Cilat jan qytet me te bukura ne bote?

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Revista Forbes ka publikuar emrat e qyteteve me te bukura ne bote.
10 qytet me te bukura jan:

  1. Vancouver (Kanada)
  2. Sydney (Australi)
  3. Firence (Itali)
  4. Venecia (Itali)
  5. Cape Town (Afrikë e Jugut)
  6. San Francisco (SHBA)
  7. Chicago (SHBA)
  8. New York City (SHBA)
  9. Londra (Angli)
  10. Cambridge (Angli)
  11. Tokio (Japoni)
Per ju cili mbetet qyteti me i bukur, me sa keni vizituar deri me sot?
 
Titulli: Cilat jan qytet me te bukura ne bote?

Me i bukuri smund te them sepse sdo qytet ka bukurine e tij .Por franca mund te them .Monte carlo fantastik.
 
Titulli: Cilat jan qytet me te bukura ne bote?

Budapesti, Viena, Dublini, Praga, Shën Petersburgu dhe Moska.
 
Titulli: Cilat jan qytet me te bukura ne bote?

Ueeee pse nuk eshte Roma tek kjo lista????
Sdq me sa kam vizituar une deri me sot,qyteti me i bukur per mua mbetet Roma...Eshte magjike.Gjithesesi pasi te bej kete itinerarin qe kam ne mendje do u tregoj se cili qytet me ka pelqyer me shume.
 
Titulli: Cilat jan qytet me te bukura ne bote?

Venezia
Romë
Athinë....


Parisi me të dëgjuar :D
 
Titulli: Cilat jan qytet me te bukura ne bote?

Nga ato qe kam pare, Venecia me ka hy ne zemer me shume se gjitha :) magjine e saj s'e ka asnje qytet. Gjithashtu arti lashtesija e Romes s'ka krahasime. E mrekullueshme dhe romantike Praha, qe mund ta klasifikoj nder qytetet me te bukura qe kam pare deri tani. Monte Carlo ka nje port fantastik, por me te bukura mund te konsideroj Nizze e Cannes. Per te mos me pelqyer dhe aq ka qene Bruxell, nuk ishte aq sa prisja. Parisi shume romantik, dhe ky qytet madheshtor. Bern por sidomos paesazhet e Svicerres s'kan te krahasuar, e mrekullueshme dhe ajo. Qytet tjera kur t'i shoh do i komentoj :D

P.s. Me i bukuri mbi gjitha mbetet qyteti im ne mes te maleve te atdheut tim hihi :)
 
Titulli: Cilat jan qytet me te bukura ne bote?

Ju besoj eksperteve dhe perderisa ata kane thene eshte Vancoveri , patjeter qe ai eshte.
 
Titulli: Cilat jan qytet me te bukura ne bote?

i kam vizituar si venezien,si firencen....ishin te bukura,por......vetem kaq:9
mendoj qe kur te iki ne rome te bianka....ateher do them qe SI ROMA NUK KA:D:D
 
Titulli: Cilat jan qytet me te bukura ne bote?

po me ben cudi si nuk e kan vene parisin,kur eshte cilesuar si kryeqyteti i botes...nuk kam vizituar asnje,por me aq sa kam pare..parisi eshte i preferuari im,
 
Titulli: Cilat jan qytet me te bukura ne bote?

venezia è vertet unike,pasi i tere qyteti ngrihet mbi nje kanal ujor ,,,ngado lundrohet me vaporino,me gondole nje shetitje.te tjerat kur t'i vizitojme.
besoj se LUVRI(MUZE ) NE FRANCE,è x t'u klasifikuar nder me te bukurit.
 
Qytetet me te populluara te botes

Ndersa zzinna ka postuar qytetet me te bukura une po postoj qytetet me te populluara mqs kane te njejtin subjekt.
Jetojme ne nje bote te madhe dhe shume te populluar. Numri i banore te planetit Toke e kalon shifren e 6,8 miliard jeteve, mbipopullimi i planetit po behet cdo dite e me teper nje faktor serioz qe ndikon drejt per se drejti cilesine e jetes tone. Nje pjese e madhe e popullesise banon e mbledhur neper qytete, mega qytete. Aty ku smogu, varferia, papastertia dhe shfrytezimi kalojne cdo cak. Ne kemi bere nje renditje te qyteteve me te populluara ne bote. Vlen per tu theksuar se ne kete renditje nuk do te gjejme asnje qytet amerikan apo europian ( me perjashtim te Moskes ).


