"Vrima e zeze" e Facebook

fshatari

Anetar
a_776.jpg


Pothuajse te gjithe kemi nje llogari ne facebook dhe pothuajse cdo dite e frekuentojme ate. Ne fillim jemi regjistruar duke shtuar te gjitha te dhenat tona pa asnje qellim te keq sepse duam qe shoket apo shoqet tona te ne gjejne me kollaj, e keshtu genjehemi duke vendosur te dhenat e sakta. Por sa te sigurte jane rrjetet sociale sic eshte facebook, twitter, myspace etj.?
Sa e thjeshte qe dikush te na kontrolloje ose t'ju kete nen kontroll. Nje aludim i koheve te fundit i cili bazohet ne fakte reale, thuhet se rrjetet sociale jane krijuar qe te kete me shume kontroll mbi njerezit qe frekuentojne internetin. Biles, kjo eshte shume e thjeshte kur dihet se cfare:emri, mbiemri, ku banon, hobi, cfare orientimi politik ke, ne cfare beson, nese je i martuar, cilet jane shoket e tu, cfare ben gjate dites te gjitha keto duke ndjekur frekuentimin tend ne facebook.
Nuk e besoni?
Nese lexoni kushtet e perdorimit do te gjeni se facebook do te perdore te dhenat tuaja sipas kritereve te adreses dhe pa konsensusin tuaj. Ne facebook eshte e pamundur te fshini asgje, eshte e pamundur te c'regjistroheni dhe pak ato gjera qe mund fshini sic jane fotot, ato do te vazhdojne te jene ne databazen e tyre. Duke perdorur opsionet e privatesise nuk arrihet te mbulohet figura e juaj ne rrejt, nese tentoni ta beni sistemi do tju pergjigjet duke ju thene "Atehere pse jeni regjistruar kur nuk deshironi te keni asnje kontakt!".
Ketu nuk behet fjale per stafin e facebook por per piramiden e pushtetit dhe hierarkise se teknologjise te makinerise se internetit mbi te cilen qendron ajo qe eshte e etur per dije qe eshte CIA.
Nese kompjuteri qe keni perpara eshte nje dritare qe dikush mund t'ju shikoje apo me keq t'ju spiunoje, atehere facebook apo cdo rrjet social eshte nje vend ku jeni lakuriq perpara sherbimeve sekrete. Nese doni nje keshille nga nje profesionist i internetit atehere sa me pak te c'visheni perpara internetit aq me mire do te jete per ju.
Ja, disa keshilla.
Te perdorni sa me pak te dhenat tuaja te sakta, te jeni te kujdesshem kur beni komente ose flisni me personat e tjere, mundesisht mos perdorni fotot tuaja origjinale. Shume nga ju do te mendoni se ju keni asgje per te deklaruar ose keni bere te keqe, por ju po flisni per momentin dhe jo cfare do te beni apo ndodhe.


"Cfare do qe do te beni ne Facebook do te mbetet ne Facebook!"
 
Titulli: "Vrima e zeze" e Facebook

Skam asgje per te fshehur sic jam ne real dimostroj dhe ne fb kshu qe CIA ose cdo njeri qe me kerkon ka dhe nr real te tel te me dergoje nje sms per vit te ri :p
 
Titulli: "Vrima e zeze" e Facebook

Mjafton te mos i keqperdorin fotot e te dhenat e mia njerez te tjere...Per CIA-n le ti mbaje.
 
Titulli: "Vrima e zeze" e Facebook

e cfare do zbuloj CIA, nga fotot, statuset apo "what's on your mind " njehere ? :D

Se e zeme po thashe une ckam ne mend psh " tani po shkoj te fle e ti fus nje tegel" .. ben vaki do na e lejne pergjysem ate pune thua ? LOL

Ky ishte nje shembull jo se vertet do bej gje une. Lol
 
Titulli: "Vrima e zeze" e Facebook

Ka shume gjera qe nuk me pelqejne ne FB. Psh e drejta e te tjereve per te vendosur foto tuajat ne aty kur ju ndoshta nuk do i vinit me shqeteson nganjehere. Eshte nje lloj kercenimi per privatsine personale gje e cila me shqeteson dhe s'me pelqen kur nuk behet me pelqimin tim.

Ndersa per ato qe une i kam te gjitha te kufizuara se tek kush mund te shfaqen, se c'fare vendos, se ku shfaqet emri im (psh ne fb llogaria ime nuk shfaqet, po ashtu as ne google).

Arsyeja eshte kjo: Shikoj nga e ardhmja. Nuk dua qe asesi dicka qe bej sot te behet dicka per te cilen te me vije keq neser apo dicka qe bej sot te kete ndikim negativ ne te ardhmen.

