Incident me Papa Benediktin

ida angel

:)
V.I.P
Papa Benedikti është tronditur nga një incident që i ndodhi teksa përgatitej të mbante meshën tradicionale të mesnatës në prag të Krishtlindjeve.

Në momentin kur Papa po shkonte drejt altarit për të filluar shërbesën në Bazilikën e Shën Pjetrit në Romë, një grua kaloi barrierën e sigurisë, e kapi Papa Benediktin dhe e shtriu atë përtokë.

Për disa minuta në Bazilikën e Shën Pjetrit që ishte mbushur plot, pati panik.

Kori pushoi së kënduari dhe të pranishmit u shtangën kur rojet e sigurisë së Vatikanit vërshuan drejt vendit ku kishte ndodhur incidenti.

Mesha këtë vit filloi dy orë më herët, për t'i dhënë më shumë kohë Papa Benediktit për të pushuar gjatë ceremonive të Krishtlindjeve.

Më pas Papës iu dha ndihmë që të ngrihej në këmbë për të vazhduar shërbesën.

Zyrtarë të Vatikanit thanë se gruaja 'me probleme mendore' ishte marrë në pyetje.

PAPA.jpg
Një zëdhënës i Vatikanit tha se gruaja që kreu këtë incident, kishte tentuar ta kalonte barrierën e sigurisë për t'iu afruar Papës edhe gjatë meshës së vitit të kaluar.

Papa, i cili vitin tjetër mbush 83 vjeç, u trondit nga ky incident, çka u vu re edhe në disa momente hezitimi gjatë fjalimit.

Kjo ishte padyshim shkelja më e rëndë e rregullave të sigurisë vitet e fundit në Vatikan.

Megjithëse Papa nuk pësoi ndonjë lëndim gjatë këtij incidenti, regullat e sigurisë gjatë ceremonive të tij pritet të rishikohen urgjentisht.

Shekulli online
 
Titulli: Incident me Papa Benediktin

Ajo grua ka nje arsue qe e ka bere at incident. Ajo vet duhet ta shpjegoj ket gje.:S
 
Titulli: Incident me Papa Benediktin

Vatikan, rrezohet Papa Benedikti XVI

Nje incident, qe fatmiresisht nuk solli pasoja per Papa Benediktin e XVI, u regjistrua pak caste para nisjes se meshes qe Ati I Shenjte drejtoi me rastin e Krishtlindjeve.
Nje incident, qe fatmiresisht nuk solli pasoja per Papa Benediktin e XVI, u regjistrua pak caste para nisjes se meshes qe Ati I Shenjte drejtoi me rastin e Krishtlindjeve.

Gjate kohes kur Benedikti i XVI po kalonte ne hollin qendror te Basilikes se Shen Pjetrit ne Vatikan, nje grua ka tentuar te kaloje kordonin e sigurise ne tentative per te arritur Atin e Shenjte.

Sipas zedhenesit te Vatikanit, menjehere u krijua nje rremuje dhe nje tension qe shkaktoi edhe rrezimin ne toke te Papes. Por, shton me tej zedhenesi Federico Lompardi, Benedikti i XVI u ngrit serish ne kembe i ndihmuar prej ndihmesve te tij duke qetesuar njerezit e pranishem.

Ende per t’u sqaruar shkaqet qe shtyne gruan ne gjestin e saj. Nderkaq incidenti shkaktoi vonesen prej disa minutash nga koha e cila ishte parashikuar e meshes se mbajtur prej Atit te Shenjte.
Kliko ketu per te pare VIDEON!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top