Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Në Dubai përurohet grataçela me e larte ne bote

Përurohet ndërtesa më e lartë në botë “Burj Dubai” prej 820 metra lartësi dhe me 160, ndërsa që edhe përkundër krizës ekonomike pothuajse të 1.100 njësitë banesore dhe afariste të kësaj ndërtese tashme janë shitur. Përurimi i “Burj Dubai” për emiratin arab të futur në borxhe të mëdha, sipas agjencive lokale duhet të shënojë edhe kthesën dhe fillimin pozitiv të ekonomisë, pas vitit të keq 2009. Dihet se pas gjashtë viteve të bumit ekonomik, kriza ekonomike gjatë 2009 seriozisht e tronditi Dubain, duke e sjellë atë buzë bankrotit, ndërsa me mijëra projekte të vlefshme prej miliarda dollarë edhe dështuan. Arkitektët shprehen se pronarët e banesave, kurrë në jetë nuk do të jenë të detyruar të lëshohen nën katin e 108-të, meqë kulla paraqet një qytet në vete. Ndryshe, Dubai u bë i famshëm në botë sipas projekteve megalomane, si ishujt artificial në formë palme dhe qendrën e mbyllur për skijim në mes të shkretëtirës.

alsat-m.tv

[youtube]1w-BXw9wnTY[/youtube]
 
Në Dubai përurohet grataçela me e larte ne bote

Në Dubai përurohet grataçela me e larte ne bote

Në Dubai përurohet grataçela më e lartë në botë prej 800 m, kushtoi 4.1 miliardë USD


Dubai, 4 janar, NOA - Pa marrë parasysh perspektivën e një politike ekonomike të ngecur keq në krizën globale financiare, në Dubai do të inaugurohet grataçela më e lartë në botë.

Ajo është cilësuar për momentin si ikonë e ndërmarrjes së shfrenuar që në më pak se një dekadë u ngrit në plazhin e shkretëtirës duke çuditur gjithë botën për nga madhështia e saj.

E gjatë prej 800 metrash, ajo është e përbërë nga xhami dhe çeliku dhe mësohet se është ndërtuar gjatë një periudhe prej pesë vjetësh, me një buxhet prej 4.1 miliard dollarësh.

Ajo do të inaugurohet përmes një ceremonie të veçantë në ditën e përvjetorit të katërt të ditës kur u ngjit në fron sheiku Mohammad Al Maktoum në Dubai.

E themeluar në vitin 2003, guri i themelit të së cilës u vendos saktësisht në 2004, e tregon ndërtesën më të madhe në botë, Burj Dubai, si një sfidë ndaj krizës ekonomike.

Planet për ta populluar këtë grataçelë madhështore janë llogaritur për 160 apartamente të banueshme, nga të cilat 49 janë të ndarë në zyra biznesesh të fuqishme, përfshirë edhe 58 ashensorë që udhëtojnë me një shpejtësi prej 10 metrash për sekondë etj.


NOA
 
Titulli: Në Dubai përurohet grataçela me e larte ne bote

Kan lek ato kan ! ;)
 
Titulli: Në Dubai përurohet grataçela me e larte ne bote

Dubai mund te jete qyteti me i mire ne bote nga ana e ndertimeve te kohes.
 
Titulli: Në Dubai përurohet grataçela me e larte ne bote

Uauuuuuu sa gje madheshtore !!!!!!!!!!
une duke e pare me vemendje , ja gjeta nje difekt , por se them .
 
Titulli: Në Dubai përurohet grataçela me e larte ne bote

burj-dubai-worlds-tallest.jpg
 
Titulli: Në Dubai përurohet grataçela me e larte ne bote

Dubai nje nder vendet qe vitet e fundit ka zhvilluar infrastrukturen etj etj ;)
 
Titulli: Në Dubai përurohet grataçela me e larte ne bote

Madheshtore .....
 
Titulli: Në Dubai përurohet grataçela me e larte ne bote

bukuri e rrall, nje veper e veqant e keti shekulli
 
Titulli: Në Dubai përurohet grataçela me e larte ne bote

ne maje te kesaj eshte ndertuar nje Xhami per te qene objekti i pare fetar me afer me zotin,
xhamija e bin ladenit, lol
 
Titulli: Në Dubai përurohet grataçela me e larte ne bote

828 m lartesia ekzakte , pa pa pa , ata jane te çmendur!
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back