëlqen e të bëjë zgjedhjet që dëshiron. Por lidhje të tilla nuk bëjnë gjë tjetër, veç e varfërojnë jetën e brishtë të këtyre vajzave. Madje në vend që të zbukurohen, padashur shëmtohen më shumë në sytë e të gjithëve. Bukuria e tyre, edhe pse tani e veshur me gur e me shkëlqim, e ka humbur rrëzëllitjen fillestare. ثshtë bërë si gur fals me shkëlqim të rremë. Mikeshat e mia të shtrenjta, ju siguroj se rendja pas makinave të bukura, e pas pushimeve të shtrenjta, nuk ju bën as më të bukura, e as më të pasura. Vetëm sa ju harxhon dhe ju gërryen nga brenda e nga jashtë, duke ju bërë të ktheheni në shkarpa të thata, e pa lëng. Kapërcimi nga një makinë në tjetrën, nuk do t’ju pasurojë. Mund t’u shtojë ca fustane në gardërobën tuaj, por në fund do ndiheni të poshtëruara, të dhunuara e të nëpërkëmbura. Dikush që blen trupin tuaj me para, nuk do mundet kurrë t’ju vlerësojë shpirtin. Por do t’ju shohë gjithmonë si një mall i blerë në treg, ashtu siç shikoni ju një palë këpucë apo një fustan të ri, që e blini me qejf, e vishni një herë apo dy herë dhe pastaj e hidhni në një cep të dollapit.

Ndërsa përballë jush, keni mundësi dhe zgjidhje të pashtershme. Lejojini zemrat tuaja të rrahin lirshëm. Lejojini sytë tuaj të tërhiqen nga pasuria fizike, mendore dhe ajo shpirtërore. Jepini mundësi vetes suaj të ndieni hovet e dashurisë, madje edhe dhimbjet e saj. Edhe nëse kjo mbaron, ju premtoj se do të jeni më të bukura, më të pasura, e do të keni përfituar shumë herë më tepër, sesa nga një darkë e shtrenjtë apo nga një palë pushime në bregdet.

Gazeta Shqip
 
Titulli: “Po dashuria, ku është?!

Cfare ti komentosh kesaj?! Sa here eshte diskutuar brenda jasht forumit, po prape ato per te cilat eshte shkruar ky artikull as nuk i lexojne fare gazetat. Vetem revista mode LOL

Kam lexuar diku kete shprehjen: Dashuria jo mature thote: " Kam nevoje per ty ndaj te dua" kurse ajo mature thote: "Kam nevoje per ty sepse te dua".
 
Titulli: “Po dashuria, ku është?!

te duash eshte e lehte te te duan eshte e mbrekullueshme!
 
Titulli: “Po dashuria, ku është?!

Me pelqehu kjo "Duan fundjava jashtë kryeqytetit, mundësisht jo në Durrës, sepse “Durrësi është për fshatarë”, por vetëm në Vlorë e tutje, apo jashtë shtetit." ( pa ofendim durrsakeve... se mendoj qe dhe Durresi ka bukurine e vete... e seshte aspak per fshatar).

Vajzat superficiale kan ekzistuar e do ekzistojne tere kohen... per cfare i duhet dashuri...kur ndihet e kenaqur me "pagesen" e punes tyre... fundja ca kan ndryshe nga prostitutat?:)
Sepse mos thoni qe kto gocelinat qe shkojne me ata super"Intelektualet" me leke e makine lluksoze ... shkojne per nje kafe e pastaj secili ne shtepine e tyre...
E vihej ne dyshim intelektualiteti ketyre personave me sh leke qe rine presin tek dera fakultetit... ne pergjithsi njerizt qe kan 2 grame e gjysem tru kerkojne dike me te cilin te ken te flasin 2 fjale... por cmund te flasesh me nje vajz qe e ka mendjen vetem kepuce e veshje firmato, e nje shetitje ne weekend mundesisht jashtetit?
 
