Perez ndan 55 milionë euro për Ribery

Зngjεll

___________
f.0617084934682_m.jpg

Edhe pse drejtuesit e Bayern Munichut vazhdojnë të thonë që Franck Ribery nuk është në shitje, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka caktuar një shumë parash për transferimin francezit.

Perez dhe këshilltari i tij Zinedine Zidane gjithmonë e kanë shprehur admirimin tyre për anësorin e Bayernit, prandaj ata po përgatiten për një tjetër mega-ofertë.

“AS” shkruan se Mbretërit kanë përgatitur 55 milion euro për ta joshur francezin drejt Santiago Bernabeut.

Në ofertë mund të përfshihen edhe mesfushorët holandezë Wesley Sneijder dhe Rafael van der Vaart, për të cilët është i interesuar trajneri i ri i skuadrës bavareze Louis van Gaal./Telegrafi/
 
Eu, vertet shifra maramendese dhe te pabesueshme, po ejani ne Kosove do gjeni me dhjetra talent dhe ate vetem per pak para


:dong::dong::dong:
 
Një metër është mbi tokë Riberi hahahha po luan mirë mua më pëlqen si lojtar :)
 
Зngjεll;157768 said:
Edhe pse drejtuesit e Bayern Munichut vazhdojnë të thonë që Franck Ribery nuk është në shitje

E verteta eshte se klubi gjerman nuk ngurron ta shes liderin e ekipit, por ata kerkojn hiq me pa se 105 milion euro. Kjo per arsye qe madrilenet realizuan transferimin me te shtrejte ne historine e futbollit, 94 milion euro per ta sjell Cristiano Ronaldon nga Man.United.
Kjo shifer prishi ekujlibrat e transferimeve ku pasojat po i ndejne edhe vet drejtuesit e klubit madrilen sepse para disa diteve kerkuan sulmuesin e Interit - Zlatan Ibrahimovic, dhe pergjigja ishte : Nuk do tua shesim as 1 cent me pak se sa qe paguat per Ronaldon.
Dmth, futbolli eshte kthy apo transformu ne nje biznes privat/personal ku sa me teper po rriten çmimet per nje futbollist, aq me shum po i bile vlera sportit me te popullarizuar ne bote.
Te paguash 100 milion euro per nje lojtar qe gjithsesi eshte qenie njerzore, kalon te gjitha kufijte e normales.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top