1.jpg

1. Shanghai, China 14,348,535 banore


2.jpg

2. Mumbai, India 11,914,398 banore



3.jpg

3. Beijing, China 11,509,595 banore

4.jpg

4. Sمo Paulo, Brazil 11,016,703 banore


5.jpg

5. Seoul, Korea 9,895,217 banore


6.jpg

6. Moscow, Russia 10,433,869 banore


7.jpg

7. Dehli, India 9,817,439 banore


8.jpg

8. Chongqing, China 9,691,901 banore



9.jpg

9. Istanbul, Turkey 9,555,719 banore


10.jpg

10. Karachi, Pakistan 9,339,023 banore
 
Titulli: Cilat jan qytet me te bukura ne bote?

Waw sa vende te bukura keto ne foto ,me pelqyen shume .
Une s'kam qen ne asnje vend jashte shtetit ( sa inat :( )...por me sa kam degjuar thone se Parisi eshte i bukur ....mbase do kem fatin ta shikoj nga afer .
 
Titulli: Cilat jan qytet me te bukura ne bote?

Me ka pelqyer jashtezakonisht shume Mynihu. Qytet jashtezakonisht i paster, i vjeter me ndertesa mijera vjecare, dhe me nje infastrukture te habitshme. Edhe Selaniku eshte goxha i bukur. Ndersa qyteti qe ma ka shpif ka qene Kairo.
 
Titulli: Cilat jan qytet me te bukura ne bote?

ne pergjithsi me pelqejn qytet evropiane si Paris,Mynih,Amsterdam,Barcelona....
 
Titulli: Cilat jan qytet me te bukura ne bote?

shume te bukura ato qytetet ne foto...do i ze me radhe qe nga fotua e pare dhe do shkoj ti vizitoj...:)
 
Titulli: Cilat jan qytet me te bukura ne bote?

me aq sa kam pa , roma roma si roma naten nuk ka (flas per qendren se po u afrove ktej nga periferia pastaj me vnu durt ne koke :p) .... per ato qe skam pa , mendoj se dubai duhet te jet super
 
Titulli: Cilat jan qytet me te bukura ne bote?

Cudi qe asnje nga vendet e Amerikes se Jugut nuk eshte ne kete 11-she.
Une jam per vendet malore. Deri tani ato vendet malore ne shtetin e Tennessee me kane pelqyer shume...
 
Titulli: Cilat jan qytet me te bukura ne bote?

Firenze...me te vertete eshte sh i bukur...
 
Pe: Cilat jan qytet me te bukura ne bote?

un per vete kam vizituar keto qytete deri tani qe me kane pelqyer shume Sydnei,Moska,lyoni,dhe Vjena...
 
Pe: Cilat jan qytet me te bukura ne bote?

Nuk kam vizituar shume por nga ata qe kam vizituar do vecoja Parisin dhe gjithashtu me ka lene pershtypje te mira Agios Nikolaos ne Krete.
 
Titulli: Cilat jan qytet me te bukura ne bote?

Muajin qe shkoi mu dha mundesia me e mir qe mund te me ishte dhene ne gjithe keto vite jete…Me nje ekskursion te organizuar nga fakulteti kisha fatin qe pash disa nga qytet me te bukura te Europes..Pash Vienen, Parisin, Kan, Nica, Monte Karlo, Barcelonen, Loret De Mar, Vatikanin, Romen, Firencen, Veronen dhe Venecian. Te gjitha keto qytete pa dyshim qe ishin te bukura dhe kishin ato vecorite qe i mrekullonin aq shume. Faktikisht nga Firence nuk di pse nuk me dha pershtypjen e mire qe e prisja. Ndoshta nga qe un prisja shume nga ky qytet :D…Pa fryme me ka lene Parisi, Barcelona dhe Venecia.

Viena – urbane, moderne dhe nje metropol dinamike, me ndertesa te larta, me muzeje nga me te ndryshmet, me katedrale, me pallate mbreterore qe ishin thjeshte grandioze! Ne
Viene pash nga afer Pallaten Schonbrun, keshtjellen Belvedere dhe Operen e Vienes qe nuk duan shume koment :). Thjeshte te mrekullueshme!

