Зngjεll
___________

Edhe pse drejtuesit e Bayern Munichut vazhdojnë të thonë që Franck Ribery nuk është në shitje, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka caktuar një shumë parash për transferimin francezit.
Perez dhe këshilltari i tij Zinedine Zidane gjithmonë e kanë shprehur admirimin tyre për anësorin e Bayernit, prandaj ata po përgatiten për një tjetër mega-ofertë.
“AS” shkruan se Mbretërit kanë përgatitur 55 milion euro për ta joshur francezin drejt Santiago Bernabeut.
Në ofertë mund të përfshihen edhe mesfushorët holandezë Wesley Sneijder dhe Rafael van der Vaart, për të cilët është i interesuar trajneri i ri i skuadrës bavareze Louis van Gaal./Telegrafi/