Sarkozy: Mbajtja e shamisë nuk është e mirëpritur

Status
E mbyllur për postime të tjera.

Зngjεll

___________
Sarkozy.gif

Versajë- Presidenti francez, Nicolas Sarkozy konfirmoi sot, në një fjalim të mbajtur para senatorëve dhe deputetëve të mbledhur në Versajë, se mbajtja e shamisë, është shenjë e robërimit të grave ndaj nuk është e mirëpritur në Francë.

''Mbajtja e shamisë, pëlhurë e mbajtur kryesisht në Afganistan, nuk është një shenjë fetare, por është një shenjë e robërimit të gruas'', konfirmoi Sarkozy.

"Këtë doja ta thosha solemnisht. Mbajtja e shamisë nuk do të jetë e mirëpritur në territorin e Republikës Franceze'', shtoi ai.

"Ne nuk mund të pranojmë në vendin tonë gra të burgosura pas një veshjeje, të shkëputura nga gjithçka e jetës sociale, të privuara nga çdo identitet'', shtoi ai.

"Laiciteti, nuk është refuzimi i të gjitha feve. ثshtë një princip neutraliteti dhe respekti'', konfirmoi Sarkozy.
22/06/2009/ Start/
 
dhe ky sarkozi si puna sales eshte 1 here ne vit e thote nga nje gje me vlere
 
Ky se ka dashur kurrë shaminë Angel dhe sa të jetë ky në pushtet muslimanët nuk do kenë asnjë shpresë për ta lejuar shaminë ne vende publike psh bashkitë apo shkollat
 
po te vije ky ne shqiperi per kandidat ja jap voten te pakten qeka e sigurte qe dicka do beje se dhe ne france plot me marokin eshte me keq se ne itali qe dalin rruges me fustana
 
Kot e ka. Perderisa ne disa vende tjera demokratike eshte e lejuar dhe nuk bie ndesh me ligjet e te drejtave te njeriut, ky lirisht le te sillet rreth dardhes se Matit. Ne France jeton nje numer i muslimaneve qe dita dites eshte duke u rritur, nuk ka hesap te luftoje edhe kunder shamise ky i gjore.
 
Sarkozi ka 7 miljon myslimane ne France duhet ti llogarise mire hesapet, dhe mysliman nga ato me te c'mendurit (Algjerian).

ku organizata te tyre terroriste kane marre nje fushate te eger ne afrike duhe vrare me qindra te krishtere gjate muajit te ramzanit c'do vit.
 
Sarkozi ka 7 miljon myslimane ne France duhet ti llogarise mire hesapet, dhe mysliman nga ato me te c'mendurit (Algjerian).

ku organizata te tyre terroriste kane marre nje fushate te eger ne afrike duhevrare me qindra te krishtere gjate muajit te ramzanit c'do vit.

pse e bejn kete ? a nuk duhet tejemi shembull per te tjeret qe bsojme ne dicka ! as kriminelat se bejne kete gje pa fitim kta njerez e bejne se jan te semure besojne ne dicka qe se kan pare me sy dhe vrasin per cfare per asgje ku eshte fitimi ne kete mes se vrave 1 apo 100 cfare fitove asgje mire u takofshim ne ferr un atje e kam vendin por dhe ju qe kujtoni se do shkoni ne parajse atje ne ferr me mua do vini :)
 
Se kuptoj se ku qendron problemi nese ne pune ke nje kolege me

shami,apo ne shkolle apo ne rruge nese shikon nje vajze me

shami,,,mua s'me sjellin asnje lloj shqetesimi.

Per mendimin tim kjo do te thot mohim i te drejtave...te gjithe duhet te

jene te barabart,,,nuk ka arsye pse disave tu mohohen dhe disave

jo.....eshte njesoj sikur te nxjerresh nje ligj mbi veshjen e te thuash ''

qe minifundi ndalohet ''
 
p.s. Nuk eshte n'rregull as ajo cfare bejne ata Angel. Gabim i maaaadh !
 
pse e bejn kete ? a nuk duhet tejemi shembull per te tjeret qe bsojme ne dicka ! as kriminelat se bejne kete gje pa fitim kta njerez e bejne se jan te semure besojne ne dicka qe se kan pare me sy dhe vrasin per cfare per asgje ku eshte fitimi ne kete mes se vrave 1 apo 100 cfare fitove asgje mire u takofshim ne ferr un atje e kam vendin por dhe ju qe kujtoni se do shkoni ne parajse atje ne ferr me mua do vini :)

po ti duhet te mesosh se bota ka ekstremiste qe nuk hane gjuhen e arsyjes ,
prandaj gjerat duhet te maten mire,

cfare kujton ti se lideret e shteteve e kan kollaj c'do gje te japin urdhra?

dhe une nuk dua qe njerezit te vriten,
por ja qe ndodh!
dhe eshte me keq kur i acaron.
 