Titulli: “Po dashuria, ku është?!

ouuu si e ka emrin ky cuni.......boh po prit mo....mbaro provimet...pastaj kerko goca.........

pastaj s'e dija qe ketyre te mjekesise ju shkon mendja per ndonje goc........gjithe kohes...bejne muhabet shkolle.......te merzisin fare....:(
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: “Po dashuria, ku është?!

O sensu...shiko mos e ke koleg grupi...ftoje per nje kafe! mos u be e keqe...

Tallemi ne tallemi... po realiteti eshte i idhur...
Si eshte te zgjohesh nje dite e mos kesh asgje....nqs tere jeten e kalon ne lidhje pasagjere...qe nuk zgjasin shume... e te lene me disa dhurata te shtrejnta por mbase dhe me sa kujtime te idhura...se sbesoj qe keta zotnite me leke jan njerzit me te edukuar dhe te kulturuar..te cilit te trajtojne si nje princesh...
Keto vajza sbejne gje tj pervec se te shiten...

Goca...KU KA ME MIRE SE SA TE JESH INDIPENDENTE???????????????????????? pse kerkoni me cdo kusht ti nenshtroheni dikujt...
SJU PELQEN LIRIA?
 
Titulli: “Po dashuria, ku është?!

pse e bastardoni muhabetin kaq shume? cdo gje kshu e shifni gjithmone me modele?

ai qe paska leke duhet domosdoshmerisht te jete i shemtuar dhe me makine te bukur.

ai qe ska leke, eshte ose student i bukur dhe i sjellshem, e pa te dashur.

ca jane keto modele te cuditshme qe keni ju te rinjte per jeten e sotme?

me ngjan me ato perrallat qe lexonim kur ishim te vegjel: princesha e bukur me floke te verdha martohej me nje princ qe domosdoshmerisht qe i bukur dhe me sy bojeqielli.
 
Titulli: “Po dashuria, ku është?!

Jo ai qe ka leke dhe eshte intelektual kerkon nje partenere qe i pershtatet nivelit tij ne plan intelektual...jo vetem nje goce te re qe ti japi satisfakcion ne endrrat e tije....

Pse pak garipa 40 vj kerkojne lidhje me vajza 20 vj? te duket se i duan shume... ose se kan ndonje respekt te madhe per to? JO... e kto vajzat ca bejne? a nuk shesin trupin e tyre per ato 2 cop dhurata...
 
Titulli: “Po dashuria, ku është?!

Realitet i hidhur
 
Titulli: “Po dashuria, ku është?!

normal qe keshtu do ndodhe ne nje shoqeri te tille sic eshte bere shoqeria shqiptare. konsumiste, superficiale.
mua sme duket aspak anormale te katandiset ne kete gjendje, gjithashtu cuditem se sa shpejt kane arritur ne kete stad te degradimit.
sa me shume telenovela qe shihni goca te dashura, e sa me shume revista Vogue per se prapthi qe lexoni, e sa me shume te shkoni tek parrukierja, aq me shume do tju rrjedhin trute fare.
 
Titulli: “Po dashuria, ku është?!

Besoj se behet fjale per vajza ''adolishente '' ....se di nje vajze e pjekur qe ka nje vlersim per veten nuk do kishte keto kritere ....gjithsesi nuk mund te kategorizohen te gjitha ....
 
Ca adoleshente mi LOL LOL LOL po ka arritur adoleshenca deri aty te 25 athere po LOL
 
Titulli: “Po dashuria, ku është?!

Po tani ky artikulli dhe thirrja i drejtohej djemve apo jo?LOL LOL
 
Titulli: “Po dashuria, ku është?!