Historia e botes sot nuk shkruhet me nga historianet e perzgjedhur ne baze te nje grupi kriteresh te caktuara, por histori jemi te gjithe ne, te gjithe e shkruajme ate sipas pelqimin tone dhe shume here ne menyre te gabuar duke perdorur internetin. Mundesite e reja te komunikimit i kane dhene mundesine cdo lloj funderrime, idjoti dhe injoranti per te pare boten, por fatkeqesisht shume prej tyre duan ti tregojne botes se c'fare te beje ne vend qe te mesojne prej saj personalisht.
 
Titulli: "Vrima e zeze" e Facebook

Alfons, varet ca shokesh/shoqesh ke. Nese i seleksionon dhe atje, si ne jeten reale.. se besoj se do te vij ndonje gje e keqe nga FB. Nese e ardhmja te shqeteson, dhe thjesht rezervohu, analizo para se poston dicka qe mund te kete ndikim per te ardhmen.

e vetmja gje negative eshte koha qe shpenzon ne te, disa shpenzojne kohe te gjate aty, kur shume mire mund te bejne gjera me produktive me jeten e tyre. Kjo eshte e vetmja pike negative per mua, addiction.
 
Titulli: "Vrima e zeze" e Facebook

Problem eshte per ata qe kane probleme ligjore ...ndoshta ata mund te ruhen ne dhenien e informacioneve apo ne publikimin e fotove ....pa ne te tjeret te pafajshmit :D s'na behet ndonje dem ..vecse te ruhemi nga drejtoret kur kemi femit e tyre ne FB dhe mund te ndodh qe s'vemi ndonje dite ne pune e ne status shkruajm ''sa qef ...sot s'shkova ne pune :D ''
 
Titulli: "Vrima e zeze" e Facebook

Nuk me pelqen fare fb e nuk kam,me duket shume koti...ato qe dua i kam ne msn dhe nuk kam pse te regjistrohem ne fb...pfffffffffff
 
Titulli: "Vrima e zeze" e Facebook

Te them te drejten me pelqen shoqeria e facebook sepse ke te drejte zgjedhje:p prsh kur dikush deshiron te behet shoke te vjen mesazhi dhe thote ''accept'' ose ''ignore'' keshtu qe e ben zgjedhjen tende ah sikur te ishte edhe kjo gje ne jete reale hahahahhah sa marrzira more aman sidomos ca tipa qe kane mbi 1000shoke ne facebook qe si njohin fare:p:p ...................sa per siguri nuk ka problem jep gjithcka nuk ja kame friken cia apo mi5 mi6 apo ku dihet friken duhet tja kemi klonimit te jetes qe behet me keta te dhena keshtu si sigurohuni :)
 
Titulli: "Vrima e zeze" e Facebook

Alfons, varet ca shokesh/shoqesh ke. Nese i seleksionon dhe atje, si ne jeten reale.. se besoj se do te vij ndonje gje e keqe nga FB. Nese e ardhmja te shqeteson, dhe thjesht rezervohu, analizo para se poston dicka qe mund te kete ndikim per te ardhmen.

e vetmja gje negative eshte koha qe shpenzon ne te, disa shpenzojne kohe te gjate aty, kur shume mire mund te bejne gjera me produktive me jeten e tyre. Kjo eshte e vetmja pike negative per mua, addiction.

Normal qe i seleksionoj. Por eshte situate tjeter ketu me ate ne Shqiperi.

Punonjesit tuaj jane ne fb gjithashtu. Zakonshit behen edhe miq tuaj. Disa prej tyre te paragjykojne nga ajo qe shfaq ne statuset, ne fotot qe publikon apo komentet qe ben.

Pastaj te gjithe kane kamera ketu. Dhe gjeja me e cuditshme per amerikanet eshte se ato do te vinin fotot me te cmendura perpara se te vinin te tjerat ne fb. Nese ato publikohen do te thote qe te tjeret i shohin, por edhe mund ti perdorin. Te japin nje lloj ekspozimi pa pelqimin tuaj.

Ka shume ane te mira, por ka edhe ane te keqija per mendimin tim.

Ndersa ajo qe e ben dallimin per mua eshte se planet e mia ne te ardhmen jane qe une te jem i ekspozuar per publikun pasi puna qe do te beje do te me beje te jem i tille. Budallalliqet e sotme do i sherbenin shume te tjereve. Eshte situata, vendi, puna qe ben, planet qe ke qe ndikojne ne kete aspekt.
 
Titulli: "Vrima e zeze" e Facebook

eshte nje faqe ku shkelet privatesia e njeriut po ja qe se heq dot me duket i nevojshem sepse aty takoj te njohurit e mi..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top