Pershendetje te gjithve lidhur me kete vendim mu duk teper normal nga ana e nje Perfaqesuesi te nje SHTETI Ku gruan e vete e ka ...... Neise lidhur me vendimin Smund te quhet ROBERIM Kur nje person esht i lir te jetoj ne nje shoqeri dhe ne nje komunitet me menyren sesi do ai pa cenuar integritetin e askujt , po mir shamiat si duan neper Shkolla apo Institucione te tjera po MINIGONAT Dhe Gjokset perjasht i dashkan ? SARKOZI E DI ME SE MIRI SE FRANCA KA 7 MILJON Musliman te Devotshem qe po i cenove te cenojne ty si individ pastaj Shtetin ....
 
Mire ben. Sa jane, jetojne ne france, duhet te respektojne ate qe duan te zotet e shpise. Nese nuk u pelqen, le te shkojne mbrapsht aty ku e kane per nder te mbajne shamine ne koke. Simple.
 
Mire ben. Sa jane, jetojne ne france, duhet te respektojne ate qe duan te zotet e shpise. Nese nuk u pelqen, le te shkojne mbrapsht aty ku e kane per nder te mbajne shamine ne koke. Simple.

Po atyre me minifunda, gjoksat ne fushe, prapanicen poashtu, cfare t'ju themi? Ku t'i dergojme ato, ngase..sigurisht edhe te tillat duhet t'i dergojme dikund, mos t'themi tek Tarzani ne Xhungel, aty ku s'kane rroba femrat hmmm ide e bukur kjo,:gjujpeshk:
 
Mire e ben thua ti ? Po kush je ti per te vlersuar nje Komb me nje trradit shekullore ? Franca esht shtet liberal dhe Muslimanet dominojn neper rruget e cdo qyteti kjo esht trregues i dukshem qe populli po e kupton rrugen e drrejt dhe te sakt , dhe po largohet nga rruga degjenerimit qe po i behet dynjas se sotme...
 
B...... te zagrebit i lejohet te dalin lakuriq neper rrug edhe neper institucione femrave te mbuluara su lejoka te mbakan perce , me ket kohe qe po vjen o vllezer vallahi keq ash puna
 
Mire ben. Sa jane, jetojne ne france, duhet te respektojne ate qe duan te zotet e shpise. Nese nuk u pelqen, le te shkojne mbrapsht aty ku e kane per nder te mbajne shamine ne koke. Simple.

pushtuesit mund te behen dhe zot shpije,,

i din ti lidhjet historike france-algjeri ti apo din vetem te mbledhesh domatet e grekut atje dhe te ferkon prapanicen ne darke, LOL

kush do ishte ai francez qe ti thoshte Zenedin Zidanes largohu nga Franca?
 
Franca po aq shum lidhje historike me vendet myslimane sa qe dhe myslimanet me njeri tjetrin nuk e kane,,
nuk e prish interesin Franca per pune shamijash me sheiket e arabise se i kane mbush xhepin ekonomise franceze.

po keto jan prrocka tema koti qe mund ti jape budallallekut te disa shqiptareve dhe nje plus per tu bere dhe me shum.
 
Arabia Saudite pritet ti japi credi Amerikes per ta nxjerr definitivisht na kriza .... llogarit Francen....
 
pushtuesit mund te behen dhe zot shpije,,

i din ti lidhjet historike france-algjeri ti apo din vetem te mbledhesh domatet e grekut atje dhe te ferkon prapanicen ne darke, LOL

kush do ishte ai francez qe ti thoshte Zenedin Zidanes largohu nga Franca?

Kjo arsyeja qe ne Europe fitojne te djathtit dhe ksenofobet, ç'do vit dhe me shume do te kete, deri atehere kur te kemi nje lufte kunder emigranteve. Eshte e paevitueshme.
 
E si e late :D me shami apo pa shami :D

gjys per gjys domethene gjysem koke me shami gjysem pa kshu jemi te gjith te lumtur dhe fleme te qete gjume pa endra
 
i paska hyp skijav ky Sarkozy mduket , qka do ju bej ky ato femrat franceze qe mbajn shami do i largoj nga franca ? hmmm kan rrshit njerzimi , gjdo fjali e till e ndonje presidenti apo ndonje personi ne ndonje vend te botes vetem sa po shkon duke u rritur Islami .
 
