Kur lidhja mbaron....

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Nuk e di nqs keni vene re, qe ne kohen kur lidhja mbaron ne nje menyre jo amikale parteneret fillojne te kritikojne njeri tjeterin...vetem per ta vene ne drite te keqe njeriun me te cilin kan shpenzuar nje far kohe...
Me duket e egzagjeruar te vazhdosh te atakosh, dike me te cilin nuk ke me asnje lidhje...
Aq kohe sa gjithcka ka mbaruar ( duke lene menjeane motivet), nuk duhet te vazhdoj me kjo "loja" hidhe-prite kush eshte me i fort ne "ironi".
Ju si thoni....ka me vlere te humbesh kohe, me nje lidhje qe ka mbaruar....vetem per ti nxire jeten tjetrit?

couple.jpg
 
Titulli: Kur lidhja mbaron....

injorimi eshte zgjidhja me e mire,po kush merr vesh....kujtojn se dalin me te mire vete kur kritikojn tjetrin..
 
Titulli: Kur lidhja mbaron....

Mbase ky "ngacmimi" tregon qe ska mbaruar gjithcka nga ana e partenerit qe e bene?!
 
Titulli: Kur lidhja mbaron....

pffff
shpesh here eshte me mire te harrosh cdo gje
nuk eshte me nje shege ,tashme eshte ndare ne 2 gjysma ku ende duken sheshit ato kokrrat e tharta te saj
zakonisht kjo nxirrja e jetes praktikohet me shume nga meshkujt por kohet e fundit kane filluar dhe femrat me shumice tu nxine jeten meshkujve
mendoj se kur vin ndarja eshte e kote te shash , ofendosh apo ti NXISH jeten te dashures
thjesht ka qen dicka e bukur per aq sa zgjati...
 
Titulli: Kur lidhja mbaron....

Mbase ky "ngacmimi" tregon qe ska mbaruar gjithcka nga ana e partenerit qe e bene?!

ca te them,njeriu harron ndonjehere qe esht njeri dhe tregon domosdoshmerisht qe ka rrjedhur nga majmuni..ndryshe do u sqaronte si njeri
 
Titulli: Kur lidhja mbaron....

Mbaron qdo gje,mos e kthe koken mbrapa por vetem para.
kujtoje ndonjhere si kujtim i bukur nese te ben te ndihesh mire,nese jo as mos e kujto.
 
Titulli: Kur lidhja mbaron....

Kjo eshte nje gje qe nuk kam kuptuar kurre...Mundesisht edhe me shoqet disa here "zihem",se pasi te jene ndare nga i dashuri fillojne e kerkojne vetem gjerat negative.Fillojne e dergojne sms me kunj e hunj...Per aq kohe sa ishe me te,ishe mire.Tani qe s'je me s'ke pse e hedh poshte ate tjetrin. Mundohu te marresh gjerat e bukura e ti kujtosh me buzeqeshje,te tjerat hidhi tek koshi e mos i kujto me.
 
Titulli: Kur lidhja mbaron....

Mendoj qe kur ajo mbaron esht kur humb interesi dhe ajo terheqje e fillimit ;)
 
Titulli: Kur lidhja mbaron....


Ju si thoni....ka me vlere te humbesh kohe, me nje lidhje qe ka mbaruar....vetem per ti nxire jeten tjetrit?



Besoj që pasi merr fund gjithcka.. më mirë është të harrohet e kaluara dhe të shikohet drejt një të ardhme të pa pritur, e ardhme që prapa saj fshihet një pikëpyetje e madhe.
p.s. Ky mendim rrjedh nga përvoja!!!
 
Titulli: Kur lidhja mbaron....

Ndoshta disa qifte qnedorjn ne lidhje edhe pse e shohin qe lidhja ka mabru...me shpres qe do te rikthehet prap ajo dashuria qe ka qen...

Personalisht nuk do te qendroja n'lidhje kur aty q'do gje do te ishte e zbehur...
 
Titulli: Kur lidhja mbaron....

Kur Dy Persona Nuk Duhen Ajo lidje Mbaron....!!!SE edhe nese e tradheton edhe ai done d.m.th Nuk Ka mbarua ende lidhja....!!!Mendim ime eshte kur dy persona nuk dashurohen
 
Titulli: Kur lidhja mbaron....

x mendimin tim è humbje kohe....kur lidhja mbaroi,mbaroi gjithcka...nuk kam pse te hakmerrem ndaj tij...:)
 
Titulli: Kur lidhja mbaron....

Ju si thoni....ka me vlere te humbesh kohe, me nje lidhje qe ka mbaruar....vetem per ti nxire jeten tjetrit?

Pèr mendimin time nuk ka vler fare tè harxhoshè kohè per njè lidhje qè ka marrè fund, sidomos ta kritikoshè ose ta fajsoshè per zhdo gjè ishin/en jo po ti kèshtu jo po ti ashtu.... sepse kur njè lidhje merr funè merr fund sepse tè dy nuk e ndjejnèi me atè dashuri
 
Titulli: Kur lidhja mbaron....

Them se ka te bej ai zhgenjimi ne fund... dhe eshte i nje hakmarrje... Ose do kete dicka te pazgjidhur apo te pambaruar midis te dyve qe vazhdojne me "hidh-e-prit" pavarsisht se ato nuk jane "hidh-e-prit" pozitive.
 
Titulli: Kur lidhja mbaron....

Fjala ketu nuk eshte per probleme te pa zgjidhura ende, qe pa dyshim kerkojne shpesh dhe debat e perplasje. Personalisht me pelqejne personat qe pas nje ndarje ruajne dinjitetin, krenarine, i japin doren ish bashkeudhetarit dhe me besim vazhdojne perpara..
 
