Vatikani Vs. Beatles

Kresha

A pretty face can never trick me
John Lenon: "Ne, Beatles, jemi më popullor se Jezu Krishti tani".


Nga: Breffni O'Rourke

Kishës iu deshën 359 vjet për të rehabilituar astronomin Galileo Galilei, i cili u përball me inkuizicionin, për shkak të besimit të tij bazuar në shkencë, se Toka rrotullohet rreth Diellit dhe jo e kundërta.

Vetëm në vitin 1992, Vatikani e pranoi se kishte gabuar me Galilein. Krahasimi me Galilelin të vjen në mend pasi "L'Osservatore Romano" publikoi, pak ditë më parë, faljen për John Lenon nga grupi Beatles.

Këtë radhë, kishës iu deshën vetëm 42 vjet për të faluar John Lenonin, i cili në vitin 1966 pati lënë pa mend bashkësinë e krishterë, kur pati thënë se grupi i tij, Beatles, ishte bërë më popullor se Jezu Krishti.

"L'Osservatore Romano", që publikoi faljen, ndonëse është një gazetë gjysmë zyrtare e Selisë së Shenjtë, gjithmonë ka qëndrime thuajse të njëjta me rrethet më të larta të Kishës Katolike.

Fjalët e John Lenonit për "London Evening Standard" ishin një nga goditjet e artilerisë së rëndë kundër strukturave fetare nga rinia rebele e viteve '60.

Por, fjalët e Lenonit në intervistën e shumëpërfolur ishin përtej popullaritetit të Beatles.

"Krishtërimi do të shkojë. Do të zbehet dhe zhduket e këtë nuk ka nevojë ta argumentojë. Kam të drejtë dhe do të dalë që kam të drejtë. Ne jemi më popullor se Jezu Krishti tani", thoshte John Lenon.

Padyshim, ai nuk e mendoi se ç'zemërim do të krijonin fjalët e tij në mesin e atyre që mbështesnin atë që Lenon e quante feja që ishte duke vdekur. Zemërimi ishte dhe më i madh në mesin e një fraksioni protestantësh në Shtetet e Bashkuara.

Turneu i tretë i Beatles në SHBA u zhvillua në vitin 1966, çfarë përkonte dhe me fushatën për të ndaluar transmetimin e tyre në radio.

Më shumë se 40 radio-stacione ndaluan transmetimin e muzikës së Beatles. Tommmy Charles, DJ në një radio në Alabama, ishte ideatori i kësaj ndalese.

Tommy Charles organizoi dhe djegiet publike të disqeve, librave dhe suvenireve të Beatles. Furia e tij qe ndezur kur i pa fjalët e John Lenonit të publikuara në një revistë për adoleshentë.

Ja si e shpjegon Charles nismën e asaj kohe:

"Për një kohë shumë të gjatë, Beatles kanë qenë në gjendje, për shkak të popullaritetit të tyre të jashtëzakonshëm në gjithë botën, të thoshin çfarë të donin, pavarësisht sa e matur apo e mençur ishte ajo që thoshin".

"Për më tepër, askush nuk i kishte sfiduar në atë shkallë që ata ta ndjenin sfidën", shpjegon Tommy Charles.

Nisur nga gjithë zhurma e bërë, Lenon kërkoi falje publikisht në fillim të turneut të tij përpara koncertit në اikago.

"Në të vërtetë, unë po theksoja faktin, duke iu referuar Anglisë, se ne kishim më shumë domethënie për fëmijët se Jezu Krishti apo feja. Unë nuk kisha si qëllim të poshtëroja fenë, thjesht po thosha një fakt që është më i vërtetë për Anglinë se për këtu".

"Unë nuk kisha parasysh se ne jemi më të mirë apo më gjeni, krahasuar me Jezusin si person, si Zot apo si çkado qoftë. I thashë ato që thashë dhe isha gabim ose më mirë të them u morën gabimisht", tha Lenon në atë kërkesë ndjese jobindëse, përpara mbështetësve të tyre amerikanë.

42 vjet më vonë, Vatikani e fali Lenonin, madje duke shkuar dhe më tej; "L'Osservatore Romano" çmonte Beatles si një grup gjithë talent.

E tani, ndoshta në korridoret e Selisë së Shenjtë, priftërinjtë do të mund të fishkëllejnë referenin e këngëve si "All you need is love"...

radio evropa e lire
 
Titulli: Vatikani Vs. Beatles

John Lenon: "Ne, Beatles, jemi më popullor se Jezu Krishti tani".
"Krishtërimi do të shkojë. Do të zbehet dhe zhduket e këtë nuk ka nevojë ta argumentojë. Kam të drejtë dhe do të dalë që kam të drejtë. Ne jemi më popullor se Jezu Krishti tani", thoshte John Lenon.
pavarësisht sa e matur apo e mençur ishte ajo që thoshin".
radio evropa e lire

aspak e matur,apo e mencur!!
dhe si rrjedhoje,nje i rritur duhet te pres pasojat e budallalleqeve qe thote..
 
Titulli: Vatikani Vs. Beatles

Per mua kan qene dhe jan cdo njeri njeh jesusin dhe cdo njeri
Beatles kshu qe aty aty jan .
 
Titulli: Vatikani Vs. Beatles

Kurre se kam patur me simpati kete Lenon une ndoshta se ka share vellane e besimtarve (nqf se besimtaret e quajne zotin krijuuesin e tyre dhe krishtin birin e tyre i bje ta kene vella ) cfare analize
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top