Do e nis kete debat me thenjen: ‘’Cfare te mbjellesh do korresh’’. Ne realitet shoqeria jone, nese munde te quhet ‘’shoqeri’’ ajo ku ne jetojme dhe bejme pjese, ka kohe qe eshte katandisur ne nje situate te atille sa jeta, kuptimi real i jetes, kuptohet si ‘’aut’’ dhe banalizohet ne menyre te tejskajshme. Kesaj dukurie, ne keto vite, i kemi kontribuar e tere shoqeria jone, pa dallime. Nje sistem i degraduar pothuajse ne teresi duke filluar nga sistemi arsimoro-edukativ, nje shoqeri ku vetem ligjet nuk jane pjese e saj, me universitete me shume se sa qytete qe ka vendi ku ne jo rralle raste diploma eshte mall qe shitet, me teatre dhe bibloteka gjithnje e me pak te vizituara, me televizione publike e jo publike me kritere te programeve qe vetem kritere nuk munde te quhen te cilat shfaqin utopi – telenovelash qe na jane bere objektive e erret dhe kurre e realizuar …nje shoqeri ku jeten e fshatit e quan egersi, nje shoqeri ku punen ne token dhe aren e tij e quan fyerje dhe poshterim, nje shoqeri ku paga mesatare eshte 250 € e qe vetem shpenzime koti bene 400 €, nje shoqeri ku te papunet kane nga tre telefona mobil ne xhep dhe tere diten rrine ne kafe derisa toka rrin djerr, nje shoqeri qe jeten e enderron si livadh me lule…..nje….. Them te drejten e tere kjo eshte fara qe kemi hedhur ne andaj te korrurat edhe jane te pritura dhe nuk munde te jene me te mira. Pra e tera kjo munde te perkufizohet me thenjen e famshme te Mark Aurelit: ‘’Jeta e secilit prej nesh eshte e tille cfare e bejme ne me te menduarit tone’’. Ne nje situate te tille ne na ka humbur filli dhe kemi harruar se lumturia jone varet nga ajo cfare rrezaton shpirti yne dhe nuk varet nga pasuria, pamja fizike, thellesia e xhepit, vetura apo lluksi i tjetrit. Ne kerkim te lumturise se humbur (utopike), shumica nga ne jemi koncentruar ne gjera abstrakte dhe te pakapshme dhe kemi harruar fare se jeta dhe lumturia e shpirtit te njeriut varet nga plotesimi i imtesirave dhe vogelsirave te cilat plotesojne dhe mbushin jeten tone. Nuk kane thene kot se pika pika mbushet pusi dhe asnjehere nuk kan thene se liqene – liqene mbushet pusi. Secili nga njerezit eshte i atille cfare mendon dhe ndjen. Ne nje situate te tille me plot e perplot deshira utopike ne nuk munde te jemi ndryshe. Deshirojme endrra dhe po jetojme e ushqehemi me enderra dhe ne nje situate te tille zhgenjimi nuk eshte larg.

Se ku kam lexuar se kujdesin me te madhe ne jete duhet ta bejme me ate se cfare deshirojme sepse ne realitet edhe munde ta fitojme. Dhe ne realitet deshirat tona, te cilat ne fillim na duket vertet si deshira, jo rralle munde te kene perfundime te dhimbshme.

Sa per dashurin sipas kuptimit te temes do e kisha nderlidhe me dy thenje: ‘’Gruaja te bene mbret – gruaja te bene ibret ( te piset)’’ dhe tjetra ‘’ Burri gruan e bene zoje – burri gruan e bene toje’’. Andaj kujdes ne keto deshira se jeta nuk eshte mall qe ta nderrojme sa here te duam ne. Ajo shume lehte munde te thehet dhe sa here qe thehet do ta kemi me te veshtire ne mbledhjen e copave te saj.

Ne kete aspekt nuk dua ti jap dashurise ate fajesin gjinore, por, ne njefare menyre edhe dua ti fajesoj sepse ne kete drejtim cupat jane KURTHA e meshkujt jane MINJET. Pra kurtha kurre nuk ndjek minjet por minjet ndjekin kurthen, andaj, cupa beni kujdes se cfare u bie ne kurth. Analizoni deshirat tuaja dhe kujdes se cfare deshironi.

Jeta dhe lumturia ( ate cfare ne e enderrojme te gjithe) eshte si nje anije. Nese anijen e ndertojme sipas modelit me te mire, me kujdes duke i lidhur derrasat njera me tjetren, i vejme vela te mira dhe marrim ushqime te zgjedhura me vete, them se anija e tille do na dergoje me larg. Sa me larg.
E nese nuk bejme kujdes ne ndertimin e anijes, vejme edhe derrasa te liga, e tejngarkojme me mallera, madje edhe te panevojshme ( si deshirat e paanalizuara te jetes sone), anija nuk do na dergoje large dhe do shkermoqet ne brigjet me te aferta. Them te drejten me aq sa shifet ne pergjithesi po notojme me anije te modelit te dyte.