Si nuk u mendua njehere te sillej nje vendim, ose te egzistonte kodi i etikes per veshjet ekstravagante, per veshjet e pahijshme qe cdo dite e me shume i shohim ne shkolla, institucione, neper televizione...Ju iku menja njerzve tuj mendu vetem per shamit, si ti heqin, si t'i mohojne vajzat qe mbajne shami, mos ti vlersojne etj etj...
 
Si sikur e thajnë fare së dituri historinë e Francës ncncncn vërtet ka shumë musliman dhe do të shtoja më shumë se 7 milion por ama ku ju të gjithë gaboheni dhe nuk e dini ku qëndron ndryshimi i algjerianëve, marokenëve apo berberët me ata muslimanë të afganistanit apo Arabisë Saudite apo Irakut etj etj sepse arabët ose më mirë muslimanët e francës (ata që përmenda më sipër) janë shumë tolerant dhe prandaj kanë jetuar ne paqe dhe pq probleme të tilla në Francë. Franca është shteti francez dhe i cili i hapi derën dhe përkrahi shumë Algjerinë (të cilët luftuan për francezët apo marokenët e berberët apo dhe afrikanët Ivuarian etj që ishin koloni franceze) dhe këta musliman e dinë që nuk është shteti i tyre dhe duhet të respektojnë ligjet e këtij shteti ashtu si ndodh për një francez nëse vete në Algjeri.
Sarkozy nuk është i pari që ka ndaluar veshjen e perçec (sepse ai e precizon si në afganistan thotë) dhe kështu që nuk ka asnjë gjë që ju të filloni të gjykoni një shtet i cili mbron vendin e tij dhe dëshiron ta mbaj laik si është deri tani.
Tani të vesh në nje bashki të marrësh një çertifikatë dhe ajo tjetra ka vënë perçe sikur nuk shkon ne nje vend që është publik dhe se atje nuk hyjnë vetëm musliman por shumë te feve të ndryshme apo nëpër spitale ëos të shikosh dot as sytë doktoreshës jo nuk jam dakort çdo gjë ka respekt ashtu si i respektojnë francezët muslimanët psh kur një femër muslimane është shtatëzanë ajo nuk pranon të vizitohet nga një burrë gjinekolog dhe e ka të drejtën ta refuzoj nga ana e besimit të saj. Franca është një shtet liberal shumë por ama ka ligje dhe Franca në origjinën e saj nuk ka qënë shtet musliman por gjithmonë dhe sot e kësaj dite janë katolik .
Atëherë kjo nuk është deklarata e parë që ai bën për këtë cështje sepse ka patur raste për shaminë në shkollë që si kanë lejuar si ndodhi në Shqipëri por ama këta musliman janë paqësor dhe respektojnë ligjet dhe këtë shtet që i ka përkrahur me shumë se kushdo.
Asnjëherë nuk do lejojë shamitë apo perçet në vendet publike dhe mirë bën, i lejon nëpër rrugë i ke kudo, nëpër lagje e kudo por ama atje ku duhet respektuar vendi publik duhet respektuar ashtu si ka ndodhur deri më sot sepse muslimanët kanë shumë vite që jetojnë ne Francë dhe kanë ecur përpara dhe pa probleme .
 
Kjo arsyeja qe ne Europe fitojne te djathtit dhe ksenofobet, ç'do vit dhe me shume do te kete, deri atehere kur te kemi nje lufte kunder emigranteve. Eshte e paevitueshme.

Lufta kundër emigrantëve ka filluar mos u bëni merak sa erdhi në pushtet e filloi fshesën Sarko dhe i ndryshoi të gjitha ligjet e emigracionit psh tani një shqiptar nuk ka të drejtën e azilit vetëm me rast të veçantë nëse vërtet është i përndjekur nga shteti por që me fakte me të gjitha gjë që nuk ndodh më ne Shqipëri. Ai ka filluar një fushatë shumë të keqe ndaj emigrantëve dhe nëpër metro i shikoja një ditë, sepse ka vendosur polica dhe nëpër metro gjë që nuk ka qënë më parë, i vinin syrin ndonjë të huaji që kuptohej psh gitan apo afrikan apo arab apo rus dhe i kontrollonin për letrat . Kjo luftë ka filluar tashmë dhe se dimë ku do i dali fundi mjerë kush është në hall tani në këto kohëra.
 
Ky eshte vetem fillimi.