Eh Parisiii…qytet magjik dhe unikat ne cdo gje. I njohur per kullen e Ajfelit dhe per porten Triumfale. Kisha fatin t’i shihja nga afer aq me teper qe nga kati i dyte i kulles se Ajfelit e kishe Parisin si ne pellembe :D…Dicka qe ske si e pershkruan :). Parisin e kujtoj edhe per qendren Concorde, muzein Louvre dhe Moulin Rouge :D…Ah se harova edhe gjene me te rendesishme… Disneyland-in..Kam kaluar nje dite te tere ne kete park fenomenal qe te kthen ne femijeri dhe te jep adrenalinen qe mund mos te kesh pas asnjehere me pare.. Space Mountain – mission 2, Big Thunder Mountain uhhh cfar qejfiii lol :)

Bregu Azur me ka dhene qetesi shpirtrore..ajo qetesi vazhdon te jete ne mua :)…Kenaqesi te madhe me kane dhene shetitjet rreth bregut te cilat ishin fenomenale. Ta shtonin jeten ato pamje :D

Kani pastaj shquhet si qytet - Jet set, i elites muzikore dhe asaj te filmit. Pash Pallaten e Filmit. Gje e bukur dhe kjo.

Barcelona eshte qytet qe un e vura tek lista e preferencave te mija. Qyteti ku kam bere shopping sa ma ka dasht qejfi :D. Arhitekturat e Gaudit te linin pa fjale!. La Rambla nje pjese tjeter e qytetit qe fillonte aty ku ishte e vendosur dhe permendorja e Kristofer Kolombos dhe mbaronte tek qendra e Katalonijas qe ishte nje qender qe ta merte frymen me cdo gje te sajen. Ehhh Barcelonen do e mbaj mend me shume per fontanat e magjishme (Magic Fountain). Nje show i papare ku nderthureshin efektet e ujit, muzikes dhe ngjrave te dritave.

Nga Roma do vecoja Kolloseumin, Piazza Venezia, Fontana di Trevi, Capela Sistina dhe shkallet Spanjole ( nuk di si i thonin ne italisht, po kto po qe me pelqyen :))

Venecija qyteti i ujit, i urave, i gondolave, i karnevaleve :)..Sinonim per shume gjera :)..E kujtoj per shume gjera te bukura..me kujtohet qendra San Marko ku kishte nje turme jashtzakonisht te madhe njerzish, ato rrugicat e vogla dhe plot lavirinthe qe te jepnin nje ndjesi shume te vecante :)

Ehhh te me falni qe e zgjata kaq shume po kete problem kam qe kete shetitje e kujtoj me nje emocion dhe qe ne realitet harrohesha dhe humbja sensin per kohen e dija por qe do harrohesha edhe ketu nuk ma mori mendja :D.
 
Titulli: Cilat jan qytet me te bukura ne bote?

New York City (SHBA) dhe Tokio (Japoni) me pelqejne.
 
Titulli: Cilat jan qytet me te bukura ne bote?

Nga këto qytete do të më pëlqente të vizitoja Cape Town ndoshta dhe në New York
por nuk është se vdes nga dëshira për të shkuar do preferoja të shkoja në Cambogia,
Thailandia dhe në një nga shtetet e Skandinavisë.
Në Venezia kam qënë..
 
Titulli: Cilat jan qytet me te bukura ne bote?

Tirana eshte qyteti me i bukur ne bote.

E dyta here qe e shkruan mos eshte e vertete? :p

Mua me ka pelqyer Praga..sec ka dicka ajo, nje vorbull qe te mbeshtjell te merr me vete
te perplas ne muret e ndertimet e vjetra, te ngrit ne ajer me ngjyrat e bukura , te mrekullon me absurditetin e saj
dhe ne fund te zhyt ne lumin me mijra ngjyra naten.
 
Titulli: Cilat jan qytet me te bukura ne bote?

E dyta here qe e shkruan mos eshte e vertete? :p

Mua me ka pelqyer Praga..sec ka dicka ajo, nje vorbull qe te mbeshtjell te merr me vete
te perplas ne muret e ndertimet e vjetra, te ngrit ne ajer me ngjyrat e bukura , te mrekullon me absurditetin e saj
dhe ne fund te zhyt ne lumin me mijra ngjyra naten.

pse mi ca ka Tirana me pak, te gjitha kto mund te ti bej dhe ajo :p
kjo menyra se si shprehesh te shkrin perbrenda :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top