Sa e kam zgjatur.
Shpresoj se nuk do na bertasi fragolina.
 
Titulli: “Po dashuria, ku është?!

Plakush...per fat te keq fraktura eshte e pasherueshme tani :(
 
Titulli: “Po dashuria, ku është?!

pse e bastardoni muhabetin kaq shume? cdo gje kshu e shifni gjithmone me modele?

ai qe paska leke duhet domosdoshmerisht te jete i shemtuar dhe me makine te bukur.

ai qe ska leke, eshte ose student i bukur dhe i sjellshem, e pa te dashur.

ca jane keto modele te cuditshme qe keni ju te rinjte per jeten e sotme?

me ngjan me ato perrallat qe lexonim kur ishim te vegjel: princesha e bukur me floke te verdha martohej me nje princ qe domosdoshmerisht qe i bukur dhe me sy bojeqielli.
Eshte e vertete por femrat kane qef ti besojne perrallave...........

---------- Post added at 19:29 ---------- Previous post was at 19:08 ----------

per djalin 20 vjecar eshte i vertete ky realitet.......sepse kjo eshte shoqeri konsumiste...sepse nuk vlen me thenia 2 zemra dhe nje kasolle.....ka evoluar shoqeria dhe eshte bere me e pergjegjshme....habitem me disa qe e mendojne akoma dashurine si ne shekullin e rrotes....natyrishte une nuk shof asgje te keqe ne keto lidhje...perkundrazi jane eksperienca te bukura si per femren edhe per mashkullin...femra te nje mashkull kerkone mbi te gjitha nje fare sigurie ,qe nje lidhje e tille ja ploteson....lerini fjalet e bukura vajza ,por realiteti eshte keshtu....eshte e qarte qe asnjera nga ju nuk do te thoshte jo nje aventure turistike , prandaj ajo zgjedh te dashuroje nje persone qe ja ofrone nje gje te tille se sa nje 20 vjecare qe nuk i ofrone asgje........
...natyrishte do te ishte absurde qe kjo te ishte nje lidhje vetem interesi, por kjo eshte dashuri, sepse ky mashkull behet afashinant ne syte e kesaj femre ,sepse deshira e femres eshte te defrehet...personalishte nuk jam dakorte me lidhjet e tilla me diference shume te madhe moshe, por nje 30 vjecare me nje 40 vjecare i shofe shume mire ,apo nje 20 vjecare me nje 30 pse jo.....e pra te dashur miqte e mij ,ky eshte realiteti ,fjalet e bukura le ti leme per romane ,apo poezi...................
 
Titulli: “Po dashuria, ku është?!

Djalosh mos u merzit!Vertet ky eshte nje realitet i hidhur qe asnje vajze nuk mendon me felle dhe me gjate per jeten e saj...prandaj nga keto cektesira jane shtuar divorcet ne maksimum fenomen ky qe vihet re ne ciftet e reja...qe jane martuar apo lidhur me njeri-tjetrin ne baze interesi dhe jo ndjenje...Dashuria eshte nje ndjenje e bukur dhe nuk duhet perdhosur,nuk duhet rendur pas parase se prape gjen vend shprehja qe paraja s'eshte gjithcka,por pas ndjenjes sepse te jesh i dashuruar vlen me teper se te jesh i pasur,sepse te jesh i dashuruar do te thote te jesh i...lumtur...dijeni mire o te rinj se dashuria eshte dhe mbetet poezia me e persosur e natyres.Eshte mekat qe lulezon vetem njehere,si edhe disa lule te rralla!
 