Mbeshtes plotesisht arsyetimin se shamia e roberon femren. Shamia dhe perdorimi i saj ne cdo vend te evropes eshte pervecse degradim shoqeror, shenon edhe injorimin dhe zhvleresimin e historise se kombeve evropiane, te kultures dhe identitetit te tyre.
 
Kjo arsyeja qe ne Europe fitojne te djathtit dhe ksenofobet, ç'do vit dhe me shume do te kete, deri atehere kur te kemi nje lufte kunder emigranteve. Eshte e paevitueshme.

Ky eshte vetem fillimi.

Mbeshtes plotesisht arsyetimin se shamia e roberon femren. Shamia dhe perdorimi i saj ne cdo vend te evropes eshte pervecse degradim shoqeror, shenon edhe injorimin dhe zhvleresimin e historise se kombeve evropiane, te kultures dhe identitetit te tyre.

Edhe ti kur flet per ate se cfare eshte roberi e cfare liri, s'di cfare te them. Per shami nuk eshte folur 12 shekuj me rradhe, se a eshte roberim per femren apo jo. Mund te them vetem 1-2 shekujt e fundit eshte hapur ky debat, qe nga koha kur femra ne perendim filloj te marr fryme dhe te llogaritet si banore e nje shteti (ne angli nuk numerohej fare si banore, paramendojeni tani). Edhe 100 Sarkoza le t'dalin dhe gerrmazi le t'ju pelcet duke perseritur te njejtin fjalim rreth shamise, kot e kan. Numri i femrave te mbuluara vetem sa shkon e rritet kudo ne bote, mu ne zemer te shteteve te krishera, dhe sic nuk ka pasur mundesi askush deri me tani t'i largoje apo t'ua mohoje kete te drejte, as ne te ardhmen nuk do ta kene kete mundesi, thjesht "Keep dreaming" ju themi.
 
Зngjεll;159165 said:
Si sikur e thajnë fare së dituri historinë e Francës ncncncn vërtet ka shumë musliman dhe do të shtoja më shumë se 7 milion por ama ku ju të gjithë gaboheni dhe nuk e dini ku qëndron ndryshimi i algjerianëve, marokenëve apo berberët me ata muslimanë të afganistanit apo Arabisë Saudite apo Irakut etj etj sepse arabët ose më mirë muslimanët e francës (ata që përmenda më sipër) janë shumë tolerant dhe prandaj kanë jetuar ne paqe dhe pq probleme të tilla në Francë. Franca është shteti francez dhe i cili i hapi derën dhe përkrahi shumë Algjerinë (të cilët luftuan për francezët apo marokenët e berberët apo dhe afrikanët Ivuarian etj që ishin koloni franceze) dhe këta musliman e dinë që nuk është shteti i tyre dhe duhet të respektojnë ligjet e këtij shteti ashtu si ndodh për një francez nëse vete në Algjeri.
Sarkozy nuk është i pari që ka ndaluar veshjen e perçec (sepse ai e precizon si në afganistan thotë) dhe kështu që nuk ka asnjë gjë që ju të filloni të gjykoni një shtet i cili mbron vendin e tij dhe dëshiron ta mbaj laik si është deri tani.
Tani të vesh në nje bashki të marrësh një çertifikatë dhe ajo tjetra ka vënë perçe sikur nuk shkon ne nje vend që është publik dhe se atje nuk hyjnë vetëm musliman por shumë te feve të ndryshme apo nëpër spitale ëos të shikosh dot as sytë doktoreshës jo nuk jam dakort çdo gjë ka respekt ashtu si i respektojnë francezët muslimanët psh kur një femër muslimane është shtatëzanë ajo nuk pranon të vizitohet nga një burrë gjinekolog dhe e ka të drejtën ta refuzoj nga ana e besimit të saj. Franca është një shtet liberal shumë por ama ka ligje dhe Franca në origjinën e saj nuk ka qënë shtet musliman por gjithmonë dhe sot e kësaj dite janë katolik .
Atëherë kjo nuk është deklarata e parë që ai bën për këtë cështje sepse ka patur raste për shaminë në shkollë që si kanë lejuar si ndodhi në Shqipëri por ama këta musliman janë paqësor dhe respektojnë ligjet dhe këtë shtet që i ka përkrahur me shumë se kushdo.
Asnjëherë nuk do lejojë shamitë apo perçet në vendet publike dhe mirë bën, i lejon nëpër rrugë i ke kudo, nëpër lagje e kudo por ama atje ku duhet respektuar vendi publik duhet respektuar ashtu si ka ndodhur deri më sot sepse muslimanët kanë shumë vite që jetojnë ne Francë dhe kanë ecur përpara dhe pa probleme .



