Gratë dhe Depresioni

Kresha

A pretty face can never trick me
Në ditët e sotme shumë gra luajnë role të dyfishta në Familje dhe Profesion, dhe një pjesë prej tyre ndjejnë vetën të mbingarkuara nga kjo.


Gratë vuajnë dyfishë më tepër nga Depresioni se sa burrat. Kjo ndodh për arsye të ndryshme. Shkaqet psiko sociale po ashtu ato hormonale numërohen nder arsyet kryesore që shkaktojnë Depresionin. E sigurt është: Depresioni nuk është çrregullime tipik femëror,mirëpo dukshëm më tepër hetohet te femrat.

Mëngjeseve, përgatitja e shpejt e fëmijut për ta dërguar në foshnjore, rrugës për në punë rishikim i shpejt i listës për të blerë ushqim për mbas dite,përpjekja për të arritur në punë me kohë,arriti telefonata e pare.

Në ditët e sotme shumë gra luajnë role të dyfishta në Familje dhe Profesion, dhe një pjesë prej tyre ndjejnë vetën të mbingarkuara nga kjo.

Kjo është njëra ndër arsyet se pse veçanërisht gratë vuajnë nga depresioni,kësaj i shtohet edhe fakti se ato tërë jetën pak a shumë përballen me ngjyrime të ndryshme hormonale.



Gratë sëmuren ndryshe


Në krahasim me burrat ,gratë ankohen dyfish më tepër nga depresioni. Kjo ndodh për shkaqe psikosociale dhe biologjike. Një shpjegim tjetër në dallimin ndërgjinor te depresioni është mënyra se si shprehet depresioni.

Femrat shkojnë më shpejt te mjeku, dhe shprehen më saktësisht për gjendjen e tyre dhe shëndetin e tyre psikik. Në këtë mënyrë ,dukshëm më tepër diagnostikohet te to depresioni. Në anën tjetër, meshkujt ndaj disponimeve depressive reagojnë me tërheqje dhe I konpenzojnë problemet e tyre shembulle në konsumimin e alkoolit apo ngritjen e sjelljeve agresive. Për këtë arsye meshkujt trajtohen më
shpesh për probleme me alkoolë dhe çrregullime të personalitetit. Depresioni te meshkujt shumë herë nuk përmendet fare.

Mirëpo fakti që dyfish më tepër meshkuj se femra vdesin nga Suicidi bënë të qartë pasojat e një depresioni të pa trajtuar.

Faktorët Psikosocial luajn një rolë të madh

Në rendë të pare që shkaktojn depresionin te femrat hyjn faktorët që gjinden në rrethin social.

Këto janë p.sh:

*Stili I edukimit, qe mbanë femrat të tërhequra ,që nuk i mëson ato se si në situate të mbingarkesës të shprehen("shprehje"përkundër"mbajtja në vete")dhe kështu si të pjekura ato nuk zhvillojn vetëbesim që i u udhëheqë në jetë .

*Abuzimi fizikë dhe seksualë

*Heqje dorë nga bota e ndjenjave dhe kontakteve sociale për shërbim dhe dobi të familjes.

*Raporte familjare të çrregulluara,posaçërisht nëse ekziston një varësi nga bashkëshorti dhe fëmijët.

*Ndryshimi shoqëror i rolit të gruas:mbingarkesa që shkaktohen nga puna dhe kujdesja për familjen,si pasoj stresë trupor dhe shpirtëror.


Për shkak të konpleksitetit dhe ndërveprimit të faktorëve të veqantë shkaqet e Depresionit prej gruas në grua janë të ndryshme.



Në kontrollë të hormoneve


Po thuajse tërë jetën gratë përballen me ndryshime apo vale hormonale. Cikli mujorë, koha pas lindjes dhe, menopauza, janë të lidhura me ndryshime ,posaçërisht të Estrogjenit dhe Progesteronit, hormonale.

Tani më është bërë e ditur,që Depresioni gjithnjë e më tepër shfaqet ,nëse koncentrimet e këtyre hormoneve në gjake janë të ulëta deri shumë të ulëta.



Ndër këto faza janë:


*Dhjetë ditët e fundit para ciklit menstrual{Premenstrum}: Deri në 70% të grave vuajnë nga një periudh e shkurtë nga i asjtuquajturi sindromi Premenstrual.

*Java e shtratit{Puerperum}: Deri në 14% të grave pas lindjes vuajnë nga një presion I javës së shtratit.

*Klimakteriumi: Depresion të vërtetë zhvillojnë përafërsisht 15% të grave gjatë menopauzës Përafërsisht,çdo e treta grua vuan nga simptome të lehta depressive.


Edhe pse akoma nuk është kuptuar tërësisht Mekanizmi kryesorë,duket se në mënyrë specifike Estrogeni ka ndikim anti depressive,ndërsa Progesteroni ndikon , në zvogëlimin e frikës, anti agresivitetit dhe ka ndikim qetësues.

اdo here,që koncentrimet hormonale zbriten,ngritet rreziku për çrregullime depressive.Poashtu ,humbja e baraspeshës ndërmjet këtyre hormoneve ka mundësi që te grate që kanë vulnerabilitet gjenetik,të shkaktojë depresion apo çrregullimë depressive.

Gjthsesi,vlenë si e dëshmuar që lëvizjet hormonale janë vetëm njëra nga shumë shkaqet që janë përgjegjës për të nxiur zhvillimin e Depresionit dhe gjidhnjë duhet
shikuar në ndërveprim me faktorët psikosocial.
 
Titulli: Gratë dhe Depresioni

Ushqimi jo i shëndetshëm, fajtor për depresionin e femrave

Studimi 10-vjeçar ka treguar se të ushqyerit perëndimor sjell deri në 50 për qind të mundësisë më të madhe nga sëmundja e femrave nga depresioni. Femrat të cilat vuajnë nga depresioni dhe ankthi, do të duhej që më shumë vëmendje t’i kushtojnë të ushqyerit e tyre dhe nga kjo mënyrë e të ushqyerit, të largojnë ushqimet e përpunuara me nivel të lartë të yndyrës, tregojnë rezultatet e studiuesve australianë. Ekspertët nga Universiteti i Melburnit, gjatë studimit dhjetëvjeçar, kanë konstatuar se ndaj ndryshimeve të gjendjes shpirtërore janë të ekspozuara femrat të moshës mes 20 dhe 93-vjeçe, të cilat konsumojnë kryesisht ushqime të përpunuara me përqindje të lartë të yndyrave. “Konsumimi i perimeve, pemëve, prodhimeve të qumështit me përqindje të ulët të yndyrës, drithërat integrale dhe mishit pa dhjam, me konsumimin e kohëpaskohshëm të ëmbëlsirave dhe ushqimeve të përpunuara, mund të ndihmojë shëndetin mental dhe ta përmirësojë atë”, ka sqaruar dr Felis Xhek, e cila ka udhëhequr ekipin e studiuesve. Mënyrën perëndimore të të ushqyerit – hamburgerët, buka e bardhë, pica, çipsat, pijet e ëmbëlsuara të qumështit, birra, ushqimet e sheqerosura, studiuesit australianë e lidhin me 50 për qind të mundësisë më të madhe nga sëmundja prej depresionit tek femrat. Deri te këto rezultate të lartcekura, ata kanë ardhur pas përcjelljes dhjetëvjeçare të shprehive ushqimore të 1046 femrave.KS
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top