Sipas teje ata qe jane te pasur nuk kane te drejte te dashurohen....pastaj kush te thote qe eshte interesi dhe jo ndjenja....eshte proces natyral i seleksionimit, vajza dashurohet me ate qe i jep asaj siguri ne jete, sepse eshte ajo qe e zgjedhe...natyrishte qe paraja seshte gjithcka, por per te blere gjithcka duhen para....Por ta them une qe keto lloj ciftesh jane me solidet ,dhe nuk divorcohen kollaj, sepse siguria ekonomike eshte garanci per te ndertuar te ardhmen e ketij cifti.....Degjo ketu zysh, do te doja te shikoja ty me nje burre te pa pune, qe e ke marre me dashuri te madhe, qe ska lek te paguaj edhe bileten e autobuzit ,pa le te mendoje per te ndertuar nje familje e cila nuk ndertohet vetem me dashuri, por me para dhe jo pak, ta them une qe nuk zgjate me shume se 6 muaj ,se do te nisin problemet, zenkat....sipas statistikave rreth 60% e cifteve ne shqiperi ,ndahen per arsye ekonomike dhe ky eshte fakt...............
 
Titulli: “Po dashuria, ku është?!

...natyrishte qe paraja seshte gjithcka, por per te blere gjithcka duhen para....Por ta them une qe keto lloj ciftesh jane me solidet ,dhe nuk divorcohen kollaj, sepse siguria ekonomike eshte garanci per te ndertuar te ardhmen e ketij cifti..... zenkat....sipas statistikave rreth 60% e cifteve ne shqiperi ,ndahen per arsye ekonomike dhe ky eshte fakt...............

Scorpione29, se kush bene analiza ne Shqiperi dhe Kosove une nuk ja kam iden, por, me ate cfare shfaqin keto analiza dhe statistika nuk eshte larg mendjes se realizohen kafeneve.
Sipas shumices se statistikave boterore, mendimeve psikologjike dhe shkencave qe merren me kete problematike ne bote problemet ekonomike jane faktori i trete per nga renditja ne shkaktimin e divorceve, madje, faktori ekonomik radhitet edhe pas faktorit se mosperputhjes lidhur me shfrytezimin e kohes se lire. :gjujpeshk:
 
Titulli: “Po dashuria, ku është?!

Shqipetaret kane nevoje per te perkufizuar me qartesisht se c'do te thote "modernizim". Sikur te gjitha te keqija e kohes po lulezojne ne shqiperi; nje rini dembele, nje sistem shoqerore me renje ne nivelin kulturore - shikoni nivelin e teatrit, kinemase dhe artit ne shqiperi - populli enderrimtar dhe cdo e keqe justifikohet me "ndryshimin e koheve".

Ku po vetemi valle?
 
Titulli: “Po dashuria, ku është?!

artikull i bukur ,realitet i hidhur....gjera qe sado te thuhen e sterthuhen si ndryshon dot askush...
 
Titulli: “Po dashuria, ku është?!

Femra është mbretëreshë e botës, por skllave e dëshirave...

E urrej ket shprehje sepse eshet nje realitet shume i vertet per ne femrat

evil te lutem mos na sulmo kaq brutalisht . Kjo qe ke thene te lendon shume.

sa per temen ka dhe vajza ka dhe meshkuj te te gjithave llojeve. Nje gje eshte e sigurt pa deshire sot e kesaj dite sbehet asgje .

---------- Post added at 22:52 ---------- Previous post was at 22:51 ----------

Femra është mbretëreshë e botës, por skllave e dëshirave...

Evil perse na lendon kaq brutalisht me kete shprehje? eshte nje realitet i hidhur per ne femrat dhe te lendon shume ....
 
Titulli: “Po dashuria, ku është?!

