Personat e prirë për t’i ndërruar partnerët

elbruna

Anëtar i Respektuar
Personat të cilët kanë prirje shoqërore qeshen më shumë. Ata po ashtu i përqafojnë më shpesh njerëzit tjerë. Në bazë të njohurive të reja të botuara në revistën "Journal of Research in Personality", personat shumë të shoqërueshëm janë po ashtu më të prirë për të bërë më shpesh marrëdhënie seksuale me më shumë partnerë.
Psikologia nga Universiteti i Rutgers, Charlotte Markey, së bashku me burrin e saj, Patrick Markey, nga Universiteti i Villanovas, kanë bërë disa hulumtime në lidhje me raportet seksuale ndërnjerëzore në një studim ku janë përfshirë 210 femra dhe meshkuj.
Secili nga pjesëmarrësit vullnetarë në studim është lutur që të shkruajë numrin e personave me të cilët ka pasur marrëdhënie seksuale.

Pas marrjes dhe krahasimit të përgjigjeve nga participantët në studim, janë fituar rezultate, të cilat tregojnë se personat të cilët në raport me të tjerët janë skajshmërisht të ngrohtë, si edhe ata të cilët janë skajshmërisht të ftohtë në raportet shoqërore, janë të prirë për të qenë promiskuitivë (të prirë për të pasur marrëdhënie seksuale me më shumë partnerë).

Ndërsa personat të cilët janë mesatarisht të ngrohtë në raportet me të tjerët, kanë numër më të vogël të partnerëve seksualë.

Kjo gjë shpjegohet me faktin që personat e ngrohtë, kërkojnë këmbimin e kësaj ngrohtësie me të tjerët, ndërsa personat ekstremisht jo-të shoqërueshëm, i ndërrojnë shpesh krevatet sepse kanë frikë nga refuzimi dhe sjellja e keqe.
 

Attachments

  • date.jpg
    date.jpg
    18 KB · Shikime: 15
E pse duhej gjithe ai studim per dicka kaq logjike. Ai qe eshte i komunikueshem, i shoqerueshem, i qeshur, joshet e josh shpesh dhe bie shpeshhere peng si pasoje e kesaj joshjeje. Njeriu lind poligamist, por eshte shoqeria ajo qe i imponon monogamine.

Shkurt muhabetit, njerezit e shemtuar fizikisht dhe jo vetem, jane besnike edhe sikur mos te duan. Te tjeret, thjesht duhet te zgjedhin cfare te jene, besnike apo jo.
 
E pse duhej gjithe ai studim per dicka kaq logjike. Ai qe eshte i komunikueshem, i shoqerueshem, i qeshur, joshet e josh shpesh dhe bie shpeshhere peng si pasoje e kesaj joshjeje. Njeriu lind poligamist, por eshte shoqeria ajo qe i imponon monogamine.

Shkurt muhabetit, njerezit e shemtuar fizikisht dhe jo vetem, jane besnike edhe sikur mos te duan. Te tjeret, thjesht duhet te zgjedhin cfare te jene, besnike apo jo.


Ama ne studim thuhej qe dhe njerezit e ftohte jane te prirur per lidhje te reja nga frka e mos ngeljes vetem gjithsesi ajo qe thua ti ehste shume e vertet,,,
 
Une me nuk do te jem komunikativ e i shoqerueshem. :ciaoo: Do mbylle gojen se mos nderroje fisniken. :gjujpeshk:
 
bre thojsha ku po i gjaj gjith ktoj femra hahahahhahahahaha do e marr nje kapele me ngjit ne kok edhe ma nuk dot flas
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top