Titulli: Kur lidhja mbaron....

nje lidhje mbaron kur nuk ka me sec ti afrojne njeri tjetrit..
kane konsumuar gjuthcka dhe pastaj vjen fundi..
qypi me mjolte shijohet nga pak e perdite ..
po e mbarove mjoltin cdo hashe pastaj tasin..
 
Titulli: Kur lidhja mbaron....

1)po mla ai ..... per mu ska mbaru gjo ..
2)nese e lej un ka mbaruar cdo gje...un zhdukem si fantazem ( dhe zakonisht e kam lan qe ta kuptoj vet qe e kam lan ..dhe sja kam than trroc )


nese ndodh pika e par.... nese per mu ja vlen do beja cmos qe te kthehej prap tek un
.... DHE REZULTATI U PA :p
 
Titulli: Kur lidhja mbaron....

Se keni kuptuar temen time....se kisha fjalen me ca ndodh me 2 parteneret kur lidhja mbaron...
Por me ata njerez qe mbas qe i vene pike nje lidhje vazhdojne e "ngacmojne" tjetrin...me ironi sa here qe kan rastin te jen ne "kontakt" ( kur shifen, lexohen...apo ku di une).
 
Titulli: Kur lidhja mbaron....

ose flasin si njerez,si 2 shoke te vjeter ose humben kontaktet fare dhe shef secili punen e vet,kto jane 2 rruget me te mira.
 
Titulli: Kur lidhja mbaron....

ps.kur lidhja mbaron ,bej mire mos me dal me ne ballkon...

nese ruhet miqesia mbas ndarjes,TREGUES i nje cifti te emancipuar,qe pse jo le te grricen duke bere shaka,pa hidheruar njeritjatrin.gjithsesi duhet me i shtri kembet,sa i gjate è jorgani,se po tejkalove limitet e kornizes se shoqerise qe è ngritur mbi themele te shendosha,te dy heret a vone do jene viktima te ndermarrjeve te tyre te gabuara.
 
Un personalisht nuk eshte se i kam pare cdo sekond profilet e tij ne internet apo te fus hundet ne lidhjen e tij te re.
Jam nga ato njerez qe nese nuk me vlereson te largoj pergjithmone.
Nuk ja vlen te merresh me ishin/en.
(Të lidhesh përsëri me ishin/en është si puna e cigares që pasi e pin e hedh në tokë dhe e shkel me këmbë.
E pastaj e merr sërish nga toka dhe e fut prap në gojë.)
 
Kur merr fund nje lidhje ka dy rregulla.
I jep duart dhe nuk i kthehesh kurre me.
Kjo e dyta eshte vendimtare nese dikush don te mbyllin kapitullin me veten dhe tjetrin ne formen e duhur.

Dhe gje tjeter se harrova,kur dicka mbyllet duhet mos diskutohet rreth tyre me me askend.Diskutimet rreth tyre sikur sjellin "mortin" emocional para syve perseri.
 
Redaktimi i fundit:
Une them jepi kohe ndjesise qe ke ...merr nje kafe ne qetesi apo nje gote vere ver nje muzike qe te kujton dicka te bukur e nis e analizo castet... motivet e zgjedhjes, momentet e kur ishte gjithcka e perse ishte i tille , kohen e kaluar se bashku, buzeqeshjet, muhabetet serioze, shakat dhe idete per jeten .... aty ve re qe gota ka mbaruar dhe gellenjken e fundit e ngre per te nesermen e tije/ te saj..
Nese do i mungonim dkujt do dije cka humbur, nese jo do te ishte shume me mire sdo kishte motive te kishte pengje..
Sa per ndjenjen time nese i qendroj temes sjam tip debatues apo armiqesor... preferoj ta pertyp kohen me mendimet dhe shijen e mbetur.. tashme kam mesuar qe llogjika te jep me shume se enderra, realiteti duhet pranuar ne cdo rast dhe duhet marre pozitiviteti dhe mbi te gjitha keto kohe kam mesuar te pres me thike te djeshmen... !!
 
Eshte kaq thjesht ne teori te mesosh se cfare duhet te besh....sa e veshtire ne praktike.
Te urresh dike qe i ke falur shpirtin, vetem sepse te la....eshte njesoj si te tallesh me veten.
Te flasesh lart e poshte per kete person...eshte te percmosh veten.
Te besh ironi mbi te dhe me te.....do te thote se kurre se ke dashur.

Ata njerez qe jane larguar, per 1001 arsye....rrugen e kthimit e kane gjetur.
Por sigurisht ndjenjat nuk jane me ato....pavaresisht sesa e ke dashur dike.
Personalisht kam ruajtur respektin, dashurise i kam dhene nje kahje tjeter....asaj te miresise dhe mirekuptimit.
Dy njerez duhen, sigurisht edhe ndahen.....por jeta nuk mbaron aty!
Ama cdo kush qe ka shenjuar ne jeten tone, jemi ne qe vendosim cilin vend do i lejojme te kete ne zemren tone!
 
**************
fillon nje tjeter.

Shpirti eshte lundrues pa kapiten.

I krijon vete dallget,edhe ujin e fjetur.
 
kur ndahen keq, dhe ky atakim vjen si shfryrje.. E mira eshte ta pranosh si fakt dhe ti thuash vetes se jeta vazhdon, dhe cdo gje qe i ndodh njeriut eshte per te miren e tij, por normal me kohe do vije dhe shpjegimi. Se di si eshte en realitet se me fjale eshte me e lehte xhanem
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top