Sipas teje ata qe jane te pasur nuk kane te drejte te dashurohen....pastaj kush te thote qe eshte interesi dhe jo ndjenja....eshte proces natyral i seleksionimit, vajza dashurohet me ate qe i jep asaj siguri ne jete, sepse eshte ajo qe e zgjedhe...natyrishte qe paraja seshte gjithcka, por per te blere gjithcka duhen para....Por ta them une qe keto lloj ciftesh jane me solidet ,dhe nuk divorcohen kollaj, sepse siguria ekonomike eshte garanci per te ndertuar te ardhmen e ketij cifti.....Degjo ketu zysh, do te doja te shikoja ty me nje burre te pa pune, qe e ke marre me dashuri te madhe, qe ska lek te paguaj edhe bileten e autobuzit ,pa le te mendoje per te ndertuar nje familje e cila nuk ndertohet vetem me dashuri, por me para dhe jo pak, ta them une qe nuk zgjate me shume se 6 muaj ,se do te nisin problemet, zenkat....sipas statistikave rreth 60% e cifteve ne shqiperi ,ndahen per arsye ekonomike dhe ky eshte fakt...............

scorpione29!Te drejten e te dashuruarit te keqen zysha e kane te gjithe te pasur e te varfer.Po qe nje evarfer te dashurohet me nje te pasur nuk me duket e goditur ...sepse ai i pasuri nje e dy e do t'ia kujtoje gjithe jeten qe ti me erdhe pa asgje pra fillon ai disniveli i pasurise dhe anasjelltas...kurse kur eshte ndjenja e vertete,e sinqerte ,pa interes ,dashuria eshte shume e madhe dhe nuk lejon boshlleqe...ato ciftet qe ndahen ne Shqiperi ndahen se nuk jane lidhur me baze te shendoshe dashurie po me baze te shendoshe interesi dhe kur partner/i/ja falimenton nga parate atehere ndodh edhe divorci...jeta ndertohet edhe ne maje te malit nqse egziston ndjenja e fuqishme me emrin ...DASHURI...Persa me perket mua jam martuar me dashuri,mesues te dy pra jo te pasur sic ishin ne kohen e xhaxhit te gjithe ,mobiluam shtepine tone duke u futur neper llotarira ,lindem nje djale me dashuri te madhe e martuam,prape s'jemi shume te pasur por dashurine ne familje e kemi shume te madhe pale qe edhe nipi im eshte thesari me i madh.Respekte !
 
Titulli: “Po dashuria, ku është?!

Pak a shum si artikulli i botuar ne hyrje te temes kam lezuar nje liber me titull: Labirintet e Medeas ku trajtohet ai problem.
Dihet ajo pune,shoqeria e sotme,shoqeri interesi jo me kot eshte thene...une se kam shume iden e jetes ne fakultet,mgjth nga sa kuptova nga ai liber qe lexova ishte se kjo zgjedhje behet per nje te ardhme me te mire per vajzat.As nuk i gjykoj,as nuk i jap te drejte.Shpesh here jane pikerisht zgjedhjet tona qe na cojne drejt humneres,por dhe na ngrene lart.tani duhet ti veme faj njerezve se kerkojne me te miren per veten? Nuk besoj,gjithmone kur behet fjale per "simpati te sinqerte" meqe dashuria ka kohe qe nuk ekziston me ne fjalorin e brezave te fundit....mgjth as te drejte si jap se gjysma e atyre VIP-ave me makina luksoze jashte shkollave jane nga ata milioneret me grua ne shpi,e te dashura cupelina qe i shfrytezojne per pasionet e tyre kafsherore dhe pikerisht ketu i ulet pike femrave,duke u krahasuar sic ka thene zina me prostituta....mgjth ato jane te ndergjegjshme per ate qe bejne,Atyre i ulet pike,ato do rrine vetem me vone kur te tjeret te kene krijuar familje,ose me keq do gjejne ndonje si veten se tja kujtoje 100 here ne dite te kaluaren e ndritur neper hotelet e lokalet lluksoze te tiranes...
 