mfal je mir me lexim ti edhe me shikim apo jo ? ktu ti thua qe ke neper rrug lagje vetem neper institucione jo , ky nuk po thot qe neper institucione por osht ka thot ne TERITORIN E FRANCES dmth ne franc don ta nxjerr aj njer franceze te mbuluar jasht teritorit te vet ? hmm edhe nuk eshte askushiii amo askushi Sarkozy qe te bej nje deklarat te till qe dmth shamia koka roberi per femren blla blla sepse si takon ati te thot ket gje ;)



Alfonci : pom vjen keq per ty por kjo eshte fundi sepse plot shtete po e pranojn nje gje te till po i lejojn shum edhe franca do e lejoj sepse nuk ka qare sepse smudet francezet ti nxerr jasht frances !
 
Edhe ti kur flet per ate se cfare eshte roberi e cfare liri, s'di cfare te them. Per shami nuk eshte folur 12 shekuj me rradhe, se a eshte roberim per femren apo jo. Mund te them vetem 1-2 shekujt e fundit eshte hapur ky debat, qe nga koha kur femra ne perendim filloj te marr fryme dhe te llogaritet si banore e nje shteti (ne angli nuk numerohej fare si banore, paramendojeni tani). Edhe 100 Sarkoza le t'dalin dhe gerrmazi le t'ju pelcet duke perseritur te njejtin fjalim rreth shamise, kot e kan. Numri i femrave te mbuluara vetem sa shkon e rritet kudo ne bote, mu ne zemer te shteteve te krishera, dhe sic nuk ka pasur mundesi askush deri me tani t'i largoje apo t'ua mohoje kete te drejte, as ne te ardhmen nuk do ta kene kete mundesi, thjesht "Keep dreaming" ju themi.

Interesant sesi nuk mund te mos e ktheni cdo bisede ne personale.

Me fal po kete akuzim per c'fare e keni bere ne nje kohe qe ju po veni ne pyetje moralitetin, personalitetin dhe karakterin tim ne nje kohe kur jo vetem qe nuk me njihni si person, por as qe ja keni idene se kush jam, c'fare beje apo nga vije. Ju lutem shume te beni kujdes rradhet e tjera, nuk besoj se ju detyrohem per gjera te tilla.

Nese nuk eshte folur per kete gje per kohe te gjate normale qe ka arsye, por asesi nuk e ben te drejte nese nuk eshte folur per nje kohe te gjate. Psh... e drejta e votes, e drejta e zoterimit te pasurise dhe divorcit per femren jane debate dhe realitete te shekujve te fundit, madje ajo e votes e disa dekadave, por te argumentosh se femra sduhet te kete te drejte vote apo divroci sepse kjo nuk i eshte dhene me perpara me duket periferike, mediokre dhe e pakuptimte.

Ju i shihni te gjitha keto si lufte. Tek e fundit ska cka te pritet me ndryshe, pasi ju keni te pergaditur pergjigjen akoma pa menduar ceshtjen, thjeshte drejtoheni nga ndjenjat dhe emocionet ne ceshtje dhe jo nga njohurite apo arsyetimi i argumentave.

Ne perendim nuk eshte se jane te gjithe njesoj. Ne Amerike per shembull femrave nuk do u ndalohet kurre qe te kene shami. Por kjo nuk eshte e njejte per Italianet, Britaniket, Francezet, Spanjollet apo Gjermanet (deri diku edhe shqipetaret). Pse? Arsyet jane me te ndryshme, por mbi te gjitha shtet e mesiperme perbehen nga grupe etnike te vecanta, Amerika eshte shteti me i perzier etnikisht. Shtetet evropiane kane pothuajse 2000 vjet art me vleresim te larte te trupit te njeriut dhe te kthehesh ne gjendje te tille fshatareske pas 1000-ra vjete qytetrim eshte armiqesi kunder identitetit, kunder kultures, kunder historise e mbi te gjitha nje detyrim ndaj femres, duke i zvogeluar asaj mundesine e vetevendosjes.

Vertete qe femrat qe kane "carcafin" ne krye jane me te shumta se 50 vite me perpara ne te gjithe evropen dhe Amerike, por a keni menduar ju ndonjehere sesa prej tyre jane vendas dhe sa prej tyre jane te ardhur? Apo thjeshte i ndertoni konkluzionet tuaja me njohurite qe keni fituar duke shetitur shqiperine dhe Kosoven, madje edhe ato pjeserisht.

Me vjen keqe kur me flisni per gjera qe nuk i keni pare vete.
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top