Titulli: “Po dashuria, ku është?!

scorpione29!Te drejten e te dashuruarit te keqen zysha e kane te gjithe te pasur e te varfer.Po qe nje evarfer te dashurohet me nje te pasur nuk me duket e goditur ...sepse ai i pasuri nje e dy e do t'ia kujtoje gjithe jeten qe ti me erdhe pa asgje pra fillon ai disniveli i pasurise dhe anasjelltas...kurse kur eshte ndjenja e vertete,e sinqerte ,pa interes ,dashuria eshte shume e madhe dhe nuk lejon boshlleqe...ato ciftet qe ndahen ne Shqiperi ndahen se nuk jane lidhur me baze te shendoshe dashurie po me baze te shendoshe interesi dhe kur partner/i/ja falimenton nga parate atehere ndodh edhe divorci...jeta ndertohet edhe ne maje te malit nqse egziston ndjenja e fuqishme me emrin ...DASHURI...Persa me perket mua jam martuar me dashuri,mesues te dy pra jo te pasur sic ishin ne kohen e xhaxhit te gjithe ,mobiluam shtepine tone duke u futur neper llotarira ,lindem nje djale me dashuri te madhe e martuam,prape s'jemi shume te pasur por dashurine ne familje e kemi shume te madhe pale qe edhe nipi im eshte thesari me i madh.Respekte !
Milva degjo ...sipas meje po e idealizoni shume dashurine sikur te ishte, prone e vetem nje shtrese, pastaj ju paragjykoni keto lloje lidhjesh...sipas jush me sa kuptova nje persone i nje shtrese te pasur nuk duhet ti hedhe syte fare nga shtresa e varfer, sepse do ta paragjykoni sikur te ishte lidhje interesi, kjo nuk eshte e drejte....dashuria nuk ka kufij sipas meje, ajo nuk pyet per status apo sere ,shtrese , ajo eshte ndjenje qe perjetohet ne menyre natyrale nga te gjithe..... Askush nuk te kerkone karten e kreditit,per kete pune, po nese ndodhe midis dy personave te shtresave te ndryshme ,pse duhet ta paragjykojme duke thene; he moj se ajo per interes e mori se ishte i pasur, kjo me shume duket si xhelozi....Jam dakorte me komentin e brazilianes, keto po qe, munde te quhen lidhje interesi, sepse te dy palet marrin ate qe duan nga njeri tjetri......megjithate eshte zgjedhja e tyre dhe une nuk kam te drejte ti gjykoj......
 
Titulli: “Po dashuria, ku është?!

Do e nis kete debat me thenjen: ‘’Cfare te mbjellesh do korresh’’. Ne realitet shoqeria jone, nese munde te quhet ‘’shoqeri’’ ajo ku ne jetojme dhe bejme pjese, ka kohe qe eshte katandisur ne nje situate te atille sa jeta, kuptimi real i jetes, kuptohet si ‘’aut’’ dhe banalizohet ne menyre te tejskajshme. Kesaj dukurie, ne keto vite, i kemi kontribuar e tere shoqeria jone, pa dallime. Nje sistem i degraduar pothuajse ne teresi duke filluar nga sistemi arsimoro-edukativ, nje shoqeri ku vetem ligjet nuk jane pjese e saj, me universitete me shume se sa qytete qe ka vendi ku ne jo rralle raste diploma eshte mall qe shitet, me teatre dhe bibloteka gjithnje e me pak te vizituara, me televizione publike e jo publike me kritere te programeve qe vetem kritere nuk munde te quhen te cilat shfaqin utopi – telenovelash qe na jane bere objektive e erret dhe kurre e realizuar …nje shoqeri ku jeten e fshatit e quan egersi, nje shoqeri ku punen ne token dhe aren e tij e quan fyerje dhe poshterim, nje shoqeri ku paga mesatare eshte 250 € e qe vetem shpenzime koti bene 400 €, nje shoqeri ku te papunet kane nga tre telefona mobil ne xhep dhe tere diten rrine ne kafe derisa toka rrin djerr, nje shoqeri qe jeten e enderron si livadh me lule…..nje….. Them te drejten e tere kjo eshte fara qe kemi hedhur ne andaj te korrurat edhe jane te pritura dhe nuk munde te jene me te mira. Pra e tera kjo munde te perkufizohet me thenjen e famshme te Mark Aurelit: ‘’Jeta e secilit prej nesh eshte e tille cfare e bejme ne me te menduarit tone’’. Ne nje situate te tille ne na ka humbur filli dhe kemi harruar se lumturia jone varet nga ajo cfare rrezaton shpirti yne dhe nuk varet nga pasuria, pamja fizike, thellesia e xhepit, vetura apo lluksi i tjetrit. Ne kerkim te lumturise se humbur (utopike), shumica nga ne jemi koncentruar ne gjera abstrakte dhe te pakapshme dhe kemi harruar fare se jeta dhe lumturia e shpirtit te njeriut varet nga plotesimi i imtesirave dhe vogelsirave te cilat plotesojne dhe mbushin jeten tone. Nuk kane thene kot se pika pika mbushet pusi dhe asnjehere nuk kan thene se liqene – liqene mbushet pusi. Secili nga njerezit eshte i atille cfare mendon dhe ndjen. Ne nje situate te tille me plot e perplot deshira utopike ne nuk munde te jemi ndryshe. Deshirojme endrra dhe po jetojme e ushqehemi me enderra dhe ne nje situate te tille zhgenjimi nuk eshte larg.

Se ku kam lexuar se kujdesin me te madhe ne jete duhet ta bejme me ate se cfare deshirojme sepse ne realitet edhe munde ta fitojme. Dhe ne realitet deshirat tona, te cilat ne fillim na duket vertet si deshira, jo rralle munde te kene perfundime te dhimbshme.

Sa per dashurin sipas kuptimit te temes do e kisha nderlidhe me dy thenje: ‘’Gruaja te bene mbret – gruaja te bene ibret ( te piset)’’ dhe tjetra ‘’ Burri gruan e bene zoje – burri gruan e bene toje’’. Andaj kujdes ne keto deshira se jeta nuk eshte mall qe ta nderrojme sa here te duam ne. Ajo shume lehte munde te thehet dhe sa here qe thehet do ta kemi me te veshtire ne mbledhjen e copave te saj.

Ne kete aspekt nuk dua ti jap dashurise ate fajesin gjinore, por, ne njefare menyre edhe dua ti fajesoj sepse ne kete drejtim cupat jane KURTHA e meshkujt jane MINJET. Pra kurtha kurre nuk ndjek minjet por minjet ndjekin kurthen, andaj, cupa beni kujdes se cfare u bie ne kurth. Analizoni deshirat tuaja dhe kujdes se cfare deshironi.

Jeta dhe lumturia ( ate cfare ne e enderrojme te gjithe) eshte si nje anije. Nese anijen e ndertojme sipas modelit me te mire, me kujdes duke i lidhur derrasat njera me tjetren, i vejme vela te mira dhe marrim ushqime te zgjedhura me vete, them se anija e tille do na dergoje me larg. Sa me larg.
E nese nuk bejme kujdes ne ndertimin e anijes, vejme edhe derrasa te liga, e tejngarkojme me mallera, madje edhe te panevojshme ( si deshirat e paanalizuara te jetes sone), anija nuk do na dergoje large dhe do shkermoqet ne brigjet me te aferta. Them te drejten me aq sa shifet ne pergjithesi po notojme me anije te modelit te dyte.

Sa e kam zgjatur.
Shpresoj se nuk do na bertasi fragolina.

pse mo te te bertas?
ca fjale te them te drejten sti kuptova, shpresoj te mi perkthesh. psh: minjet, thehet, toje,

po ne pergjithesi me pelqeu postimi yt
 
Titulli: “Po dashuria, ku është?!

Evil perse na lendon kaq brutalisht me kete shprehje? eshte nje realitet i hidhur per ne femrat dhe te lendon shume ....

vetem ti i je kunderpergjigjur kesaj
sic duket do kesh ndonje gje me kete shprehjen ti :p
 
Titulli: “Po dashuria, ku është?!

Si artikull eshte shume i vertete, fatkeqsisht nuk ka per te ndryshuar asnje ne shoqerine e sotme Shqipetare. Per ato per te cilat eshte shkruar ky artikull ndjej dhe meshire, por me shume me vjen te qesh me to, sidomos kur i shikoj ne Shqiperi... Lodhen shume te "varfrat".
 
Titulli: “Po dashuria, ku është?!

ehhhh......s'te do kush sot.......hiqeni nga mendja qe mund te kete njerez qe te duan vertet
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top